Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

E dhimbshme: Ky është 30-vjeçari që dyshohet se i dha fund jetës së tij në Rahovec

Lajme
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast tragjik në fshatin Bellacërkë të Rahovecit, ku një person është gjetur pa shenja jete. Sipas informacioneve të para, i ndjeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, duke u varur në litar. Sinjali mëson se viktima është Betim Berisha, 30-vjeçar. I riu u gjet pa shenja jete nga nëna e tij, ndërsa vdekjen e konstatoi ekipi mjekësor i Emergjencës që doli në vendin e ngjarjes. Edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme lidhur me rastin. Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë dëshmia e nënës së të ndjerit, ...
Komentet te E dhimbshme: Ky është 30-vjeçari që dyshohet se i dha fund jetës së tij në Rahovec Janë të Mbyllura

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Lajme
Edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerçve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Trupi gjykues do të dalë përpara ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po akuzohen për krime lufte në Kosovë. Akoma nuk është bërë e ditur nëse seanca e sotme do të jetë e hapur apo e mbyllur për publikun./Demokracia ...
Komentet te Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së Janë të Mbyllura

Kurti vazhdon të mundohet të mashtrojë për njohjen nga Serbia, përkundër që u zbulua keq nga zëvendësi i tij se Kosova ka hequr dorë

Lajme
Kryeministri Albin Kurti vazhdon të flasë për njohjen de-facto mes Kosovës dhe Serbisë, ani pse në Marrëveshjen Bazë të Brukselit (27 shkurt 2023) dhe pjesën integrale të saj, Aneksin e Ohrit (18 mars 2023), askund nuk flitet për një rezultat të tillë, shkruan Demokracia.com. Madje, Kurti vazhdon të insistojë në këtë edhe pse zëvendësi i tij në Qeveri, Besnik Bislimi, e ka nxjerrë zbuluar se në këto marrëveshje të pranuara nga Kurti, Kosova ka hequr dorë nga njohja dhe ky është një lëshim i madh në Bruskel dhe Ohër. Në një intervistë për mediumin Deutche Welle, kryeministri Kurti ka thënë se Marrëveshja Bazike, e cila e ka njohjen de-facto duhet ...
Komentet te Kurti vazhdon të mundohet të mashtrojë për njohjen nga Serbia, përkundër që u zbulua keq nga zëvendësi i tij se Kosova ka hequr dorë Janë të Mbyllura

Mot me diell, temperaturat deri në 30 gradë

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Në Prishtinë temperaturat do të jenë nga 17 deri në 30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes./Demokracia ...
Komentet te Mot me diell, temperaturat deri në 30 gradë Janë të Mbyllura

Remi del nga EULEX, publikohen pamjet -Video

Lajme
Janë publikuar pamjet teksa shihet duke dalë nga baza e EULEX, ish-komandat Remi. Pamjet i ka publikuar gazetari Venhar Isufi, i cili raporton se Rrustëm Mustafës i është marrë telefoni. Video: Para dy muajsh, Rrrustem Mustafa kishte përfunduar dëshminë e tij në Hagë. Ai ishte dëshmitari i parë që ka dalë publikisht në gjykimin kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, pasi të gjithë të tjerët kanë qenë me masa mbrojtëse./Express ...
Komentet te Remi del nga EULEX, publikohen pamjet -Video Janë të Mbyllura

Vojvoda i përgjigjet me shqiponje parullave “Kosova është Serbi”

Lajme
Mërgim Vojvoda i është përgjigjur me shqiponje parullave nacionaliste të tifozëve rumunë të cilët shkruan “Kosova është Serbi”. Në zhveshtore po diskutohet në mes kombëtares së Kosovës, asaj rumune dhe gjyqtarit nëse ndeshja do të vazhdojë apo jo. Tifozët rumunë e mbajtën mbi tre minuta banerin ku thuhej “Kosova është Serbi”. Pas kësaj, gjyqtari kryesor i çoi lojtarët në zhveshtore. 20’ Tifozët rumunë e kanë shpalosur banerin “Kosova është Serbi”. Ndeshja është ndërprerë për disa minuta dhe nuk dihet nëse ndeshja do të rinis. 15’ Në “Nations Arena” është luajtur një çerek ore lojë mes Rumanisë e Kosovës, ku dardanët po vazhdojnë ta kenë dominimin në fushë. Zhegrova në minutën ...
Komentet te Vojvoda i përgjigjet me shqiponje parullave “Kosova është Serbi” Janë të Mbyllura

Skandaloze: Rumunët shpalosin pankartën ‘Kosova është Serbi’ në stadium

Sport
...
Komentet te Skandaloze: Rumunët shpalosin pankartën ‘Kosova është Serbi’ në stadium Janë të Mbyllura

Raportohet se është arrestuar Rrustem Mustafa

Lajme
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka rënë në pranga. Siç raporton Paparaci, Mustafa është dërguar në bazën e misionit të EULEX-it në Fushë Kosovë.     Nuk dihet ende arsyeja e arrestimit të tij. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Raportohet se është arrestuar Rrustem Mustafa Janë të Mbyllura

Çitaku-Kurtit: Sa përzihesh vend e pa vend, angazhohu me i largu sanksionet

Lajme
Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të angazhohet për t’i larguar sanksionet që na janë vënë nga perëndimi. Në një postim në Facebook ajo iu drejtua kreut të ekzekutivit duke i thënë: Kryeministër, sa përzihesh vend e pa vend në punë të brendshme e në zgjedhjet parlamentare në rajon e Evropë, angazhoju pak me i largu sanksionet që i janë vënë Kosovës nga perëndimi”. “Skandaloz. Koston e sjelljes tuaj të papërgjegjshme po e paguan Kosova”, shkroi tutje Çitaku./Demokracia ...
Komentet te Çitaku-Kurtit: Sa përzihesh vend e pa vend, angazhohu me i largu sanksionet Janë të Mbyllura

Dëshmitari në Hagë: Pas luftës Thaçi punoi me LDK-në për të mirën e Kosovës

Lajme
Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), dëshmitari i 24-të (me kodin 4255) ka pohuar se Thaçi ka punuar pas luftës krah për krah me të dhe pjesëtarë të LDK-së për të mirën e Kosovës. Këtë e tha ai duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit mbrojtës të Thaçit, Gregory Kehoe. Fillimisht, seanca ka qenë private dhe pyetjet lidhur me veprimtarinë e pas luftës avokati Kehoe i bëri në seancë publike. Dëshmitari vetëm ka pohuar atë që ka thënë avokati Kehoe dhe atë se në vitet 2001-2004 Thaçi si kryetar i PDK-së u bashku me Ibrahim Rugovën – ...
Komentet te Dëshmitari në Hagë: Pas luftës Thaçi punoi me LDK-në për të mirën e Kosovës Janë të Mbyllura