Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

E emërtoi si “film të lodhët” arrestimin e Ridit, Prokuroria i reagon ashpër ministres Haxhiu

Lajme
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për riciklimin e vazhdueshëm të deklaratave paragjykuese, të pamatura dhe të paverifikuara ndaj PSRK-së nga ana e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, siç ndodhi mbrëmë në emisionin “Context” të ATV-së. Prononcimet e paskrupullta publike të Ministres së Drejtësisë, për, kinse, mosveprim dhe neglizhencë të PSRK-së ndaj rasteve të ndryshme, demantohen plotësisht nga aktivitetet dhe raportet zyrtare të PSRK-së që pasqyrojnë dhe tregojnë qartazi të kundërtën e asaj që predikon pandalshëm dhe përditë kjo ministre. Në këtë aspekt, theksojmë se deklarimet e tilla burojnë dhe artikulohen nga pasaktësitë maksimale, nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin dhe janë tërësisht tendencioze ndaj ...
Komentet te E emërtoi si “film të lodhët” arrestimin e Ridit, Prokuroria i reagon ashpër ministres Haxhiu Janë të Mbyllura

Abrahamas pranoi në Hagë gabimin në raportin për UÇK-në: Thirrje që Shkëlzen Gashi me shokë të kërkojnë falje

Lajme
Dje dhe sot, në Gjykatën Speciale, po vazhdon të dëshmojë z.Frederick Abrahamas, zyrtar i Organizatës Human Right Watch. Z. Abrahamas, është në cilësinë e dëshmitarit të Prokurorisë. Çka po ndodh në të vërtetë? Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon të dëgjohet dëshmia e Frederick Abrahams, zyrtar i organizatës Human Rights Watch, i cili në gjykatore ka dalë si dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve. Ai po intervistohet nga mbrojtja e Kadri Veselit, avokati Ben Emmerson, i cili ka thënë se raportet e dëshmitarit janë vetëm një riciklim i lajmeve serbe. Dëshmia e z.Abrahamas, lidhet kryesisht më një raport të Organizatës HRW, ...
Komentet te Abrahamas pranoi në Hagë gabimin në raportin për UÇK-në: Thirrje që Shkëlzen Gashi me shokë të kërkojnë falje Janë të Mbyllura

DOKUMENT| Pasi shpenzoi miliona për vetura me qira, shteti jep 1.5 milion euro vetëm për një lot në tenderin për blerjen e veturave

Lajme
Miliona euro të buxhetit të Kosovës u shpenzuan për veturat me qira, të cilat po i përdorin disa nga institucionet. Por, shuma e njëjtë do të shpenzohet sërish, pasi tashmë është hapur edhe një tender për blerjen e 241 veturave, i cili kap vlerën e afro 7 milionë eurove.  Agjencia Qendrore e Prokurorimit gjatë këtyre viteve ka nënshkruar disa kontrata për marrjen e veturave me qira për institucionet shtetërore, të cilat i kushtuan shtetit rreth 7 milionë euro. Ndërsa, muaj më parë, AQP-ja hapi tender në vlerë prej 6 milionë e 900 mijë euro për blerjen e 241 veturave. Ky tender ishte i ndarë në 15 lote, shkruan Demokracia.com. Kurse, ...
Komentet te DOKUMENT| Pasi shpenzoi miliona për vetura me qira, shteti jep 1.5 milion euro vetëm për një lot në tenderin për blerjen e veturave Janë të Mbyllura

Nagip Krasniqit i ecë paga edhe nga burgu, deri tash i mori shtatë mijë euro nga kuleta e shtetit

Lajme
Kuleta e ish-kryeshefit të Koorporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, po mbushet edhe teksa ky i fundit po qëndron në paraburgim. Krejt kjo, falë një vendimi që ndërmori Bordi i Drejtorëve të KEK-ut, i cili pezulloi nga detyra e kryeshefit Krasniqi për shkak të fillimit të hetimeve ndaj tij. Sipas një përllogaritje të rrogës së përgjysmuar, Krasniqi i mori në total shtatë mijë euro falë vendimit që ia mundësuan KEK-u. Kjo, duke marrë nga 1,750 euro për katër muaj sa po qëndron në paraburgim. Pagesa e njëjtë pritet t’i vijojë edhe në muajin shtator, meqë bordi i KEK-ut nuk duket se e ka ndërmend ta shkarkojë Krasniqin. Për Krasniqin, ...
Komentet te Nagip Krasniqit i ecë paga edhe nga burgu, deri tash i mori shtatë mijë euro nga kuleta e shtetit Janë të Mbyllura

MD tentoi me Polici t’ia marrë lëndët përmbaruesit Mullhaxha, vëllait të deputetes së VV-së: Ja çka thotë ai

Lajme
Komisioni ad-hoc i formuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të mërkurën ka tentuar që të zbatoj vendimin për marrjen e lëndëve përmbaruesit privat Ilir Mulhaxha, tashme të shkarkuar dhe bartjen e tyre tek përmbaruesit tjerë në territorin e Prishtinës. Për zbatimin e këtij vendimi, komisioni i ministrisë ka shkuar bashkë me Policisë e Kosovës. Por, me gjithë ketë transferimi i lëndëve nuk ka ndodhur, kurse Mulhaxha vendimin e ka quajtur të paligjshëm. “Këta tash po i shihni edhe forca speciale na kanë ardhë edhe me hetues policor, po insistojnë se kinse na po e pengojmë kryerjen e detyrave zyrtare, ata janë ardhë veç me një qëllim të keq”, ka ...
Komentet te MD tentoi me Polici t’ia marrë lëndët përmbaruesit Mullhaxha, vëllait të deputetes së VV-së: Ja çka thotë ai Janë të Mbyllura

Avokati i Kadri Veselit: Raportet e dëshmitarit janë riciklim i lajmeve serbe

Lajme
Në Gjykatën e Hagës dëshminë në procesin e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të tjerëve po e vazhdon Frederick Abrahams, i cili është zyrtar i organizatës Human Rights Watch. Ai po intervistohet nga Ben Emmerson, avokat i Kadri Veseli. Emmerson tha se raportet e dëshmitarit janë vetëm një riciklim i lajmeve serbe. Zyrtari i Human Rights Watch, po dëshmon për raportet që ai dhe kolegët e tij i kishit përgatitur në periudhën e luftës në kuadër të punës të kësaj organizate. Në seancë u tha se ato raporte kishin cituar Qendrën për të Drejtën Humanitare në shkrimet ku burim ishin mediat serbe. Dëshmitari Abrahams deklaroi se se Human Right ...
Komentet te Avokati i Kadri Veselit: Raportet e dëshmitarit janë riciklim i lajmeve serbe Janë të Mbyllura

Finalizimi i Udhëzimit Administrativ, Aliu: Disa qese të plastikës ndalohen e disa do të bëhen me pagesë

Lajme
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se falë finalizimit të Udhëzimit Administrativ, qeset e plastikës janë bërë me pagesë e disa do të ndalohen krejtësisht. Në një konferencë për medie së bashku me shefin për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, Aliu tha se ndalimi i qeseve të plastikës nga 0 deri 25 micron do të jetë i menjëhershëm, ndërsa do të lejohen vetëm qeset për fruta e që nuk do të kenë ato mbajtëset përmbi. “Me miratimin e udhëzimit administrativ për ambalazhet mbeturin i cili është miratuar në Qeveri dhe projektet që dalin nga ky udhëzim administrativ. Me eliminimin ...
Komentet te Finalizimi i Udhëzimit Administrativ, Aliu: Disa qese të plastikës ndalohen e disa do të bëhen me pagesë Janë të Mbyllura

Shkencëtarët thonë se vera e vitit 2023 ishte më e nxehta në histori

Lajme
Vera e vitit 2023 ishte më e nxehta e regjistruar, sipas të dhënave nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian të publikuara të mërkurën. Periudha tre mujore nga qershori deri në gusht tejkaloi rekordet e mëparshme me një diferencë të madhe, me një temperaturë mesatare prej 16.8 gradë Celsius. Muaji i kaluar ishte gjithashtu gushti më i nxehtë i regjistruar globalisht, muaji i tretë radhazi për të vendosur një rekord të tillë pas qershorit dhe korrikut më të nxehtë ndonjëherë, tha BE të mërkurën. Gushti vlerësohet të ketë qenë rreth 1.5 gradë Celsius më i nxehtë se mesatarja para-industriale për periudhën 1850-1900. Ndjekja e përpjekjeve për të kufizuar rritjen ...
Komentet te Shkencëtarët thonë se vera e vitit 2023 ishte më e nxehta në histori Janë të Mbyllura

Nga 1 shtatori qytetarët lejohen të kalojnë nëpër Austri me patentë shoferë të Kosovës

Lajme
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri njofton se që nga data 1 shtator 2023, pas ndryshimit të Ligjit Federal të Austrisë dhe aktit respektiv normativ lejohet kalimi nëpër Austri me patentë shofer të Republikës së Kosovës. Nga ky lehtësim përfitojnë qytetarët e Kosovës që në Austri ndodhen si vizitorë, qytetarët e Kosovës që nëpër Austri kalojnë transit si dhe qytetarët e Kosovës që kanë qëndrim të përkohshëm në Austri. Ambasada njofton se ky lehtësim nuk vlen ende për të gjithë ata qytetarë të Kosovës, të cilët në Austri kanë qëndrimin e tyre të rregullt me leje qëndrimi. Lexoni të plotë njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës: ...
Komentet te Nga 1 shtatori qytetarët lejohen të kalojnë nëpër Austri me patentë shoferë të Kosovës Janë të Mbyllura

Ministrja Hajdari refuzon të përgjigjet për aksidentin, avokati fajëson Fakultetin Teknik për vonesën

Lajme
Ka kaluar një vit e gjysmë që kur ministrja Rozeta Hajdari u përfshi në një aksident trafiku, si pasojë e të cilit u lëndua një 9 –vjeçare, por ende nuk ka një epilog për këtë rast nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Derisa familja e 9-vjeçares ka frikë se rasti mund të parashkruhet për faktin se shkaktarja e aksidentit është ministre, vetë Rozeta Hajdari ka refuzuar të flasë për Kiks Kosovën nëse ka ndikuar ajo në zvarritjen e këtij rasti. Pas refuzimit të Hajdarit për t’u prononcuar lidhur me këtë rast, Kiks Kosova ka kontaktuar avokatin e saj, Shemdi Bunjaku. Ky i fundit mohon se kanë ndikuar në prolognimin ...
Komentet te Ministrja Hajdari refuzon të përgjigjet për aksidentin, avokati fajëson Fakultetin Teknik për vonesën Janë të Mbyllura