Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, kjo është arsyeja

Lajme
Me kërkesë të prokurorit Armend Hamiti, është shtyrë seanca e së premtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Jeton dhe Nexhat Vllasaliu po akuzohen për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi. Sipas prokurorit Hamiti, pasi i dëmtuari/dëshmitari Ismet Rexhepi, i cili mungoi në këtë seancë, ka angazhime tjera jo biznesore por zyrtare dhe në seancën e kaluar ka mbetur në gjysmë marrja e dëshmisë së tij, kërkoi që seanca e sotme të shtyhet, raporton “Betimi për Drejtësi“. Kërkesën e prokurorit Hamiti, e mbështetën edhe të dëmtuarit Teuta dhe Vedat Rexhepi, ndërsa nuk u kundërshtua nga të akuzuarit Jeton dhe Nexhat Vllasaliu dhe as nga mbrojtësit e tyre, avokatët Shemsedin ...
Komentet te Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, kjo është arsyeja Janë të Mbyllura

Regjistrimi i fëmijëve në çerdhe, komuna e Prishtinës subvencionon familjet me nga 70 euro

Lajme
Komuna e Prishtinës ka hapur sot thirrjen për subvencionim të familjeve të Prishtinës për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe private. Në një konferencë për media të premten, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati tha se subvencionimi do të bëhet në vlerë 70 euro për familjet me të ardhura nën 500 euro. “Arsyeja pse e kemi thirrur këtë konferencë është për të ndarë me ju lajmin e mirë se kemi hapur thirrje për subvencionimin me nga 70 euro të familjeve të Prishtinës që t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhe private”, tha Musmurati. “Pra, secila familje e Prishtinës që të hyrat financiare i ka nën 500 euro, dhe ka fëmijë ...
Komentet te Regjistrimi i fëmijëve në çerdhe, komuna e Prishtinës subvencionon familjet me nga 70 euro Janë të Mbyllura

Dyshohet se shkaktoi aksidentin ku u lëndua rëndë një person, bie në pranga i riu në Prishtinë

Lajme
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik. E shpeshherë shoferët që shkaktojnë aksidente, largohen nga vendi i ngjarjes, raporton Gazeta Sinjali. Kështu kishte ndodhur të martën në orët e vona të mbrëmjes në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë, ku një veturë kishte goditur një person që po drejtonte një trotinet elektrik. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është dërguar në gjendje të rëndë dhe pavetëdije në ...
Komentet te Dyshohet se shkaktoi aksidentin ku u lëndua rëndë një person, bie në pranga i riu në Prishtinë Janë të Mbyllura

Rrefuzohet kërkesa e mbrojtjes së Thaçit për kontakt me një dëshmitar

Lajme
Angela Griep, shefe për Informim dhe Komunikim me Publikun në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), ka bërë të ditur se më 16 gusht trupi gjykues ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes së Thaçit lidhur me kontaktin me një dëshmitar të caktuar. ‘Mbrojtja e Thaҫit kërkoi që të shfuqizohet protokolli që rregullon kontaktet me dëshmitarët në lidhje me këtë dëshmitar, bazuar në njoftimin e prokurorisë se ka vendosur të mos e thërrasë këtë dëshmitar në këtë fazë të procesit’’, tha Griep. Ajo shtori se trupi gjykues ka konstatuar se protokolli vazhdon të jetë në fuqi, me arsyetimin se Prokuroria ende ka ndër mend ta thërrasë dëshmitarin, por në një fazë ...
Komentet te Rrefuzohet kërkesa e mbrojtjes së Thaçit për kontakt me një dëshmitar Janë të Mbyllura

Krasniqi krenohet me të rinjtë e PDK-së: Mbrëmje fantastike

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka zhvilluar një bashkëbisedim me Rininë Demokratike të Kosovës. Ai ka bërë me dije se për një muaj rresht këta të rinj janë marrë me aktivitete të ndryshme, duke përfshirë edhe organizimin e aksioneve simbolike ndaj Qeverisë. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se është krenar me ta. “Energji pozitive dhe bashkëbisedime përmbajtjesore me të rinjtë e mrekullueshëm të Kosovës, në përmbyllje të “Muajit të Rinisë”, të organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës. Me aktivitete nga më të ndryshmet prej diskutimeve, ngjarjeve kulturore, kujdesit për mjedisin, sfidimit në sporte të ndryshme, e deri te aksionet simbolike si reagim ndaj keqqeverisjes së vendit, ...
Komentet te Krasniqi krenohet me të rinjtë e PDK-së: Mbrëmje fantastike Janë të Mbyllura

Detaje të reja, motivi i vrasjes në Malishevë dyshohet të jetë një borxh

Lajme
Sot në fshatin Balincë një person u privua nga jeta. Për vrasjen e tij, tashmë janë arrestuar katër persona në cilësinë e të dyshuarve. Burimet e T7 kanë shpalosur detaje të reja rreth krimit që goditi Malishevën. Viktima është me inicialet Sh.K, i moshës 29 vjeçare dhe vjen nga fshati Bubavec. Ndërkaq, T7 mëson se dorasi është A.G., rreth të dyzetave dhe jeton në fshatin Balincë. Siç mëson T7, motivi i vrasjes ka qenë një borxh që dorasi ia kishte viktimës. Viktima i cili ishte tregtar i druve sot ka shkuar në Balincë për ta kërkuar borxhin nga dorasi dhe më pas ka nisur përleshja që përfundoi me vrasjen e ...
Komentet te Detaje të reja, motivi i vrasjes në Malishevë dyshohet të jetë një borxh Janë të Mbyllura

Prokuroria mbërrin në Balincë, në fshatin ku dyshohet se u vra një 30-vjeçar

Lajme
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Malishevë, ku një person ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Sinjali mëson viktima, i cili është rreth 30-vjeçar nga fshati Bubavec, është privuar nga jeta pas një zënke në tregun e druve. Lidhur me rastin janë shoqëruar në stacion policor katër persona të dyshuar, dy prej të cilëve kanë lëndime trupore si pasojë e përleshjes. Në anën tjetër, Prokuroria ka mbërritur në fshatin Balincë të Malishevës, ky dyshohet se një person u privua nga jeta. Sinjali ...
Komentet te Prokuroria mbërrin në Balincë, në fshatin ku dyshohet se u vra një 30-vjeçar Janë të Mbyllura

Ridvan Muharremi akuzohet edhe për vjedhje të rrymës në biznesin e tij

Lajme
Biznesmenit Ridvan Muharrremi dhe pronar i “Bukë e Zemër” i dyshuar për keqpërdorimet me rezervat shtetërore me aferën e vajit dhe grurit, tashmë i është i ngritur një aktakuzë për vjedhje të rrymës në biznesin e tij. Raportohet se ndaj Muharremit ekziston edhe një aktakuzë për vjedhje të rrymës. Sipas raportimit, aktakuza ndaj Muharremit është ngritur më vitin 2021, tekasa dëmi që Prokuroria pretendon se i është bërë KEDS-it është 2 mijë e 473 euro. Aktuza e siguruar nga Betimit për Drejtësi thekson që “Ridvan Muharremi po akuzohet se më datë 19 nëntor 2020 në furrën e tij, me qëllim të përvetësimit të sendeve të huaja të luajtshme, me qëllim ...
Komentet te Ridvan Muharremi akuzohet edhe për vjedhje të rrymës në biznesin e tij Janë të Mbyllura

Dëmtimet post Covid-19, flasin mjekët: Në 2 vjet janë shtuar pacientët me çrregullime në frymëmarrje dhe depresion

Lajme
Edhe pse pandemia përfundoi, Covid- 19 “vijon” ende të jetë me ne. Gati 2 vjet pas përfundimit të saj, dëmtimet afatgjatë në shëndet pas infektimeve nga Covid-19, po bëhen barrë jo vetëm për individët, por edhe për sistemet shëndetësore. Ilir Allkja mjek i urgjencës në një nga klinikat private pohoi për “Monitor” se 2 vitet e fundit është shtuar numri i pacientëve për trajtim të pasojave post Covid-19. Sipas vlerësimeve të mjekut Ilir Allkja pasojat kryesore afatgjatë në shëndet të pacientët e prekur nga Covid-19 po ndihen si te ndryshimi i ritmit të frymëmarrjes, te çrregullimet kardiologjike dhe neurologjike. “Ndryshime të ritmit të frymëmarrjes. Pneumonia nga Covid-19 mund të dëmtojë ...
Komentet te Dëmtimet post Covid-19, flasin mjekët: Në 2 vjet janë shtuar pacientët me çrregullime në frymëmarrje dhe depresion Janë të Mbyllura

Qeveria e BE-ja në heshtje për datën e takimit të shtatorit

Lajme
Në fillim të javës zhvilluan një takim, e pasi e përfunduan, i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, folën për takimin e radhës të nivelit të lartë që do të mbahet në shtator. E një datë konkrete për takimin e radhës, nuk është dhënë as nga Qeveria e Kosovës. Nga BE-ja po ashtu nuk kanë përmendur ndonjë datë konkrete. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka refuzuar të përmendë data duke thënë se “do të shpallim datën për çfarëdo takimi të radhës të udhëhequr nga Përfaqësuesi i lartë kur të jetë e përshtatshme”. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian ka përsëritur edhe thirrjet për ...
Komentet te Qeveria e BE-ja në heshtje për datën e takimit të shtatorit Janë të Mbyllura