Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka drejtuar kritika të ashpra për kryeministrin Kurti. Ai ka thënë se Kurti është njeriu i Serbisë, duke shtuar se punët e kryeministrit nuk janë në favor të Kosovës, por në interes të Serbisë. Derisa kryeministri Kurti në mbledhjen e Qeverisë kishte kërkuar që të mos heroizohet një kriminel, Haradinaj thotë se më shumë të këqija ka bërë Kurti Kosovës, sesa Hajrizi. “Me respekt për popullin tim ky njeri është i Serbisë, punët e tij nuk janë në favor të Kosovës por të Serbisë; e dobëson shumë Kosovën dhe e forcon shumë interesin e Serbisë dhe grupet që rrezikojnë. Këtë e bënë me agjendë, sepse ...
Komentet te Haradinaj: Shumë më shumë të këqija po i bën Kosovës kryeministri Kurti, se Faton Hajrizi Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ekspertët e trafikut thonë se vendi ka nisur t’i vuajë ndjeshëm pasojat e korrupsionit dhe abuzimit në marrjen e patentë-shoferëve, sepse si pjesë e këtij sistemi të dobët dhe korruptiv është edhe niveli ende i dobët i edukimit për vozitje. Të dhënat e prokurorisë gjithashtu tregojnë për një rritje të rasteve të raportuara për keqpërdorime. Njohësit e fushës së Telekomunikacionit thonë se procesi i marrjes së patentë-shoferit në Kosovë, ku individët paguajnë shuma të ndryshe ose gjejnë lidhje të tjera dhe më pak i nënshtrohen testit të rregullt ligjor vazhdon të jetë një fenomen i përhapur në Kosovë. Ata thonë se përderisa niveli i abuzimeve varet nga gatishmëria e qytetarëve ...
Komentet te Korrupsioni dhe edukimi i dobët i shoferëve problem që kërkon zgjidhje Janë të Mbyllura
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, e ka kritikuar veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Haziri tha se Qeveria Kurti po i blen votat në mënyrë të moderuar, ndërsa foli për shtesat dhe “shpërndarjen lineare të buxhetit”. Ai tha se Qeveria ka shpërnda “140 milionë euro në mënyrë lineare dhe miliona tjerë duke e rritur konsumin”. “260 milionë tenderë sekretë që thirren brenda ditës dhe vendosin njerëzit e kësaj qeverie dhe vetë qeveria është zullum i madh për buxhetin e shtetit”, tha ai të martën në Klan Kosova. “Në njërën anë i ka ndaluar investimet kapitale, dhe në anën tjetër organizon tendere sekrete”, theksoi numri dy i ...
Komentet te Haziri: Qeveria Kurti po i blen votat në mënyrë të moderuar Janë të Mbyllura
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot u shpall aktgjykimi në rastin e vrasjes së 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu. Rigjykimi i të akuzuarve ka prekur fundin sot. Në rigjykim ndaj të akuzuarve për vrasjen e Lulzimit, është dhënë vendimi i njëjtë me atë të herës e kaluar. Njëri i akuzuar u ri-dënua me 10 vite burgim, kurse tjetri me nëntë. Lajmin e ka bërë të ditur avokati i familjes Fejzullahu, Tomë Gashi, i cili u deklarua përpara medieve me të përfunduar seanca e sotme. Kujtojmë se ky rast po rigjykohet prej kur Gjykata e Apelit kishte marrë vendim më 17 korrik, me të cilin aktgjykimin dënues prej 19 vite dënim ...
Komentet te Shpallet aktgjykimi për vrasjen e Lulzim Fejzullahut, nuk ndryshon dënimi ndaj dy të akuzuarve Janë të Mbyllura
Sipas një sondazhi të realizuar nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), qytetarët e Kosovës kanë shprehur një mbështetje masive për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian (BE) dhe NATO, ndërsa kanë shfaqur shqetësime në lidhje me rritjen e tensioneve me Serbinë. Sondazhi, i cili u zhvillua nga 6 deri më 27 maj 2024, zbuloi se 92% e kosovarëve do të votonin për anëtarësimin në BE nëse sot do të mbahej një referendum, ndërsa 94% do të mbështesnin anëtarësimin në NATO. Paul McCarthy, Drejtor i Evropës për IRI, tha se populli i Kosovës beson se lidhjet më të ngushta me Perëndimin do të sjellin përparim ekonomik dhe siguri kombëtare. Mbështetje e fortë ...
Komentet te Sondazhi i IRI-it: Qytetarët e Kosovës të shqetësuar për rritjen e tensioneve me Serbinë, duan anëtarësim në BE dhe NATO Janë të Mbyllura
Që nga ora 7 e mëngjesit, minatorët e Trepçës kanë mbajtur takim me Sindikatën e Pavarur të Minatorëve, pas situatës së krijuar për mosekzekutim të pagave. Minatorët janë në grevë tash e disa ditë për shkak se nuk i kanë marrë pagat e qershorit. I pranishëm ishte edhe Shyqeri Sadiku, drejtor i minieres së Stantërgut, i cili u mundua t’i bindë minatorët të kthehen në vendet e punës por që kjo u kundërshtua, transmeton ekonomiaonline. Ata, fillimisht kërkuan që në këtë takim të vijë Bordi i Trepçës, në të kundërtën nuk do t’i kthehen vendit të punës. /Demokracia ...
Komentet te Pa paga dy muaj: S’ka rezultat nga takimi me Sindikatën, minatorët nuk i kthehen punës Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore e Ferizajt e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit, raporton Gazeta Sinjali. Ndërsa, Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë. Marigona Osmani ka qenë 18-vjeçare kur është vrarë, më 22 gusht të vitit 2021, në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt. Në gusht të vitit 2023, Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Osmanit, ndërsa Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës “vrasje e rëndë”. Më 23 shkurt, Apeli e ka miratuar ankesat e avokatëve ...
Komentet te Burgim i përjetshëm, Dardan Krivaqën e largojnë nga salla me masa të rrepta sigurie Janë të Mbyllura
LAJME “Më duhen 6 mijë euro”, “Jo nga SHBA e BE sepse minojnë demokracinë”, “burimet” e Slobodna Bosna flasin për krijimin e një mediumi Demokracia 14:08 | 27 Korrik 2024 SHARE: Janë bërë gati një javë prej kur RTK-ja transmetoi një “lajm” shpifës të medias boshnjake Slobodna Bosna(e njohur për lajme të rreme dhe manipulim faktesh). Ky portal pretendonte se dy portalet, Nacionale dhe Periskopi financohen nga Serbia. Mediumi për publikim e këtij lajmi ishte thirrur në “burime”, duke mos argumentuar asnjë fakt. Ndërsa, emri që u përmend si burim ishte, gazetari kontravers, Vudi Xhymshiti, dikur aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje Së fundmi është publikuar një komunikim që ka pasur, ...
Komentet te “Më duhen 6 mijë euro”, “Jo nga SHBA e BE sepse minojnë demokracinë”, “burimet” e Slobodna Bosna flasin për krijimin e një mediumi Janë të Mbyllura
Presidenca e Kosovës ka hapur një tender në vlerë 28 mijë euro për furnizim dhe montim të motorit për automjetin Toyota, veturë kjo që përdorët nga Vjosa Osmani. Vetura me të cilën “shëtitet” shpeshherë presidentja Vjosa Osmani dhe ekipi i saj, ka mbetur pa motor. Vendosja e një motori të ri po kushton goxha shumë. Presidenca e Kosovës ka shpallur një tender për furnizim dhe montim të motorit për automjetin Toyota, shkruan Demokracia.com. Vlera e këtij tenderi sipas parashikimeve është 28 mijë euro. “Furnizimi dhe montimi i motorit për automjetin Toyota Landcruiser sasia 1. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 05.08.2024 .Vlera e parashikuar e kontratës: ...
Komentet te Motori i xhipit të Vjosa Osmanit “djeg” 28 mijë euro të buxhetit të shtetit Janë të Mbyllura
Arianit Koci, avokat i familjes së Faton Hajrizit, i vrarë në Serbi pasi paraprakisht vrau një polic dhe plagosi një tjetër, po qëndron që dy ditë në fqinjin verior të Republikës së Kosovës. Nga atje, ai ka dhënë detaje interesnte për rastin e Hajrizit, të cilin e ka quajtur rast kompleks. Por pse Koci e quajti situatën e krijuar rreth trupi të Hajrizit si komplekse? Në disa paraqitje televizive, avokati Koci ka dhënë disa cilësimë interesante për rastin e Hajrizit, një ish i dënuar, ndër të tjera, për vrasje të një ushtari rus, tentim vrasje të policëve e qytetarëve të kombësisë shqiptare dhe plaçkitje të armatosura, ndër të tjera. Koci ...
Komentet te Pështyma e nanës, arkivoli i mbyllur: Pse avokati Koci e quajti situatë komplekse rastin e Faton Hajrizit? Janë të Mbyllura