Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Tërmet në Shqipëri, kjo ishte epiqendra

Lajme
Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë rreth orës 08:20 minuta sot në Shqipëri. Sipas EMSC , magnituda e tërmeti ka qenë 3.9 e shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte 15 km në lindje të Ersekës, ndërsa raportohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në Elbasan. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Tërmet në Shqipëri, kjo ishte epiqendra Janë të Mbyllura

Kosovarët merakli të cigares, konsumojnë rreth 13 milionë në ditë

Lajme
Konsumimi i cigarës në ambiente të mbyllura është i ndaluar me ligj, i cili nga konsumimi i tepërt shpeshherë është thyer nga zbatimi. Sipas të dhënave të fundit nga Agjencisa e Statistikave, pavarsisht rritjes së çmimit të cigares, përdorimi i saj vazhdon të jetë i lartë, ku vetëm për një vit kosovarët shpenzojnë mbi gjysmë miliardë euro për blerjen e tyre. Duke u bazuar në të njëjtat statistika, në Kosovë janë 610,246 qytetarë të cilët konsumojnë cigare në baza ditore. Kurse, 12,632,092 cigare konsumohen çdo ditë në Kosovë apo 631,604 pako në ditë me nga 20 cigare. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kosovarët merakli të cigares, konsumojnë rreth 13 milionë në ditë Janë të Mbyllura

I riu në Kaçanik e rrah të dashurën në shtëpinë e tij, e dërgon më pas në mal dhe zhduket

Lajme
Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur edhe së fundmi në fshatin Dubravë të Kaçanikut, ku u arrestua një person nën dyshimet për dhunë ndaj të dashurës së tij. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që përfundoi në prangat e Policisë është Sh.B., i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor. Sipas ...
Komentet te I riu në Kaçanik e rrah të dashurën në shtëpinë e tij, e dërgon më pas në mal dhe zhduket Janë të Mbyllura

Jashari: Sa të jam unë e sa të ka SBAShK, nuk do të ketë teste me shkrim për mësimdhënësit

Lajme
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashari, ka ripërsëritur faktin se kjo sindikatë nuk do ta pranojë asnjë herë testimin me shkrim të njohurive të mësimdhënësve, sepse sipas tij, testi me shkrim është nënçmues dhe degradues për mësuesit. Sipas tij, për përmirësimin e cilësisë kjo Sindikatë ka kërkuar nga Qeveria që të shtojë stafin e inspektorëve profesional, por që sipas tij, ata nuk i janë përgjigjur kësaj kërkese. Jashari tha se testim për mësimdhënës nuk ka pasur në të kaluarën dhe nuk do të ketë, pasi sipas tij, mësimdhënësit janë testuar me dhjetëra herë në Fakultetin e Edukimit. “SBAShK-u e ka thënë tani e sa vite edhe kur kanë qenë ministrat tjerë ...
Komentet te Jashari: Sa të jam unë e sa të ka SBAShK, nuk do të ketë teste me shkrim për mësimdhënësit Janë të Mbyllura

Nuk mund ta duroni ndjesinë e ushqimit djegës, këta janë hapat që duhet të bëni pas ngrënies

Kuzhina
Ushqimet pikante për shumë njerëz janë të shijshme, por disa nuk mund ta durojnë ndjesinë që japin ato. Prandaj preferohet që pasi të keni ngrënë ushqim të tillë të pini ujë  të ftohtë dhe goja juaj do të freskohet. Pos ujit, mund të pini edhe qumësht ose kos, sepse ato ndihmojnë që ta lehtësoni ndjesinë e djegies së gojës pas ushqimit pikant. Edhe alkooli mund të ndihmojë në largimin e djegësit, por sasia e alkoolit në atë rast duhet të jetë shumë e lartë. Gjithashtu edhe akullorja mund të ndihmojë, pasi që ajo është një përzierje e qumështit, sheqerit dhe yndyrës. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Nuk mund ta duroni ndjesinë e ushqimit djegës, këta janë hapat që duhet të bëni pas ngrënies Janë të Mbyllura

Subvencionimi i kopshteve, Krasniqi: Lajm tejet i mirë, për të cilin jemi krenarë të gjithë

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar në lidhje me subvencionimin me nga 70 euro për secilën familje të Prishtinës që kanë fëmijë nga 9 muaj deri në 6 vjeç për regjistrim në çerdhet private, të hyrat mujore të të cilave janë nën 500 euro. Ai këtë e ka quajtur si lajm të mirë, për të cilin siç u shpreh ai, duhet të jemi krenarë të gjithë. “Asnjë fëmijë s’duhet të lihet anash! Nga 70 euro subvencionim për secilën familje të Prishtinës që kanë fëmijë nga 9 muaj deri në 6 vjeç për regjistrim në çerdhet private, të hyrat mujore të të cilave janë nën 500 euro”. “Ky është vendimi ...
Komentet te Subvencionimi i kopshteve, Krasniqi: Lajm tejet i mirë, për të cilin jemi krenarë të gjithë Janë të Mbyllura

Musliu e quan Kurtin mashtrues: Nuk brengoset për fëmijët e Kosovës sepse vajza i shkollohet në Norvegji

Lajme
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar sërish Qeverinë Kurti, për të cilën tha se si pasojë e dështimeve të tyre qytetarët po paguajnë dëmet, raporton Gazeta Sinjali. Rreth vendimit të fundit të MASHTI-it, ajo kritikën e bëri duke publikuar një fotografi nga një librari ku shiheshin prindërit duke pritur radhë për t’ua blerë librat fëmijëve të tyre. “Deshtimin e Qeverisë Kurti po e paguajnë qytetaret. Libraritë e qyteteve sot e kishin të vështirë të menagjonin me fluksin e qytetarëve qe mundoheshin te siguronin librat për femijet e tyre”, u shpreh ajo. Teksa, reagimin e saj e vazhdoi duke e quajtur Kurtin mashtrues, i ...
Komentet te Musliu e quan Kurtin mashtrues: Nuk brengoset për fëmijët e Kosovës sepse vajza i shkollohet në Norvegji Janë të Mbyllura

Baton Haxhiu e godet Vjosa Osmanin që i “ligjëroi” Macron’it: Do shuhet si histori turpi, është produkt njëpërdorimësh i Kurtit

Lajme
Gazetari dhe publicisti kosovar, Baton Haxhiu, në një tekst autorial të publikuar në “Albanian Post” ka kritikuar skajshëm presidenten Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit ka qenë e ashpër në përgjigjen që i ka kthyer presidentit të Francës për punën e vizave, duke thënë se nëse ndodh shtyrje e liberalizimit, një gjë e tillë do të nënkuptonte “vdekje të dialogut një herë e përgjithmonë”. Haxhiu thotë se një deklaratë e tillë e presidentes Osmani nuk është thjesht e pamatur, por e tmerrshme që bëhet nga presidentja e shtetit. Gazetari Haxhiu thotë se deklarata e Osmanit përmban edhe tone kërcënuese ndaj një superfuqie si Franca. Tutje Haxhiu ka kritikuar presidenten Osmani ...
Komentet te Baton Haxhiu e godet Vjosa Osmanin që i “ligjëroi” Macron’it: Do shuhet si histori turpi, është produkt njëpërdorimësh i Kurtit Janë të Mbyllura

Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për tetë të arrestuarit për vrasjen në Malishevë

Lajme
Një konflikt mes dy familjeve Gashi dhe Krasniqi në komunën e Malishevës, dje përfundoi tragjikisht. Për shkak të një mosmarrëveshje që dyshohet se lidhet me një borxh, 30-vjeçari, Shkodran Krasniqi, u qëllua për vdekje nga njëri prej anëtarëve të familjes Gashi, raporton Gazeta Sinjali. Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me kohëzgjatje prej një muaji ndaj tetë të dyshuarve Kastriot Gashi, Fatmir Gashi, Xhavit Gashi, Asdren Gashi, Qendrim Krasniqi, Labinot Krasniqi, Dardan Krasniqi, dhe Arsim Morina të cilët dyshohen për vrasjen e së enjtes në fshatin Balincë në Malishevë. “Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se ndaj të pandehurve ...
Komentet te Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për tetë të arrestuarit për vrasjen në Malishevë Janë të Mbyllura

Cramon sërish për vizat: BE-ja ta mbajë premtimin, kosovarët të lëvizin pa viza nga 1 janari

Lajme
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka reaguar pas deklaratave të presidentit francez, Emmanuel Macron në lidhje me liberalizimin e vizave. Cramon përmes një shkrimi në Twitter, ka deklaruar se lëvizja pa viza nuk është dhe nuk duhet të ndërlidhet me dialogun me Serbinë. “Qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vonesave, shumë të vonuar. Ne duam të jemi të qartë – lëvizja pa viza nuk është dhe nuk duhet të ndërlidhet me dialogun me Serbinë”, ka thënë fillimisht ajo. Tutje, në shkrimin e saj, Cramon deklaroi: “Bashkimi Evropian duhet ta mbajë premtimin që lejon qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm nga 1 janari 2024”. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ...
Komentet te Cramon sërish për vizat: BE-ja ta mbajë premtimin, kosovarët të lëvizin pa viza nga 1 janari Janë të Mbyllura