Pjesëtarët e EULEX-it dhe hetues të Prokurorisë së Specializuar në Hagë kanë kryer bastisje në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri dhe Fahri Fazliu që nga mëngjesi deri më tash. Pas përfundimit të kontrollit, është deklaruar për media avokati i familjes, raporton Gazeta Sinjali. “Dhomat e Specializuara sot kanë realizuar bastisje, me ç’rast janë munduar kinse të sekuestrojnë prova, mirëpo jam i bindur se nuk kanë sekuestruar asnjë provë të vetme. Ka qenë humbje kohe. Konsideroj që gjykata duhet të jetë më e kujdesshme në lëshimin e urdhrave për bastisje. Nuk kanë sekuestruar asnjë provë me relevancë. Rasti nuk është bërë i ditur. Vetëm është thënë që për nevojat e ...
Komentet te Avokati i familjes Fazliu: Specialja ka kryer bastisje të kotë, kanë marrë dokumente publike Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Në Prishtinë dje është arrestuar një shtetas i Serbisë, i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest. “URDHËR ARREST NDËRKOMBËTAR – Prishtinë 11.09.2023-09:30. Në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar është arrestuar një mashkull shtetas i Serbisë dhe i njëjti dërgohet në mbajtje.” Ditë më parë, policia e Kosovës më konkretisht njësia “FAST” ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar. /Demokracia ...
Komentet te Arrestohet një serb në qendër të Prishtinës, mësohet arsyeja Janë të Mbyllura
Pjesëtarët e EULEX-it dhe hetues të Prokurorisë së Specializuar në Hagë janë duke kryer bastisje në Prishtinë. Bastisja po ndodh në banesën e familjarëve të heronjve Bahri dhe Fahri Fazliu. Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar familjari Fahri Fazliu, nipi i dy dëshmorëve të kombit. Ai ka thënë se bastisja që ka filluar sot në mëngjes është duke vazhduar ende. “Jam njoftuar sot nga avokati Artan Çerkini se ka filluar një bastisje në banesën e familjes time nga EULEX-i dhe Prokuroria Speciale”, tha Fahri Fazliu, nipi i heronjve Bahri dhe Fahri Fazliu. “Bastisja ka filluar prej orës 7 të mëngjesit dhe ende po vazhdon”, vijoi ai. Bahri dhe Fahri Fazliu ...
Komentet te Bastisje në banesën e Bahri dhe Fahri Fazliut: Deklarohet nipi i heronjve Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin e vrasjes së rëndë dhe plagosjes së djeshme në Podujevë. Sipas policisë, viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes, teksa gruaja e tij është plagosur dhe është dërguar për hospitalizim në QKUK. “Podujevë 11.09.2023-12:20. Lidhur me rastin, pas pranimit të informatave për të shtëna me armë zjarri, njësitë policore dhe ekipi i emergjencës kanë vazhduar në lokacionin e cekur me ç’rast në vendngjarje është konstatuar se viktima mashkull kosovar ishte pa shenja jete, ndërsa viktimës femër pasi i është dhënë ndihma mjekësore është dërguar për hospitalizim në QKUK”, ka njoftuar policia. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar ...
Komentet te Çka ka gjetur policia në shtëpinë e personit që dyshohet se ka gisht në vrasjen e djeshme në Podujevë Janë të Mbyllura
Kosova do të luajë sonte ndeshjen e dytë të muajit shtator, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. Dardanët kanë udhëtuar drejt Rumanisë, ku do të lujanë mysafir ndaj kombëtares rumune. Një gol në fund të ndeshjes nga Vedat Muriqi në barazimin 2-2 ndaj Zvicrës, i dha Kosovës ende gjasa për një kualifikim të mundshëm në Euro. Kosova, së bashku me Andorrën janë dy kombëtaret e vetme të grupit I, me dardanët që rangohen në pozitën e parafundit me 4 pikë, vetëm përpara Andorrës me dy pikë. Ndërkohë, kundërshtari i sotëm i Kosovës, Rumania së bashku me Zvicrën janë dy kombëtaret e vetme të këtij grupi që nuk kanë shijuar ...
Komentet te Kosova në kërkim të fitores së parë sonte ndaj Rumanisë për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim Janë të Mbyllura
Policia e Tiranës ka arrestuar sot këngëtaren e njohur Enca Haxhia, e cila kiste kultivuar bimë kanabisi në banesën e saj. Mësohet se para uniformave blu, Enca ka pranuar para policisë së kanabisin e mbjellë në vazo, në ballkonin e banesës e kishte për përdorim vetjak. Finalizohet operacioni policor i koduar “Balcony”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në ballkonin e banesës së saj, vihet në pranga 27-vjeçarja. Sekuestrohen bimët narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike, ...
Komentet te U arrestua për kultivim kanabisi, zbardhet dëshmia e Encës para Policisë së Tiranës Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike do të vazhdojnë deri të mërkurën. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Në Prishtinë temperaturat do të lëvizin nga 15 deri 29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes./Demokracia ...
Komentet te Mot me diell dhe nxehtë Janë të Mbyllura
Shefi për Kosovë i Agjencisë serbe të Inteligjencës së Sigurisë (BIA), Bojan Dimiq është implikuar në procesin kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së të cilët po gjykohen për krime të supozuara të luftës në Hagë. Paparaci, ka siguruar një audio-incizim që dëshmon përfshirjen e hiç më pak se zyrtarit të lartë shërbimit sekret serb në këtë proces gjyqësor. Dimiq, një nga udhëheqësit e lartë të BIA-s serbe, flet për dëshmitarë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në një bisedë telefonike me një person shqiptar, i cili në këtë audio-incizim prezantohet si personit ‘X’ (Paparaci është në dijeni për identitetin e personit ‘X’). Biseda telefonike mes Dimiqit ...
Komentet te “Mjaft gjëra kemi dhënë”, biseda telefonike mes shefit të BIA-s dhe një shqiptari, tregojnë si e çuan Thaçin dhe Veselin në Hagë -Video Janë të Mbyllura
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një intervistë ka folur për zhvillimet në vend e në partinë që ai e drejton. Krasniqi ka kritikuar punën e Qeverisë së Kosovës e cila tashmë ka hyrë në vitin e saj të tretë të qeverisës. Kreu i PDK-së, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është një lider me prirje totalitare dhe ka kontroll në gjithë Qeverinë e madje edhe në parti dhe çdo segment, pasi ai dëshiron ta ketë kontrollin e gjithçkaje. Krasniqi tutje është shprehur se Kurti ka qenë në dijeni për secilin skandal që ka qenë i përfshirë secili nga vartësit e tij. Ndiqeni videon e plotë: Demokracia ...
Komentet te Krasniqi: Albin Kurti ka qenë në dijeni për secilin skandal të vartësve të tij -Video Janë të Mbyllura
Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur sot në Podujevë. I vrarë ka mbetur burri ndërsa e plagosur bashkëshortja e tij. Detaje mbi gjendjen e saj shëndetësore për Insajderin ka dhënë Bedri Hyseni, drejtori i ekipsër së emergjencës në Podujevë. Doktor Hyseni ka konfirmuar se e njëjta është plagosur në regjionin e barkut teksa është dërguar për në QKUK. “Për momentin e kemi dërgu për në emergjencë në Prishtinë, ka një plagë në regjionin e barkut nga arma e zjarrit”, ka thënë Hyseni për Insajderi derisa nuk ka dhënë detaje nëse është jashtë rrezikut për jetë. Ky është personi që u vra me armë zjarri sot ...
Komentet te Kjo është gjendja shëndetësore e gruas e cila ka mbetur e plagosur sot në Podujevë Janë të Mbyllura