Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Gjakovës, ku në një objekt banesor në rrugën ‘Xhevat Hoxha’ katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e këputjes së kavosë së ashensorit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se katër viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje, saktësisht prindërit dhe dy fëmijë të moshave 2 dhe 1-vjeç. Çifti bashkëshortor kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar me urgjencë në spital, ku edhe po vazhdojnë trajtimin nën përkujdesjen e mjekëve, ndërsa fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Lidhur me rastin është arrestuar përgjegjësi i objektit ku ka ndodhur incidenti, i cili dyshohet se nuk ksihte marrë masa ...
Komentet te Këputet kavoja e ashensorit në një objekt në Gjakovë, lëndohen rëndë dy persona Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Agjencia Kosovare e Privatizimit sot me asistim të njësive speciale të Policisë së Kosovës kanë qëndruar në Zubin Potok tek objekti i fabrikës “Ivo Lola Ribar”. Në derën hyrëse të këtij objekti AKP kanë lënë edhe një njoftim në gjuhën serbe, ku thuhet se prona në fjalë është pronë e ndërmarrjes shoqërore “Lola Alati” në likuidim dhe se është nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Gjithashtu është thënë se çdo përpjekje për qasje të paautorizuar në këtë pronë do të konsiderohet vepër penale dhe se AKP do të marrë masat e nevojshme nëse dikush tenton të ketë qasje të paautorizuar në objekt. “Njoftojmë se kjo hapësirë biznesi është pronë ...
Komentet te Ky është njoftimi që e la AKP te objekti i Fabrikës në Zubin Potok ku shkoi me polici Janë të Mbyllura
Venera Çerkini po i shijon në maksimum përfitimet që ia sjellë pushteti i tezakes së saj, presidentes Vjosa Osmani. Pas avancimeve të vazhdueshme, Venera Çerkini sot është emëruar edhe Zëvendësuese e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që drejtohet nga Faton Peci i partisë Guxo, një prej njerëzve më të afërt të Vjosa Osmanit. Demokracia.com e ka siguruar vendimin për emërimin e tezakes së presidentes Osmani në pozitën e re. LAJME DOKUMENT | Tezaken e Vjosa Osmanit, Peci tash e bën edhe zëvendësuese të sekretarit të ministrisë Demokracia 12:24 | 08 Shtator 2023 SHARE: Venera Çerkini po i shijon në maksimum përfitimet që ...
Komentet te DOKUMENT | Tezaken e Vjosa Osmanit, Peci tash e bën edhe zëvendësuese të sekretarit të ministrisë Janë të Mbyllura
Një deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, e dhënë në prezencë të presidentes Vjosa Osmani, ka zbuluar një detaj të rëndësishëm, por që nuk është pranuar nga drejtues të institucioneve të Kosovës. Albin Kurti e ka mbajtur të fshehur dakordimin e tij që Policia e Kosovës për aksionet e saj në veriun e Republikës së Kosovës, duhet të konsultohet me NATO-n, respektivisht trupat e saj në Kosovë, KFOR-in. “Në linjë me përkushtimin e Prishtinës nga viti 2013, çfarëdo zbarkimi FSK në veri kërkon miratimin e KFOR-it. Dhe presim në kohë konsultim për çfarëdo veprimi të Policisë dhe FSK që mund të ndikojë në ambientin e sigurisë”, njoftoi Stoltenberg, ...
Komentet te Reduktimi i sovranitetit në veriun e Kosovës | Si e mbajti Kurti të fshehur se për aksionet e Policisë do të konsultohet me KFOR-in dhe si e ringjalli fuqishëm EULEX-in? Janë të Mbyllura
“Zoja Deliu Kodra s’ka qare pa i kthy paret” – Deputetja e PDK-së padit Albulena Haxhiun për shpifje
Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra, ka ushtruar padi ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Deliu Kodra ka bërë me dije se sot ka dorëzuar në Gjykatë padinë ndaj Haxhiut, të cilën e akuzon për shpifje. “Tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon. As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti”, shkroi ajo. Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës, ministrja Haxhiu ka akuzuar deputeten e PDK-së ...
Komentet te “Zoja Deliu Kodra s’ka qare pa i kthy paret” – Deputetja e PDK-së padit Albulena Haxhiun për shpifje Janë të Mbyllura
Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Bordit, Besnik Boletini, i cili gjatë një takimi të mbajtur të mërkurën ka thënë se merr informacione që punëtorët shkojnë në punë me pizhame dhe minifunde, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një komunikate për media, SPRTK e ka quajtur skandaloze deklaratën e Boletinit, duke thënë se është fyerje për rreth 800 punonjës të RTK-së. Sindikata ka kërkuar që Boletini ta lirojë menjëherë postin e kryetarit të Bordit të RTK-së. “Ky është skandali i dytë mbrenda pak kohësh i kryetarit të Bordit, Besnik Boletini në raport me të punësuarit e RTK-së. Gjatë procesit të konkursit për njërën ...
Komentet te “Punëtorët vijnë me pizhame e miniqa”/ Sindikata e RTK-së: Besnik Boletini ta lirojë menjëherë postin e kryetarit të Bordit Janë të Mbyllura
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, ka thënë se me hyrjen në fuqi të rregullores së re, në kryeqytet do të ketë barnatore që do të jenë kujdestare. Kështu, nga e hëna deri të shtunën, 5 barnatore do të jenë kujdestare me orar të plotë, ndërsa të dielave dhe gjatë festave do të punojnë 10 të tilla me orar 24. Sadiku ka thënë se është e papranueshme që për 24 vite, Prishtina nuk ka pasur barnatore kujdestare pasi në Kryeqytet barnatoret punojnë deri në ora 2 pas mesnatës. Sadiku ka thënë se familjari për ta siguruar një ilaç është dashur të shkojë në një qytet tjetër. “Unë ...
Komentet te Rregullorja e re: Nga e hëna deri të shtunën 5 barnatore kujdestare në Prishtinë, të dielave e festave 10 Janë të Mbyllura
Yll i Zvicrës Xherdan Shaqiri ka folur për “Blick” para ndeshjes me Kosovën, e cila zhvillohet të shtunën mbrëma në “Fadil Vokrri”. Ai fillimisht tha se nëse shënon nuk do të festojë golin, ndërsa shtoi se pret fishkëllima, por në përgjithësi do të kalojnë mirë në Kosovë. “Unë jam sportist, do të jap çdo gjë për Zvicrën. Por, për respekt ndaj Kosovës, nuk do të festoj në rast të shënimit të golit. Këtë gjë mund ta bëjnë kolegët e mi”. “Jam i bindur se do të pritemi pozitivisht. Nuk kemi pse frikësohemi se do të fishkëllehemi gjatë shëtitjeve para ndeshjes. Mirëpo, mund të llogarisim se do të fishkëllehemi nga një ...
Komentet te Shaqiri: Nëse shënoj gol, nuk do të festoj për respekt ndaj Kosovës Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë videon e gazetarit Berat Buzhala, i cili ka komentuar përplasjen e ashpër të avokatit Ben Emmersonit dhe dëshmitarit Fred Abrahamsit në seancën e djeshme në Hagë. Kryeministri shqiptar ka thënë se kjo video tregon se balta e propagandës kundër UÇK-së është ngjitur deri në raportin e një organizate prestigjioze si “Human Rights Watch”. Ai ka vazhduar me kritikat e ashpra ndaj Gjykatës Speciale. Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka shkruar se gjykata speciale ka vetëm misionin e saj të pamundur për të provuar se Hashim Thaçi dhe të tjerët janë kriminelë lufte. “MOS E HUMBNI KËTË video nëse jeni të interesuar ...
Komentet te Rama: Balta e propagandës kundër UÇK-së është ngjitur deri në raportet e “Human Rights Watch” Janë të Mbyllura
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë, në dy raste të ndara. Rasti i parë ka ndodhur në Kamenicë më 5 shtator, ku dyshohet se zyrtari policor në Stacionin Policor atje, deri sa ka qenë në detyrë është shoqëruar me një person të dyshuar tek i cili është gjetur një substancë e dyshuar narkotike ku në konsultim me prokurorin kujdestar është hap rast penal për veprën penale “Posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. “Zyrtari policor i dyshuar, me rekomandim të IPK-së dhe me vendim të Drejtorit Rajonal Gjilan, është suspenduar për 72 orë, ndërsa me një vendim tjetër më datë 07.05.2023 ka ...
Komentet te PSRK-ja bënë me dije se kompetencat dhe veprimtaria e saj në kuadër të Prokurorit të Shtetit nuk janë hartuar dhe nuk zbatohen me paragjykime nga askush dhe nuk realizohen në bazë të vullnetit të dikujt jashtë sistemit prokurorial, por përbëjnë ligjshmëri, legjitimitet dhe profesionalizëm, me anët të realizimit të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të ngushtë me akterët në kuadër të sistemit prokurorial dhe me të gjitha institucionet e tjera në suaza të kompetencave përkatëse, si dhe duke respektuar normat dhe standardet e funksionimit demokratik të institucioneve në Republikën e Kosovës. Prandaj, PSRK-ja, me këtë rast, i bënë thirrje Ministres Haxhiu që më në fund të fillojë të përmbahet nga deklaratat e vazhdueshme shantazhuese dhe nënçmuese ndaj PSRK-së dhe ndaj punës së Kryeprokurorit dhe prokurorëve të saj, sepse kjo përbën tendencë të hapur për të ndikuar në punë, për të ndërhyrë në kompetencat dhe në veprimtarinë legjitime të kësaj prokurorie dhe ndaj punës së prokurorëve të shtetit dhe nuk ka se si të quhet ndryshe përveç se si tentativë e pathemeltë dhe e dështuar. PSRK-ja, deklaron se do të punojë dhe veprojë fuqishëm dhe do të mbrojë me të gjitha mjetet juridike-ligjore në dispozicion punën e saj profesionale dhe njëherësh i bënë thirrje publike Ministres së Drejtësisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës që të lënë anash deklaratat dhe presionet avantureske dhe të kota, të cilat, faktikisht, janë në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Rrjedhimisht, PSRK-ja deklaron se, si institucion i pavarur dhe i paanshëm në ushtrimin e mandatit të vet, do t’i shkojë deri në fund çdo rasti që është në dëm të institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, pavarësisht se kush është, në çka beson dhe çfarë ka bërë dhe çfarë bënë. Puna dhe misioni ynë do të jenë jashtë agjendave të politikës ditore, sepse vlerësimi i punës së prokurorive dhe prokurorëve nuk varet nga vullneti i individëve, subjekteve dhe grupeve të caktuara. Janë të Mbyllura