Të dielën e 24 shtatorit, të paktën 3 terroristë serbë janë vrarë e 6 të tjerë janë kapur gjallë nga njësitet elitare të Policisë së Kosovës në Banjskë të komunës së Zveçanit. Të gjithê këta, së bashku me dhjetëra persona të tjerë, ia kishin mësyrë sulmit mbi institucionet e Republikës së Kosovës. Një polic i Kosovës, Afrim Bunjaku, ka mbetur i vrarë në orët e para të ditës së diel dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, shkruan Demokracia.com. Sipas të dhënave të deritashme, vetëm për 9 terroristët dihet se çfarë ka ndodhur (3 të vrarë, 6 të arrestuar), por për më shumë se 20 prej tyre nuk dihet se ...
Komentet te “Së paku 30 policë e ushtarakë janë nën rrethimin tonë” | 3 u vranë dhe 6 u arrestuan, ku mbetën terroristët e tjerë? Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Dita e sotme në Kosovë është ditë zie në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku. Bunjaku u vra dje në veri të vendit pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës./Demokracia ...
Komentet te Sot ditë zie në Kosovë në nderim të policit Afrim Bunjaku Janë të Mbyllura
Polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në veri të vendit, do të varroset sot nga ora 16:00. Ai do të varroset në varrezat e fshatit Samadrexhë, sipas faqes jozyrtare të këtij fshati në Facebook. “Nesër nga ora 16:00 bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, Heroit, Afrim Bunjaku. I njoftojmë të gjithë bashkëvendësit dhe të gjithë popullin e Kosovës se nesër, ditë e hënë, nga ora, 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë, me nderime shtetërore, do të bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, bashkëvendësi ynë, Heroi, Afrim Bunjaku”, thotë njoftimi në këtë faqe./Demokracia ...
Komentet te Sot varroset polici Afrim Bunjaku Janë të Mbyllura
Në mesin e terrositëve serbë të vrarë u tha se është edhe Radomir Poçuça. Së fundmi ka qenë vetë Poçuça i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka hedhur poshtë këto lajme duke thënë se është gjallë. Në rrjetin e tij në “Facebook”, ai ka lajmëruar të gjithë ndjekësit që të mos shqetësohen lidhur me lajmet që janë duke qarkulluar, pasi nuk ka vdekur dhe ende nuk ka asnjë plumb me emrin e tij në të. “Boll u shqetësuat lidhur me atë çfarë disa shqiptarë të trashë shkruajnë. Nuk kam vdekur, dhe nuk kam plan të vdes, nuk ka ende asnjë plumb me emrin tim në të”, shkruan ai ...
Komentet te U tha se ishte vrarë në veri, bëhet i gjallë terroristi serb: S’kam vdekur Janë të Mbyllura
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se edhe pas 13 viteve të dialogut në Bruksel, Kosova vazhdon ta diskutoj çështjen e një pjese prej 17 për qind të territorit të Kosovës të banuar me serbë. Ai tha se çështja e veriut është diskutuar tash e 13 vite me ndërmjetësim të BE-së dhe mbështetje të SHBA-së, derisa përmendi se në vitin 2011 u vra polici Enver Zymberi në vendosje të rendit dhe ligjshmërisë, kurse sot u zu në pritë rreshteri i Policisë së Kosovës. “E në këtë rast po flasim për një pjesë të territorit të Kosovës që është e destabilizime vazhdimisht, një pjesë që është 17,3 për ...
Komentet te Haziri për situatën në veri: 5 qeveri, 5 kryeministra po vazhdojnë t’i japin mundësi dialogut Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka marrë mbështetje të madhe pas aksionit të djeshëm kundër terroristëve serbë në Banjskë të Zveçanit, ku fatkeqësisht mbeti i vdekur polici, Afrim Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë. Mesazhe falënderuese për Policinë e Kosovës kanë ardhur edhe nga New York-u. Në Times Square, në zemër të New York’ut janë shfaqur billboarda falënderues për Policinë e Kosovës. “Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri -Afrim Bunjaku”, “Faleminderit heronjve tanë Policisë të Kosovës”, janë mesazhet që janë shfaqur në Times Square. Këto billboarde janë vendosur nga Platforma e patundshmërive, kompania shqiptaro-amerikane Tafingo, tashmë e njohur në komunitetin shqiptarë që gjithmonë për festen e Pavarësisë mbush sheshin e ...
Komentet te Billboarda falënderues për Policinë e Kosovës shfaqen në Times Square, në zemër të New York’ut Janë të Mbyllura
Shfaqje teatrale dhe patetike e Vucicit sonte. Kurti tha ka faj. Njejtë thonin për Thaçin, Mustafën, Haradinajn. Kurtin unë e kam oponent politik dhe e kundërshtoj zëshëm për politikat e tij. E fajsoj për mungesën e reagimit qeveritar karrshi inflacionit, mungesës së projekteve zhvillimore, mungesën e koordinimit me SHBA dhe BE. E kritikoj për rrënimin e dialogut social me media, biznese, shoqëri civile, opozitë. E kritikoj për qasjen e tij në dialog me Serbinë. Por, për gjendjen e sotme në veri, Serbia dhe grupet paramilitare kanë faj. Ju e keni provokuar situatën. Shpresoj ta merrni mësimin. Kosova është ndërtuar qe 24 vite. ...
Komentet te Vlora Çitaku: Shfaqje teatrale dhe patetike e Vucicit sonte. Janë të Mbyllura
Analisti Baton Haxhiu ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në konferencën që mbajti la të nënkuptohet se KFOR’i ka negociuar me Policinë e Kosovës apo Qeverinë, që të lirohen pjesëtarët e Grupit Terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës. Sipas Haxhiut, fakti që aludohej se ka pasur një negocim, “tregon se grupet terroriste, ata 28 që kanë ikur, kanë ikur me një negocim.” “Ky la të nënkuptohet që KFOR’i ose dikush tjetër ka negociu me Policinë ose Qeverinë e Kosovës, që ata të lirohen dhe lirimi i tyre siç duket është negociues…Negociata ka pas. Fakti që aludohej se ka pas një negocim, tregon se grupet terroriste, ata 28 që ...
Komentet te Haxhiu për Grupin Terrorist: 28 prej tyre që kanë ikur, kanë ikur me negociim Janë të Mbyllura
Presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, që u vra sot në orët e para të mëngjesit në veri. Lajmin e ka bërë të ditur Presidenca përmes një njoftimi drejtuar mediave. “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në ...
Komentet te Osmani e shpall të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka dhënë përditësimet e fundit për situatën në veri të vendit, duke treguar se kanë hyrë në objektet përcjellëse të manastirit të Banjskës për realizim të detyrave zyrtare. Policia thotë se si rezultat i përkushtimit dhe angazhimit të njësiteve relevante policore, në kuadër të perimetrit të caktuar të sigurisë është arrestuar edhe sulmuesi i dytë, i cili gjithashtu ka qenë në uniformë ushtarake dhe i armatosur me armë të gjata dhe municion. “Deri më tani sipas informacioneve nga terreni tre sulmues janë vrarë, janë arrestuar dy sulmues dhe katër persona të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, e të cilët dyshohet se ndërlidhen ...
Komentet te Edhe një sulmues i arrestuar, Policia thotë se ka hyrë në objektet përcjellëse të Manastirit të Banjskës Janë të Mbyllura