Qeveria e Kosovës ka ndarë 1 milionë e 123 mijë e 675 euro për dëmet e shkaktuara nga vërshimet. Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se përfitues do të jenë 14 komuna. “Ministria e Bujqësisë propozon për miratim vendimin për mbështetje financiare për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore gjatë vitit 2022 për komunat Deçan, Gjakovë, Graçanicë, Junik, Kamenicë, Malishevë, Prishtinë, Vushtrri, Gjilan, Lipjan, Novobërdë, Skenderaj, Rahovec dhe Podujevë…Është e rëndësishme të potencohet se ky vendim nuk bie në kundërshtim me vendimin e Qeverisë të datës 29.09.2022 në të cilin parashihet kompensimi i dëmeve për të gjithë kategoritë që kompensimi të jetë nga sekretariati i Ministrisë së Punëve ...
Komentet te Qeveria Kurti bën hajgare, i ndan 1.1 milionë euro për 14 komuna që u dëmtuan nga vërshimet Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryetari i organizatës joqeveritare Komiteti Evropian për Zhvillimin e NATO-s, Gunther Fehlinger, pas ngjarjeve të së dielës në veri të Kosovës, ka reaguar sërish Fehlinger të dielën, derisa po kryhej sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit, kishte bërë thirrje për veprim urgjent kundër Serbisë. Ai sugjeronte që NATO-ja duhet të jetë gati të bombardojë sërish Beogradin, nëse paqja në Ballkan kërcënohet. Ndërkaq sot, austriaku ka kërkuar që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste, shkruan Ballkani “I bëj thirrje BE-së dhe Kosovës që ta shpallin Listën Serbe organizatë terroriste”, ka shkruar Fehlinger në Twitter, derisa e ka shpërndarë postimin ku nënkryetari i Listës Serbe shihet në mesin e terroristëve që ...
Komentet te Kryetari i Komitetit Evropian për Zhvillimin e NATO-s thirrje BE-së dhe Kosovës: Shpalleni Listën Serbe organizatë terroriste Janë të Mbyllura
Sot paradite do të vendoset se si të procedohet tutje pas përfundimit të aksionit të bastisjes në Banjskë. Kështu ka deklaruar sot Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani. Elshani gjatë ditës së djeshme ka deklaruar për mediat se edhe pse operacioni ka përfunduar, “si do të vazhdohet” do të dihet vetëm pas orës 09:00, sot. Më 24 shtator, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur persona të armatosur, rreth 30 sosh, sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë – zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit. Në përleshjet që pasuan midis grupit të armatosur dhe forcave të rendit u vranë katër terroristë ...
Komentet te Sot vendoset se si do të procedohet tutje rreth zhvillimeve në veri Janë të Mbyllura
Mëngjesi i së dielës ishte i rëndë për Kosovën, meqë rreshteri Afrim Bunjaku u vra nga disa terroristë serbë në Banjskë të Zveçanit. Pas kësaj ngjarjeje tragjike në ditën e varrimit të tij u mbajt një mbledhje komomerative, ku presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shpalli hero, Afrim Bunjakun. Organizata “American albanian law enforcement association USA” që ka për synim thellimin e marrëdhënieve mes amerikanëve dhe shqiptarëve në shenjë solidarizimi dhe nderimi për veprën e heroit Afrim Bunjaku, ka hapur një “Gofoundme”, ku secili mund të kontribuojë dhe t’i dalin në ndihmë familjes së tashmë të ndjerit. Deri tani aty janë dhuruar mbi 30 mijë euro./Demokracia ...
Komentet te Mblidhen mbi 30 mijë euro për të ndihmuar familjen e policit të rënë në veri Janë të Mbyllura
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se SHBA-të duhet të përcaktojnë nëse Serbia ishte përgjegjëse për sulmin e së dielës në veri të Kosovës. Ai ka thënë se ky sulm ka qenë i koordinuar dhe sofistikuar. Në një intervistë për “Politico” ai ka thënë se “njerëzit që ne i mbajmë më përgjegjës janë njerëzit që qëlluan në drejtim të zyrtarit policor të policisë së Kosovës”. Hovenier ka thënë se “sasia e armëve sugjeron se kjo ishte serioze, me një plan për të destabilizuar sigurinë në rajon”. Hovenier tha se SHBA-të duhet të përcaktojnë ende nëse Serbia ishte përgjegjëse për pritën, siç pretendon Kosova, por ai ...
Komentet te Hovenier: Sulmi ishte i koordinuar dhe i sofistikuar, sasia e armatimit të sekuestruar tregon se kishte plan për destabilizimin e rajonit Janë të Mbyllura
Një zakon në mëngjes që mund t’ua ndryshojë jetën. Ju mjaftojnë vetëm 2 minuta dhe vullnet për të pirë rreth 450 gram ujë çdo mëngjes – sapo të zgjoheni, dhe shëndeti juaj do të përmirësohet. Ka shumë arsye pse uji është i nevojshëm për trupin tonë, por më poshtë do të gjeni 5 arsyet kryesore pse duhet të pini ujë në mëngjes, akoma pa konsumuar ushqime: Zgjon dhe aktivizon metabolizmin tuaj – Pirja e një gote të madhe me ujë sapo të zgjoheni nga gjumi i jep energji metabolizmit tuaj me një rritje prej 24%, për 90 minuta. Hidraton trupin tuaj të etur – Sapo ne zgjohemi nga gjumi, trupi ...
Komentet te Pini shumë ujë çdo mëngjes, ka përfitime shëndetësore magjike Janë të Mbyllura
Vranësira paraqiten ditën e mërkurë mbi vend, por se nuk do të mungojnë edhe intervale me diell. Nuk priten kushte për të reshura. Temperaturat minimale zbresin në 13C e 15C, ndërsa ato maksimale luhaten ndërmjet 23C e 26C. Mot stabil mbetet në ditët e fundit të shtatorit, me intervale më të gjata me diell, herë herë edhe me vransira kalimtare. Gjasa për reshje të pakta, paraqiten tek ditën e diel. Temperaturat maksimale luhaten në vlera përreth 23C e 25C, njofton Prishtina Weather./Demokracia ...
Komentet te Diell e vranësira sot, temperaturat në rritje Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka përfunduar aksionin e bastisjes në Banjskë të Zveçanit. Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani. Ai tha se nesër pas orës 9 do të vendoset se si të procedohet tutje. “Sot në orët e pasdites ka përfundu Operacioni i krehjes së terrenit, kontrollimit të zonës dhe bastisjeve. Nesër pas orës 9 do të vendoset se si të veprohet tutje”, deklaroi Elshani./Demokracia ...
Komentet te Përfundon aksioni i bastisjes në Banjskë, Policia nesër vendos si të veprohet tutje Janë të Mbyllura
Vedat Muriqi ka shënuar gol për epërsinë e Mallorcas ndaj Barcelonës. Sulmuesi kosovar shënoi në minutën e tetë për rezultatin 1:0. Për Muriqin ishte ky goli i tij i tretë në këtë sezon në La Liga./Demokracia ...
Komentet te Vedat Muriqi ndëshkon Barcelonën, shënon për epërsinë e Mallorcas -Video Janë të Mbyllura
Ndonëse ishte paralajmëruar se drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq do të mbante konferencë shtypi të dielën në orën 14:00 lidhur me incidentin e armatosur në veri të Kosovës, siç dihet, kjo nuk kishte ndodhur. Gazeta serbe Nova nga një burim i afërt me partinë e presidentit serb ka mësuar se Aleksandar Vuçiq i ka kërkuar Petkoviqit që të mos flasë dhe se do ta bënte ai vetë këtë. Sipas pohimeve të bashkëbiseduesit të portalit, Vuçiq i ka bërtitur Petkoviqit duke i thënë se ai nuk mund të flasë për atë temë pa dijeninë e tij, me vërejtjen se Petkoviq “nuk ka çfarë të thotë”. Siç mëson portali serb, ...
Komentet te Vuçiqi e anuloi konferencën për shtyp të Petkoviqit, duke i bërtitur: “Çka do të thuash ti, kush të dha leje?” Janë të Mbyllura