Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Përparim Gruda, ka reaguar pas dekretimit të Ligjit për Zyrtarët Publikë nga presidentja Vjosa Osmani, ndonëse Gjykata Kushtetuese e kishte rrëzuar këtë ligj muajin e kaluar. Gruda, në një konferencë për media, tha se ky është një akt i paprecedentë i mashtrimit publik dhe shkelje e qëllimshme e Kushtetutës, sepse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë obligative për të gjitha autoritetet publike në Kosovë. “Me këtë akt, fatkeqësisht, edhe presidentja e Kosovës e cila e ka dekretuar këtë ligj, ka bërë shkelje të Kushtetutës, duke iu bashkuar kështu shkeljeve të vazhdueshme që bën Qeveria. Pasi nuk kanë arritur ...
Komentet te PDK: Presidentja Osmani dhe Qeveria Kurti shkelën për herë të dytë Kushtetutën Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se blloku evropian kërkon që Kosova dhe Serbia “pa vonesa” të nisin zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve. “Ajo se çfarë duam ne, çfarë kërkojmë është nisja e zbatimit bazuar në propozimin tonë, pa vonesa të mëtejme, dhe kjo përfshin edhe obligimin për të dyja palët që të zbatojnë plotësisht marrëveshjet e arritura më herët në dialog”, tha Borrell. Ai këto komente i bëri gjatë një konference për media pas takimit joformal në Nju Jork me ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian. Në këtë takim ai ka informuar ministrat për rundin e fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ...
Komentet te Ndërmjetësi evropian në dialog, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar se është takuar me Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me të cilët ka biseduar për situatën në Ballkanin Perëndimor. Takimi është zhvilluar në New York. Lajçak ka thënë janë në të njëjtën linjë në lidhje me zhvillimet dhe situatën në Ballkanin Perëndimor. “Kishim darkë mes miqsh të mirë në New York me Chollet dhe Escobar. Gjithmonë është e dobishme të rikonfirmojmë se ne ndajmë të njëjtin lexim të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe jemi në të njëjtën linjë në lidhje me rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak në platformën X. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk u pajtuan javën e kaluar rreth hapave për zbatimin e marrëveshjes ndërsa zyrtarët evropianë thanë se ishte kryeministri Kurti ai që nuk e pranoi një propozim për “përmbushje të njëkohshme” të detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Ohrit. Kryeministri Kurti fajësoi të hënën të dërguarin evropian për bisedimet Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak për dështimin e bisedimeve duke e akuzuar atë për njëanshmëri e qëndrime kundër Prishtinës. Nga BE-ja nuk kishte ndonjë reagim rreth akuzave të Kurtit, por në anën tjetër Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi të hënën ato që i quajti përpjekje të palodhura të Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak në bisedimet Kosovë-Serbi. “Ne (SHBA) mbetemi të angazhuar ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe partnerët e BE-së në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Falenderojmë dhe njohim përpjekjet e palodhura të Përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak”, u tha në përgjigjen e DASH për Zërin e Amerikës. Janë të Mbyllura
Ndërmjetësi evropian në dialog, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar se është takuar me Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me të cilët ka biseduar për situatën në Ballkanin Perëndimor. Takimi është zhvilluar në New York. Lajçak ka thënë janë në të njëjtën linjë në lidhje me zhvillimet dhe situatën në Ballkanin Perëndimor. “Kishim darkë mes miqsh të mirë në New York me Chollet dhe Escobar. Gjithmonë është e dobishme të rikonfirmojmë se ne ndajmë të njëjtin lexim të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe jemi në të njëjtën linjë në lidhje ...
Komentet te ShBA i çon mesazh Albin Kurtit | Lajçak darkon me Cholletin dhe Escobarin në New York: Jemi në të njëjtën linjë për situatën në Ballkan Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës dhe inspektorët e MASHT-it kanë zbarkuar sot në çerdhen shtetërore “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë, pas raportimeve të familjarëve të një 3-vjeçari se është rrahur brutalisht nga edukatoret në kopsht. Nëna e fëmijës ka treguar se si në kopsht e kanë thirrur edukatoret për të treguar për problemet që i ka bërë djali i saj. “Mësuesja Fitore më tha hajde këtu se djali yt e ka ba namin. Më erdhi shumë keq sepse mendova që e ka rrëzu dikon ose ka thy ndonjë gjë. I thashë ju kërkoj falje, por tha jo ka dalë e ka shkarravitë. Unë i thash kena me ja ble mësues një çokollatë ...
Komentet te Rrëfimi tronditës i nënës së trevjeçarit që dyshohet se u rrah në çerdhe: Djali nuk ka hëngër tetë orë Janë të Mbyllura
Sot bëhen 24 vjet nga themelimi i TMK-së, ku sipas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë, ishte paraparë çarmatimi i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe transformimi i saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Me hyrjen e trupave ushtarake të NATO-s, KFOR-it, në Kosovë në vitin 1999 filloi edhe transformimi i UÇK-së, duke përfunduar në vitin 2000. Udhëheqësi i parë i TMK-së u emërua Gjeneral-lejtnant, Agim Çeku. Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK-së në atë kohë ishin veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet, ofrimi i ndihmës në zona të rrezikuara, ndihma në pastrimin e fushave të minuara, ndihma ...
Komentet te 24 vjet nga themelimi i TMK-së Janë të Mbyllura
Pamje e rëndë: 3 vjeçari rrahet brutalisht nga kujdestarët në një kopsht në Fushë Kosovë Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kopsht në Fushë Kosovë. Një familjar i një 3 vjeçari ka publikuar pamje teksa fëmija rrahet brutalisht në një kopsht që quhet ‘Gezimi yne’. Familjari i indinjuar shkruan: Të nderuar media dhe prindër! Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fush Kosovë, në qerdhen shtetërore të fëmijëve “Gezimi yne”, është rrahur brutalisht nipi im Lisi, vetëm 3 vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qarte qe po rrihet e terhiqet zvarre, me pas e dergojne ne nje dhome pa kamera dhe e rrahin ...
Komentet te Pamje e rëndë: 3 vjeçari rrahet brutalisht nga kujdestarët në një kopsht në Fushë Kosovë -Video Janë të Mbyllura
Komuna e Shtimes ka njoftuar se është anuluar ekskursioni për maturantët në Shqipëri, i cili ishte planifikuar të realizohej gjatë këtyre ditëve. Sipas, Drejtorisë komunale të arsimit në Shtime, arsyeja e anulimit ka të bëjë me kompaninë e cila nuk i është përmbajtur ofertës dhe kontratës së fituar. “Me keqardhje njoftojmë maturantët dhe mësimdhënësit e dy shkollave të mesme për anulimin e ekskursionit të paraparë të mbahej në Shqipëri. Drejtoria Komunale e Arsimit në Shtime njofton se pas procesit të përzgjedhjes, kompania fituese nuk i është përmbajtur realizimit të ofertës me të cilën ka aplikuar bazuar në çmimin e paraqitur”, thuhet në njoftimin e Komunës. Sipas Komunës, Drejtoria e Arsimit ...
Komentet te “Çlirimtari” i Shtimes, anulon ekskursionin për maturantë në Shqipëri Janë të Mbyllura
Mergim Lushtaku, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se dyshon nëse “Albin Kurti jeton në univers paralel”, apo “ka dozë të lartë humori”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën se nuk dëshiron zgjedhje të jashtëzakonshme sepse në atë rast “zhduket opozita”. Pas kësaj deklarate shumë deputetë opozitarë kanë reaguar, përfshirë edhe Lushtaku. ”Për këtë kryeministër jam në dilemë se i njëjti a jeton në një univers paralel/ka shkalluar apo ka dozë të lartë humori?! Sinqerisht, shteti asnjëherë nuk ka qenë në duar më të pasigurta”, ka shkruar Lushtaku në Facebook, të hënën. Demokracia ...
Komentet te LLushtaku: Jam në dilemë se Kurti jeton në “univers paralel” ose ka “dozë të lartë humori” Janë të Mbyllura
Duke komentuar konferencën e sotme të kryeministrit Albin Kurti, gazetari Baton Haxhiu thotë se ‘i vjen të skuqet nga ai’. “Po më vjen marre për të. Po më vjen marre për koherencën e tij, për mënyrën qysh sillet, qysh ka deklaru dhe cka thotë sot, po skuqem. Kurrë Kosova nuk ka pasë një kryeministër kaq konfliktuoz”, ka thënë Haxhiu te Çim Peka. ‘Sot flasim për një situatë tepër të randë. Politikanët kur janë të pasuksesshëm orientohen kah individi sepse nuk kanë guxim me kritiku Francën ose Gjermaninë’, tha Haxhiu. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi ndërmjetësin evropian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, se është “pozicionuar” kundër Kosovës. ...
Komentet te Haxhiu: Po më vjen marre për Albin Kurtin, po skuqem Janë të Mbyllura
Deklaratën e kryeministrit Albin Kurtit për opozitën, i cili ka thënë se zgjedhjet nuk i konvenojnë as Qeverisë së Kosovës dhe as opozitës, dhe se ai është i interesuar t’i mundë në zgjedhje partitë opozitare e jo t’i zhdukë ato, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj e quan gjuhë kërcënuese. “Mendoj që duhet të shkarkohet Albin Kurti”. Kështu u shpreh kryetari i Partisë Socialdemokrate, teksa u pyet se a duhet të mos vazhdohet procesi i dialogut, në emisionin “Debat Plus”. Deklaratën e kryeministrit Albin Kurtit për opozitën, i cili ka thënë se zgjedhjet nuk i konvenojnë as Qeverisë së Kosovës dhe as opozitës, dhe se ai është i interesuar t’i mundë ...
Komentet te Molliqaj: Kurti duhet të shkarkohet, deklarata e tij për opozitën është gjuhë kërcënuese Janë të Mbyllura