Arbenita Bunjaku, vajza e policit të vrarë në veri të dielën e 24 shtatorit, nga formacionet kriminale ka folur nën lot dhe pikëllim në mbledhjen komemorative në nder të babait të saj. Ajo ka thënë nuk e di si të jetoj pa heroin e saj, i cili i mësoi gjithçka, vetëm të jetojë pa të nuk e mësoi. “Heroi babai im, sa vështirë e kam të shkruaj për ty. Ikja jote babi na la me mall të madh në zemrat tona. Nuk e di se si jetoj unë pa ty. Si jetoj unë pa heroin tim. Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pashë. Vendin tënd në shtëpi nuk ...
Komentet te “Nuk e di si të jetoj pa heroin tim”, nën lot flet vajza e policit të vrarë në veri Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një fotografi po qarkullon në rrjetet sociale ku besohet se është terroristi i katërt i vrarë, trupi i të cilit u gjet sot në malet e Zveçanit. Demokracia.com raportoi pak më parë se policia e ka gjetur trupin e pajetë të terroristit të katërt. Ndërsa këtë lajm, e konfirmoi edhe Prokuroria e Shtetit përmes zëdhënësit të saj, Ekrem Lutfiu i cili njoftoi se trupi i viktimës është gjetur 1.5 kilometra larg vendit të ngjarjes. /Demokracia.com/ ...
Komentet te Po raportohet: Kjo është fotografia e terroristit që u gjet sot i vrarë! Janë të Mbyllura
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, do të takohet gjatë ditës me këshilltarët diplomatikë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, bëjnë të ditur burime nga Brukseli. Sipas këtyre burimeve, në takim do të jetë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ky takim i jashtëzakonshëm pason një sulm ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, të dielën, më 24 shtator, ku mbeti i vrarë një polic. Sulmuesit janë të kombësisë serbe. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sulmi është kryer në fshatin Banjskë të Zveçanit dhe se ka edhe të lënduar. ...
Komentet te Lajçak takon përfaqësues nga Franca, Gjermania e Italia, në takim edhe Escobari – pas vrasjes së policit në veri Janë të Mbyllura
Ambasada amerikane në Prishtinë, ka ulur në gjysmë-shtizë flamurin amerikan, në nderim të policit dëshmor Afrim Bunjaku. ‘Presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur 25 shtatorin Ditë Zie Kombëtare në Republikën e Kosovës. Ne iu bashkohemi institucioneve të Kosovës në nderim të policit Afrim Bunjaku. Sot, flamuri jonë, është në gjysmë-shtizë në nderim të tij, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane. /Demokracia ...
Komentet te Flamuri amerikan në gjysmë-shtizë te Ambasada: Në nderim të policit Afrim Bunjaku Janë të Mbyllura
Sot në kampin “Enver Zymeri” do të bëhet publik armatimi i konfiskuar nga grupi terroristë dje në Zveçan. Mediumi “Gazeta Neutral” ka publikuar pamje nga armatimi i konfiskuar, shkruan Demokracia.com Nga pamjet shihet se terroristët e kishin edhe rekuizita me logo të “KFOR”-it. Nga armatimi i konfiskuar shihet se ata kishin plane ende për të krijuar kriza më të mëdha brenda territorit të Kosovës. “Tre sulmues mbetën të vrarë në operacionin e sotëm në Banjskë, ndërsa u arrestuan gjashtë persona – dy prej tyre sulmues dhe katër të tjerë që e mbështetën sulmin me radio-lidhje”, bëri të ditur dje ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla. Sipas tij, dy nga ...
Komentet te Terroristët do të përdornin edhe logon e “KFOR”-it | Publikohet armatimi i konfiskuar – ky ishte plani i tyre -Video Janë të Mbyllura
Një ditë pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku dhe sulmit nga një grup terrorist, i përbërë prej rreth 30 vetave, situata në fshatin Banjskë të Zvecanit paraqitet më e qetë. Policia e Kosovës edhe sot ka bllokuar hyrje-daljet në këtë fshat. Demokracia.com nga institucionet e sigurisë ka mësuar se edhe sot pjesëtarët e Policisë kanë vazhduar të gjejnë armatim nëpër shtëpitë e fshatit, por edhe nëpër rrugë, i cili është lënë gjatë ikjes së terroristëve. Ndryshe, dje pas sulmit terrorist mbi Policinë e Kosovës, janë vrarë tre sulmues serbë, gjashtë të tjerë janë arrestuar dhe dy janë të plagosur. Po ashtu, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një arsenal të madh ...
Komentet te Policia vazhdon të gjejë shumë armë nëpër shtëpitë dhe rrugët e Banjskës Janë të Mbyllura
Gazetat gjermane raportojnë lajmin për një përplasje të përgjakshme mes disa ‘tipave’ të armatosur dhe policisë së Kosovës. Vlerësohet se ky është kulmi i tensionit në muajt e fundit dhe konflikti më i ashpër i viteve të fundit. “Pas vrasjes së një polici të Kosovës nga banditë të maskuar në veri të Kosovës, kërcënon një përshkallëzim i ri pas disa javësh paqësore”, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung. Gazeta citon atë që dihet për shkëmbimin e zjarrit në afërsi të Banjskës në veri të Kosovës, si dhe vlerësimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se ishte “terrorizëm”. Gazeta doli në shtyp para konferencës për shtyp të presidentit serb Aleksandar Vuçiq. “Atmosfera në ...
Komentet te Shtypi gjerman: Gjendja është tepër e rrezikshme në Kosovë Janë të Mbyllura
Një natë pas situatës së rëndë që ndodhi në veri të Mitrovicës, klerikët fetarë serb janë parë pranë stacionit të policisë tek 92-shi në Prishtinë. Tre klerikë shihen tek hyrja e stacionit policor në qendër të Prishtinës në orët e para të së hënës, raporton Indeksonline. Ardhja e tyre në Prishtinë me siguri lidhet me fatin e pelegrinëve që u përdorën nga terroristët serbë në Banjskë të Zveçanit. Klerikët poashtu pritet të përgjigjen edhe për manastirën e Bansjkës që u përdor dje si strehë për terroristët dhe se si një objekt fetar u shëndrrua edhe si depo armësh./Demokracia ...
Komentet te Klerikët serbë shihen tek stacioni policor në qendër të Prishtinës Janë të Mbyllura
Prezantuesja shqiptare Luana Vjollca së fundmi ka marrë në moderim emisionin Love Island më përmasa ndërkombëtare. Gjatë episodit të fundit ajo ka vendosur që ta përmbyll më një dedikim për Policinë e Kosovës dhe me nderime për policinë e vrarë gjatë detyrës në veri të vendit. Demokracia ...
Komentet te “Ngushëllime dëshmorit dhe respekte Policisë së Kosovës” – Luana Vjollca e përmbyll emisioni “Love Island” me dedikim për Kosovën -Video Janë të Mbyllura
Dy serbë të plagosur pjesëtarë të formacionit terrorist që sulmuan Policinë e Kosovës, të cilin janë larguar nga Kosova, janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Novi Pazar të Serbisë. Hyrjen gjatë gjithë natës e kanë ruajtur pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ka raportuar media serbe “Nova”. Media serbe raportoi se Spitali i Përgjithshëm nuk po i jep askujt informacione rreth gjendjes shëndetësore të të plagosurve në fshatin Banjskë të Zveçanit. ...
Komentet te Mediat në Serbi po raportojnë se dy prej terroristëve serbë që u plagosën në Zveçan po mjekohen në Novi Pazar, po ruhen nga MUP-i i Serbisë Janë të Mbyllura