Këmbëngulja e kryeministrit Albin Kurti për të mbajtur zgjedhjet në katër komunat e veriut të Kosovës edhe përkundër bojkotit të serbëve që përbëjnë shumicën atje, po rezulton e pamenduar mirë. Rezultati i zgjedhjeve të 23 prillit dhe zbatimi i tij duke vendosur kryetarët shqiptarë në objektet komunale, e ka bërë pjesë të pandashme të diskutimeve në tryezën e dialogut me Serbinë, shkruan Demokracia.com. Tashmë dialogu me Serbinë është i përqëndruar ekskluzivisht në tema për çështje të brendshme të Republikës së Kosovës, siç është ndërprerja e mandatit të parakohshëm të katër kryetarëve dhe jo në orientimin e tij drejt njohjes së shtetit të Kosovës nga Serbia. Kjo mundësi është humbur nga ...
Komentet te Si e humbi Kurti njohjen nga Serbia? | Kurti zhvlerësoi dialogun, nga kërkesa ndërkombëtare për njohje ai kaloi në diskutime për çështje të brendshme të Kosovës Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Podujevë, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe për pasojë një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur. Policia tashmë e ka konfirmuar rastin, teksa vdekjen e viktimës e ka kotuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, raporton Gazeta Sinjali. Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për Valmir Breznicën, i cili njihej me nofkën “Dhija”. Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se gruaja që u plagos ka qenë bashkë me të ndjerin në momentin kritik, ashtu që posa ka nisur të vrapojë kur janë dëgjuar të shtënat, është qëlluar edhe ajo. Ndërkohë, ...
Komentet te Publikohen pamjet, momenti kur i dyshuari që vrau të riun në Podujevë shihet duke nxjerrë armën Janë të Mbyllura
Më 18 qershor, 69 për qind e votuesve të Cyrihut pranuan një propozim të paraqitur nga sindikatat dhe partitë e majta për të futur një pagë minimale për orë prej 23.9 franga në orë – e cila arrin në 4 mijë franga në muaj. Sipas Oliver Heimgartnerit nga Partia Social Demokratike, paga minimale do të lehtësojë shumë nga ata që preken nga pagat e ulëta në këtë qytet. “Paga minimale do të lehtësojë shumë nga ata që preken nga pagat e ulëta në qytetin e Cyrihut – punonjësit në zinxhirët e ushqimit të shpejtë, kompanitë e pastrimit dhe ata që punojnë në shitje me pakicë”, thotë Heimgartner. Paga e re ...
Komentet te Pse punëtorët në Zvicër nuk kanë pagë minimale? Janë të Mbyllura
Ekspertit ndërkombëtar që punon për organizatën Human Rights Watch Fred Abrahams është përballur me dy kontradikta në disa raporte e komunikata që i kishte hartuar organizata e tij në vitet 1998-1999. Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, ka gjetur një komunikate kontradiktore të HRW-së. Aty flitet për një gjykim që ishte bërë nga UÇK-ja për ndalimin e dy gazetarëve, përderisa ata nuk ishin ende të ndaluar. “Ky është njoftim për shtyp nga Human Rights Watch. Ka dalë më 1 nëntor 1998, 9 ditë para se të uleshit me Thaçin e Limajn dhe këtu flitet për gjykatën ushtarake. Këtu thuhet se gjykimi u krye më 30 shtator 1998. Thuhet se gjykimi është ...
Komentet te Avokati i Thaçit e ballafaqon Abrahamsin me një tjetër raport kontradiktor Janë të Mbyllura
Mëngjesin e së dielës, një qytetare në Prishtinë ka zbuluar se në afërsi të një koshi të mbeturinave, ka gjetur një sasi të konsiderueshme të municionit, që nuk dihet se si kishte përfunduar aty. Denoncimi i saj ka aktivizuar Policinë, me ç’rast kanë nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali. Sipas Policisë, 160 fishekë të kalibrit të panjohur janë gjetur në rrugën “Rasim Kiçina” në Prishtinë. Posa njësitet policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, e kanë konfiskuar municionin, teksa për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit. “Dëshmitarja f/kosovare ka raportuar se afër koshit të mbeturinave ka vërejtur një sasi municioni-fishekë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ...
Komentet te Gjenden 160 fishekë në afërsi të një koshi të mbeturinave në Prishtinë Janë të Mbyllura
Ishte një ditë e pamjeve të paharrueshme, apokaliptike, surreale, të dhunshme, fantazmë, monumentale e shumë personale. E dhimbshme për ta kujtuar. E pamundur që të harrohet. Sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Kullat Binjake të New Yorkut u kapën në shumë fotografi. Madje edhe një astronaut arriti t’i shkrepë disa. Pas kaq shumë vitesh, “Associated Press” ka mbledhur 20 fotografitë, ku terroristët shfrytëzuan aeroplanët si raketa dhe u përplasën me Qendrën Tregtare Botërore të New Yorkut, Pentagonin, e një përfundoi në një fushë të Pensilvanisë. Sulmet vranë gati 3,000 njerëz dhe rrëzuan kullat binjake 110-katëshe./Sinjali Këto janë fotografitë e publikuara nga AP: /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Pamje apokaliptike, 20 fotografitë që dokumentojnë tmerrin e sulmeve të 11 shtatorit Janë të Mbyllura
Më 2 qershor të këtij viti, sistemi rapid i Bashkimit Evropian ka alarmuar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës për nivel të lartë të kimikatit kancerogjen Akrilamideve në një produkt të prodhuar në Kosovë. Produkti ishte Vipa Çipsi. Dërgesa ishte nisur nga Kosova për tregun italian, por gjatë rrugës transit në Slloveni ishin marrë disa mostra për analiza. Rezultatet kishin dalë që sasia e akrilamideve ishte trefish më e lartë se niveli i lejuar. Kështu, duke e konsideruar të rrezikshme për konsum. “Eksporti jonë është në shumë vende të Evropës, mirëpo në këtë kohë nga distrubutori ynë në Itali kemi marrë informacionin se pas analizave, njëri nga produktet tona ka dalë ...
Komentet te Shpërthen skandali i kompanisë “Pestova”- Një sasi e “Vipa Çips” del kancerogjen, Italia e heq nga tregu Janë të Mbyllura
Bujqit i kanë korrë e vjelë disa prodhimeve bujqësorë për këtë vit, por shumica prej tyre ende nuk i kanë marrë subvencionet për mbështetje direkte nga Ministria e Bujqësisë. Disa fermerë ankohen se vonesa e subvencioneve po ua vështirëson punën në bujqësi. Ata shprehen se përkrahja nga shteti është e mangët. Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Faton Peci thotë se ekzekutimi i mjeteve financiare për bujqit është në proces, ngaqë sipas tij, janë duke u realizuar edhe kontrollet te fermerët. Ministri Peci thotë se deri tani në xhirollogaritë bankare të fermerëve kanë dalë 30 milionë euro. Por, i tërë buxheti për bujqit këtë viti sipas Qeverisë së Kosovës, është rreth 100 ...
Komentet te Vonohet shpërndarja e subvencioneve për shumicën e fermerëve Janë të Mbyllura
Për kryeministrin Albin Kurti, Nikolla Radomiroviq, bënë pjesë në listën e anëtarëve të organizatave kriminale serbe që funksionojnë ilegalisht në veriun e Republikës së Kosovës. Por, për ministrin e tij, Xhelal Sveçlën, ai nuk është i tillë, por një person që “vazhdimisht i ka rezistuar presionit të Beogradit”, shkruan Demokracia.com. Është bërë e vështirë të gjendet konsistenca e qëndrimeve të drejtuesve të Qeverisë së Kosovës për të njëjtën çështje. Ndryshimi i qëndrimeve në mënyrë të vazhdueshme për të njëjtën çështje, është bërë i zakonshëm. Kurti dhe vartësit e tij në Qeveri nuk kanë ndryshuar qëndrimet vetëm në raport me kohën sa ishin në opozitë, por kjo është bërë e zakonshme ...
Komentet te “Përplasja” Kurti – Sveçla për Nikollën | Njëri e listonte në organizatat kriminale kundër shtetit të Kosovës, tjetri si rezistues i presionit të Beogradit dhe bandave të tij Janë të Mbyllura
Kosova ka arritur një barazim të madh ndaj Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, barazim ky i cili e mban ende shpresën e dardanëve për kualifikim. Ndeshja e zhvilluar mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 2:2, teksa pas saj u deklarua edhe Granit Xhaka i cili shpreh shumë i pakënaqur me lojën dhe stërvitjen e skuadrës javën e fundit. “Një ndeshje jo e mirë. E dyta herë që po pranojmë gol në minutat shtesë. Jo një lojë shumë e mirë nga Zvicra. Ishte natë e vështirë. Emocione sa të duash. Nuk ka qenë një lojë me shumë tempo, me duele. Nuk mundëm me dhanë ...
Komentet te Trajneri i Zvicrës zemërohet nga deklaratat e Xhakës: Do të diskutoj privatisht me të Janë të Mbyllura