Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Rrëshqitje e dheut, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë – Gjilan

Lajme
Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur sot se rruga Prishtinë- Gjilan nuk është e qarkullueshme për shkak të rrëshqitjes së dheut. “Pas reshjeve të shiut, në mëngjes është bllokuar rruga nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë. Ekipet janë duke punuar vazhdimisht që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan.”, shkruar Durmishi në Facebook. Gjatë ditës së djeshme ka qenë e bllokuar edhe rruga Klinë-Gjakovë, për shkak të rrëshqitjes së dheut. /Demokracia ...
Komentet te Rrëshqitje e dheut, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë – Gjilan Janë të Mbyllura

Nëna dhe babai i Thaçit marrin sërish rrugën e largët nga Kosova në Holandë për t’u çmallur me djalin e tyre – Video

Lajme
Pas një periudhe të gjatë që nuk e kishin parë djalin e tyre, prindërit e ish-presidentit Thaçi sërish kanë marrë rrugën e largët nga Kosova drejt Hagës për ta takuar dhe për t’u çmallur me të. Nëna dhe babai i ish-presidentit Thaçi sapo janë futur në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Siç mësohet, ata do të qëndrojnë brenda deri në orën 16:00. Siç shihet, nëna e ish-presidentit ka vështirësi edhe për të ecur për shkak të problemeve shëndetësore dhe moshës së shtyrë.   Vizita e vetme dhe e fundit e prindërve të Thaçit në Hagë ishte më 8 qershor 2022. Pas kësaj vizite, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ...
Komentet te Nëna dhe babai i Thaçit marrin sërish rrugën e largët nga Kosova në Holandë për t’u çmallur me djalin e tyre – Video Janë të Mbyllura

Çitaku: Zgjedhjet më së largu në korrik, koalicioni me LVV vështirë i mundshëm

Lajme
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Vlora Çitaku, thotë se Kuvendi i Kosovës duhet të shpërndahet në muajin maj në mënyrë që t’i hapet rrugë zgjedhje të parakohshme më së largu deri në javën e parë të korrikut. Çitaku paralajmëron se koordinim me partitë opozitare për ta çuar vendin në zgjedhje, derisa thekson se në bazë të qeverisjes aktuale të Lëvizjes Vetëvendosje do të ketë të vështirë të lidhin koalicion pas zgjedhor. Zyrtarja e PDK-së në një intervistë për kp thotë se zgjedhjet e parakohshme kanë kuptim të mbahen deri në 50 ditët e ardhshme, pasi nëse shkohet nga vjeshta e tutje do të hyhet në cikël normal ...
Komentet te Çitaku: Zgjedhjet më së largu në korrik, koalicioni me LVV vështirë i mundshëm Janë të Mbyllura

Supremja kthen në rigjykim rastin e të dënuarit me 8 muaj e tetë ditë burgim për dhunimin e 15-vjeçares

Lajme
Gjykata Supreme e Kosovës ka kthyer në rigjykim çështjen penale ndaj të akuzuarit P.K i ngarkuar me veprën penale “dhunim”e për të cilën vepër ishte dënuar nga Gjykata e Apelit me 2 vite burgim. Vendimi i Supremes del të jetë marrë më 16 prill 2024 nga gjykatësit: Mejreme Memaj-kryetare, Agim Maliqi dhe Rasim Rasimi anëtarë raporton “Betimi për Drejtësi”. Fillimisht Gjykata e Qarkut në Pejë (atëkohë) të akuzuarin P.K e kishte dënuar me 2 vite burgim për veprën penale të dhunimit dënim të cilin Gjykata Apelit e kishte kthyer në rigjykim. Tutje, në procedurë të rigjykimit, Gjykata Themelore në Pejë me 15 korrik 2021 të akuzuarin P.K e dënon me ...
Komentet te Supremja kthen në rigjykim rastin e të dënuarit me 8 muaj e tetë ditë burgim për dhunimin e 15-vjeçares Janë të Mbyllura

Kurti ende pa fjalë për dështimin e Kosovës për t’u bërë anëtare në Këshill të Europës

Lajme
Kryeministri Albin Kurti nuk e foli asnjë fjalë personalisht në publik, teksa qeveria e tij tha se po bënte përpjekjen e fundit për të zhbllokuar anëtarësimin në KiE, duke paralajmëruar hartimin e një draft-statuti. Në vijë të ‘frontit’ e la zëvendësen e tij, Donika Gërvalla, ndërsa vetë po merrte pjesë në një takim rajonal në Kotor të Malit të Zi fqinj. Kosova dje nuk arriti të hyjë në agjendën e Komitetit të Ministrave e rrjedhimisht as të votohet për t’u bërë anëtarja më e re. Arsyeja – refuzimi i Kurtit për të nisur procedurat e themelimit të Asociacionit.   Në vend të kësaj, nga Qeveria e Kosovës, kryediplomatja Donika Gërvalla ...
Komentet te Kurti ende pa fjalë për dështimin e Kosovës për t’u bërë anëtare në Këshill të Europës Janë të Mbyllura

Kimete Berisha: Qeveria Kurti është hajnesha më e madhe që ka ekzistuar

Lajme
Kimete Berisha, opinioniste e njohur, ka shkruar një shkrim relativisht të gjatë, të cilin e ka titulluar “Të gjithë kundër Albinit”. Në këtë shkrim, Berisha ka pasur shumë kritika ndaj pushtetit aktual. Madje, në një paragrafë, Berisha e ka cilësuar Qeverinë Kurti si më hajneshën deri sot. “Qeveria Kurti është hajnesha më e madhe që ka ekzistuar deri sot, sepse as nuk e ka fshehur hajninë si ata para tyre, por ka vjedhur direkt me hajna njëburimor” – ka shkruar ajo. Tutje, Berisha ka theksuar se Kurti nuk është distancuar nga ministrat e qeveritarët e tjerë që dyshohen për afera të ndryshme korruptive. “Albin Kurti po dështon thellë (aspak nuk ia ...
Komentet te Kimete Berisha: Qeveria Kurti është hajnesha më e madhe që ka ekzistuar Janë të Mbyllura

Çitaku: Mosanëtarësimi në KiE kronikë e një dështimi të paralajmëruar

Lajme
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, thotë se mosanëtarësimi në Këshillin e Evropës është kronikë e një dështimi të paralajmëruar, pasi kushti për Asociacion erdhi si pasojë e humbjes së besimit të Qeverisë Kurti tek aleatët e Kosovës. Ajo thotë se e vetmja mënyrë për të dalë nga gjendja aktuale janë zgjedhjet e reja. Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një intervistë për KosovaPress thotë se ekzekutivi se ka trajtuar seriozisht procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. “Ka qenë një kronikë e një dështimi të paralajmëruar. Ju e dini se PDK-ja e ka mbështetur procesin e aplikimit dhe ...
Komentet te Çitaku: Mosanëtarësimi në KiE kronikë e një dështimi të paralajmëruar Janë të Mbyllura

Dështimi i Kosovës në KiE, Gërvalla lë të kuptohet se oferta për ta shkruar Draftin s’vlen më

Lajme
Pas dështimit që sot Kosova të anëtarësohet në Këshill të Evropës ka reaguar edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila me qëllim të bindjes së aleatëve për të marrë përkrahje u zotua që Kosova do ta shkruaj një Draft për Asociacionin dhe të njëjtin do ta dorëzojë në Kushtetuese në fund të muajit maj. Gërvalla ka thënë se Kosova s’është fundut në agjendën e sotme dhe s’kanë marrë as vendim për thirrje të një mbledhje të jashtëzakonshme për anëtarësimin pa vonesë të Republikës së Kosovës. Kryediplomatja ka thënë se kjo është në shpërputhje me thirrjen e Asamblesë Parlamentare të KiE, që në opinionin e saj ka thënë se Kosova duhet ...
Komentet te Dështimi i Kosovës në KiE, Gërvalla lë të kuptohet se oferta për ta shkruar Draftin s’vlen më Janë të Mbyllura

SKANDALOZE | Ministria e Albulena Haxhiut i jep fonde OJQ-së që e themeloi këshilltarja e saj Nazlie Bala dhe tani udhëhiqet nga motra e saj (DOKUMENTE)

Lajme
Nazlie Bala është këshilltare politike e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Bala, që njihet për afërsinë e madhe me Haxhiun, kishte themeluar një OJQ në vitin 2000 së bashku me motrën e saj, Nazifen, shkruan Demokracia.com. Në mesin e OJQ-ve që u shpërblyen me mjete financiare nga Ministria e Drejtësisë për fushën e shërbimeve sociale dhe familjare për vitin 2024 ishte edhe OJQ-ja e themeluar prej saj, “Qendra për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve – Liria, Gjilan”. Drejtoreshë, respektivisht koordinatore në këtë organizatë vazhdon të jetë motra e Nazlie Balës, Nazifja. Në ceremoninë e nënshkrimit të ndarjes së fondeve për OJQ-të që u bë para pak ditësh, konkretisht ...
Komentet te SKANDALOZE | Ministria e Albulena Haxhiut i jep fonde OJQ-së që e themeloi këshilltarja e saj Nazlie Bala dhe tani udhëhiqet nga motra e saj (DOKUMENTE) Janë të Mbyllura

Knaus: Ministrat e Jashtëm të caktojnë takim të jashtëzakonshëm për Kosovën

Lajme
Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet ka thënë se është çmenduri të ndalohet progresi i Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Kur sot mblidhet Komiteti i Ministrave të KiE-së ku Kosova nuk është në agjendë, Knaus ka theksuar se ministrat e jashtëm duhet të caktojnë një datë për takim të jashtëzakonshëm për Kosovën. “Ministrat e Jashtëm në Strasburg duhet ta caktojnë një datë të re për një takim të jashtëzakonshëm brenda javësh, që të votohet për aplikimin e Kosovës sapo të ecë në çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo do t’i çonte sinjal të qartë Serbisë se shtetësia e Kosovës është e qëndrueshme dhe ruan ...
Komentet te Knaus: Ministrat e Jashtëm të caktojnë takim të jashtëzakonshëm për Kosovën Janë të Mbyllura