“Big Brother VIP” është absolutisht formati televiziv më i shikuar në botë, ku vitin e kaluar ky format erdhi edhe në Kosovë, duke shënuar një sukses të paparashikueshëm. “BBVK” po rikthehet së shpejti në ekran , me edicionin e dytë dhe kurreshtja për të ditur se kush janë banorët, është e madhe. Drejtoresha e kastingut, Liberta Spahiu, sot ka nxjerrë trupin e njërit prej konkurrentëve, por jo edhe fytyrën. “Çfarë djali po ju pret këtë sezon në BigBrother”, ka shkruar ajo. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Zbulohet pak banori i parë i “Big Brother VIP Kosova” – FOTO Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Më në fund është zbardhur një pjesë e së vërtetës se çfarë fshihet pas Nenit 7 të Marrëveshjes Bazë të Brukselit (27 shkurt 2023) në të cilën flitet për sigurimin e një niveli të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, shkruan Demokracia.com. ‘Vetëmenaxhimi për serbët’ ka qenë një term i padëgjuar më parë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai është paraqitur për herë të parë në Marrëveshjen Bazë, për të cilën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur gatishmëri të lartë publike për ta nënshkruar. Për kryeministrin Kurti, nga pika 7 e kësaj marrëveshje nuk ka kurrfarë rreziku, por për zërat kritikë në Kosovë, përmes këtij Neni ...
Komentet te ‘Vetëmenaxhimi’ si strehë e strukturave të Serbisë | Zbulohet përmbajtja e ‘Vetëmenaxhimit për serbët’ që u pranua për herë të parë nga Kurti Janë të Mbyllura
Ish-oficeri i Ushtrisë Britanike Douglas Young tha në gjyqin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të Hashim Thaçit dhe tre të pandehurve të tjerë bashkë me të në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të mërkurën dhe të enjten se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte e organizuar si një ushtri standarde. Young konfirmoi atë që thuhej në një raport të OSBE-së për strukturën e UÇK-së në shkurt 1999, i cili pretendonte se monitorimi i forcës guerile ishte i vështirë për shkak të mungesës së detajeve konkrete për strukturën e saj, në krahasim me forcat e armatosura serbe. Young i tha gjykatës të enjten se forca guerile u ...
Komentet te Ushtria Çlirimtare e Kosovës “nuk kishte hierarki ushtarake moderne”, u tha në gjyq Janë të Mbyllura
U mbajt protesta e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër ZPS-së dhe EULEX-it, te selia e tyre në Fushë Kosovë. Protestuesit kanë hedhur telefonat e tyre brenda oborrit te EULEX, në shenjë proteste për bastisjet e fundit që kanë kryer njësitet e EULEX-it ditët e fundit, kur e kanë edhe sekuestruar telefonat e disa ish ushtarëve të UÇK-së dhe familjareve të tyre. Ndryshe, OVL e UÇK-së e organizon këtë protestë për të kundërshtuar bastisjet e fundit ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së. ...
Komentet te Protestuesit e OVL e UÇK-së hedhin telefonat në oborr të EULEX-it Janë të Mbyllura
Ish-përfaqësuesja e Lartë e BE-së Catherine Ashton, e cila ishte ndërmjetëse në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, sot në Prishtinë ka folur për procesin aktual të dialogut, si dhe për përpjekjet e saj në kohën kur i lehtësoi negociatat. Ajo tha se ndërmjetësit europianë dhe BE-ja po përpiqen që normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi të ketë sukses meqë besojnë në të dhe duan ta bëjnë, raporton Gazeta Express. Ashton tha se edhe Josep Borrell, që tanimë është në postin që kishte ajo, po e bën të njëjtën, derisa për emisarin Miroslav Lajçak shtoi se e do suksesin e këtij procesi. “Lajçaku ka punuar për mua dhe me mua për shumë vjet ...
Komentet te Ashton: S’kisha pse të kaloja orë të tëra për Serbinë e Kosovën, e bëra sepse besova – këtë po e bën edhe Borrell e Lajçak Janë të Mbyllura
Për opozitarin Albin Kurti, të negociosh është një gjë e lehtë. Mjafton të shfaqësh idenë në mënyrën më të mundur dhe fitorja është e sigurtë. Sipas tij, Kosova po humbiste në dialogun me Serbinë, sepse përfaqësuesit e saj po shkonin të papërgatitur në takimet e Brukselit. Por, kur Kurti u bë kryeministër dhe udhëheqja e dialogut ishte barrë mbi të, qysh në dy takimet e para ai është përballur me vrazhdësinë e negociatave, të cilat nuk janë një hapësirë e dëshirave, që mjafton të thuhen, shkruan Demokracia.com. Më 15 qershor 2021 dhe më 19 korrik 2021, Kurti, partia e të cilit kishte fituar në muajin shkurt mbi 50% të votave, ...
Komentet te “Deklarata e Paqes”, “Plani 4 pikësh” | Propozimet e Albin Kurtit në dialogun me Serbinë që u harruan prej tij Janë të Mbyllura
Një grua në Prishtinë ka raportuar në Polici se dy persona të panjohur dhe të armatosur kanë kryer grabitje. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore. “Prishtinë 14.09.2023 – 12:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të panjohur dhe të armatosur kanë kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim./Demokracia ...
Komentet te Grabitje në Prishtinë nga persona të armatosur, Policia jep detaje Janë të Mbyllura
Asnjë ujdi mes Kosovës dhe Serbisë. Pas takimit të dështuar në Bruksel, Bashkimi Evropian akuzon Kosovën se po pengon normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. “Sot nuk ishte e mundur të tejkalojmë diferencat”, tha i ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell pas takimit në Bruksel me kryeministrin, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takim, i cili u quajt sërish një dështim i radhës. Borrell tha se Kurti nuk është i gatshëm t’u japë më shumë autonomi dhe të krijojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Por për këtë Kosova ka rënë në ujdi në dialogun 10 vjeçar me Serbinë të mbështetur nga BE. Kryeministri Kurti kishte ...
Komentet te BE: Kosova pengon normalizimin e marrëdhënieve Janë të Mbyllura
Virusi Covid-19 është rikthyer sërish në Kosovë. Të mërkurën, Instituti i Shëndetësisë Publike ka njoftuar, se brenda dy javëve, 67 persona janë infektuar me COVID dhe një person ka vdekur. Se a mund të përkeqësohet situata në Kosovë me këtë virus, për Front Online ka folur infektologu, Ilir Tolaj. Ai tha se mund të rritën rastet edhe më shumë se kaq. Tolaj thotë se Covid-19 mund të jetë i përjetshëm në mesin tonë. “Po është e mundur. Covid-19 tash është sëmundje endemike e cila do të jetë për një kohë të gjatë në mesin tonë ndoshta edhe përjetësisht. Rrjedhimisht do të kemi periudha kur numri i të infektuarve do të ...
Komentet te Rikthehen infektimet dhe vdekjet me Covid–19 në Kosovë, infektologu Tolaj thotë se virusi mund të jetë përjetësisht në mesin tonë Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministri, Besnik Bisilimi, janë përplasur lidhur me përmbajtjen e saktë të Marrëveshjes Bazë të Brukselit (27 shkurt 2023) dhe Aneksit të Ohrit (18 mars 2023). Derisa Kurti vazhdon të këmbëgulë se me këto marrëveshje Serbia e njeh de-facto Kosovën, kështu nuk mendon zëvendësi i tij në Qeveri, Besnik Bislimi, i cili ka zbuluar së pala kosovare e udhëhequr nga Kurti ka hequr dorë nga kjo njohje dhe se ky ishte një lëshim i madh. Të enjten e 14 shtatorit 2023, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për mediat menjëherë pas takimit të radhës në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nga ku ...
Komentet te Përplasja | Kurti këmbëngulë se në marrëveshjen që ka pranuar ka njohje de-facto nga Serbia, Bislimi thotë se hoqëm dorë Janë të Mbyllura