Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Bedri Hamza: Ekipi im dhe përbërja e Qeverisë së re do të jetë në masë të madhe me profesionistë të rinj, ata janë zëri i Kosovës

Lajme
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza me anë të një postimi në Facebook ka treguar se mbrëmë ishte me të rinjt e PDK-së tek liqeni në Mitrovicë. Hamza thanse dëgjoi preokupimet e tyre dhe se biseduan për të ardhmën, shkruan Demokracia.com Ai tha se edhe përbërja e Qeverisë së re që do udhëhiqet nga ai do të jetë në masë të madhe me profesionistë të rinj. POSTIMI I PLOTË: Një pjesë të mbrëmjes së djeshme e kalova me rininë e mrekullueshme të regjionit të Mitrovicës. Me Arbnorën, Salën, Anitën dhe të rinjtë e PDK-së dolëm kah liqeni, i dëgjova preokupimet, bashkëbiseduam për studimet dhe të ardhmen e tyre. Gjithnjë ...
Komentet te Bedri Hamza: Ekipi im dhe përbërja e Qeverisë së re do të jetë në masë të madhe me profesionistë të rinj, ata janë zëri i Kosovës Janë të Mbyllura

“I mramti te dera e burgut më ka përqafu, e këshilluan keq”: Gani Geci flet për Faton Hajrizin

Lajme
Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka komentuar vrasjen e Faton Hajrizit. Geci në një lidhje direkte për Kanal10 ka thënë se Hajrizin e ka takuar në burgun e Smrekonicës. Ai ka fajësur institucionet që nuk kanë ditur ta socializojnë. “Ka qenë djal trim. Probleme ka bërë sepse nuk është edukuar mirë në burg, qysh herën e parë kur është dënuar nuk është edukuar, është dashur të shkoj në shkollë. Burgjet e Kosovës nuk e kanë bërë si duhet, janë sjellur keq edhe në Burgun e Sigurisë së Lartë. Pata rast ta takoj në burgun e Smrekonicës, ishte 400km larg nga këtu vendi ku ndodhi rasti, ishte e pamundur t’i ndihmonte ...
Komentet te “I mramti te dera e burgut më ka përqafu, e këshilluan keq”: Gani Geci flet për Faton Hajrizin Janë të Mbyllura

Kajtazi për Sveçlën dhe Haxhiun: Mbytuni në mjerimin tuaj, koha do t’iu gjykojë

Lajme
Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar ashpër pas vrasjes së Faton Hajrizit. Ai ka kritikuar ashpër ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Për të dy, ka thënë se e vërteta do t’i ndëshkojë. Kjo duke aluduar në faktin që dështuan me arratisjen e Faton Hajrizit. Postimi: A ju vjen marre? Sigurisht qe jo sepse nuk e njihni kete kategori morale. A ndjeni pergjegjesi? Sigurisht qe jo sepse jeni te papergjegjshem. A e dini çka ka ndodhe? Sigurisht qe jo sepse jeni te padijshem. Ikni mos t’ju sheh kush! Mbytuni ne mjerimin tuaj te lavdise se fitores se 14 shkurtit. Koha do t’ju gjykoje. E verteta do ...
Komentet te Kajtazi për Sveçlën dhe Haxhiun: Mbytuni në mjerimin tuaj, koha do t’iu gjykojë Janë të Mbyllura

“Oh bre, oj dashni, qysh na le”: Gruaja e Faton Hajrizit me postim prekës pas vrasjes së tij

Lajme
Liridona Shala, gruaja e Faton Hajrizit, ka bërë një postim prekës. Në një postim në Instagram, ajo ka bërë një postim prekës me rastin e vrasjes së Hajrizit. “Oh bre po ku naj le andrrat tona, ku e le babën, nanën, qysh na leve e ike kaq shpejt, oh Zot breee, gjithmon i pavdekshëm ke me qenë oj dashni” – ka shkruar ajo. /Nacionale ...
Komentet te “Oh bre, oj dashni, qysh na le”: Gruaja e Faton Hajrizit me postim prekës pas vrasjes së tij Janë të Mbyllura

Daçiq shkon në vendngjarje ku u vra Faton Hajrizi: E përcollëm dy ditë me kamera, nuk u dorëzua

Lajme
Ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiq ka mbërritur në Loznicë, në vendin ku pak më herët është vrarë Faton Hajrizi, i dyshuari për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri. “Vëllai i Fatonit ka gënjyer se i ka vjedhur dokumentet. I ka dërguar në Serbi”, tha Daçiq, sipas mediumit të afërt me pushtetin serb “Kurir”. “E ndoqëm në kamera për dy ditë, fillimisht vodhi një biçikletë. Ishte gati të vriste dikë tjetër, jo vetëm policinë”. “Ishin dy net pa gjumë për të gjithë ne. Të gjitha linjat ishin të angazhuara, stacionet e policisë, SAJ, stacionet e helikopterëve, administratat e policisë kufitare dhe policia rrugore. Ishin të ...
Komentet te Daçiq shkon në vendngjarje ku u vra Faton Hajrizi: E përcollëm dy ditë me kamera, nuk u dorëzua Janë të Mbyllura

Kosova kërkon nga autoritetet serbe konfirmimin e identitetit të personit të vrarë sot

Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, ka kërkuar nga autoritetet serbe konfirmimin e identitetit të personit të vrarë sot. Kjo u bë e ditur përmes një postimi të MPJ-së në Facebook. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi pas raportimeve për vrasjen e një shtetasi të Republikës së Kosovës në Serbi, ka kërkuar nga Autoritetet serbe që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftim. Ndryshe, mediat në Serbi kanë ...
Komentet te Kosova kërkon nga autoritetet serbe konfirmimin e identitetit të personit të vrarë sot Janë të Mbyllura

“Ti je në zemrën tem…” – reagon Artan Hajrizi pas vrasjes së vëllait

Lajme
LAJME “Ti je në zemrën tem…” – reagon Artan Hajrizi pas vrasjes së vëllait Demokracia 16:24 | 19 Korrik 2024 SHARE:     Faton Hajrizi është vrarë sot nga Policia e Serbisë, për vdekjen e tij ka reaguar edhe vëllai, Artan Hajrizi. “Vëlla ti je i gjallë në zemrën tem”, shkroi ai në Facebook. Theksojmë se gjatë ditës së djeshme Artani ishte distancuar nga veprimet e Fatonit. Para pak orësh ishte zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq që konfirmoi se Faton Hajrizi është vrarë. Ai ka thënë se vrasja e tij është kryer në afërsi të Lloznicës. Siç shkruan Informer, Faton Hajrizi ka qëlluar sërish në drejtim ...
Komentet te “Ti je në zemrën tem…” – reagon Artan Hajrizi pas vrasjes së vëllait Janë të Mbyllura

“Shtesat për fëmijë” | Zgjedhjet afër, Kurti prezanton skemën për “blerjen” e votave

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur konferencë me Ministrin e Financave, Hekuran Muratin, ku kanë prezantuar një skemë të re për fëmijët, e cila po shihet si parafushatë elektorale. Shtesat e reja janë tregues se zgjedhjet janë afër, shkruan Demokracia.com. Kurti tha se nënat dhe fëmijët nuk e kanë ndjerë ndihmën e shtetit. “Asnjë qeveri nuk e ka marrë mundin t’i ndihmojë qytetarët. U desh një qeveri si e jona që nënat e fëmijët ta ndjejnë ndihmën”, tha Kurti. Kurti ka thënë se në vitin e 4-të të Qeverisjes së tij, ka sjellë rritje të shtesave. “Skemën e shtesave për fëmijë po e sjellim me rritje të shtesave, që ...
Komentet te “Shtesat për fëmijë” | Zgjedhjet afër, Kurti prezanton skemën për “blerjen” e votave Janë të Mbyllura

Daçiq: Po punojmë për ta identifikuar nëse personi që vrau policin është Artan Hajrizi apo vëllai i tij

Lajme Rajoni dhe Bota
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se janë duke punuar intensivisht për ta identifikuar nëse vrasësi i policit në Loznicë është personi të cilit iu gjetën dokumentet, Artan Hajrizi apo vëllai i tij Fatoni, i cili u arratis nga burgu i Smrekonicës të Vushtrrisë më 6 korrik.   Por ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që mund të jetë edhe identitet i rremë. “Po përcaktojmë nëse vrasësi është personi të cilit i kemi gjetur dokumentet apo është vëllai i tij. Ka mundësi që të jetë një identitet i rremë”, ka thënë Daçiq për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS). Të enjten rreth orës 00:55 një polic u vra dhe një ...
Komentet te Daçiq: Po punojmë për ta identifikuar nëse personi që vrau policin është Artan Hajrizi apo vëllai i tij Janë të Mbyllura

Rritja e shtesave për fëmijët, Bajrami: Skemë për blerje të votave

Lajme
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas rritjes së shtesave për fëmijët, duke thënë se sot zyrtarisht filloi fushata me “skema për blerje të votave”. Bajrami e LDK-së ka thënë se në këmbim të votës, qytetarëve po ju kthehet vetëm një pjesë e asaj çfarë qeveria ka marrë këto tri vite e gjysmë si pasojë e çmimeve të larta. Tutje ajo i ka bërë thirrje qytetarëve të mos mashtrohen, pasi skemat e tilla do të vazhdojnë meqë siç thotë ajo jemi në kohë fushate e që Qeveria ka dështuar të përmbushë 10 për qind të asaj çfarë ka premtuar. LEXO EDHE: Autoritetet serbe shpallin ...
Komentet te Rritja e shtesave për fëmijët, Bajrami: Skemë për blerje të votave Janë të Mbyllura