Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

PDK: Serbia s’i ka përfunduar synimet destabilizuese ndaj Kosovës, Qeveria të koordinohet me aleatët

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se Serbia nuk i ka përfunduar qëllimet destabilizuese ndaj Kosovës. Kjo parti i ka bërë thirrje Qeverisë që ta rrisë koordinimin me aleatët strategjikë, para së gjithash me SHBA-në. Të hënën është mbajtur takim i përbashkët i Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së për të biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë. PDK-ja i ka dhënë mbështetje të plotë dhe ka shprehur mirënjohjen për institucionet e sigurisë, veçanërisht Policinë e Kosovës, për të cilën ka thënë se ka bërë punë të jashtëzakonshme në terren. PDK-ja ka thënë se organizimi dhe orkestrimi i sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator, adresën kryesore e ka në Beograd. ...
Komentet te PDK: Serbia s’i ka përfunduar synimet destabilizuese ndaj Kosovës, Qeveria të koordinohet me aleatët Janë të Mbyllura

Von Cramon: Gjermania të dërgojë më shumë ushtarë në Kosovë

Lajme Rajoni dhe Bota
Eurodeputetja Viola von Cramon ka kërkuar nga Gjermania që të dërgojë më shumë trupa ushtarakë në Kosovë.   Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka kërkuar nga Gjermania të vendosë më shumë trupa në Kosovë. Përmes rrjetit social “X”, ka  theksuar se Gjermania duhet të prijë me dërgimin e trupave shtesë. “Gjermania duhet të vendosë më shumë trupa për të siguruar paqen dhe për të mbrojtur të gjithë në Kosovë, ku KFOR-i i udhëhequr nga NATO-ja mbetet jetik”, ka shkruar Von Cramon në platformën “X”. Ndërsa vendimin e Britanisë së Madhe për të vendosur 200 trupa në Kosovë e cilësoi si të rëndësishëm. “Vendim i rëndësishëm është ...
Komentet te Von Cramon: Gjermania të dërgojë më shumë ushtarë në Kosovë Janë të Mbyllura

Del analiza: Mbi 70% e nxënësve në vend filluan mësimin pa krejt librat

Lajme
Mbi 70 për qind e nxënësve ende edhe pas përfundimit të muajit të parë të vitit të ri shkollor nuk kanë arritur të sigurojnë të gjitha tekstet shkollore. Klasat e para qëndrojnë më së miri, ndërkohë që komuna e Vushtrrisë ka numrin më të madh të nxënësve që kanë arritur të sigurojnë librat. Kështu thuhet në analizën statistikore për furnizim me tekstet shkollore dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor nga organizata ETEA. Në publikimin e këtij raporti, u tha se ka të dhëna shqetësuese ku tregojnë se 4.3 për qind e mësimdhënësve konsiderojnë se neglizhenca e prindërve ka lënë fëmijët pa libra. Autori i këtij hulumtimi, Agon Ahmeti tha se qëllimi ...
Komentet te Del analiza: Mbi 70% e nxënësve në vend filluan mësimin pa krejt librat Janë të Mbyllura

Gërvalla paralajmëron luftë, nëse ndërkombëtarët e tolerojnë Serbinë

Lajme
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka paralajmëruar luftë, në rast se, siç ka thënë ajo, komuniteti ndërkombëtar vazhdon qasjen e njëjtë ndaj Serbisë. Gërvalla i tha mediumit publik gjerman, Deutschlandfunk se Serbia dëshiron ta detyrojë Kosovën të negociojë për çështje territoriale në dialog. “Nëse komuniteti ndërkombëtar i toleron veprimet e Serbisë, do të ketë luftë”, tha ajo. Duke shtuar se Serbia dëshiron të krijojë fakte për ta detyruar Kosovën të negociojë çështjet territoriale në Bruksel. Gërvalla thotë se BE-ja duhet të ngrijë statusin e Serbisë si vend kandidat. Deklaratat e Gërvallës vijnë një javë pas sulmit të armatosur në veri, ku mbeti i vrarë një polic ...
Komentet te Gërvalla paralajmëron luftë, nëse ndërkombëtarët e tolerojnë Serbinë Janë të Mbyllura

Mediumi serb: A është Radoiçiq një Pablo Escobar dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

Rajoni dhe Bota
Vila e Milan Radoiçiqit, e cila ditë më parë është bastisur nga policia e Kosovës, ka ngritur pyetjen për ligjshmërinë e pasurisë së ish-nënkryetarit të Listës Serbe. Dhe në këtë drejtim, mediat serbe kanë shtruar pyetjen se si fitoi kaq shumë pasuri “mbrojtësi i serbëve në veri të Kosovës” dhe a është ai një “Pablo Escobar”? Bëhet fjalë për një vilë me luks të madh në bregun e liqenit në veri të Kosovës – pronari i së cilës është Milan Radoiçiq – siç pohon policia e Kosovës dhe askush nga pala serbe nuk e mohon. “Është një shfaqje force, në një farë mënyre. Kjo flet vetëm për fuqinë. Krijon një ...
Komentet te Mediumi serb: A është Radoiçiq një Pablo Escobar dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri? Janë të Mbyllura

Qeveria i ka harruar mësimdhënësit, SBASHK: 400 prej tyre me sëmundje të rënda detyrohen të punojnë

Lajme
Rreth 400 mësimdhënës të sëmurë rëndë vazhdojnë të punojnë në institucione arsimore, për shkak se ende nuk është gjetur një zgjidhje e përshtatshme për ta. Kështu thonë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), derisa kërkojnë nga qeveria aktuale tu mundësojnë atyre pagën e plotë dhe t’i zëvendësojnë me kuadro të reja. Ndërkaq, nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë quajnë fatkeqësi faktin që mësimdhënësit me sëmundje të rënda detyrohen të dalin në punë, për mos ta humbur vendin e punës. Kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jasharaj, për KosovaPress thotë se kërkesa e tyre vazhdon të jetë që mësimdhënësit e sëmurë rëndë të lirohen nga procesi mësimor dhe ...
Komentet te Qeveria i ka harruar mësimdhënësit, SBASHK: 400 prej tyre me sëmundje të rënda detyrohen të punojnë Janë të Mbyllura

Gazetari serb shkruan për heronjtë e rremë të Serbisë: Nga Ratko Mlladiq te Milan Radoiçiq dhe terroristët e tij që glorifikohen nga Serbia

Lajme Rajoni dhe Bota
Tomislav Markoviq është gazetar dhe shkrimtar nga Beogradi. Një nga themeluesit dhe redaktori i Kit Beton për Kulturë dhe Propagandë. Ai këtë herë ka shkruar një analizë për Al Jazeera për ballkanin. Aty ka paraqitur të gjitha faktet që Serbia ka shtrembëruar rreth sulmit terrorist që u krye në Banjskë të veriut të Kosovës para një jave. Sipas tij, në Serbi kriminelët e luftës janë pjesëtarët më të respektuar të shoqërisë, sapo kthehen nga burgu marrin nderimet më të larta shtetërore. Markoviq thotë se Aleksandar Vuçiq e ka shpallur edhe Milan Radoiçiqin patriot të madh, mbrojtës të popullit serb në Kosovë, njeri “i pari në mbrojtje të veriut të Mitrovicës”, ...
Komentet te Gazetari serb shkruan për heronjtë e rremë të Serbisë: Nga Ratko Mlladiq te Milan Radoiçiq dhe terroristët e tij që glorifikohen nga Serbia Janë të Mbyllura

Lajçak mund të largohet së shpejti nga detyra e emisarit për dialog, kjo është aryeja

Lajme
Një parti e udhëhequr nga një figurë pro-Kremlinit fitoi të dielën zgjedhjet në Sllovaki, tregojnë rezultatet preliminare të votimeve. Sipas rezultateve paraprake të lëshuara nga Zyra e Statistikave të Sllovakisë në orën 9 të mëngjesit me orën lokale, partia populiste SMER e politikanit Robert Fico fitoi 22.9% të votave. Fico është aleat i ngushtë i Mirosllav Lajçakut, emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Derisa Fico pritet të emërohet kryeministri i ri i Sllovakisë, ka gjasa që një rol në qeverinë e re t’i ofrohet edhe Lajçakut, raporton The Economist, transmeton Paparaci. The Economist raporton se Fico mund ta emërojë Lajçakun në detyrën e tij të vjetër si Ministër i ...
Komentet te Lajçak mund të largohet së shpejti nga detyra e emisarit për dialog, kjo është aryeja Janë të Mbyllura

“Këndonin këngë nacionaliste”-Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë

Lajme
Familja e Ruhan Muharremit nga Medvegja mbrëmjen e kaluar u kërcënua nga një grup personash të maskuar. Serbë që kanë kënduar për rreth gjysmë ore këngë nacionaliste kanë hedhur edhe gurë e mjete të rënda në drejtim të shtëpisë së tyre. Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Besart Muharremin, djalin e Ruhan-it. Ai tha se për këto kërcënime janë njoftuar autoritetet kompetente. Prindërit e tij janë intervistuar sot nga policia serbe në Medvegjë. “Prindërit e mi janë kërcënuar mbrëmë gjatë orëve të vona të natës nga një grup prej 15 personash në Medvegjë. Kanë kënduar këngë nacionaliste dhe kanë hedhur gurë në vetura e shtëpinë e prindërve”, tha Muharremi për Insajderin. ...
Komentet te “Këndonin këngë nacionaliste”-Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë Janë të Mbyllura

Villa e Radojçiqit në bisedime për t’i kaluar në shfrytëzim Policisë së Kosovës

Lajme
Ministri i Brendshëm, Xhelal Svçela, ka folur edhe rreth kompleksit superluksoz të kriminelit famëkeq të Millan Radojçiqit të bastisur kohëve të fundit ku njoftoi se ka kërkuar nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci që t’i kalojë në pronësi Ministrisë së Brendshme dhe që të kalojë në shfrytëzim të Policisë së Kosovës, njësive të barkave në departamentin e kufirit. “Kompleksi superluksoz i Radojçiqit në buzë të Ujmanit është në Republikën e Ksoovës dhe po ashtu bypass-i ishte uzurpuar nga kjo. Ky bypass është infrastrukturë kritike. Jam në bisedime me Ministrin e Bujqësisë Faton Peci që kjo pronë t’i kalojë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kjo mëpastaj të shfrytëzohet nga Policia ...
Komentet te Villa e Radojçiqit në bisedime për t’i kaluar në shfrytëzim Policisë së Kosovës Janë të Mbyllura