Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë përpjekjet që të barazohet vrasja e rreshterit të Kosovës, Afrim Bunjaku, me sulmuesit “që ishin të përfshirë në vrasjen” e tij. Kështu tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mathew Miller, në pyetjen lidhur me atë se si SHBA-ja i cilëson personat që sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. “Ne kemi qenë shumë të qartë: SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet e koordinuara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe ne shprehim ngushëllime për familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës i cili u vra gjatë detyrës. Ne kundërshtojmë përpjekjet për të ...
Komentet te DASH: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka reaguar kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili ka kërkuar që KFOR’i ta marrë më shumë kontrollin në veri të Kosovës. Basha ka pyetur pse Rama ka nevojë të flas se çfarë të bëjë Kosovë në vend të vetin. ’Vet KFOR-i është bind që Policia jonë ka kapacitete me mbajt rendin dhe sigurinë në veri, del Edi Rama thotë, KFOR-i le ta merr përsipër sigurinë atje”. ”Nuk meriton koment, veç s’pe kuptoj pse ka nevojë me fol se çka duhet me ba Kosova në vend t’vetin?”, ka shkruar Basha në Facebook. /Demokracia ...
Komentet te Dimal Basha i reagon Ramës: Pse ka nevojë me fol se çka duhet të bëjë Kosova në vend t’vet Janë të Mbyllura
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, është njoftuar se një shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë. Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës për ...
Komentet te Deklarohet Ministria e Jashtme për vdekjen e 19-vjeçarit në kufirin Kroaci-Serbi: Nuk ka indikacion që ai u vra nga autoritetet serbe Janë të Mbyllura
Afër pikës kufitare Serbi-Kroaci që gjendet në fshatin Batrovc në rajonin e Vojvodinës në Serbi është raportuar nga mediat serbe se janë sulmuar dy të rinj nga Kosova nga disa persona të panjohur. Njëri prej tyre, 19 vjeçar, ka vdekur nga plagët e marra me thikë, siç raporton mediumi serb “Blic”, transmeton Gazeta Express. Polica në Sremska ka konfirmuar se është gjetur trupi i një personi të panjohur dhe se autori “është duke u kërkuar intensivisht”. Gjegjësisht, sipas informacioneve, policia është në kërkim të personave të cilët të martën më 26 shtator sulmuan dy të rinj në hyrje të fshatit Batrovci dhe qëlloi për vdekje njërin prej tyre, nëntëmbëdhjetë vjeçarin ...
Komentet te Mediat serbe raportojnë se një 19 vjeçar nga Kosova është therur me thikë në kufirin Serbi-Kroaci Janë të Mbyllura
Me 97 vota pro, sot Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi një rezolutë, e cila dënon ashpër sulmin terrorist të grupeve kriminale mbi Policinë e Kosovës, i cili ka ndodhur të dielën. Rezuluta e cila është mbështetur nga të gjitha grupet parlamentare ka 7 nene, ku i jepet mbështetje institucioneve të Kosovës për ngjarjet në veri. “DËNON me termat më të ashpër sulmin terrorist të grupeve kriminale mbi Policinë e Kosovës më datën 24 shtator 2023, si dhe kërkon nga faktori ndërkombëtar që të ushtroj ndikimin e tij për ta ballafaquar Republikën e Serbisë me rolin e saj në raport me nxitjen, shtytjen, ndihmen dhe mbështetjen e e çdo llojshme ...
Komentet te Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës për të dënuar sulmet terroriste në veri, kërkohet nga Qeveria të bashkëpunoj me aleatët perëndimor Janë të Mbyllura
Anëtarja e Kryeisëë së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar pasi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se KFOR’i duhet të marrë nën kontroll veriun e vendit. Mihali ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar nga KFOR që ta marrë kontrollin në veri e as që do ta bëjë, derisa ka thënë se heshtja e Ramës për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe dhënë Kosovës, në këto momente, raporton Express. “Mbase heshtja e Kryeministrit të Shqipërisë për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe, në këto momente, dhënë Kosovës. Po ashtu, Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar që KFOR të marrë kontrollin në veri. E ...
Komentet te VV-së nuk i pëlqen mbështetja e Shqipërisë | Dejona mundohet ta sulmojë Ramën edhe pasi ai u përplasë hapur me BE-në për Kosovën Janë të Mbyllura
Kryeministri Edi Rama ka thënë në konferencën e sotme për mediat se KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës, propozim të cilin tha se e ka bërë më parë në samitin e NATO-s. Ai vuri në dukje se e ka paralajmëruar përshkallëzimin e ngjarjeve dhe theksoi se nuk duhet pritur më për të vepruar “Këtë e meriton dhe e pret që ta dëgjojë i gjithë ky rajon që boll ka vuajtur në historinë e vetë nga degradimet të hajvallëkut. Kjo histori mund të përshkallëzohet në përplasje të armatosura prej vitesh. E kam paralajmëruar prej kohësh mundësinë e pështjellimit të këtij skenari tragjik dhe fatkeq në veriun e Kosovës, ...
Komentet te Rama: KFOR-i të marrë nën kontroll veriun e Kosovën Janë të Mbyllura
Flamuri në zyrat e Bashkimit Evropian në Beograd nuk është ulur dje në gjysmë-shtizë ani pse Qeveria e Serbisë kishte shpallur 27 shtatorin ditë zie për tre terroristët e vdekur në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, për KALLXO.com ka thënë se BE është kundër glorifikimit të kriminelëve. “Kemi parë që Serbia e ka shpallur dje ditë zie. Delegacioni i BE-së në Serbi nuk e uli flamurin e BE-së. Në përgjithësi, BE-ja është në thelb kundër glorifikimit dhe vajtimit të kriminelëve dhe terroristëve”- ka thënë ai. Stano ka përmendur se Bashkimi Evropian i ka ulur flamujt në gjysmë-shtizë në Kosovë, në nderim ...
Komentet te BE e godet Serbinë që shpalli ditë zie për terroristët: Ne nuk vajtojmë e glorifikojmë kriminelët Janë të Mbyllura
“Atë policin, Enver Zymeri, që e kanë vra”. Me këtë gjuhë aspak respektuese është regjistruar duke folur për heroin e Kosovës, Enver Zymerin, shefja e deputetëve të partisë së Kurtit, Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila. Askush në Lëvizjen Vetëvendosje nuk e ka dënuar këtë gjuhë, por përkundrazi, Kusari – Lila është mbrojtur publikisht edhe nga kryeministri Albin Kurti, shkruan Demokracia.com. Mosrespektimi në prapaskenë i një heroi, aty ku nuk ka media, siç është Enver Zymeri i rënë në mbrojtje të Repubikës së Kosovës në korrikun e vitit 2011, u dëshmua me audioincizmin e publikuar nga Nacionale, ku Kusari – Lila po bashkëbisedonte me shefin e deputetëve të Listës Serbe, ...
Komentet te “Atë policin që e kanë vra” | Kurti nuk u distancua, por e mbrojti gjuhën ofenduese të Kusari-Lilës me Listën Serbe për heroin Enver Zymeri Janë të Mbyllura
Ju nuk keni ngrënë ushqim “fast food” dhe ëmbëlsira për një kohë të gjatë, ushtroheni rregullisht dhe mezi sa humbni peshë. Në fakt shumica e njerëzve nuk e kuptojnë që ritualet e tyre të mëngjesit po i ndalojnë që të arrijnë trupin e ëndrrave. Dhe këto janë 5 zakonet e mëngjesit prej të cilave duhet të hiqni dorë tani: 1. Flini shumë Me pak gjumë, trupi juaj do të prodhojë hormone kortizioli në përgjigje të stresit, që rritin oreksin. Gjithsesi gjumi i tepërt nuk është më mirë për ju. Sipas një studimi nga “PLOS One”, të flesh më shumë se 10 orë gjumë natën, mund të çojë në një peshë ...
Komentet te Zakonet e mëngjesit që na bëjnë të trashemi dhe nuk e kuptojmë Janë të Mbyllura