Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku ka thënë se deklarata e tij ku përmendi vrasjen e Kryeministrit Kurti është më shumë hipotetike sesa që ka mundësi të ndodhë ndonjëherë. Klinaku ka deklaruar se deklarata e tij është ekzagjeruar. “Duhet të flasim pak më ndryshe sepse nuk jemi të një niveli të pashkolluar gjë që më vie keq prej njerëzve që nuk e shohin atë në një status që më shumë është hipotetike sesa që do të ndodhë diçka sesa njerëzit ekzagjerojnë gjëra që qëllimin kryesor e kanë luftën ndaj vlerave të UÇK-së”, ka deklaruar Krahas kësaj, Klinaku ...
Komentet te Klinaku: Njerëzit ekzagjerojnë, deklarata të tilla kam bërë edhe ndaj Ramushit e Hashimit Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, ka folur për vendimin e fundit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit lidhur me blerjen e librave shkollor nga prindërit e nxënësve dhe më pas kompensimin e tyre nga ky institucion. Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se MASHTI ka mundur të punojë më herët për këtë gjë dhe se sipas tij do të ishte më mirë. “Nuk jam dakord, ka mundur të jetë më mirë me skemën e tillë do të jetë vlera më e lartë që do të paguhet më shumë se vitet e kaluara”. “Ministria do të duhej fokusohej te librat shkollor që ato të vihen në ...
Komentet te Rrahmani: Vlera e pagesës për librat këtë vit do të jetë më e lartë Janë të Mbyllura
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli, në një bisedë telefonike në FRONAL të T7 ka folur edhe për rastin e bisedës së shefes së GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza -Kusari Lila me përfaqësuesin e Listës Serbe, Slavko Simiq për çështjen e veteranëve. Dugolli ka thënë se në atë bashkëbisedim Kusari-Simiq ka pasur gjëra ku ajo ka tejkaluar mandatin e saj, duke përmendur diskutimin që ajo ka bërë me një përfaqësues të Listës Serbe për çështjen e veteranëve të UÇK-së. Deputeti i VV-së ka thënë se nuk e ka arsyetuar as atëherë dhe nuk e arsyeton as tani. “Ka pas gjëra që megjithatë zonja Kusari ka dalë ...
Komentet te Deputeti i VV-së: Kusari-Lila tejkaloi mandatin e saj kur foli me Srpskan për veteranët, nuk arsyetohet Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Kosova duhet ta përmbyllë suksesshëm dialogun me Serbinë, dhe se sipas saj marrvëshje gjithpërfshirëse të përqendrohet në njohjen reciproke. “Interes shtetëror i Kosovës është përmbyllja e sukseshme e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të përqëndruar në njohjen reciproke”, tha ajo. Interes shtetëror i Kosovës sipas Çitakut është kultivimi i aleancave me SHBA dhe BE. “Status quo i shërben vetëm Serbisë dhe forcave tjera rrënuese që po synojnë ta devijojnë orientimin strategjik të Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi”, ka thënë ajo./Demokracia ...
Komentet te Çitaku: “Status quo-ja” i shërben vetëm Serbisë Janë të Mbyllura
Tradhtia, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në shumë familje në Kosovë. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Përlepnicë të Gjilanit dhe është denoncuar të martën në Polici, nga një grua e cila është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka raportuar dhunën fizike që ka ushtruar burri i saj, pasi ajo e ka kapur në flagrancë duke e tradhtuar, me ...
Komentet te Dramë në Gjilan: Gruaja e kap burrin duke e tradhtuar, e zë me të dashurën në shtëpi – ai i hyn dajak Janë të Mbyllura
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se pezullimi i vendimit për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024, do ta vriste dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo i ka bërë këto deklarata, duke iu referuar qëndrimit të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ka thënë më 28 gusht se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi. “Unë do të thosha që kjo është mënyra për ta vrarë dialogun një herë e përgjithmonë. Në qoftë se dëshiron dikush që të mos ...
Komentet te Osmani kërcënon hapur BE-në: Nëse pezullohet liberalizimi i vizave, dialogu me Serbinë vritet përgjithmonë Janë të Mbyllura
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi foli për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Maqedoninë Veriore. Ai në emisionin 21 Gradë në RTV21 tha se për këtë vizitë nuk ishte njoftuar zyrtarisht qeveria maqedonase. “Nga mediat kemi qenë të informuara, formalisht jo” Përmendi edhe koncerti e “Elita 5 “në Tetovë ku mori pjesë Kurti. Ai shtoi se projekti për rrugën Prizren- Tetovë për të cilin kryeministri i Kosovës foli në at tubim, ishte realizuar nga Maqedonia e Veriut. “Për të marrë pjesë kryeministri në një koncert dhe për të promovuar ose për të diskutuar më mirë të them për rrugën Prizren- Tetovë, e cila është iniciativë e ...
Komentet te Kurtit i del rrena tjetër | Grubi: Projekti i rrugës Prizren-Tetovë është iniciativë e Qeverisë maqedonase, Kurti e përdori për fushatë Janë të Mbyllura
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca thotë se të zhdukurit me dhunë nga Serbia janë “një dhimbje që nuk po përfundon kurrë për popullin e Kosovës”. Kryeparlamentari theksoi se Kosova duhet t’i marrë të gjitha masat për t’u siguruar se Bashkësia evropiane do vetëdijësohet se ka nevojë për trysni më të madhe ndaj Serbisë. Sipas tij, trysnia duhet të bëhet ndaj Aleksandar Vuçiqit e institucioneve serbe, që të hapin arkivat dhe të zbardhet e vërteta për të zhdukurit. “Ne çka duhet të bëjmë është që t’i marrim të gjitha masat që janë në dorën e institucioneve të Kosovës, ashtu që të sigurohemi se ...
Komentet te Konjufca: Ka nevojë për trysni më të madhe ndaj Serbisë për të zhdukurit me dhunë Janë të Mbyllura
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se nuk është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, por partner i ngushtë i saj. ”Kam garuar me Lidhje Demokratike të Kosovës dhe normal që jam partner i ngushtë i LDK-së, por nuk jam anëtar i kësaj partie”. ”Unë e shohë mundësinë perfekte për bashkimin e të gjitha forcave që e ndihmojnë zhvillimin e kryeqytetit”, u shpreh ai në Kanal10. Ai shtoi se janë dakorduar, me Lumir Abixhikun, që ai të merret me partinë ndërsa vet ky, të merret me kryeqytetin. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Përparim Rama: Nuk jam anëtar i LDK-së, jam partner i ngushtë i saj Janë të Mbyllura
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka akuzuar për “demagogji” qeverinë në pushtet, lëvizjen Vetëvendosje. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Hoti tha se me demagogji mund të mashtrohen masat për të fituar një palë zgjedhje, por se në këtë mënyrë nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike. Hoti ka paralajmëruar Qeverinë se “fundin e keni afer”. Postimi i plotë: Me demagogji mund të mashtrohen masat për të fituar një palë zgjedhje. Me demagogji mund të mbahet entuziazmi i masave për një kohë të shkurtër. Por me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike. Fundin e keni afër. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Hoti, Qeverisë: Me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike, fundin e keni afër Janë të Mbyllura