Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me anë të një postimi në rrjetin social ‘X’ ka treguar se ende po vazhdojnë të shtënat mes Policisë së Kosovës dhe grupit terrorist që e vranë policin kosovar Afrim Bunjaku. “Një polic i Kosovës është vrarë në krye të detyrës derisa një tjetër është lënduar në veri, në komunën e Zveçanit. Të shtënat ndaj policisë po vazhdojnë. Kjo është arsyeja pse ne kemi bërë thirrje që Serbia të ndaloi së sponzorizuari sulmet terroriste në veri. Ndërsa vajtojmë për humbjen e oficerit tonë të rënë, ne riafirmojmë angazhimin tonë për të ruajtur sundimin e ligjit dhe sigurinë në të gjithë territorin tonë. Sponsorizimi i dhunës dhe terrorizmit ...
Komentet te E fundit: Vazhdojnë të shtënat ndaj Policisë në veri Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka dënuar ashpër sulmet e orkestruara e të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës. Reagimi i diplomatit amerikan vjen pasi të dielën, një zyrtar i Policisë së Kosovës është vrarë në veri të Kosovës. Po ashtu, sipas Policisë, si pasojë e sulmit është plagosur një zyrtar policor dhe një tjetër është lënduar. Hovenier, shkroi se Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Ai shtoi se autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të sillen para drejtësisë. “I shpreh ngushëllimet në emër të Shteteve të Bashkuara familjes për vdekjen e rreshterit të Policisë së ...
Komentet te ShBA dënon ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës: Autorët të sillen para drejtësisë Janë të Mbyllura
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se të lënduar nga sulmi në Banjskë të Leposaviqit janë tre policë. “Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftim./Demokracia ...
Komentet te SHSKUK: Tre policë të plagosur po trajtohen në spital Janë të Mbyllura
Një ngjarje tragjike po shënon ditën e sotme në vendin tonë, pasi është kryer një sulm i cili po cilësohet terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku nga bandat kriminale serbe, të armatosura e të maskuara është vrarë një rreshter i policisë e një tjetër ka mbetur i plagosur në fshatin Banjskë të Leposaviqit. Siç raportohet polici i vrarë mëngjesin e sotëm është rreshteri Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë. Zyrtari i forcave të rendit, u qëllua për vdekje në orën 2:34 të mëngjesit, në një pritë nga bandat kriminale serbe në Banjskë të Zveçanit. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani si dhe kryeministri, Albin Kurti i ...
Komentet te Pamjet nga shtëpia e policit të vrarë në veri -Video Janë të Mbyllura
Vendosja e tyre u ofron siguri. Andaj, në çdo aksion që është më rrezikshmëri të lartë apo të mesme, policët janë të pajisur me jelekë antiplumbë. Por, ata po dalin jo mjaftueshëm të sigurtë, pasi që shumicës prej tyre iu ka skaduar afati. E tenderi për blerjen e tyre dështoi krejt pas dy vjet zvarritjesh. Sipas Organit Shqyrtues të Prokurimit, tenderi i iniciuar nga Policia për antiplumbët, do të duhej të kthehej në rivlerësim. Ish-drejtuesi i Policisë së Kosovës lidhur më këtë goxha fajtore po e lë OSHP-në. “OSHP-ja ka vlerësuar dhe ka shtyrë këtë tender, duke vonuar blerjen e tyre”, tha ai. Gjithashtu, i njëjti tregon rëndësinë e ...
Komentet te Policët me jelekë antiplumbë pa afat, dështon tenderi për blerjen e tyre – Video Janë të Mbyllura
Polici i vrarë dhe ai i plagosur së pari janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, ku sipas klankosovës, polici tashmë i vrarë ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas të dhënave ende të pakonfirmuara, deri te shkëmbimi i zjarreve ka ardhur pasi thuhet se një grup i armatosur e kanë bllokuar magjistralen që shpie nga Mitrovica për në Leposaviq dhe e kanë sulmuar me armë veturën zyrtare të policisë, në të cilën gjendeshin policët e Kosovës. Grupi sulmues është fshehur për në Manastirin e Banjskës dhe ende ka të shtëna armësh mes tyre dhe policisë së Kosovës. Ndërsa, zyrtari i plagosur është dërguar në Qendrën Klinike Universitare ...
Komentet te Vrasja në veri: Grupi i armatosur kishin bllokuar magjistralen që dërgon në Mitrovicë para se ta sulmonin Policinë e Kosovës Janë të Mbyllura
Një polic është vrarë dhe të paktën dy janë plagosur në fshatin Banjskë në veri. Burimet e Klan Kosovës bëjnë me dije se polici i vrarë është Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë. I ndjeri sipas të njëjtave burime mbante gradën e rreshterit./Demokracia ...
Komentet te Vrasja në veri, polici i vrarë ishte nga Vushtrria Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar raportimet se sot rreth orës 3 të mëngjesit sot, në fshatin Banjska të Leposaviqit, është sulmuar policia e Kosovës me ç’rast është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur. Kurti përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, i vrari është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitar. “Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe ...
Komentet te Tronditet veriu: Një polic vritet dhe një tjeter mbetet i plagosur në Leposaviq Janë të Mbyllura
Hisen Berisha kërkon hetime nga CIA dhe Kongresin Amerikan për dialogun dhe dokumentet e negociatave
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka folur në lidhje me dështimin e procesit të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel. Berisha tha se ka dyshime personale se ka një sinkronizim mes kryeministrit Kurti, presidentit Vuçiq dhe ndërmjetësuesve të BE-së për të bërë që procesi të dështojë. Ai kërkoi nga CIA dhe Kongresi Amerikan të nisë një hetim mbi bisedimet e zhvilluara dhe të shqyrtohen të gjitha njoftimet dhe dokumentet e dialogut. Në një prononcim për Ewronews.al, Berisha nënvizoi se si pasojë e dialogut në Bruksel Kosova në vend të njohjes ka detyrim të krijojë Asociacionin. “Kjo krizë e stisur tani dhe sulmet ndaj partnerëve ndërkombëtarë për mendimin tim më ...
Komentet te Hisen Berisha kërkon hetime nga CIA dhe Kongresin Amerikan për dialogun dhe dokumentet e negociatave Janë të Mbyllura
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova po kalon një nga krizat më të thella si në rrafshin politik ashtu edhe në atë ekonomik. Tahiri në reagimin e tij ka theksuar se ekonomia e Kosovës është përpara kolapsit dhe se sektori privat është duke u ballafaquar me vështirësitë më të mëdha që i ka pasur në dhjetë vitet e fundit. Tahiri ka thënë se është shumë e rëndësishme që Qeveria të ulet e të bisedojë me sektorin privat se si të dilet nga kjo krizë. “Sektori privat në Kosovë është duke hyrë në një periudhë kohore shumë të padefinuar, është në mjegull dhe në rrezik ...
Komentet te Tahiri akuza Qeverisë: Ekonomia e Kosovës buzë kolapsit Janë të Mbyllura