Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Terroristët u arratisën duke ecur” – A kishte marrëveshje? | Pyetja që vazhdon ta ndjekë Kurtin

Lajme
Dhjetëra pjesëtarë të grupit terrorist serb, që udhëhiqej nga terroristi Milan Radojçiq, janë filmuar të dielën e 24 shtatorit 2023, duke ecur dalëngadalë dhe duke hyrë në malin afër fshatit Banjskë të komunës së Zveçanit për të vazhduar rrugën e arratisjes deri në Serbi. Pamjet janë filmuar nga instituiconet kosovare të sigurisë dhe të njëjtat janë publikuar më vonë, shkruan Demokracia.com. Ikja e pashqetësuar e grupit terrorist të armatosur rëndë me arsenal ushtarak, prej disa ditësh ka ngritur pyetjen e njëjtë, e cila vazhdon t’iu bëhet drejtuesve shtetërorë edhe gati dy javë pas kësaj ngjarje të rëndë me të cilën u përballë Republika e Kosovës. Kjo pyetje vazhdon të parashtrohet ...
Komentet te “Terroristët u arratisën duke ecur” – A kishte marrëveshje? | Pyetja që vazhdon ta ndjekë Kurtin Janë të Mbyllura

Kearns: Radoçiqi u la i lirë, ende s’ka pasoja për Serbinë pavarësisht vrasjes së policit në veri

Lajme
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se ende nuk janë vendosur masa ndaj Serbisë, pavarësisht vrasjes së policit kosovar në Banjskë të Zveçanit. Në llogarinë e saj në platformën X (ish-Twitter), ajo ka theksuar se ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, mbetet i lirë në Serbi. “Radoiçiq mbetet i lirë në Serbi. Ende nuk ka pasoja për Beogradin nga Britania e Madhe, ShBA-ja, BE-ja, pavarësisht vrasjes së oficerit të policisë, armatosjes së paraushtarakëve, rrëmbimit të policëve, rolit në plagosjen e rëndë të trupave të NATO-s. Megjithatë, Kosova mbetet nën sanksionet e BE-së. Diplomaci parandaluese?”, ka shkruar ajo./Demokracia     ...
Komentet te Kearns: Radoçiqi u la i lirë, ende s’ka pasoja për Serbinë pavarësisht vrasjes së policit në veri Janë të Mbyllura

Zhduket një burrë në Pejë, doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më

Lajme
Është zhdukur një burrë në Pejës, njofton Policia e Kosovës. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se që nga 1 tetori nuk dihet për vendndodhjen e tij. “Fsh. Gllaviqicë, Pejë 01.10.2023 – 17:30. Me datën 04.10.2023 ankuesi kosovar ka raportuar se vëllai i tij kosovar me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet nga policia./Demokracia ...
Komentet te Zhduket një burrë në Pejë, doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më Janë të Mbyllura

Dyshohet për vjedhje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e këtij personi

Lajme
Policia e Kosovës dhe njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në një rast, Vjedhje të ndodhur në Prishtinë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192. ...
Komentet te Dyshohet për vjedhje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e këtij personi Janë të Mbyllura

Sulmi terrorist në Banjskë, PE pritet ta miratojë rezolutën gjatë seancës që mbahet nga 16-19 tetor

Lajme
Parlamenti Evropian do të miratojë një rezolutë për sulmin në Banjskë. European Wester Ballkans shkruan se rezoluta pritet të miratohet në seancën e dytë plenare këtë muaj, e cila është planifikuar të mbahet nga 16 deri më 19 tetor. Ky njoftim vjen veç një ditë pasi në Parlamentin Evropian u diskutua për situatën në veri pas agresionit të Serbisë të kryer më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku. Eurodeputetët kërkuan që përgjegjësit të sillen para drejtësisë. Gjithashtu, u kërkua nga Kosova dhe Serbia që të de-eskalojnë situatën në veri dhe t’i kthehen dialogut. Gjatë diskutimeve, deputetët e PE-së kërkuan që Serbisë t’i ngrihen fondet ...
Komentet te Sulmi terrorist në Banjskë, PE pritet ta miratojë rezolutën gjatë seancës që mbahet nga 16-19 tetor Janë të Mbyllura

Seancë urgjente për Kosovën në Kuvendin e Shqipërisë

Lajme
Gazment Bardhi, në Konferencën e Kryetarëve, ka kërkuar mbajtjen e një seance urgjente në Kuvend për mocion me debat dhe miratimin e rezolutës për situatën në Kosovë. Bardhi tha se është urgjente të zhvillohet mocion me debat. Kujtojmë se në Konferecën e Kryetarëve po disktohet mbi dy projektrezolutat, ajo e PD dhe e PS-së, për Kosovën. “Është urgjente që të zhvillojmë mocionin me debat. Nuk mundet ne të jemi të fundit. PE e ka zhvilluar.”, tha Bardhi. Ndërkohë, PS ka propozuar që rezoluta dhe mocioni me debat të mos jenë urgjente, ndërkohë Nikolla pranoi propozimin e Bardhit. Mësohet se seanca e posaçme do të mbahet më 12 tetor. Nikolla: Propozoj ...
Komentet te Seancë urgjente për Kosovën në Kuvendin e Shqipërisë Janë të Mbyllura

Foto| Kosova dhe Serbia po i kthehen dialogut, Besnik Bislimi shkon në Bruksel për përgatitjen e takimit

Lajme
Dhjetë ditë pas agresionit të Serbisë mbi Kosovën, ku nga një sulm terrorist mbeti i vrarë një epror i Policisë së Kosovës, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ia ka mësyrë Brukselit. Ai sot është parë duke udhëtuar nga Prishtina për në Bruksel, kryeqytetin e Evropës, ku Kosova e Serbia kanë lënë peng dialogun mes tyre. Demokracia.com ka siguruar edhe fotografi nga udhëtimi i Bislimit drejt Brukselit. Nga burime brenda Zyrës së Kryeministrit, Demokracia.com ka mësuar se gjatë javës së ardhshme planifikohet të mbahet një takim ndërmjet palëve, por ende dihet cili do të jetë niveli i përfaqësimit. Po ashtu, mësohet se Bislimi ka shkuar në Bruksel për përgatitjen e këtij takimi. Ndonëse ...
Komentet te Foto| Kosova dhe Serbia po i kthehen dialogut, Besnik Bislimi shkon në Bruksel për përgatitjen e takimit Janë të Mbyllura

Eurodeputeti holandez: Vuçiq po luan me zjarrin, BE të vendos sanksione

Lajme
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten, ishte shumë kritik ndaj presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Reagimi i tij vjen si pasojë e agresionit serb në Kosovë të datës 24 shtator ku në fshatin Banjskë të Zveçanit, si pasojë e një sulmi të armatosur u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku. Reuten tha se Vuçiq po luan me zjarrin. Ai tha se për të bëmat në veri Serbia duhet të ketë pasoja. “Komision, Këshill, merrni masa”, tha ai. Këto deklarime eurodeputeti holandez i bëri gjatë seancës së Parlamentit Evropian, ku u diskutua për situatën në veri.   /Demokracia ...
Komentet te Eurodeputeti holandez: Vuçiq po luan me zjarrin, BE të vendos sanksione Janë të Mbyllura

Hill flet për vazhdimin e bisedimeve, Kurtin, Lajçakun dhe Asociacionin

Lajme
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se është në interesin e SHBA-së që të vazhdojë gjetja e një zgjidhjeje politike “të bazuar në elemente të qarta që janë pjesë e marrëveshjes së arritur pesë, gjashtë muaj më parë”. Për kryeministrin Albin Kurti, ai ka thënë se nuk është entuziast për themelimin e Asociacionit por ai tha se duan ta shohin atë të themelohet. “Duam të shohim formimin e Asociacionit. Është e drejtë të thuhet se Kurti nuk është entuziast për këtë, por mendoj se ai e kupton që është një nga elementët kyç në tavolinë, ashtu siç duhet të vazhdojmë me ndërkombëtarizimin, që nënkupton mundësinë e anëtarësimit të ...
Komentet te Hill flet për vazhdimin e bisedimeve, Kurtin, Lajçakun dhe Asociacionin Janë të Mbyllura

KFOR-i për situatën në veri: Lehtë mund të përshkallëzohet

Lajme
Ndonëse kanë kaluar mbi 11 ditë nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, situata e sigurisë vazhdon të mbetet fragjile. Në lidhje me këtë temë, misioni i NATO-së në Kosovë, pra KFOR-i, tashmë ka marrë vendim për shtimin e numrit të trupave në Kosovë. KFOR-i ka dhënë disa detaje për Klan Kosovën në lidhje me mobilizimin e trupave të KFOR-it pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Çka tha KFOR-i? Në përgjigjen për Klan Kosovën, KFOR-i ka pasur edhe një vlerësim të situatës në veri, e cila, sipas këtij msioni, mbetet e paqëndrueshme. Madje, KFOR-i ka paralajmëruar se situata në veri lehtë mund të përshkallëzohet. “Situata e përgjithshme në Kosovë ...
Komentet te KFOR-i për situatën në veri: Lehtë mund të përshkallëzohet Janë të Mbyllura