Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Zhvillimet në veri, Kearns: Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit

Lajme
Deputetja britanike Alicia Kearns, ka thënë se ka shumë fakte që duhen vërtetuar pas vrasjes së një polici kosovar në një sulm të organizuar terrorist të dielën në Banjskë të Zveçanit. Por sipas saj, mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit. Përmes një postimi në platformën X, deputetja Kearns është shprehur se llogaridhënia është prioritet krahas një rivlerësimi urgjent për të vendosur drejtësinë dhe ekuilibrin në qendër të qasjes ndërkombëtare ndaj Serbi-Kosovë. “Shumë fakte që duhen vërtetuar pas vrasjes së një polici kosovar, por mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit, kështu që llogaridhënia është prioritet krahas një rivlerësimi urgjent për të vendosur drejtësinë dhe ekuilibrin ...
Komentet te Zhvillimet në veri, Kearns: Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit Janë të Mbyllura

Dy terroristët serbë të arrestuar në Banjskë dërgohen në Gjykatë (Pamje)

Lajme
Dy serbët e dyshuar për terrorizëm janë sjellë sot në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku do të mbahet seanca për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë. Kujtojmë se mbrëmë Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën paraburgimit për të arrestuarin Vlladimir Toniq, i dyshuar për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. /Demokracia ...
Komentet te Dy terroristët serbë të arrestuar në Banjskë dërgohen në Gjykatë (Pamje) Janë të Mbyllura

Veriu i përgjakur, vrasjet e tmerrshme që ndodhën ndër vite

Lajme
Vrasje të zyrtarëve policorë, politikanëve e të tjerëve kanë ndodhur ndër vite në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi e Zubin Potoku përbëjnë komunat e kësaj zone. Zona prej rreth një mijë kilometrash katrorë kufizohet me Serbinë me një kufi të gjatë tokësor, për të cilin autoritetet e Kosovës thonë se është vështirë të kontrollohet. Në këtë pjesë ka pasur shpesh incidente me të vdekur e të lënduar, për shkak të përplasjeve të popullatës lokale serbe me autoritetet e Kosovës, që duan ta shtrijnë kontrollin e shtetit atje. Prishtina zyrtare fajëson shtetin serb se po i dirigjon drejtpërsëdrejti incidentet në zonën veriore të ...
Komentet te Veriu i përgjakur, vrasjet e tmerrshme që ndodhën ndër vite Janë të Mbyllura

“Die Welt”: Perëndimi tepër i butë ndaj Vuçiqit, ndërsa Lajçaku ka dështuar dhe moti është dashur të shkarkohej

Lajme
Gazeta konservatore gjermane “Die Welt” shkruan në një koment se sulmi në veri të Kosovës tregon se perëndimi gjendet para një grumbulli me rrënoja. Brukseli më në fund duhet ta kuptojë se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës ka dështuar. Kjo ka ndodhur për shkak të politikës destruktive të presidentit serb. Lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë gazeta gjermane “Die Welt” ka botuar një koment të ashpër dhe me kërkesa të qarta ndaj BE-së dhe Serbisë. “A nuk po e sheh Perëndimi se çfarë është duke bërë vaki para derës së BE-së? A nuk po e vërejnë europianët se për presidentin e Rusisë Vlladimir Putin është punë e lehtë që ...
Komentet te “Die Welt”: Perëndimi tepër i butë ndaj Vuçiqit, ndërsa Lajçaku ka dështuar dhe moti është dashur të shkarkohej Janë të Mbyllura

Ngritje e lehtë e temperaturave, parashikimi i motit për ditën e sotme

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë këtë javë në vendin tonë, Sot siç njofton IHM pritet mot me vranësira e intervale me diell. Temperatura maksimale gjatë ditës pritet të arrijë në 26 gradë. “E marte – Mot me vranësira dhe intervale me dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit. E mërkurë – Mot me diell dhe vranesira të pakta .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë ...
Komentet te Ngritje e lehtë e temperaturave, parashikimi i motit për ditën e sotme Janë të Mbyllura

Ish-deputeti i Kurtit, Fisnik Ismaili, pyet: Qeta policë e forca speciale a janë produkt i qeverive të dështueme të 20 vjetëve

Lajme
Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fisnik Ismaili, i cili atëherë ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo e cila aktualisht është në pushtet, ka pyetur se këta policë e forca speciale a janë produkt i qeverive të dështuara të para 20 viteve. Këtë pyetje Ismaili e ka bërë pasi shumë herë qeveria aktuale i ka akuzuar qeveritë e mëhershme si shkakun kryesor për dështimin e segmenteve të ndryshme në Kosovë. Ish-deputeti Ismaili ka ironizuar me këtë, ku përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar: “Qeta policë e forca speciale tash a janë produkt i qeverive të deshtueme të para 20 vjete, e ...
Komentet te Ish-deputeti i Kurtit, Fisnik Ismaili, pyet: Qeta policë e forca speciale a janë produkt i qeverive të dështueme të 20 vjetëve Janë të Mbyllura

Momenti kur sulmuesit serbë ikin maleve nga autoritetet e Kosovës -Video

Lajme
Pamjet  më poshtë, tregojnë momentin se si terroristët serbë, largohen nga Manastiri pasi sulmuan me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Bansjkë, duke lënë të vrarë rreshterin, Afrim Bunjaku.   Janë publikuar pamje nga droni që shfaqin grupin e sulmuesve teksa lëviznin në Manastirin e Banjskës të Zveçan të dielën. Rreth 30 të uniformuar e të maskuar shihen teksa lëvizin në manastir pak orë pasi kishin qëlluar për vdekje policin Afrim Bunjaku në këtë fshat. Pamjet janë publikuar nga agjencia prestigjioze “Associated Press” të hënën në mbrëmje, që materialin ia ka atribuuar Qeverisë së Kosovës. Ata shihet teksa kanë hyrë në këtë manastir. Më pas ky grup ka ...
Komentet te Momenti kur sulmuesit serbë ikin maleve nga autoritetet e Kosovës -Video Janë të Mbyllura

Mediumi boshnjak: Milan Radojiçiq është plagosur gjatë sulmit terrorist në Veri

Lajme
Mediumi boshnjak “Istraga” raporton se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, është në mesin e sulmuesve të plagosur në Banjskë të Zveçanit. Milan Radojiçiq i cili prej kohësh është i kërkuar nga autoritetet e Kosovës dhe në listë të zezë të Amerikës, ndodhet në Serbi dhe po trajtohet në spital, sipas medias “Istraga”. Mediumi raporton se në disa raste ka tentuar të kontaktojë me Radojiçiqin, por fillimisht një person i panjohur i cili është përgjigjur në telefonin e tij ka thënë se “nuk është Radojiçiq”, ndërsa më pas, i njëjti person ka pohuar se Radojiçiq është mirë. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, konfirmoi sot se në automjetet që ...
Komentet te Mediumi boshnjak: Milan Radojiçiq është plagosur gjatë sulmit terrorist në Veri Janë të Mbyllura

Nëna 26-vjeçare është diagonstikuar me leukemi, ka nevojë për ndihmë

Lajme
Qendresa Llapashtica-Ismajli, 26-vjeçe, nënë e dy fëmijëve, është diagonstikuar me leukemi akute dhe për shërimin e sëmundjes kërkohen 130 mijë euro, të cilat ajo dhe familja e saj nuk ka mundësi t’i përballoi. Bashkëshorti i saj, Erduan Ismajli, ka publikuar një thirrje për ndihmë në shërimin e Qëndresës. Ismajli, në një njoftim në rrjetin social Facebook, ka thënë se bashkëshortja e tij aktualisht ndodhet në një spital në Turqi. Ai ka publikuar diagnozën e sëmundjes me të cilën vuan Qëndresa, nënë e dy fëmijëve (dy vjeç dhe dy muajsh). “Familja jonë nuk i ka mundësitë financiare për përballimin e shpenzimeve të mjekimit të Qëndresës, ndaj apelojmë te të gjithë të ...
Komentet te Nëna 26-vjeçare është diagonstikuar me leukemi, ka nevojë për ndihmë Janë të Mbyllura

Situatë e qetë në Banjskë, vijon operacioni policor

Lajme
Një ditë pas ngjarjeve të djeshme mes pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe grupeve terroriste serbe, ku pati të vrarë, të plagosur dhe të arrestuar, situata e përgjithshme në Bajnskë të Zveçanit sot është e qetë dhe pa tensione. Një autoblindë me policë është duke qëndruar gjatë tërë kohës tek udhëkryqi i rrugës që të çon në drejtim të manastirit të Bajnskës, aty ku u zhvilluan luftimet të dielën, ndërsa askush nuk po lejohet të lëvizë në këtë drejtim, duke përfshirë këtu edhe gazetarët. Mësohet se operacionet e policisë në kërkim të terroristëve në këtë zonë po vazhdojnë. Automjetet e EULEX-it, sikur edhe ato të Policisë së Kosovës, e nganjëherë ...
Komentet te Situatë e qetë në Banjskë, vijon operacioni policor Janë të Mbyllura