Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka prezantuar pamje të vendit ku terroristët serbë u përgatitën për sulmin në Banjskë. Ai gjithashtu ka prezantuar edhe momentin e sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku. “Vrasja e tij ka ndodhur me detonim të minës antikëmbësorike të detonuar nga afërsia me teledirigjues dhe me bateri elektrike që është përdorur nga grupi terrorist”, u shpreh ai./Demokracia ...
Komentet te Prezantohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha ka prezantuar para mediave fotografi dhe video për artilerinë e përdorur nga grupi terrorist për sulmin e para një jave në Banjskë të Zveçanit. Ai tregoi edhe fotografi të predhave që tha se “janë të prodhuara në vitin 2023 në Serbi”. Hoxha tregoi edhe se si nisi sulmi, duke prezantuar edhe dy video, raporton Gazeta Express. “Sulmi fillestar është bërë fillimisht me eksploziv, si pasojë e sulmit ka ndërruar jetë rreshteri policor Afrim Bunjaku, i stacionit policor në Zveçan. Nuk u sulmua Policia Speciale, por patrulla policore e rendit publik. Jemi ballafaquar me kritika se po dërgojmë Njësinë speciale në pjesën veriore, por e kemi ...
Komentet te Drejtori i Policisë tregon me çfarë arme u vra Afrim Bunjaku: Pastaj vazhduan sulmet direkte me raketahedhës Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës bashkërisht me Ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçlën, kanë dalë në një konferencë për media të re në lidhje me sulmin terrorist të udhëhequr nga Millan Radojiqiq në fshatin Banjskë të Zveçanit të dielen e kaluar. Pamjet që u prezantuan në konferencë ishin të dronëve të kapur dhe sekuestruar nga policia kosovare pas neutralizimit të sulmit terrorist, e ku shihen në numra taë mëdhenjë pjesëtarë të grupit terrorist duke simuluar dhe trajnuar sulmet ndaj policisë kosovare dhe atë në prona të udhëheqësit të kësaj organizate parimilitare, Milan Radojiçiq. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, shpaloi edhe pamjet e armëve të reja të kapura në Banjskë, ...
Komentet te Policia e Kosovës dëshmon se logjistika ushtarake e Serbisë iu vu në dispozicion terroristëve -Foto Janë të Mbyllura
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media së bashku me drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha prezantuan pamje që u tha se dëshmojnë dorën e shtetit serb në sulmin terrorist të para një jave. “Ky organizim terrorist kishte vetëm një qëllim: aneksimin e veriut të Kosovës”, tha Sveçla. Ai tha se provat dëshmojnë”përgatitjet e këtij grupi nga shteti i Serbisë në qendrat zyrtare të trajnimeve”. “Në këtë tentim aneksimi janë angazhuar drejtpërsëdrejti presidenti Aleksandar Vuçiq, ministri i Mbrojtjes i Serisë, Milosh Vuçeviq dhe shefi i komandës së ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq”, tha Sveçla. Ai tha se “ushtria serbisë ia kishte dhënë Serbisë të gjithë armatimin e ...
Komentet te Prezantohen pamje të reja: Autorët e sulmit të 24 shtatorit në veri u përgatitën në pronën e Radoiçiqit Janë të Mbyllura
Pasditen e së premtes, në fshatin Tashevc të Podujevës, janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri, me ç’rast u arrestuan tre persona që dyshohet se shkaktuar rrezik të përgjithshëm. Policia njoftoi vetëm për rastin e gjuajtjes me armë dhe arrestimin e personave të dyshuar, pa dhënë detaje të tjera, ndërkohë që Sinjali ka mësuar se rasti ka ndodhur shumë afër brezit kufitar me Serbinë. Sinjali mëson të dyshuarit kanë shtënë tetë herë me armë dhe më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes, por lirinë nuk e shijuan gjatë, pasi Polici arriti t’i kap. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Qëndrim Kosumin, Selami Halilin, ...
Komentet te Detaje ekskluzive nga të shtënat me armë afër brezit kufitar me Serbinë, këta janë tre të arrestuarit në Podujevë Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti veç një javë pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, ka nisur të flasë për vota. Ai dje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes përveç për sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ka folur edhe për kënaqshmërinë e qytetarëve për punën e tij si kryeministër dhe për një mandat të ri qeverisës. Kryeministri Kurti tha se sipas UNDP-së mbi 51 e qytetarëve janë të kënaqur me punën e tij si kryeministër. “Matjet më të hershme të UNDP-së dhe barometrit publik të ballkanit, besimi në qeverinë është mbi 55% dhe është më i larti në Ballkan. Me këtë besim ecim përpara ...
Komentet te Vetëm një javë pas sulmit terrorist, Kurtit i bien ndërmend votat: Besimi në Qeveri është mbi 55%… bashkë drejt mandatit të ri… Janë të Mbyllura
16 mijë e 227 euro është totali i shpenzimeve brenda gjashtë muajve nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe dy zëvendësministrave, Mentor Arifaj dhe Enes Goran. Sipas të dhënave që ka siguruar Telegrafi nga qasja në dokumentet publike, treshja udhëheqëse e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, më së shumti para shpenzuan në përfaqësimet për delegacione, punëtori për strategji të turizmit, bileta e naftë. Ministrja Hajdari e vetme për gjashtë muaj nga janari deri në qershor, ka shpenzuar në total 4 mijë e 808 euro. Më së shumti para, Hajdari shpenzoi për bileta 1 mijë e 659, pastaj për derivate 960 euro dhe ushqim e mëditje 924 ...
Komentet te 16 mijë euro të shpenzuara nga Hajdari dhe zëvendësit e saj – më së shumti para u harxhuan në bileta e naftë dhe punëtori për turizëm Janë të Mbyllura
Gjatë ditës së djeshme u publikuan disa njoftime, se në disa kanale në gjuhën serbe që janë në operatorët e Kosovës, janë transmetuar spote kërcënuese në serbisht. Kjo është bërë kryesisht në kanalet “ArenaSport”, që transmetohen nga disa operatorë në Kosovë. Si rezultat, Komisioni i Pavarur i Mediave ka nisur mbledhjen e fakteve dhe të martën pritet të marrë një vendim. Kështu ka shkruar kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti. “Mbrëmë jemi lajmëruar nga qytetarë të shumtë se disa nga operatorët e shpërndarjes që janë të licencuar nga KPM po transmetojnë në platformat e tyre video mesazhe kërcënuese për rendin dhe sigurinë kombëtare. Sot kemi filluar menjëherë me mbledhjen e provave. ...
Komentet te Në operatorët vendorë u shfaqen spote kërcënuese serbisht: KPM-ja paralajmëron masa Janë të Mbyllura
Analistët serbë kanë paralajmëruar ndryshime të qëndrimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Serbisë, nëse ky shtet nuk ia përfill kërkesat e fundit lidhur me Kosovën, pas sulmit të grupit të armatosur serb në Banjskë të Zveçanit dhe veprimeve kërcënuese të shtetit të Serbisë. “Nëse Beogradi nuk ndryshon dhe përmirësohet, nëse nuk i përmbush kushtet e vëna nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit, sepse nga të dyja adresat kanë ardhur kërkesa jo të zakonshme, do të ndryshojë Washingtoni. Afatet këtë herë nuk janë fleksibile si në rastin e sanksioneve kundër Rusisë, andaj sanksionet lehtë mund të jenë në agjendë. Pra, afatet janë shumë strikte dhe është e ...
Komentet te Analistët serbë i druhen reagimit të SHBA-së Janë të Mbyllura
Sot mbushen 26 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997. Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta. Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim. Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve./Demokracia ...
Komentet te 26 vjet nga protestat studentore, revolucioni i ndryshimit Janë të Mbyllura