Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Pezullohet nga puna mjeku i QKUK-së që dyshohet se pranoi 300 euro ryshfet

Shëndetësi
Komisioni Disiplinor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka marrë vendim për pezullimin e përkohshëm nga puna të ortopedit Sami Delijaj, i cili dyshohet për marrje ryshfeti. Kjo është bërë e ditur nga Zyra për Informim e Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës (SHSKUK). “ShSKUK ju konfirmon se Komisioni Disiplinor i QKUK-së, bazuar në Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda me nr: 2023:188627 datë 06.09.2023, ku Dr. S. D, i ka caktuar Masa e Arrestit Shtëpiak, po ashtu në kuptim të shkresës zyrtare me nr. 220 datë 07.09.2023, të Drejtorit të Klinikës së Ortopedisë dhe Traumatologjisë Lokomotore të QKUK-së, vendosi që S.D. në vendin ...
Komentet te Pezullohet nga puna mjeku i QKUK-së që dyshohet se pranoi 300 euro ryshfet Janë të Mbyllura

Pas takimit në Bruksel, Mirena për Kurtin: Mashtrues, shmoklan, i paaftë

Lajme
Pas takimit të nivelit të lartë në Bruksel dhe qëndrimeve të kryeministrit të Kosovës, analisti Ilir Mirena, e ka quajtur të paaftë kryeministrin Albin Kurti. Në reagimin e tij, Mirena ka risjellur një deklaratë të vjetër të Kurtit të vitit 2010 ku ai kishte kritikuar Hashim Thaçin, në atë kohë për marrëdhëniet me Borrellin dhe Lajçakun. “Albin Kurti, më 2020’ten:“Kosova është shtet në kontinentin e Evropës, e nuk është atje në kufi me Meksikë. Thaçi më keq po flet për Borrellin, Lajçakun e Brukselin se sa për Daçiqin, Vuçiqin e Beogradin. Borrelli e Lajçaku nuk kanë kryer gjenocid në Kosovë.” Mashtrues. Shmoklan. I paaftë“, shkroi ai. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Pas takimit në Bruksel, Mirena për Kurtin: Mashtrues, shmoklan, i paaftë Janë të Mbyllura

Borrell kërkon zgjedhje menjëherë në veri: Ne nuk mund të rrimë dhe të presim për krizat e tjera

Lajme
Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell ka bërë thirrje urgjente për zgjedhje në katër komunat veriore. Borrelli, tregoi mënyrën se si mund të kryhet zgjidhja që të mbahen këto zgjedhje. “Sot u bëmë thirrje që të marrin masa në veri për të shtensionuar situatën. Duhet të ketë zgjedhje menjëherë, ne nuk mund të rrimë dhe të presim për krizat e tjera, duhet të ketë menjëherë zgjedhje”, u shpreh Borrell. “Le të flasim për rrugën drejt zgjedhjeve, largimi i kryetarëve mund të bëhet ose me mbledhjen e nënshkrimeve, ose do të japin dorëheqje”, Ai tregoi se ka marrë siguri nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, se serbët do të marrin pjesë në zgjedhje. ...
Komentet te Borrell kërkon zgjedhje menjëherë në veri: Ne nuk mund të rrimë dhe të presim për krizat e tjera Janë të Mbyllura

Përfundon bastisja në shtëpinë e ish pjesëtarit të UÇK-së

Lajme
Pjesëtarë të Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuara të Kosovës kanë përfunduar bastisjen në shtëpinë e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Behar Berisha. Bastisja kishte nisur disa më parë në shtëpinë e Bershiës. Ndryshe, EULEX me urdhër të Dhomave të Specializuara ka sekuestruar telefonat personal të ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remit, ish-të burgosurit politik, Nait Hasanit, vëllait të luftëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës, si dhe ka bastisur shtëpinë e heronjve Fahri e Bahri Fazliu./Demokracia ...
Komentet te Përfundon bastisja në shtëpinë e ish pjesëtarit të UÇK-së Janë të Mbyllura

Takimi në Bruksel, Vuçiq: Bisedimet përfunduan pa sukses, Kurti s’deshi ta pranojë marrëveshjen

Lajme
Ka përfunduar takimi trepalësh mes përfaqësuesve evropianë, Josep Borrell e Miroslav Lajçak dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raporton Gazeta Sinjali. Vuçiq u deklarua për media pas takimit, ku bëri me dije se bisedimet kanë përfunduar pa sukses. Sipas tij, kryeministri Kurti ka refuzuar të pranojë propozimin e kompromisit të Bashkimit Evropian. “Ne të gjithë i kemi propozimet tona, shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar”, u tha Vuçiq gazetarëve. Dy udhëheqësit u takuan të enjten në Bruksel ...
Komentet te Takimi në Bruksel, Vuçiq: Bisedimet përfunduan pa sukses, Kurti s’deshi ta pranojë marrëveshjen Janë të Mbyllura

Ish-oficeri i ushtrisë britanike: Shqiptarët kishin karakter të fortë kombëtar dhe ndjesi të lartë patriotike

Lajme
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, dëshmitari i 25-të (me kodin 03724), Douglas Young, ish-oficer i ushtrisë britanike ka thënë se shqiptarët kishin karakter të fortë kombëtar dhe ndjesi të lartë patriotike. Këtë deklarim, ai e bëri duke u përgjigjur në kundër-pyetjet e mbrojtjes së Selimit, avokatit Geoffrey Roberts. “Nga marrëdhëniet e mia të zgjeruara me shqiptarët dhe veteranët e UÇK-së ishte pjesërisht nga psikologjia kombëtare dhe karakteri kombëtar që ata dëshironin që forca e tyre të shihej si e nderuar dhe përfaqësues të fitores kombëtare, dua të them se kishin karakter të fortë kombëtar ...
Komentet te Ish-oficeri i ushtrisë britanike: Shqiptarët kishin karakter të fortë kombëtar dhe ndjesi të lartë patriotike Janë të Mbyllura

Nesër protestohet para EULEX-it, shkak bastisjet

Lajme
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku ka njoftuar se nesër do të protestojnë kundër Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe EULEX-it, pasi gjatë këtyre ditëve janë intervistuar dhe janë konfiskuar telefonat e disa ish-pjesëtarëve të UÇK’së. Protesta do të filloj nga ora 12:00. Klinaku tha se këto intervistime pa paralajmërim po bëhen si në kohën e pushtuesit dhe se institucionet e Kosovës vetëm po heshtin. “Jeni dëshmitarë që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-i, janë duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve tanë dhe familjet e dëshmorëve, duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë, për gjoja intervistime e ...
Komentet te Nesër protestohet para EULEX-it, shkak bastisjet Janë të Mbyllura

VIDEO| Për një moment, Kurti dhe Vuçiq s’ia shkoqin sytë njëri-tjetrit

Lajme
Në Bruskel është duke u zhvilluar takimi i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Në pamjet që ka publikuar Bashkimi Evropian, shihen Kurti dhe Vuçiqi në një moment që s’ia shkoqin sytë njëri-tjetrit. Në tavolinën e bisedimeve janë të pranishëm edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, dhe i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Dy diplomatët evropianë fillimisht i kanë takuar ndaras përfaqësuesit e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa ky tani është takimi trepalësh ku do të diskutohet për implementimin e Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të saj./Demokracia ...
Komentet te VIDEO| Për një moment, Kurti dhe Vuçiq s’ia shkoqin sytë njëri-tjetrit Janë të Mbyllura

VIDEO| Dalin pamjet nga takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel

Lajme
Në Bruksel ka filluar të mbahet takimi trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Ky takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po zhvillohet në hapësirat e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, raporton Klan Kosova. Takimet kanë filluar në orën 09:00 të mëngjesit. Fillimisht, diplomatët evropianë kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Pastaj në orën 10:00 ata kanë takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Pas këtij takimi trepalësh, për të cilin nuk dihet se sa do të zgjasë, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep ...
Komentet te VIDEO| Dalin pamjet nga takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel Janë të Mbyllura

Hoti: Nagip Krasniqi merr ende rrogë 1700-1800 euro edhe pse është në burg

Lajme
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka përmendur Kryeshefin e pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqin, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Hoti ka thënë se ai vazhdon që të merr 50 përqind të pagës që thotë se i bie rreth 1700-1800 euro, edhe pse ndodhet në paraburgim. “Kryeshefi i KEK’ut është në paraburgim njeri, edhe du me prezumu pafajësinë për të, por ai vazhdon të mos shkarkohet dhe të merr 50 përqind të rrogës. 1700-1800 euro merr rrogë ai, e është në burg, në paraburgim. I pafajshëm derisa nuk ka vendim të gjykatës, por ai vazhdon të paguhet nga buxheti i ...
Komentet te Hoti: Nagip Krasniqi merr ende rrogë 1700-1800 euro edhe pse është në burg Janë të Mbyllura