Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Akuzohet se i shkaktoi dëm rreth 7 mln euro Telekomit, Mustafa del para gjykatës në janar të vitit të ardhshëm

Lajme
Procesi gjyqësor ndaj ish-kryeshefit të Telekomit, Agron Mustafa pritet të fillojë në janar të vitit 2024 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me akuzën për rastin “PAYKOS”, e që dëmi i pretenduar ndaj Telekomit pretendohet të jetë afër 7 milionë euro. Mustafa ngarkohet se ka kryer veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”. Mustafa akuzohet se që nga marsi i vitit 2015 e në vazhdimësi ka vepruar në dëm të PTK-së duke bërë lidhje të marrëveshjeve e aneks kontratave të dëmshme duke vepruar në disfavor të ndërmarrjes që ai përfaqësonte – Telekomit. E gjithë kjo filloi tetë vite më parë. Telekomi lidhi një kontratë milionëshe me “Paykos” për shitjen e ...
Komentet te Akuzohet se i shkaktoi dëm rreth 7 mln euro Telekomit, Mustafa del para gjykatës në janar të vitit të ardhshëm Janë të Mbyllura

Derbi i javës në Angli: Arsenal – Man Utd, formacionet e mundshme – statistika – parashikim

Sport
Arsenal dhe Manchester United do të zhvillojnë derbin e javës në kuadër të xhiros së katërt të edicionit 2023-24 në Premier League. ‘Gunners’ i mirëpresin në Emirates Stadium “Djajtë e Kuq”, me fillim nga ora 17:30. Të rejat nga lëndimet: Mbrojtësi i Arsenalit, Takehiro Tomiyasu është sërish në dispozicion pas pezullimit. Gabriel Jesus mund të paraqitet sërish pasi bëri një paraqitje si zëvendësues fundjavën e kaluar në kthimin e tij nga lëndimi. Lojtari i Manchester United, Raphael Varane, është jashtë për “disa javë në fushë” pas një dëmtimi. Sergio Reguillon dhe Altay Bayındır do të jenë të dy të disponueshëm, ndërsa nënshkrimi i ri Rasmus Hojlund gjithashtu mund të bëjë ...
Komentet te Derbi i javës në Angli: Arsenal – Man Utd, formacionet e mundshme – statistika – parashikim Janë të Mbyllura

Ky është 63-vjeçari që dyshohet se sulmoi seksualisht një vajzë 12-vjeçare në Prishtinë

Lajme
Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një rast të rëndë që ka ndodhur në rrugën ‘Qemajl Stafa’ në kryeqytet, ku një person dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë 12-vjeçare. Rasti dyshohet se ka ndodhur të shtunën në orët e pasdites, ndërsa i dyshuari tashmë është ndaluar. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që ka rënë në prangat e Policisë si i dyshuar lidhur me këtë rast është Mehedin Cakolli, 63-vjeçar. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor pas denoncimit të rastit, ku para hetuesve policorë ka dhënë dëshminë e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohet. Ndërkohë, në kuadër të veprimeve hetimore, edhe viktima ...
Komentet te Ky është 63-vjeçari që dyshohet se sulmoi seksualisht një vajzë 12-vjeçare në Prishtinë Janë të Mbyllura

Krim në familje: 37-vjeçarja në Tiranë vritet me thikë nga motra pas një konflikti

Lajme Shqipëri
Tirana është tronditur mëngjesin e sotëm nga një krim i rëndë në familje. Një grua është gjetur e vrarë me thikë në banesën e saj. Siç raportojnë mediat atje bëhet fjalë për 37-vjeçaren Amanda Pushani, e cila humbi jetën në banesën e saj. Amanda dyshohet se është goditur me thikë gjatë një debati e sipër nga e motra, Marsela Pushani 40 vjeç, e cila është arrestuar nga policia.   Viktima Kur viktima gjet e pajetë, fillimisht dyshohej se kishte kryer vetëvrasje, por hetimet vërtetuan ndryshe. Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja Pushani, kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës, raporton Top Channel. ...
Komentet te Krim në familje: 37-vjeçarja në Tiranë vritet me thikë nga motra pas një konflikti Janë të Mbyllura

Kongresistja amerikane që kryeson Grupin Serb tejet e ashpër me Kurtin, e akuzon për politika “anti-serbe” dhe kërkon Asociacionin

Lajme
Me një gjuhë tejet të ashpër dhe denoncuese, kongresistja republikane amerikane, Claudia Tenney, e cila është edhe kryesuesi e Grupit Serb brenda Kongresit, i është drejtuar Kryeministrit ët Kosovës, Albin Kurti, për shpalljen e “samëparshme” të zgjedhjeve në veri, tërheqjen “e plotë” të forcave speciale nga veriu dhe themelimi i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe. Çka është edhe më kontraverze, është se kur ajo kërkon themelimin e Asocaciacionit, ajo kërkon të zbatohet Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, ndërkaq në asnjë germë askund nuk përmend Marrëveshjen e Ohrit, ku tashmë janë të paketuara të gjitha marrëveshjet Kosovë-Serbi; e që për më tepër, është vetë edhe qëndrimi zyrtar ...
Komentet te Kongresistja amerikane që kryeson Grupin Serb tejet e ashpër me Kurtin, e akuzon për politika “anti-serbe” dhe kërkon Asociacionin Janë të Mbyllura

Testi i madh për Vetëvendosjen | A do ta iniciojë partia e Kurtit mbledhjen e nënshkrimeve për largimin e kryetarëve shqiptarë të veriut?

Lajme
Në më pak se një muaj nga vendosja, me ndihmën e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, e kryetarëve shqiptarë të komunave të veriut të Kosovës në objektet komunale, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është tërhequr nga mbështetja institucionale që ata t’i çojnë mandatet e tyre deri në fund. Ai është pajtuar që në këto komuna të mbahet një proces i ri votimi, me shpresën se nuk do të bojkotohet nga serbët, por deri më tani rruga që shpie në zgjedhje të reja është e paqartë për shkak të legjislacionit të mangët, shkruan Demokracia. Për këto arsye, kryeministri Kurti dhe partia e tij, Vetëvendosje, e cila pas zgjedhjeve të 23 ...
Komentet te Testi i madh për Vetëvendosjen | A do ta iniciojë partia e Kurtit mbledhjen e nënshkrimeve për largimin e kryetarëve shqiptarë të veriut? Janë të Mbyllura

Digjet një banesë në Prishtinë

Lajme
Në orët e hershme të mëngjesit, një banesë në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 04:00, është raportuar se në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë një banesë është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”, ka thënë ajo. Por, përveç dëmeve materiale, policia nuk ka raportuar për persona të lënduar. “Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar si zjarrvënie”./Demokracia ...
Komentet te Digjet një banesë në Prishtinë Janë të Mbyllura

Thaçi udhëton nga Haga për në Burojë, viziton babanë e tij të sëmurë

Lajme
Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar nga Qendra e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për në fshatin e tij të lindjes, në Burojë të Skenderajt, raporton Gazeta Sinjali. Lirimi i tij i përkohshëm është konfirmuar nga Gjykata Speciale, të cilët kanë bërë me dije se kjo i është mundësuar për arsye humanitare shkaku i gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të Thaçit. Ndërkohë Nacionale ka publikuar pamje nga hapësira jashtë shtëpisë së ish-presidentit në Burojë, ku shihen numër i konsiderueshëm i forcave policore të Bashkimit Evropian. Nuk dihet se për sa kohë do të qëndrojë Thaçi në Kosovë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Thaçi udhëton nga Haga për në Burojë, viziton babanë e tij të sëmurë Janë të Mbyllura

Hill për dialogun: S’jemi në fund të procesit, diku në mes, ndoshta kemi rënë pak në baltë

Lajme
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është vendimtar dhe se serbët duhet ta dinë të ardhmen e tyre. Për këtë, ai thotë se e mbështesin atë. “Mendoj se komuniteti serb në Kosovë duhet të dijë se si do të jetë jeta dhe e ardhmja e tyre dhe kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin fuqishëm Asociacionin e Komunave Serbe – kjo është vendimtare”, tha Hill. Hill gjithashtu u shpreh optimist për procesin e dialogut, për të cilin tha se aktualisht ka rënë “pak në baltë”. “Nuk jemi në fund të procesit, jemi diku në mes, ndoshta kemi rënë ...
Komentet te Hill për dialogun: S’jemi në fund të procesit, diku në mes, ndoshta kemi rënë pak në baltë Janë të Mbyllura

Pse e mbanë fotografinë e Thaçit në zyren e tij, përgjigjet Latifi

Lajme
Gjatë ditës së djeshme nga takimi i Presidentes së vendit, Vjosa Osmani si dhe kryetarit të Rahovecit i cili vjen nga radhët e Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi, fotografija e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit në zyrën e këtij të fundit mori pothuajse të gjithë vëmendjen, raporton Gazeta Sinjali. Në albumin e pamjeve që publikoi presidentja Osmani nga ky takim, përveç fotografisë së saj, ishte e vendosur edhe fotografia e ish-presidentit Thaçi, e cila bëri xhiro dje në rrjetet sociale. Smajli për Gazetën Sinjalin tha se në zyren e tij përveç fotografisë së Thaçit, e mbanë edhe atë të Ramushit, teksa shton se si arsye për mbajtjen e ...
Komentet te Pse e mbanë fotografinë e Thaçit në zyren e tij, përgjigjet Latifi Janë të Mbyllura