Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Serbia liron Radojiçiqin, ia ndalon ardhjen në Kosovë

Lajme
Terroristi Milan Radojiçiq është liruar nga paraburgimi. Gjykata e Lartë në Beograd, ka refuzuar propozimin Prokurorisë së Lartë Publike për të caktuar masën e paraburgimit. Ndaj Radojiçiqit është caktuar masa e ndalimit për t’u larguar nga Serbia pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në Kosovë, shkruan Danas. Po ashtu, atij i është konfiskuar përkohësisht pasaporta, teksa është paralajmëruar se ndaj tij mund të caktohet masa e paraburgimit nëse i shkelë ndalesat dhe detyrimët e gjykatës/Demokracia ...
Komentet te Serbia liron Radojiçiqin, ia ndalon ardhjen në Kosovë Janë të Mbyllura

Policia konfiskon një bager dhe tre kamionë në Zveçan, po lëviznin me zhavorr

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 2 tetor të këtij viti është raportuar se disa kamionë me zhavorr janë duke lëvizur në rrugën mes fshatrave Junakë dhe Lovac. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur një bager me drejtues të dyshuarin mashkull serb kosovar i cili ishte duke marrë zhavorr nga një kodër skaj rruge. Gjithashtu, janë hasur edhe tre kamion, dy me targa vendore dhe një me targa të huaja (targa të Serbisë) me drejtues të dyshuarit meshkuj serb kosovarë. Të tre kamionët janë dërguar në terminal doganor për verifikimin e dokumentacionit, ndërsa bageri ...
Komentet te Policia konfiskon një bager dhe tre kamionë në Zveçan, po lëviznin me zhavorr Janë të Mbyllura

Prokuroria në Beograd për Radojiçiq: Për 9 muaj bleu armë nga Bosnja e Hercegovina, i dërgoi në Kosovë

Lajme
Milan Radojiçiq është intervistuar sot për vepra që kanë të bëjnë me krime si “shoqatë me qëllimin për të kryer akte kriminale”, “prodhimi, mbajtja dhe trafikimi ilegal i armëve dhe substancave eksplozive” dhe “krime serioze kundër sigurisë së përgjithshme”. Sipas mediumi “Kossev”, ish-nënkryetari i Listës Serbe që mori përgjegjësinë si organizues i sulmit terrorist në Kosovë, ka mohuar këto akuza. Zyra e Prokurorit në Beograd, raportohet se ka konfirmuar se Radojiçiq është marrë në pyetje sot. “Ai është intervistuar nën dyshimet që, tani për tani, me disa persona të panjohur, ka kryer krimin e “shoqatëës për qëllim të kryerjes së veprave kriminale”, “prodhimi, mbajtja dhe trafikimi i armëve si dhe ...
Komentet te Prokuroria në Beograd për Radojiçiq: Për 9 muaj bleu armë nga Bosnja e Hercegovina, i dërgoi në Kosovë Janë të Mbyllura

Memli Krasniqi takon shefin e FMN-së: Flasin për sfidat ekonomike të Kosovës

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në selinë e PDK-së shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Gabriel Di Bella dhe ekipin e tij, ku diskutuan për situatën ekonomike dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi. “Mysafirëve u shpreha qëndrimin se mungesa e komunikimit me sektorin privat, ambienti i pasigurtë për investime, qasja problematike ndaj ekonomisë së tregut të lirë, ndryshimi i strukturës së buxhetit në dëm të shpenzimeve kapitale, janë vetëm disa nga veprimet e kësaj qeverie të cilat po e dëmtojnë perspektivën zhvillimore të vendit”, tha Krasniqi. Kreu i PDK-së e ka falënderuar shefin e Misionit të FMN-së për vizitën ...
Komentet te Memli Krasniqi takon shefin e FMN-së: Flasin për sfidat ekonomike të Kosovës Janë të Mbyllura

Arrestohet Milan Radoiçiq

Lajme
Milan Radoiçiq raportohet se është arrestuar sot në Beograd. Kështu raporton mediumi N1. Sipas këtij raportimi, Policia serbe kanë bastisur sot banesën dhe ambientet e tjera të Milan Radoiçiqit, i cili është ndaluar për 48 orë. Ai është dërguar në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd. Situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar që kur më 24 shtator, polici Afrim Bunjaku u vra në Banjskë të Zveçanit nga një grup i armatosur serb. Në një aksion pasues, nga përplasja e Policisë me grupin e armatosur mbetën të vrarë tre terroristë. Për rastin u arrestuan tetë persona, katër prej të cilëve u liruan. Të premten, përgjegjësinë për sulmin e mori ...
Komentet te Arrestohet Milan Radoiçiq Janë të Mbyllura

The Telegraph: Përshkallëzimi në Kosovë, realizim i ëndrrës së Moskës

Rajoni dhe Bota
Përballë tensioneve në rritje, qëllimi strategjik kryesor i Vladimir Putin është tashmë i qartë: shpërbërja e NATO-s dhe ekspozimi i cenueshmërisë së Aleancës, thuhet në një analizë të “The Telegraph” të bërë nga Ivana Stradner, një këshilltare në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive me qendër në Uashington. Me Rusinë që po përjeton pengesa në Ukrainë, kërcënimi i menjëhershëm për anëtarët e NATO-s si Polonia dhe shtetet baltike mund të zbutet disi. Megjithatë, sipas analizës së The Telegraph, krahu më i dobët i NATO-s ndodhet në Ballkan, i cili përfaqëson një objektiv të përshtatshëm për ambiciet ruse. Fundjavën e kaluar, në një nga përleshjet më të rënda që nga shpallja e ...
Komentet te The Telegraph: Përshkallëzimi në Kosovë, realizim i ëndrrës së Moskës Janë të Mbyllura

Momenti kur gazetarja e CNN e ndaloi Vuçiqin të impononte narrativën e tij -Video

Rajoni dhe Bota
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përjetuar për të një situatë të pazakontë gjatë intervistës që dha dje për CNN amerikan, ku u intervistua nga gazetarja e njohur Christiane Amanpour. Gjegjësisht, në një pjesë të intervistës, Amanpour i ka kërkuar Vuçiqit t’i përgjigjet pyetjes nëse Milan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin në Kosovë javën e kaluar, do të mbajë përgjegjësi për të. “Çfarë do të bësh me të?” e pyeti Amanpour Vuçiqin. Vuçiq fillimisht bëri një pushim, siç bën zakonisht kur shfaqet në disa media serbe, e më pas filloi të përgjigjet. “Faleminderit edhe një herë që më lejove ta shpjegoj këtë”, filloi të shtjellojë Vuçiq. Por Amanpour ...
Komentet te Momenti kur gazetarja e CNN e ndaloi Vuçiqin të impononte narrativën e tij -Video Janë të Mbyllura

Mediumi boshnjak: Pse Milan Radoiçiq nuk është në paraburgim serb dhe a është ende gjallë?

Lajme
Menjëherë pas sulmit në fshatin Banjskë, autoritetet kosovare identifikuan biznesmenin kontrovers Milan Radoiçiq si organizator të këtij akti. Sipas informacioneve nga MPB-ja e Serbisë, ai dyshohet se ndodhet në Serbi, por shumë gjëra ende janë të mbuluara me mister. Tashmë ish-nënkryetari i Listës Serbe, parti politike e komunitetit serb në Kosovë, ka vite që është i lidhur me afera të shumta kriminale në veri të Kosovës. Sipas policisë së Kosovës, Radoiçiq udhëhoqi një grup të armatosur të serbëve të cilët vranë një polic të Kosovës dhe plagosën një tjetër para të dielës së kaluar. Në aksionin që më pas u krye nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës, mbetën të ...
Komentet te Mediumi boshnjak: Pse Milan Radoiçiq nuk është në paraburgim serb dhe a është ende gjallë? Janë të Mbyllura

Dështimi diplomatik | Ministrja e Jashtme vrapon pas aktiviteteve partiake, lë pas fushatën për informimin e shteteve për sulmin terrorist

Lajme
Shkarkimet e diplomatëve me përvojë, degradimi i stafit diplomatik dhe demotivimi i tij, por dhe ndërhyrjet e vazhdueshme pas ardhjes së Qeverisë Kurti II, po japin pasojat e para, gjë që po rezulton me mosfunksionimin e diplomacisë kosovare. Diplomacia, si një aset i madh i shteteve, nuk po arrin të përmbush as objektivat minimale që mund t’i synojë një shtet, shkruan Demokracia.com. Sensiblizimi i shteteve të ndryshme lidhur me sulmin në veriun e Kosovës të një grupi terroristësh me serbë të armatosur rëndë, të cilët vranë rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe plangosën një tjetër, do të duhej të ishte kryefjalë e angazhimit të diplomatëve kosovarë pas datës ...
Komentet te Dështimi diplomatik | Ministrja e Jashtme vrapon pas aktiviteteve partiake, lë pas fushatën për informimin e shteteve për sulmin terrorist Janë të Mbyllura

Vëllai dhe motra e heroit Afrim Bunjaku: Shumë krenarë që ka rënë për atdhe – jemi dhe do të mbesim në tokën tonë

Lajme
Motra e heroit të Kosovës, Afrim Bunjakut, ka folur me krenari dhe dhimbje për humbjen e vëllait në Banjskë të Zveçanit pas sulmit terrorist të 24 shtatorit. Ajo tha se ndjen krenari por edhe dhimbje të madhe për humbjen e vëllait. “Krenohem se çfarë vëllai kam pasur, por aq sa krenari, është edhe dhimbje e madhe. Na la gruan, tre fëmijët, shumë dhimbje të madhe kemi. Na ka ardhur shumë papritur”, tha ajo për Euronews. Ndërsa, vëllai i heroit të Kosovës tha se ndihet krenar që Afrim Bunjaku ka rënë për atdhe. “Shumë krenar, krenaria është e madhe. Kemi dhimbje, por po na lehtëson kombi shqiptar prej Kosovës deri në ...
Komentet te Vëllai dhe motra e heroit Afrim Bunjaku: Shumë krenarë që ka rënë për atdhe – jemi dhe do të mbesim në tokën tonë Janë të Mbyllura