Shkëmbimi i zjarrit në mes të Policisë dhe grupit të armatosur deri në “fyt” mëngjesin e sotëm në veri të vendit, dyshohet se ka rezultuar edhe me të vrarë nga ana e sulmuesve. Kështu kanë bërë me dije sinjalizues të Sinjalit nga veriu dhe një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga organet e sigurisë. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se dyshohet se një zyrtar i Policisë është plagosur derisa gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Ndërkohë, më parë Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet policore konform situatës dhe rrezikut të shfaqur nga sulmet sporadike të grupeve kriminale, në vetëmbrojtje të tyre dhe të qytetarëve të asaj ...
Komentet te Plagoset edhe një polic i Policisë së Kosovës, gjendja e tij është stabile Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Është vrarë edhe një sulmues tjetër në Banjskë të Zveçanit, duke e çuar kështu numrin e të vrarëve nga grupi kriminal në dy. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur janë gjetur edhe trupat e pajetë të dy të vrarëve. Deri më tani, policia ka konfirmuar vrasjen e njërit prej sulmuesve. Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër i plagosur./Demokracia ...
Komentet te Edhe një sulmues i vrarë në veri, gjenden dy trupat e tyre Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka konfirmuar se njëri nga sulmuesit në Veri është vrarë. Në një njoftim në media, Policia tha se situata në Veri, e konkretisht në zonën e fshatit Banjska, po vazhdon të jetë e tensionuar. Sipas PK-së, grupet kriminale kohë pas kohe po sulmojnë me armë zjarri njësitet policore në teren, “të cilat edhe përkundër sulmeve ndaj tyre po vazhdojnë angazhimin duke krijuar perimetër të sigurisë, në interes të qetësimit të situatës, ofrimit të sigurisë dhe sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë”. “Sulmuesit profesional në numër të konsiderueshëm, të maskuar e të uniformuar me uniforma të ndryshme, të armatosur me armë të rënda, granata, mjete ushtarake (zolla), ...
Komentet te Policia konfirmon vrasjen e njërit prej sulmuesve në veri Janë të Mbyllura
Afrim Bunjaku, pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë në një sulm të armatosur në fshatin Banjskë të Zveçanit. Për momentin e sulmit ka shkruar Fahri Shala, kolegu i të ndjerit. Shala tha se u sulmuan në mënyrë tinëzare nga grupet kriminale. “Vrasja e tij është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe komunitetin në përgjithësi. Ne shprehim solidaritetin tonë me familjen e tij dhe ndjenjat tona më të ngrohta të ngushëllimeve. Ne besojmë në drejtësi dhe shpresojmë që ata përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm do të gjenden dhe do të përballojnë ligjin. Kujtimi i kolegut tim Rreshter Afrim Bunjaku do të vazhdojë të jetë burim inspirimi për ...
Komentet te Kolegu i policit të vrarë: U sulmuam në mënyrë tinëzare Janë të Mbyllura
Një varg i gjatë me forcat e ushtrisë se Serbisë është parë teksa avancon nga Kraleva drejt Raskës, një zonë që ndodhet shumë pranë kufirit me Kosovën. Mediat e huaja kanë publikuar video nga momenti kur autokolona e ushtrisë serbe kalon në rrugë e shoqëruar edhe nga automjete policie. Sipas këtyre mediave, këto lëvizje kanë të bëjnë me incidentet që kanë tronditur veriun e Kosovës mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e një sulmi me armë, ka mbetur i vrarë një efektiv i Policisë së Kosovës dhe është plagosur një tjetër. Ndërkohë, mesditën e sotme, Kryeministri Albin Kurti bëri me dije se, rreth 30 persona të armatosur rëndë, e që ...
Komentet te Sulmet në veri, Serbia nis autokolonat e ushtrisë afër kufirit me Kosovën -Video Janë të Mbyllura
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak thotë se e dënon sulmin në veri të Kosovës. Lajçak përmes një shkrimi në “tëitter” shkruan se dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Ai kërkoi që palët të t’i kthehen dialogut. “Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policisë së Kosovës mbrëmë. Dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është për viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë”, shkruan ai./Demokracia ...
Komentet te Lajçak për rastin tragjik në Kosovë: Kërkon rikthim të menjëhershëm të dialogut Janë të Mbyllura
Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Joseph Borrell, ka reaguar lidhur me sulmin nga grupe të armatosura serbe në veri të vendit. Borrell ka thënë se faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen, dhe se autorët duhet të dalin para drejtësisë. Ai ka thënë se jetët e personave të pafajshëm janë në rrezik si pasojë e sulmeve. Reagimi: Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë. Më shumë ...
Komentet te Reagon Borrell: Faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen, jetët e personave të pafajshëm janë në rrezik Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media bashkë me zv/drejtorin e Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, kanë dhënë detaje për sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës, ku mbet i vrarë një polic i Kosovës, një u plagos e një u lëndua. Gjatë konferencës, Kurti ka shpalosur edhe fotografi nga manastiri i Banjskës ku po qëndrojnë rreth 30 persona të armatosur, që dyshohet se kryen sulmin. Kurti tha se Policia dhe Prokuroria do t’i hetojnë uniformat të cilat i kanë veshur personat e armatosur. Ai tregoi edhe një fotografi të një autoblinde. “Siç shihet përveç xhipave, shihet se kanë edhe një autoblindë aty. Kjo autoblindë nuk është ...
Komentet te “Autoblinda dhe xhipat s’janë të Kosovës”, si hyri grupi i armatosur brenda territorit, çfarë thotë Kurti Janë të Mbyllura
Artan Bunjaku, djali i axhës së policit Afrim Bunjaku, që u vra në orët e para të mëngjesit në veri, ka një porosi për kryeministrin Albin Kurti, raporton Ekonomia Online. Ai ka kërkuar nga shefi i ekzekutivit që në dialog me Serbinë të mos i përdorë pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Familjari Arton Bunjaku tha se ky është një lajm i kobshëm për familjen Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë dhe se lajmin e ka marrë në orët e hershme të mëngjesit. “Lajmin e kam marrë rreth orës 5 të mëngjesit nga Policia e Kosovës, kemi qenë të gjithë shokuar se e dimë gjendjen në veri dhe lutemi që këto raste ...
Komentet te Familjari i policit të vrarë me porosi për Kurtin: Merru me dialogun, por mos i përdor uniformat në veri Janë të Mbyllura
Kisha Ortodokse Serbe ka dalë me një “deklaratë urgjente” dhe disa pamje ku ka thënë se një grup individësh të armatosur dhe të maskuar kanë thyer me forcë dhe me autoblinda dyert e Manastirit të Banjkës teksa ka dënuar ashpër vrasjen e një polici kosovar në orët e hershme të mëngjesit nga po ky grup i armatosur i nacionalitetit serb. “Dioqeza Rashkë-Prizren (KOS) dënon ashpër sulmin që ndodhi mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës në afërsi të fshatit Banjskë, ku raportohet se mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe dy të tjerë u plagosën”, ka shkruar KOS, siç e publikoi Manastiri i Deçanit. Reagimi i plotë: Ky është ...
Komentet te “Individë të armatosur dhe maskuar kanë thyer dyert e manastirit, ka të shtëna”: Kisha Ortodokse Serbe del edhe me pamje Janë të Mbyllura