Personat e arrestuar për sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës të dielën në Banjskë të Zveçanit mund të dënohen nga 25 vjet deri në burgim të përjetshëm, thotë Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD). Sipas tij, të njëjtit për veprën e rëndë penale të terrorizmit do të gjykohen në Kosovë, derisa është e pamundur që ata të ekstradohen në Serbi për shkak të mungesës së marrëveshjes për bashkëpunim juridik ndërkombëtar. Po ashtu, Shala nuk pret nga Serbia që t’i dorëzojë në Kosovë kriminelët e arratisur në veri, përkundër thirrjeve të djeshme të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Shala nga IKD thotë për KosovaPress se në ...
Komentet te Të arrestuarit për terrorizëm mund të dënohen nga 25 vjet deri në burgim të përjetshëm Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës orët e para të së dielës, që la të vdekur një rreshter të Policisë dhe plagosi një zyrtar tjetër, nuk kanë munguar as reagimet e ndërkombëtarëve. Madje, shtetet e QUINT-it janë mbledhur në një takim në Bruksel, për të diskutuar pikërisht këtë situatë. Siç bën të ditur këshilltari i kryeministrit të Italisë, Francesco Talo, në këtë takim u diskutua mbi dialogun e lehtësuar nga BE, si forma e vetme për të çuar përpara normalizimin e situatës mes dy Kosovës dhe Serbisë. Në një postim në rrjetin social Twitter, Talo thotë se QUINT qëndron pas punës së bërë nga emisari i BE-së për dialog, ...
Komentet te QUINT-i mblidhet në Bruksel për situatën në veri: I qëndrojmë prapa Lajçakut Janë të Mbyllura
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, e ka vizituar sot familjen e Afrim Bunjakut, policit të vrarë veri. “Ambasadori Westerlund vizitoi shtëpinë e rreshterit të ndjerë Afrim Bunjaku në fshatin Samadrgjë për t’i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e tij, thuhet në njoftimin e ambasadës. “Autorët duhet të dalin para drejtësisë”, thuhet më tej në njoftim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ambasadori i Suedisë shkon për ngushëllime në familjen Bunjaku, kërkon që autorët të dalin para drejtësisë Janë të Mbyllura
Sipas informacioneve të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke e shqyrtuar mundësinë e emërimit të politikanit serb Boban Bogdanoviq si këshilltari të tij. Besohet se Bogdanoviq si këshilltar do të kishte rol për të de-përshkallëzuar konfliktin në veri të Kosovës dhe për të mundësuar një dialog të përbashkët mes komunitetit serb, bashkësisë ndërkombëtare dhe Qeverisë së Kosovës. Bogdanoviq pretendohet se do të kontribuojë më tepër se paraardhësi i tij Petar Miletiq. Ai është politikani i parë serb që dënoi sulmin terrorist dhe prezantoi dëshmi për përfshirjen e Milan Radoiçiqit. I kontaktuar nga Insajderi, Bogdanoviq nuk e ka mohuar këtë. “Këtë e kam dëgjuar nga përfaqësuesit ...
Komentet te Deeskalimi i situatës në veri, Boban Bogdanoviq pritet të caktohet këshilltar nga ana e Kurtit Janë të Mbyllura
Nënkryetari i Listës Serbe dhe i sanksionuari nga SHBA-të, Milan Radojicic, tashmë edhe me pamje është vërtetuar se ka qenë pjesë e grupit terrorist i cili të dielën ka vrarë një polic të Kosovës dhe ka plagosur dy të tjerë, shkruan Gazeta Express. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga droni ku Radojiciq shihet bashkë me një numër të madh terroristësh derisa qëndronin në Manstirin e Banjskës në Zveçan. Siç ka raportuar dje mediumi boshnjak “Istaraga”, Radojicic është një prej terroristëve të plagosur dhe se është duke u trajtuar në Beograd. “Istaraga” ka publikuar edhe një bisedë që kanë pasur në Viber pasi e kanë kontaktuar ...
Komentet te Terroristi Milan Radojiçiq fshin aplikacionin “Viber” pasi gjurmohet nga mediat, dyshohet se është i plagosur rëndë Janë të Mbyllura
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, tha se ende nuk dihet saktë se çfarë ndodhi ditën e 24 shtatorit. Ai tha se dihet që ata që kryen sulmin terrorist nuk janë qytetarë që mbledhur spontanisht siç u mundua ta prezantojë presidenti Aleksandar Vuçiq, por se ishin të trajnuar e pajisur. “E dimë që sulmi ka ardhur nga një grup që ishte i mirorganizuar, që ishte i trajnuar, që ishte profesional, që kishte pajisje ushtarake. Nuk ishte një grup individësh që spontanisht u bënë bashkë për të shprehur shqetësime. Ishte një grup i trajnuar dhe i organizuar. Ne jemi ende duke e marrë vesh se kush është përgjegjës”./Demokracia ...
Komentet te A e cilëson ShBA-ja terrorist sulmin ndaj Policisë së Kosovës, Hovenier: Mund të them se ishte akt i rëndë kriminal Janë të Mbyllura
Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka nxjerr në publik armët e konfiskuara të grupit terrorist serb, pas konfliktit në Banjskë të Zveçanit. Në foto shihet arsenal i armëve të ndryshme, por ajo që bie në sy është edhe sekuestrimi i disa veturave identike si të forcave paqeruajtëse me mbishkrimin KFOR, me të cilat lihet të kuptohet se sulmuesit mund të jenë kamufluar në të kaluarën edhe kinse ushtarë të KFOR-it për të vepruar më lehtë. Gazetari Kreshnik Gashi ka dhënë detaje se përse grupi terrorist serb provoi të kamuflohet si ushtarakë të NATO-s. “Shumica e veturave të cilat i ka përdorë grupi janë vetura të njëjta me ato ...
Komentet te Kamuflimi serb: Në 2023 i përdoren veturat me simbole të KFOR-it, në 1998 me simbole të UÇK-së Janë të Mbyllura
Gjykata ka marrë vendim që dy nga serbët e arrestuar për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri që te iu caktohet masa a paraburgimit prej 30 ditësh. Dejan Vasiq, avokat i të dyshuarit për sulm terrorist në veri, Dushan Maksimoviq, ka treguar se klientit të tij i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Në një prononcim për media, ai ka paralajmëruar se do të ankohet në Gjykatën e Apelit ndaj kësaj mase. “Dushan Maksimoviqit sot i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.Ne do të parashtrojmë ankesë dhe kemi paraqitur disa fakte që mendojmë se janë relevante dhe që tregojmë për diçka që ...
Komentet te 30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për sulm terrorist Janë të Mbyllura
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar disa pamje të grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës, ku thotë se shihet edhe Milan Radojiçiq. Sveçla ka thënë see Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku “Ky në pamjet më poshtë është Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e Listës së Zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kryekrimineli Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i ...
Komentet te Sveçla publikon pamje që dëshmojnë se krimineli Milan Radojçiq i priu grupit terroristë që sulmuan Policinë -Video Janë të Mbyllura
Kryemininistri Albin Kurti vazhdon të mos gjejë rehati gjatë ushtrimit të detyrës së tij si drejtues i Qeverisë së Kosovës. E kaluara e tij opozitare, e mbushur me dhunë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, po e ndjekë atë si hije. Bashkë me të kaluarën e tij, edhe një pyetje vazhdon ta ndjekë si hije opozitarin e dikurshëm dhe kryeministrin aktual, Albin Kurtin: Kur do t’i kërkojë falje Policisë së Kosovës për sulmet, dhunën, ofendimet e linçimet? Youtube, Facebook dhe faqe të panumërta në internet janë të mbushura me video e fotografi që dëshmojnë dhunën e pamasë të ushtruar nga Albin Kurti dhe partia e tij, Vetëvendosje, mbi policët e ...
Komentet te Pyetja që vazhdon ta ndjekë si hije Albin Kurtin | Kur do t’i kërkojë falje Policisë së Kosovës për sulmet, dhunën, ofendimet dhe linçimet? – Video Janë të Mbyllura