Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Viktimizohet presidenti i Serbisë: Vrasja e policit nuk iu desh askujt

Lajme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po bën adresimin e tij, të parë sot, që nga akti terrorist i ndodhur nga sulmues serbë në Banskë të Zveçanit në veri. ”Nuk dua ta arsyetoj në asnjë mënyrë vrasjen e policit shqiptar. Kjo është dicka që nuk iu desh askujt”./Demokracia ...
Komentet te Viktimizohet presidenti i Serbisë: Vrasja e policit nuk iu desh askujt Janë të Mbyllura

Zbulohen emrat e dy të arrestuarve janë nga Mitrovica e Veriut

Lajme
Policia e Kosovës sot konfirmoi se katër persona janë arrestuar si të dyshuar në veriun e vendit të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve. KALLXO.com ka biseduar me avokatin e njërit prej të arrestuarave i cili ka konfirmuar se gjatë arrestimit, në veturën ku ishte ai është gjetur një radio-lidhje dhe një bateri. “Katër të arrestuar, njëri nga ta është Dushan Vllajeviq nga fshati Zhitkoc të Leposaviqit me banim në Mitrovicën e Veriut, ai dyshohet për dy vepra penale” – ka thënë avokati. Ai ka thënë se në deklarimet e para para hetuesisë, klienti i tij nuk ka dhënë shumë detaje ndërsa, tha se armë nuk janë gjetur gjatë ...
Komentet te Zbulohen emrat e dy të arrestuarve janë nga Mitrovica e Veriut Janë të Mbyllura

Sveçla: Ka edhe dokumentacione ruse në disa nga veturat e shfrytëzuara

Lajme
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se aksioni i sotëm do të zgjasë sa është e nevojshme, derisa ka dhënë edhe detaje për zbulimet që i ka policia nga sulmi i sotëm. Ai tha se në veturat që janë shfrytëzuar nga sulmuesit ka pasë edhe dokumente ruse. “Ka edhe dokumentacione ruse në disa nga veturat e shfrytëzuara”. Sveçla në RTK tha se secili individ që ka marrë pjesë në këtë sulm, që ka cenuar sovranitetin e vendit do të jetë subjekt i përndjekjes i institucioneve të Kosovës deri në përfundim. Ministri akuzoi direkt presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për mbështetje të dhënë ndaj këtij grupi. “Një aktivitet i tillë s’mund ...
Komentet te Sveçla: Ka edhe dokumentacione ruse në disa nga veturat e shfrytëzuara Janë të Mbyllura

Fillimisht “sulm i shëmtuar” e “akt qyqar terrorist” kundër Policisë së Kosovës, si e ashpërsoi cilësimin Borell?

Lajme
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, ka bërë sot një reagim fillestar lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës, duke i cilësuar vetëm si “akt të shëmtuar të një bande të armatosur kundër policëve të Kosovës”. Megjithatë në një njoftim të lëshuar nga zyra e tij pak minuta më parë, ku tregohet për bisedat që Borell ka pasur me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, Bashkimi Evropian e ka emëruar ngjarjen në veri edhe si “sulm qyqar terrorist kundër Policisë së Kosovës”. /GazetaExpress/ ...
Komentet te Fillimisht “sulm i shëmtuar” e “akt qyqar terrorist” kundër Policisë së Kosovës, si e ashpërsoi cilësimin Borell? Janë të Mbyllura

Borrell bisedon në telefon me Kurtin dhe Vuçiqin, kërkon që sulmuesit të dorëzohen

Lajme
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me sulmet në Zveçan, ku humbi jetën një pjesëtarë i Policisë së Kosovës. Gjatë këtyre bisedave telefonike, Borrell ka përsëritur thirrjen e tij për sulmuesit që të dorëzohen menjëherë dhe lirimin e pelegrinëve në Manastirin e Banjskës, që ata të largohen të sigurt. Ai bëri thirrje për rivendosjen e qetësisë dhe stabilitetit./Demokracia ...
Komentet te Borrell bisedon në telefon me Kurtin dhe Vuçiqin, kërkon që sulmuesit të dorëzohen Janë të Mbyllura

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi viziton policin e plagosur

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar policin Alban Rashitin, i cili u plagos në sulmin e mëngjesit të sotëm në Banjskë të Zveçanit, Ai theksoi se vullneti dhe vendosëmëri e tij për t’i shërbyer atdheut konfirmon besimin se Kosova ka ndërtuar instituticione të shkëlqyeshme të sigurisë. “Vizitova policin Alban Rashiti, i cili u plagos në sulmin terrorist të mëngjesit të sotëm, dhe u gëzova që ishte mirë dhe jashtë rrezikut”, shkroi Krasniqi. “Vullneti dhe vendosmëria e tij dhe e kolegëve të tij, për t’i shërbyer vendit dhe uniformës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë, na e konfirmon besimin se Kosova ka ndërtuar institucione të shkëlqyeshme ...
Komentet te Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi viziton policin e plagosur Janë të Mbyllura

Lajmi i Fundit: Policia fut nën kontroll Manastirin e Banjskës, shoqërohen në polici rreth 50 persona

Lajme
Policia e Kosovës ka marrë nën kontroll Manastirin në Banjskë, nga ku sot një grup terrorist sulmoi Policinë e Kosovës dhe në afërsi të tij vrau policin Afrim Bunjaku. Siç ka mësuar jozyrtarisht Demokracia.com, Njësitë Speciale kanë zënë 47 persona aty që aktualisht po trajtohen si të dyshuar. Demokracia.com merr vesh se në mesin e tyre ka edhe pelegrinë serbë që janë duke u shoqëruar në polici për ekzaminim. Po ashtu, merret vesh se disa prej terroristëve të armatosur rëndë kanë arritur të ikin nga manastiri dhe ende nuk dihet saktësisht numri i terroristëve të vrarë. Policia e Kosovës ka konfirmuar deri më tani për tre terroristë të vrarë. Disa ...
Komentet te Lajmi i Fundit: Policia fut nën kontroll Manastirin e Banjskës, shoqërohen në polici rreth 50 persona Janë të Mbyllura

Forcat e KFOR-i vendosen në aksin Mitrovicë – Zveçan

Lajme
Forcat e KFOR-it janë vendosur në rrugën Mitrovicë – Zveçan. Në manastirin ortodoks serb vazhdon të qëndrojë një grup me persona të armatosur. Policia deri më tani ka konfirmuar se ka vrarë njërin prej tyre, ndërsa mban të rrethuar zonën. /Demokracia ...
Komentet te Forcat e KFOR-i vendosen në aksin Mitrovicë – Zveçan Janë të Mbyllura

Klani: Njësia Speciale ka hyrë brenda manastirit të Banjskës, operacioni ka mundësi të përfundojë brenda orës

Lajme
Njësia Speciale ka hyrë brenda në manastirin e Banjskës, ku është ngujuar grupi kriminal i armatosur në komunën e Zveçanit. Burime të Klan Kosovës, bëjnë me dije se ka mundësi që aksioni të përfundojë brenda orës. Kujtojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar./Periskopi ...
Komentet te Klani: Njësia Speciale ka hyrë brenda manastirit të Banjskës, operacioni ka mundësi të përfundojë brenda orës Janë të Mbyllura

Publikohen fotografi ku duken të vrarë dy prej sulmuesve në Banjskë

Lajme
Nëpër rrjetet sociale janë duke qarkulluar dy fotografi të trupave të vrarë që dyshohet se janë të anëtarëve të grupit terrorist që sulmuan Policinë e Kosovës. Trupat dyshohet se janë të pjesëtarëve të grupit prej rrth 30 personave me armatime të rënda që mëngjesin e sotëm vranë policin Afrim Bunjaku. Jo zyrtarisht mësohet se disa nga sulmuesit tanimë janë asgjësuar. Po ashtu nga shkëmbimet e zjarrit ka mbetur i plagosur një polic i Kosovës. /Demokracia ...
Komentet te Publikohen fotografi ku duken të vrarë dy prej sulmuesve në Banjskë Janë të Mbyllura