Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Nuk na duhet një ndërmjetësues si Lajçak” | Kurti kishte kërkuar të largohej nga dialogu edhe krimineli Veljko Odaloviq, por më pas nuk bëri zë…

Lajme
Kërkesa e kryeministrit Kurti për largimin nga dialogu të emisarit të BE-së, sllovakut Miroslav Lajçak, me arsyetimin se “Neve nuk na duhet një ndërmjetësim i tillë, i njëanshëm, aspak neutral…”, nuk është kërkesa e tij e parë për të larguar një person nga procesi negociator me Serbinë. Një kërkesë të tillë, kryeministri Kurti e kishte bërë edhe kur për herë të parë e takoi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Para përfaqësuesve të BE-së dhe Serbisë, ai kishte parashtruar kërkesën për largimin nga delegacioni serb të Veljko Odaloviqit. “DUHET LARGUAR Z. VELJKO ODALOVIQ”, KËRKESA QË U HARRUA NGA KURTI “Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar ...
Komentet te “Nuk na duhet një ndërmjetësues si Lajçak” | Kurti kishte kërkuar të largohej nga dialogu edhe krimineli Veljko Odaloviq, por më pas nuk bëri zë… Janë të Mbyllura

“Boll u çaraveshët qaty”, Arben Gashi nervozohet me ministrat e Qeverisë gjatë fjalimit në Kuvend

Lajme
Partitë opozitare kanë kërkuar themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. Në emër të tri partive opozitare, deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka paraqitur para Kuvendit propozimin për themelimin e këtij Komisioni. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, tha se kërkojnë hetim të thellë në lidhje me keqpërdorimet e mundshme me rezervat shtetërore. Opozita kërkon formimin e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore, VV e cilëson kërkesë të pakuptimtë Por ndërkohë që rendiste arsyet për një kërkesë të tillë, u përplas me ...
Komentet te “Boll u çaraveshët qaty”, Arben Gashi nervozohet me ministrat e Qeverisë gjatë fjalimit në Kuvend Janë të Mbyllura

Afera Zdravo: Haki Abazi ia lëshon Kusari-Lilës përgjimet me Simiqin në seancën e Kuvendit

Lajme
Seanca në Kuvendin e Kosovës po vazhdon ende. Në seancën e së enjtes po diskutohet rreth themelimit të rezervave shtetërore të grurit dhe vajit. E përgjimet e Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, ku vërtetohej se Kusari-Lila ka biseduar me Milan Radoijiçiqin, i kërkuar nga Kosova nën dyshimin për vrasjen e Oliver Ivanoniviqit dhe i sanksionuar nga ShBA-ja, po i lëshon në Kuvend Haki Abazi, ish-deputet i VV-së. Abazi i ka lëshuar këtë përgjim, të publikuar nga Nacionale, gjatë kohës sa fliste Kusari-Lila në foltoren e Kuvendit të Kosovës. List item 1 List item 2 List item 3 ...
Komentet te Afera Zdravo: Haki Abazi ia lëshon Kusari-Lilës përgjimet me Simiqin në seancën e Kuvendit Janë të Mbyllura

A do t’i përgjigjen kërkesës së ShBA-së? | Escobar sfidon publikisht Kurtin dhe Osmanin që t’i dënojnë sulmet ndaj Lajçakut

Lajme
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka sfiduar publikisht presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Ai u ka kërkuar të dy drejtuesve të lartë shtetërorë që t’i dënojnë sulmet ndaj emisarit evropian për dialogun, sllovakut Miroslav Lajçak. Fushata kundër ndërmjetësuesit evropian është shpeshtuar sidomos pas konferencës së fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilën e mbajti me mediat më 18 shtator 2021, shkruan Demokracia.com. Kjo kërkesë e Escobar erdhi pas pyetjes nga Zëri i Amerikës se “cili është komenti i juaj për kritikat e shprehura nga kryeminsitri Kurti për ndërmjetësin Miroslav Lajçak?”. “Gjatë javës së fundit jam alarmuar ...
Komentet te A do t’i përgjigjen kërkesës së ShBA-së? | Escobar sfidon publikisht Kurtin dhe Osmanin që t’i dënojnë sulmet ndaj Lajçakut Janë të Mbyllura

Detaje nga policia për vrasjen e djeshme në Malishevë

Lajme
Një person është vrarë dje me armë zjarri në Malishevë, shkruan Gazeta Express. Për këtë rast njoftoi edhe njëherë sot Policia e Kosovës. Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar si dhe i është konfiskuar arma me të cilën është kryer vrasja. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion “Fsh. Banjë, Malishevë. 20.09.2023 – 07:14. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet që me armë zjarri ka vrarë viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Te dyshuarit i është konfiskuar pistoleta me te cilën dyshohet ...
Komentet te Detaje nga policia për vrasjen e djeshme në Malishevë Janë të Mbyllura

Escobar: I alarmuar nga sulmet personale ndaj Lajçakut, Qeveria e Kosovës duhet ta dijë se kjo është e papranueshme

Lajme
I dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur për akuzat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti drejt ndërmjetësit evropian në dialog, Miroslav Lajçak. Escobar ka thënë se Lajçaku gëzon besimin e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara dhe se i njëjti nuk do të largohet nga pozita që e ka në dialog. Emisari amerikan ka thënë se është i alarmuar nga sulmet, siç i ka quajtur ai “personale” në Kosovë ndaj Lajçakut, shkruan gazeta online Reporteri.net. Esocbar ka thënë se nuk po pohon se këto sulme vijnë nga nga qeveria e Kosovës, por se qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e qartë ...
Komentet te Escobar: I alarmuar nga sulmet personale ndaj Lajçakut, Qeveria e Kosovës duhet ta dijë se kjo është e papranueshme Janë të Mbyllura

Escobar e godet Kurtin: E ka marrë dialogun vetëm me “po-jo”, një vend prej 1 mln e gjysmë s’do t’na bindë t’i ndryshojmë taktikat

Lajme
  I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar këkron përqasje të re në dialogun Kosovë-Serbi, duke e kritikuar kryeministrin Albin Kurri që, siç thotë ai, e ka marrë dialogun si një opsion vetëm “po apo jo”. Ai në një intervistë për Zërin e Amerikës i dha mbështetje edhe deklaratës së Bashkimit Europian ku Kosovës i kërkohet angazhim i menjëhershëm për ta formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Jo. Nëse do të më duhej të thoja diçka, nuk do të jetë për një përqasje të re nga partnerët brenda dialogut. Ka ardhur koha për një përqasje të re për disa nga personat që e ...
Komentet te Escobar e godet Kurtin: E ka marrë dialogun vetëm me “po-jo”, një vend prej 1 mln e gjysmë s’do t’na bindë t’i ndryshojmë taktikat Janë të Mbyllura

Ditë verore edhe sot, temperaturat deri në 30 gradë

Lajme
Mot shumë i ngrohtë parashihet të mbajë ditën e enjte. Paradite me intervale me diell, derisa gjatë ditës do të ketë edhe vranësira, që vende-vende mund të sjellin kushte për riga shiu, apo edhe ndonjë rrebeshi shiu nga vise malore në perëndim të vendit. Minimalet zbresin në 16C e 18C, e ato maksimale rriten deri në 29C e 30C, njofton Prishtina Weather. Ditën e premtë dhe të shtunë pritet të mbajë mot edhe më i nxehtë, me intervale më të gjata me diell. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 32C e 33C. Të dielën pritet të një ndryshim i përkohshëm i motit, me mundësi për të reshura dhe rënie të temperaturave ...
Komentet te Ditë verore edhe sot, temperaturat deri në 30 gradë Janë të Mbyllura

Edi Rama i nxjerr kartën e OKB-së delegacionit rus: Sado të përpiqeni, Kosova është e pavarur

Lajme Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij si drejtues i seancës speciale të thirrur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Ukrainën, ndau edhe disa fjalë për pavarësinë e Republikës së Kosovës në këtë panel. “Rusia dhe të tjerë janë përpjekur ta keqpërdorin realitetin e ndryshuar të Ballkanit Perëndimor e sidomos lindjen e Republikës së Kosovës për të justifikuar ëndrrat e tyre neo-imperialiste apo makthet e tyre që kanë eksportuar”, theksoi fillimisht kreu i Qeverisë. “Pavarësisht sa përpiqeni Kosova, pavarësia e së cilës është sanksionuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, kreu 14 i kësaj Karte të OKB-së, vijoi Rama duke shtua se “Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk mund të shërbejë ...
Komentet te Edi Rama i nxjerr kartën e OKB-së delegacionit rus: Sado të përpiqeni, Kosova është e pavarur Janë të Mbyllura

Super-ekspertiza konstaton se ministrja Hajdari frenoi me vonesë dhe goditi fëmijën

Lajme
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, më 10 prill të vitit të kaluar kishte shkaktuar një aksident trafiku, për çka është konstatuar se e njëjta ka frenuar me vonesë. Ky konstatim vjen nga raporti i super-ekspertizës për aksidentin, i siguruar nga emisioni investigativ Kiks Kosova. Më 10 prill të vitit të kaluar, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, kishte shkaktuar një aksident trafiku në Prishtinë. Në aksident ishte përfshirë edhe një fëmijë, por që ajo thoshte se fëmija ishte përplasur për veturën e saj, duke dashur të heqë përgjegjësinë nga vetja. Rasti i “përplasjes” së fëmijës në veturën e ministres Hajdari rrezikon të “përplaset” ...
Komentet te Super-ekspertiza konstaton se ministrja Hajdari frenoi me vonesë dhe goditi fëmijën Janë të Mbyllura