Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar për medie pas takimit që ka pasur me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Haradinaj ka thënë se kryeministri Kurti dhe minsitrja e Nagavci duhet t’i kërkojnë falje Kosovës për tekstet shkollore. “Si kryetar i qeverisë e kam respektuar misionin e sindikatës, sot i gëzojmë disa të arritura, u fol për stazhin e mësimdhënësve. Sot kam ardh me dy qëllime; së pari të mësoj edhe më afër se si është gjendja tani me tekstet për shkak se informata që ne i kemi marr janë mjaftë shqetësuese. Për prindërit do të jetë një luftë e vërtet për t’i siguruar këto tekste. Shumë prind janë në ...
Komentet te Haradinaj e quan Kurtin të paskrupullt: Ai dhe Nagavci duhet t’i kërkojnë falje Kosovës Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Rastet e dhunës në familje përditë e më shumë po rriten në vendin tonë. Viktima janë kryesisht gratë të cilat shpesh hezitojnë të raportojnë në Polici dhunën që përjetojnë nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur së fundmi në një familje në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali. Këtë herë, Sinjali mëson se rasti është denoncuar nga vëllai i gruas, e cila është viktimë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj dhe kishte kërkuar ndihmë fillimisht nga familja e saj. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari gjatë ditës së djeshme ka shkuar te familja e miqve, për ta marrë gruan, ...
Komentet te Ferizaj: 73-vjeçari shkon me sëpatë në shtëpinë e miqve, kërkon ta marrë gruan që iku prej dhunës së tij Janë të Mbyllura
Një fenomen i pazakontë ka ndodhur në Zvicër, ku fill pas temperaturave të larta vendi është goditur nga reshje të dendura shiu, por dhe reshje bore në disa zona. MeteoSuiss bën me dije se temperaturat kanë rënë me 30 gradë Celsius brenda katër ditëve, duke bërë që ditët me diellin e nxehtë të zëvendësohen nga reshjet e dëborës. “Temperatura pati një rënie mbresëlënëse, brenda katër ditëve. Të enjten, termometri i stacionit lexoi 31.2 °C. Sot në 11:15 ishte 0.5 °C”, raportoi shërbimi i motit MétéoSuisse në platformën X. Reshjet e dëborës përfshinë zonën turistike të Zermatit, e cila ndodhet në një lartësi prej 1638 metra nga niveli i detit. ...
Komentet te Borë në Zvicër, temperaturat bien për 30 gradë Janë të Mbyllura
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron të hënën në një fjalim para ambasadorëve ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Macron deklaroi se presin që edhe Kosova dhe Serbia angazhim të qartë për rrugën përpara. Madje, presidenti francez paralajmëroi masa nëse të dyja vendet “nuk sillen me përgjegjësi” “Ne presim që paqja do të kthehet në këtë pjesë. Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështje tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse dy palët dështojnë të sillen me përgjegjësi. Ne duhet të jemi tejet kujdesshëm në këtë drejtim, posaçërisht kur stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është në rrezik.”, ka thënë Macron. E ky ...
Komentet te Opozita alarmohet pas paralajmërimit të Macron për vizat: Kurti mos ta rrezikojë lirinë e lëvizjes Janë të Mbyllura
Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Deçan-Pejë. Një veturë është rrokullist në rrugën mes fshatrave Strellc-Lybeniq. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. Një person ka mbetur i lënduar nga ky aksident./Demokracia ...
Komentet te Aksident i rëndë në magjistralen Pejë-Deçan Janë të Mbyllura
Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla do të marrë pjesë sot në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni. Në panelin “Ballkani Perëndimor: Gjithçka po ndryshon, por gjithçka mbetet e njëjtë?”, ku do të diskutohen perspektivat e rajonit në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të jetë i pranishëm edhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq. Përpos Gërvallës e Daçiqit pjesë e kësaj tryeze që mbahet pasdite është edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Pjesëmarrës në të do të jenë edhe kryediplomatja sllovene, Tanja Fajon, anëtari i Këshillit të Shtetit të Francës, Alexandre Adam, zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Megi Fino, ministri i ...
Komentet te Paneli për Ballkanin Perëndimor në Bled bën bashkë Gërvallën e Daçiqin, i pranishëm edhe Lajçaku Janë të Mbyllura
18 është numri i vdekjeve të punëtoreve në vendin e punës vetëm gjatë këtij viti e pjesa më e madhe e tyre janë nga sektori i ndërtimtarisë. Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi. Azemi ka thënë se viti 2023 është viti me numrin më të madh të vdekjeve të punëtorëve për shtatë muaj në Kosovë e se për këtë çështje, shteti nuk është duke bërë aq sa duhet. Siç u shpreh ai, rastet e vdekjes në vendin e punës ndodhin kudo në botë, por jo në numër kaq të madh sa në Kosovë. Përveç kësaj, familjarët e viktimave nuk marrin asnjë ...
Komentet te 18 vdekje për shtatë muaj në vendin e punës, kritikohet qasja e shtetit Janë të Mbyllura
Kosova këtë vit është përballur me një verë tejet të nxehtë, ku temperaturat maksimale shkuan edhe deri në 45 gradë Celsius. Përkundër motit të nxehtë, as këtë verë nuk munguan ditët me shi, dy prej të cilave ishin edhe fatale duke lënë dy viktima e dëme të shumta materiale, raporton Sinjali. Kur jemi në fund të kësaj stine, duket se moti do të kthehet pak ditë nga shiu, i cili në disa vende të Kosovës veçse ka filluar. Siç raportojnë mediat të cilat mirren me motin në Kosovë, Ferizaji e Podujeva momentalisht po përballen me stuhi të fuqishme. Pamje nga Ferizaj: Pamje nga Podujeva: Theksojmë se mot i ngjajshëm pritet ...
Komentet te Ndryshim drastik i motit në pak minuta, stuhi e fuqishme në Ferizaj e Podujevë – VIDEO Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka theksuar se deklarata e presidentit francez Emmanuel Macron për rishikim të politikave të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse palët nuk sillen me përgjegjësi, duhet të merret seriozisht nga Qeveria. “Kjo deklaratë rikonfirmon qëndrimin e BE-së, se koha e fjalëve dhe këshillave tashmë ka kaluar. Pas masave konkrete të BE-së kundër Kosovës, pas zhvillimeve të fundit politike në vend, rishikimi i liberalizimit të vizave për qytetarët do tanë do të ishte tejet dëshpërues”. “Prandaj, përtej kritikës dhe politikës ditore, kjo është një këshillë për Qeverinë. Askush nuk po iu kërkon të veproni kundër interesit të shtetit dhe qytetarëve tanë. Përkundrazi, kuptojeni drejtë paralajmërimin e ...
Komentet te PDK: Qeveria duhet të merret seriozisht me paralajmërimin e Macronit për vizat Janë të Mbyllura
Instituti i Shëndetit Publik, ka publikuar rezultatet e analizave të mostrave të ushqimeve nga anija me të cilën shkuan në Sazan të rinjtë polakë, që përfunduan spitalin e Vlorës me shenja helmimi, mbrëmjen e 25 gushtit. Sipas rezultateve të analizave turistët janë helmuar nga norovirus i cili përhapet nga mungesa e higjienës, kontaminimi i ushqimeve dhe ujit. Norovirusi, ndryshe quhet gripi i verës ose stomakut dhe ka shenja gastro intestinale. Ndërsa, pritet të verifikohet nëse ushqimi që është konsumuar në anije, ishte gatuar në ndonjë kuzhinë brenda anijes apo është marrë nga ndonjë restorant. Kujtojmë se AKU ka gjobitur anijen turistike “Black Pearl” me 600 mijë lekë./Sinjali ...
Komentet te Zbulohet arsyeja e helmimit të turistëve polakë në Vlorë Janë të Mbyllura