Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar përmes një shkrimi duke thënë se kur politika e jashtme e Kosovës shërbehet dhe reduktohet vetëm në dialog me Serbinë, pjesëmarrja e Kosovës në Asamble të Përgjithshme të OKB-së nuk përmbushë asnjë interes. Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në Asamble të Përgjithshme të OKB-së nuk përmbush asnjë interes, “sepse atje as nuk do të komunikohet as ndonjë njohje dhe as votë për anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare”. “Kur politika e jashtme e Kosovës shërbehet dhe reduktohet vetëm në dialog me Serbinë dhe dialogu nuk është fare platformë për njohje të ndërsjellë, por është instrument ...
Komentet te Enver Hoxhaj: Kjo lloj pjesëmarrje e Kosovës në Asamble të Përgjithshme të OKB’së, si dekor Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në një konferencë për media, ka folur për heqjen e masave të vendosura nga Bashkimi Evropian kundrejt Kosovës. Kurti deklaroi se çështja e masave nuk është e lidhur me marrëveshjen bazike por me deeskalimin e situatës në veri. Ai tha se nuk ka arsye që masat të vazhdojnë, pasi përmendi atë se që dy muaj nuk ka incidente serioze dhe protesta të dhunshme në Veri, nënshkrimin e udhëzimit administrativ për largimin e kryetarëve në Veri dhe reduktimin e Policisë në dhe rreth objekteve komunale. “Së pari çështja e masave dhe heqjes së tyre ka të bëjë kryekëput me deeskalimin e situatës në Veri, nuk ...
Komentet te Pasi s’la gjë të zezë pa thënë për BE-në, Kurti i lutet asaj t’ia heq sanksionet Janë të Mbyllura
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë akuza të rënda ndaj medieve të Kosovës, duke i akuzuar se paguhen nga Serbia dhe se ia kanë ndryshuar një deklaratë lidhur me njohjen formale. Por, kjo nuk është e vërtetë. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në konferencën e sotme për medie bashkë me kryeministrin Albin Kurti është përgjigjur për deklaratën e tij se Kosova ka bërë lëshim të madh, pasi njohja formale nuk është e përfshirë në Marrëveshjen e Ohrit. Mirëpo, Bislimi ka thënë se fjala lëshim është përdorur nga “mediet kosovare që kanë financimin nga Serbia”. “Fjala lëshim është nga mediat kosovare që kanë financim nga Serbia, ky është koncension që ka bërë ...
Komentet te “Kosova hoqi dorë nga njohja formale” | Bislimi gënjen dhe akuzon mediat për shtrembërim të deklaratës, por intervista për Danasin u përkthye nga Kryeministria Janë të Mbyllura
Një qytetare me emrin Vera Himaduma po pretendon se Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, flet për çështje të brendshme të ministrisë para njerëzve. Qytetarja duket se ka rastisur në një aeroplan me Gërvallën dhe se e ka dëgjuar duke treguar me zë të lartë për zhvillimet e brendshme në ministri. Ajo i ka komentuar Gërvalles në një postim në Twitter, duke e porositur që herave të tjera të mos flasë me të gjithë për punët e brendshme të MPJD-së, shkruan Demokracia.com. “Kur je në aeroplan, mos i trego krejtve ngjarje të brendshme të ministrisë”, ka shkruar ajo në një postim të Gërvallës. Pos, tjerash qytetarja duket ...
Komentet te “Kur je në aeroplan, mos i trego krejtve ngjarje të brendshme të ministrisë”, qytetarja e bën horë Donika Gërvallën Janë të Mbyllura
Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se trendi rënës i ekonomisë po vazhdon gjatë gjithë mandatit të Qeverisë Kurti. “Trendi rënës i ekonomisë po vazhdon gjatë gjithë mandatit të kësaj qeverie – që nga tremujori i dytë i vitit 2021 kur e nisën mandatin. Pa zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e bashkëpunon me sektorin privat, rritja ekonomike është shafitur në nivele të ulëta që as amortizimi i kapitalit nuk mbulohet.” Ai ka shkruar se që tri vite nuk ka asnjë politikë ekonomike e fiskale që siguron punësim e prodhim të qëndrueshëm. Hoti ka shtuar se e gjithë politika ekonomike është reduktuar në subvencione, të cilat mundësojnë mbijetesë, por ...
Komentet te Hoti: Qe tri vite qeverisje nuk ka politikë ekonomike e fiskale që siguron punësim e prodhim të qëndrueshëm Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës nuk ka arritur të pajisjet me jelekë të rinj anti-plumb, as pas dy vjetësh. Procedurat për furnizim me këto pajisje kanë ngecur si pasojë e ankesave nga kompanitë e pakënaqura tek Organi Shqyrtues i Prokurimit. Gjykata e Tenderëve ka gjetur shkelje të Ligjit të Prokurimit në tenderin që peshon rreth 4 milionë euro, duke e rikthyer disa herë në rivlerësim. Dështimi 24 muajsh për lidhjen e kontratës rrezikon t`i lë pa pancirë policët e rinj, kurse u pamundëson atyre të vjetërve, që veçse i kanë, t`i ndërrojnë pas skadencës. LAJME Policët mbeten pa jelekë antiplumb, tenderi dështoi krejt pas dy vjet zvarritje Demokracia 09:47 | 18 Shtator ...
Komentet te Policët mbeten pa jelekë antiplumb, tenderi dështoi krejt pas dy vjet zvarritje Janë të Mbyllura
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me dy zëvendësit e saj, Getoar Mjeku dhe Nenad Stanojeviq, për gjashtë muaj shpenzuan 10 mijë e 451 euro. Sipas të dhënave që ka siguruar Telegrafi nga qasja në dokumentet publike, treshja udhëheqëse e Ministrisë së Ekonomisë, më së shumti para shpenzuan në akomodim, bileta të aeroplanit, derivate e dreka zyrtare. 5 mijë euro për ushqim dhe mëditje – këto janë shpenzimet e ministres Nagavci dhe stafit të saj për shtatë muaj. Ministrja Rivanolli e vetme për gjashtë muaj, nga janari deri në qershor të këtij viti ka shpenzuar në total 5 mijë e 761 euro. Më së shumti para ministrja shpenzoi për ...
Komentet te Mbi 10 mijë euro të shpenzuara nga treshja e ME-së, ministrja Rizvanolli harxhoi afro 2 mijë euro vetëm për derivate Janë të Mbyllura
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj i ka listuar “armiqtë” që sipas tij i ka krijuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qeverisjes së tij. Sipas tij, Kurti nuk mundet që të qeverisë pa shpikur “armiq” kujdestarë. “Kosova ka nevojë për zhvillim e prosperitet në çdo fushë, e jo broqkulla, e sjellje paranojake me “armiq” të kujdestarë e shpikur”, ka shkruar ai. Shkrimi i tij i plotë në Facebook: Albin Kurti, për të mbijetuar në politikë gjithnjë i duhet nje “Armik” kujdestarë. Për t’i fshehur skandalet qeveritare, “armiq”i bënë mediet; Për ta fshehur dështimin në arsim, “armik” e bën SBASHK-un; Për ta fshehur dështimin në shëndetësi, “armik” i bënë mjekët; Për ...
Komentet te Selmanaj liston “armiqtë” që Kurti i krijoi në pushtet Janë të Mbyllura
Përmbajtjen e intervistës së fundit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ish-bashkëpartiaku i tij Afrim Kasolli, e ka quajtur “përpjekje e ulët dhe dëshpëruar e pushtetit për të legjitimuar propagandën, mashtrimin dhe dhunën”. Filozofi Kasolli, duke përdorur një referencë që e bëri Konjufca për tekstet shkollore si të barazvlefshme me “letër tualeti” ia ka kthyer këtij të fundit se “propaganda do të përfundojë si letër tualeti”. “Deklarimet e tij se na është dukur në rregull Marrëveshja e Ohrit, sepse e kombinon marrëveshjen e prillit të vitit 2013 për Bashkësinë e Komunave Serbe me njohjen de fakto është një përpjekje tinëzare për të mbuluar pikërisht dështimin politik të kësaj ...
Komentet te Ish-bashkëpartiaku i Konjufcës, Kasolli: Në kosh të mbeturinave të letrave të tualetit do të përfundojë propaganda Janë të Mbyllura
Sot i jepet lamtumira e fundit të riut Qëndrim Boshnjaku, i cili si pasojë e aksidentit tragjik në Sfeqël të Podujevës, së bashku me një familjar të tij humbën jetën pasi nuk arritën t’i bëjnë ballë plagëve të marra, raporton Gazeta Sinjali. Njoftimin për ceremoninë e varrimit të tij e kanë bërë familjarët, të cilët bën të ditur se varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Batllavë, në orën 18:00. “Të ndëruar familjarë,miq, shokë dhe dashamirë me dhimbje të thellë ju njoftojmë se me datë 16.09.2023 ndrroj jetë djali i axhes tonë Qendrim Boshnjaku. Varrimi do të bëhet me 17.09.2023 në orën 18:00 në varrezat e fshatit Batllave (te ...
Komentet te Sot i jepet lamtumira e fundit të riut që vdiq mbrëmë në aksidentin e rëndë në Podujevë Janë të Mbyllura