Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Super-ekspertiza konstaton se ministrja Hajdari frenoi me vonesë dhe goditi fëmijën

Lajme
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, më 10 prill të vitit të kaluar kishte shkaktuar një aksident trafiku, për çka është konstatuar se e njëjta ka frenuar me vonesë. Ky konstatim vjen nga raporti i super-ekspertizës për aksidentin, i siguruar nga emisioni investigativ Kiks Kosova. Më 10 prill të vitit të kaluar, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, kishte shkaktuar një aksident trafiku në Prishtinë. Në aksident ishte përfshirë edhe një fëmijë, por që ajo thoshte se fëmija ishte përplasur për veturën e saj, duke dashur të heqë përgjegjësinë nga vetja. Rasti i “përplasjes” së fëmijës në veturën e ministres Hajdari rrezikon të “përplaset” ...
Komentet te Super-ekspertiza konstaton se ministrja Hajdari frenoi me vonesë dhe goditi fëmijën Janë të Mbyllura

Kastrati: Kurti po flet sikurse ish-regjimi jugosllav, duhen zgjedhje dhe duhet një qeveri e cila e riofron Kosovën me partnerët strategjik

Lajme
Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati  ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, se nëse shkohet në zgjedhje tani, opozita do të zhduket. Ai thotë se pas sanksioneve që i ka bërë vendit, e ka përdorur këtë fjalë jo rastësisht, pasi këtë e kanë përdorur regjimet e atyre që janë pikërisht të inkriminuarit e ish regjimeve të djeshme jugosllave dhe të këtij grupit enverist-stalinist nga Tirana, ku sipas tij, këto dy grupe janë këshilltarët kryesore të Kurtit, që ia imponojnë vendimmarrjen politike. “Pas krejt këtyre goditjeve të njëpasnjëshme që ia jep Kosovës, për t’i plotësuar egot e veta personale, pra na jep sanksione, vetëm ne, Republika Srpska dhe Rusia kemi sanksione, ...
Komentet te Kastrati: Kurti po flet sikurse ish-regjimi jugosllav, duhen zgjedhje dhe duhet një qeveri e cila e riofron Kosovën me partnerët strategjik Janë të Mbyllura

Inspektorati i Arsimit nxjerrë vendim për suspendimin nga puna të 3 edukatoreve dhe masë disiplinore ndaj drejtoreshës së çerdhes

Lajme
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë të ditur se Inspektorati i Arsimit tashmë ka nxjerrë vendim me të cilin obligon Drejtorinë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë për suspendimin nga puna të dy edukatoreve dhe kuzhinieres së çerdhes “Gëzimi ynë” të kësaj komune. Kjo u konfirmua për Gazetën Online Reporteri.net nga Këshilltarja për media në MAShT, Edona Kutleshi-Maliqaj, e cila shtoi se vendimi i tillë do të jetë në fuqi derisa të vendosin organet e drejtësisë. “Inspektorati i Arsimit ka nxjerrë vendim me të cilin obligon Drejtorinë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë që menjëherë të suspendojë nga marrëdhënia e punës 3 punëtorët e Institucionit parashkollor “Gëzimi Ynë”, ...
Komentet te Inspektorati i Arsimit nxjerrë vendim për suspendimin nga puna të 3 edukatoreve dhe masë disiplinore ndaj drejtoreshës së çerdhes Janë të Mbyllura

Deputeti Qalaj: Kurtit e Vuçiqit i duhet veriu për t’i mbuluar problemet e brendshme

Lajme
Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Marrëveshjen bazike në Bruksel dhe më vonë për Aneksin e zbatimit të saj në Ohër. Por, raundi i fundit i dialogut në Bruksel, i zhvilluar më 14 shtator, ka përfunduar pa ndonjë rezultat. Pas këtij takimi, përfaqësuesit e BE-së deklaruan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i gatshëm për të çuar procesin përpara, ndërsa ky i fundit tha se kishte paraqitur një plan për zbatimin e marrëveshjes, por që i njëjti është refuzuar nga Serbia dhe evropianët. Kurti, gjithashtu, ka akuzuar emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak, për pozicionim kundër Kosovës. Mosarritje një dakordimi ndërmjet palëve, thuhet se mund të ndikojë edhe ...
Komentet te Deputeti Qalaj: Kurtit e Vuçiqit i duhet veriu për t’i mbuluar problemet e brendshme Janë të Mbyllura

Rëndohet pozita dialoguese e Kurtit | Hovenier: SHBA ka besim të plotë në BE dhe Lajçakun si ndërmjetësues

Lajme
Shtetet e Bashkuara kanë besim të plotë në Bashkimin Evropian sa i përket ndërmjetësimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu deklaroi ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, gjatë një fjalimi të mbajtur në edicionin e dytë të Samitit të Paqes dhe Demokracisë që po mbahet në Prishtinë. “SHBA-ja ka besim të plotë në BE-në në ndërmjetësimin e saj të dialogut, SHBA-ja ka besim të plotë në përfaqësuesin e lartë [të BE-së, Josep] Borrell dhe përfaqësuesin e posaçëm [për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav] Lajçak, si zbatues objektivë të kësaj politike”, tha Hovenier. Deklarata e Hovenierit vjen dy ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, drejtoi akuza ndaj Lajçakut, që e cilësoi ...
Komentet te Rëndohet pozita dialoguese e Kurtit | Hovenier: SHBA ka besim të plotë në BE dhe Lajçakun si ndërmjetësues Janë të Mbyllura

Rama: Jemi komb me dy shtete, Shqipëria e Kosova

Lajme
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mori pjesë në takimin vjetor të “Iniciativës Globale Klinton”, që u mbajt në New York. E themeluar në vitin 2005 nga Presidenti Bill Clinton, “Clinton Global Initiative” CGI mbledh liderë shtetesh nga mbarë bota, si dhe aktorë të rëndësishëm të fushave të ndryshme në një përpjekje të përbashkët për të hartuar dhe zbatuar zgjidhjet më të mira për sfidat emergjente me të cilat përballet sot globi, të cilat në takimin e këtij e vit u fokusuan në ndryshimin e klimës, rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe barazinë shëndetësore. Takimi 2023 u përqendrua në përpjekjet për të ruajtur dhe çuar përpara ...
Komentet te Rama: Jemi komb me dy shtete, Shqipëria e Kosova Janë të Mbyllura

S’ka më dilema | Edhe Donika Gërvalla e pranon publikisht se Kurti hoqi dorë nga njohja de-jure e Kosovës nga Serbia

Lajme
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla tha në një intervistë më Zërin e Amerikës se pajtimi me marrëveshjen e Ohrit, e cila e siguron njohjen ‘de facto’ dhe jo “de jure” është kompromisi më i madh që ka bërë Kosova. Por thekson ajo, nuk është parë ndonjë vlerësim i këtij kompromisi. Ministrja Gërvalla tha se institucionet e Kosovës kanë shprehur pakënaqësinë në rrugë interne rreth mënyrës se si i dërguari evropian Miroslav Lajçak udhëheqë bisedimet me Serbinë, por javë n e kaluar sipas saj, “është mbushur kupa”. Zëri i Amerikës: Zonja Gërvalla, Bashkimi Evropian i bëri thirrje të qartë dhe pa mëdyshje Kosovës që të fillojë punën për themelimin ...
Komentet te S’ka më dilema | Edhe Donika Gërvalla e pranon publikisht se Kurti hoqi dorë nga njohja de-jure e Kosovës nga Serbia Janë të Mbyllura

Dialogu Kosovë-Serbi, mediat e huaja: Dritarja e mundësisë për marrëveshje po mbyllet shpejt

Lajme
Pak ditë pas takimit të nivelit të lartë mes Kurtit e Vuçiqit në Bruksel, mediat në Gjermani e Austri kanë komentuar dështimin e arritjes së rezultateve nga ky takim. Raportimet e “Bild” dhe “Standard” ndryshojnë, por të dy mediumet bien dakord për një gjë: koha për të arritur një marrëveshje po mbaron. “Kosova po bllokon planin e BE-së – a ekziston rreziku i një vale të re dhune në Ballkan?” Me këtë titull është publikuar artikulli për zhvillimet e javës së kaluar në Bruksel nga gazeta gjermane Bild. “Përpjekjet e BE-së për të qetësuar tensionet mes vendeve të Ballkanit, Serbisë dhe Kosovës, kanë dështuar sërish”, shkruan Bild, duke thënë se ...
Komentet te Dialogu Kosovë-Serbi, mediat e huaja: Dritarja e mundësisë për marrëveshje po mbyllet shpejt Janë të Mbyllura

Sot mot i ngrohtë, temperaturat deri në 30 gradë

Lajme
Kushte për mjegull mund të paraqiten ultësirave orëve të mëngjesit të ditës së mërkurë. Ditën do të mbajë mot shumë i ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell. Më vonë pasdite dhe në mbrëmje vranësirat shtohen nga perëndimi, por pa mundësi për të reshura. Temperaturat minimale zbresin në 15C e 17C, ndërsa ato maksimale mbesin të larta deri në 28C e 30C. Mundësi për riga lokale shiu paraqiten ditën e enjtë, por se mbetet ende ngrohtë me temperatura prej 27C. Nga dita e premtë parashihet të mbajë mot më i nxehtë e kryesisht me diell, me maksimale edhe deri në 32C e 33C ditën e shtunë. Nga dita ...
Komentet te Sot mot i ngrohtë, temperaturat deri në 30 gradë Janë të Mbyllura

Plagosja e dy vëllezërve në Rahovec, njëri në gjendje të rëndë

Lajme
Në pasditen e sotme në Rahovec, dy vëllezër kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri Njëri prej tyre është duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës, ndërsa tjetri në QKUK për shkak të plagëve serioze që ka marrë. Doktori kujdestar, Avdush Bajgora, në një lidhje direkte në Edicionin Special në Klan Kosova, ka bërë të ditur se edhe pas intervenimit të personelit mjekësor, gjendja shëndetësore e pacientit në fjalë mbetet jashtëzakonisht e rënduar. “Pacienti në fjalë ka pësuar lëndime jashtëzakonisht të rënda. Plumbi i cili ka atakuar shpretkën, pastaj njërën veshkë dhe zorrën e trashë. Pacienti në fjalë ndodhet në sallën e operimit, ku intervenimi ...
Komentet te Plagosja e dy vëllezërve në Rahovec, njëri në gjendje të rëndë Janë të Mbyllura