Kosova dhe Zvicra do të përballen sonte në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian. Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me ‘Dardanët’ që kërkojnë befasinë ndaj kombëtares helvete. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 20:45, me atmosferën që pritet të jetë fantastike në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Ndeshja do të transmetohet në kanalin e SuperSport 3 dhe SuperSport Kosova 1. Demokracia ...
Komentet te Sfida Kosovë – Zvicër, këto kanale televizive e transmetojnë Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Fadil Berjani, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, ka komentuar çmimet e derivateve të naftës. Në një përgjigje për Indeksonline, Berjani ka thënë se nga java e kaluar ka pasur rritje të çmimeve të derivateve. Sipas tij, këto çmime janë të larta për standardin e Kosovës. “Çmimi i derivateve për standardin tonë, për qytetarët tanë është i lartë. Çmimi real për qytetarët tanë kishte me qenë 1 euro. Por kjo nuk varet nga ne, po as nga Qeveria. Çmimin e përcakton Berza dhe organizata prodhuese OPEC. Në këtë javë që shkoi kemi pas rritje te çmimit të derivateve ne BERZ dhe reduktim të prodhimit nga organizata prodhuese OPEC. Dhe ...
Komentet te Ankohet kryetari i Naftarëve: Çmimi i derivateve është i lartë për standardin e Kosovës Janë të Mbyllura
Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë duke i lënë anash pak skandalet e veta ka gjetur kohë dhe ka reaguar lidhur me arrestimet e tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Vetëvendosje ka thënë se përgjegjësia bie mbi Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën, të cilin e kanë akuzuar për veprime të paligjshme. “Si opozitë lokale vazhdimisht kemi ngritur zërin për parregullësitë dhe shkeljet ligjore që kanë ndodhur e vazhdojnë të ndodhin tash e dy vjet në çdo segment të qeverisjes në Kryeqytet. Prishtina tani, nën qeverisjen LDK-PDK, është shndrruar në qytet kampion për paligjshmëri, padrejtësi e anarki. Nuk ka dyshim se ...
Komentet te “Korrupsioni e paligjshmëria nuk janë të lejueshme”, VV harron skandalet e veta, merret pak me Përparim Ramën Janë të Mbyllura
Tash e sa javë i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Gabriel Escobar ka përmendur mundësinë për fillimin e një fushate globale për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Së fundmi një kërkesë për fillimin e kësaj fushate e kanë bërë edhe tre kongresmenë amerikanë, ndërkohë analistët thonë se për të ardhur deri te kjo, Kosova duhet të përmbush obligimet e saj ndërkombëtare. Në mesin e sfidave me të cilat përballet Kosova në rrugën e integrimit euro-atlantik është edhe mungesa e njohjes së pavarësisë nga pesë vendet anëtare të BE-së. Por, telashe po shkakton edhe mungesa e njohjeve nga vende të tjera të botës. Amerikanët kanë shfaqur vullnetin e tyre ...
Komentet te Përmbushja e obligimeve të dialogut mund të sjell benefite për Kosovën Janë të Mbyllura
Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë grabitjet dhe vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë, raporton Gazeta Sinjali. Kështu ndodhi së fundi me dy të mitur në Prishtinë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në dy raste të grabitjeve. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas veprimeve hetimore është arritur që të identifikohen dy të dyshuarit dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim. ...
Komentet te Identifikohen dy të miturit të dyshuar për dy grabitje në Prishtinë, dërgohen në mbajtje Janë të Mbyllura
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, ka bërë me dije trysnia ndërkombëtare ka qenë ajo që e ka shtyrë vendimin e për lirimin e objektit komunal që shfrytëzohet nga struktura ilegale. Ai ka bërë me dije se presioni i BE-së dhe KFOR-it ka qenë i madh për këtë çështje. “Gjithë ditën kam qenë në vendin e punës. Dhe vendimi për lirimin e objektit ka qenë nën përcjellje të ndërkombëtarëve tërë ditën, ka pasur përfaqësues të KFOR-it, EULEX-it. Ka qenë edhe trysnia nga ndërkombëtarët që ka ndikuar në shtyrjen e vendimit, sidomos pasi bisedimet janë në Bruksel dhe për të mos eskaluar situata. Arsyeja kryesore pse u ...
Komentet te Kryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës Veriore: Trysnia nga ndërkombëtarët ka ndikuar në shtyrjen e vendimit Janë të Mbyllura
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Marokun, duke lënë të vdekur qindra persona dhe ndërtesa të shkatërruara, raporton The Guardian. Sipas Shërbimit Gjeologjik të ShBA-së, magnituda e këtij tërmeti ishte 6.8 dhe kishte epiqendrën në Malet Atllas. Ministri i Punëve të Brendshme të Marokut ka thënë se së paku 296 persona kanë vdekur më provincën afër epiqendrës së tërmetit. 153 të tjerë kanë mbetur të lënduar, të cilët po trajtohen nëpër spitale. Në disa pamje të publikuara në rrjetin social “X”, i njohur më herët si Twitter, shihen ndërtesa duke u shembur e banorët të cilët janë në panik total. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Pamje kur ndërtesat shemben nga tërmeti në Marok – VIDEO Janë të Mbyllura
Që nga 8 dhjetori kur Gjykata Themelore në Prishtinë urdhëroi Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të realizojë një super-ekspertizë në rastin kur ministrja Rozeta Hajdari dyshohet se goditi me veturë një fëmijë, nuk është mbajtur asnjë seancë lidhur me këtë rast. Avokati i 9-vjeçares, Florim Shefqeti, thotë se minstrja Hajdari ka kërkuar ekspertizë të re. “Deklarata e ministres ka qenë se gjoja ajo është e dëmtuara dhe fëmija iu ka vërsul në veturë dhe meqë kanë dalë videot është vërtetura e kundërta”, ka thënë Shefqeti për Insajderin. Tutje ai ka thënë se gjatë grumbullimit të provave as nga ana e policisë as nga ana e prokurorisë nuk është vërtetuar se a ...
Komentet te “Ministrja pretendon se është e dëmtuar, pamjet e tregojnë të kundërtën” – avokati i fëmijës që Hajdari e goditi me veturë flet për zvarritje të procesit Janë të Mbyllura
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, e ftuar në FRONTAL të autorit Arsim Lani ka folur për betejën për drejtësi që ka nisur ndaj ministres së Drejtësisë, pasi ministrja Albulena Haxhiu në një emision televiziv ka pretenduar se Deliu-Kodra i ka marrë mbi 2000 mijë euro edhe pse nuk ka shkuar në Komision për Kompenzimin e viktimave të Krimit. Deliu-Kodra ka thënë se s’bëhet fjalë për asnjë keqpërdorim dhe se në mbledhjet e atij Komisioni ka shkuar gjithmonë, përveç në rastet kur takimet kanë rastisur të jenë në të njëjtën kohë me seancat plenare të Kuvendit të Kosovës. “ S’bëhet fjalë për asnjë keqpërdorim. Unë thash që janë ...
Komentet te Deliu-Kodra: Albulena Haxhiu ka 900 ditë si ministre pa asnjë sukses, po merret me mua duke më linçuar Janë të Mbyllura
Ka ndërruar jetë Shaha Bytyqi, gruaja e ish-ministrit të arsimit, Shyqiri Bytyqi. Lajmin e ka dhënë zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate. “Njoftojmë shokët, miqtë dhe dashamirët se varrimi i bashkëshortes, nënës e motrës tonë, Shaha Bytyqi, do të bëhet nesër, e shtunë, 9.9.2023, në ora 13:00, në varrezat e qytetit Dragodan, Prishtinë. Njëherësh ju njoftojmë se e pamja do të jetë e hapur tri ditë, duke filluar nga dita e diel, më 10.9.2023, nga ora 09:00-17:00 në Hotel “Grand”, Prishtinë. Me mall e kujtojnë përgjithmonë bashkëshorti Shyqi, djemt Frymzimi, Egzoni, nusja Qëndresa, motra Valdetja dhe vëllezërit Arsimi e Gëzimi”, shkruan ish-ministri në njoftim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te E dhimbshme, ish-ministrit Bytyqi i vdes gruaja në moshë të hershme Janë të Mbyllura