Deputeti i VV-së, Dimal Basha, tek “DPT te Fidan Jupolli” e ka amnistuar shefen e tij në Kuvend, Mimoza Kusari-Lilën, që ka biseduar me akterët e Listës Serbe. Kur iu përmenden audioincizimet e Shefes së GP-së të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, me Radojiçiqin e Simiqin, tha se kjo nuk është e njëjtë pasi, sipas Bashës, Qeveria Kurti nuk varet nga Lista Serbe. “Qeveria e Albin Kurti nuk varet prej Listës Serbe.”, ishte arsyetimi i Bashës për audioincizimet. Basha duket se ka harruar se Kusari-Lila ishte koordinuar me Listën Serbe dhe Radojçiqin, sepse varej prej tyre. Po ashtu, Kusari-Lila kishte biseduar me ta edhe për veteranët e UÇK-së dhe kërkesat e ...
Komentet te Dimal Basha ia bën “hallall” Kusari-Lilës që ka biseduar me Radojçiqin: Ne nuk varemi nga Lista Serbe Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është zhvilluar me tone të larta dhe me shprehje pakënaqësish. Krejt kjo për shkak të vazhdimit të mandatit të kryeshefit të sekretariatit të KQZ-së edhe për një vit. Ndërkohë gjatë pauzës së kësaj mbledhje gazetarja, e ka pyetur anëtarin e KQZ-së, Alban Krasniqin se a i kishte kërcënuar anëtarët e tjerë duke e përmendur edhe fjalën kallashnikov. Krasniqi e ka mohuar një gjë të tillë teksa ka qenë i ashpër me gazetaren. Me tone të larta iu është drejtuar edhe Sami Kurteshi. Gazeta Insajderi ditë më parë raportoi se Alban Krasniqi që është edhe burri i ministres së Drejtësisë në mbledhjen e ...
Komentet te “A ke kërcënuar me kallashnikov”- Nervozohet keq burri i Albulena Haxhiut, e humbë kontrollën edhe Sami Kurteshi – Video Janë të Mbyllura
Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar për vendimin e Qeverisë që të mos përgjigjen në pyetjet e opozitës, që nuk kanë votuar Marrëveshjet Ndërkombëtare. “Asnjë përgjigje e Kryeministrit dhe ministrave ndaj pyetjeve tona, të cilat kanë të bëjnë me hallet e qytetarëve. Kur nuk punon e s’ke çfarë tregon, normalisht që mbetesh kokëulur”, është shprehur ajo në Facebook. Deliu është shprehur se kjo është injorimi i hapur ndaj obligimeve Kushtetuese dhe shantazh ndaj deputetëve. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vendimi i Kurtit dhe ministrave, Deliu: Injorim ndaj obligimeve Kushtetuese dhe shantazh ndaj deputetëve Janë të Mbyllura
Një familje në Rahovec është gëzuar me trinjakë. Kështu ka bërë të ditur vetë kreu i kësaj komune, Smajl Latifi përmes një postimi në “Facebook”. “Në shenjë urimi dhe mbështetjeje, me vendim i ndava 1000 € si dhuratë simbolike për nënën dhe fëmijët”, shkroi ndër tjerash ai, krahas fotografive të publikuara./Denokracia ...
Komentet te Lindin trinjakë në Rahovec, komuna i shpërblen prindërit me 1000 euro Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se nuk do të përgjigjet në pyetjet parlamentare të deputetëve të opozitës që nuk janë duke i votuar marrëveshjet ndërkombëtarë. Kurti në seancë tha se për shkak që nuk votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, asnjë nga deputetët që bëjnë pyetje, nuk do të kenë përgjigjen e tij, shkruan gazeta online Reporteri.net. “Për shkak se nuk po i votoni marrëveshjet ndërkombëtare, të gjithë deputetët që i bëjnë pyetjet nuk do ta kenë përgjigjen time edhe pse tashmë i kam të përgatitura. Duhet të jemi kolegë të të njëjtit shtet e jemi Jemi kolegë të të njëjtit shtet nëse bëhet fjalë ...
Komentet te Njeriu që hidhte koktej molotovi mbi institucione kujtohet për interesin publik | Kurti: Pa i votu marrëveshjet ndërkombëtare nuk iu përgjigjem pyetjeve tuaja Janë të Mbyllura
Shanset nuk shfrytëzohen në takimin e nivelit të lartë të Komunitetit Europian: Bisedime nuk zhvillohen midis palëve në konflikt, Armenisë dhe Azerbajxhanit apo Serbisë e Kosovës. Kurse Ukraina merr më shumë përkrahje. Takimi i tretë i Komunitetit Politik Europian (KPE), komunitet që u krijua një vit më parë në Pragë, u dominua nga një temë, të paktën sa u përket fjalimeve publike, luftës së Ukrainës për t‘u mbrojtur nga agresioni rus, luftë që ka 18 muaj që po zgjat. Partneri më i preferuar në bisedimet e zhvilluara në takimet e shkurtra bilaterale ishte edhe kësaj here si gjatë takimit të dytë të KPE-së mbajtur në Moldavi në muajin qershor, presidenti ...
Komentet te Takimi në Granada, DW: Shans i humbur, shumë gjëra mbetën pa u thënë – Serbia dhe Kosova nuk arritën të flasin me njëra-tjetrën Janë të Mbyllura
Komandanti i KFOR-it në largim, Angelo Michele Ristuccia ka thënë se prania e trupave të KFOR-it në Banjskë ka penguar që ngjarjet të përshkallëzohen në një situatë edhe më të rëndë. Ai ka thënë se ishte në kontakt të rregullt me të gjithë kolegët përkatës, përfshirë EULEX-in, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe Organizatat e Sigurisë së Kosovës, si dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë. Ristuccia në krye të KFOR-it do të zëvendësohet nga gjenerali turk Ozkan Ulutaš, dorëzimi i detyrave është planifikuar për më 10 tetor dhe komandanti aktual i KFOR-it thekson se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut. I pyetur ...
Komentet te Ristuccia: KFOR-i ka penguar që situata në Banjskë të eskalojë në një situatë edhe më të rëndë Janë të Mbyllura
Me pesë aktakuza kundër tij, një prej të cilave tashmë është shndërruar në dënim të formës së prerë, Zoran Vukotiq, është një prej serbëve me më së shumti aktakuza të ngritura për krime lufte. Ndër krimet më të rënda të luftës, konsiderohet të jetë dhunimi seksual. Mijëra raste të tilla, ndodhën në luftën e vitit 1998 – 1999 në Kosovë. Të paktën për një prej tyre, autor është Zoran Vukotiq, i cili është dënuar me 13 vjet burgim, në prill të këtij nga gjykata e Apelit. Në këtë rast, ka dëshmuar edhe një viktimë, e cila kishte rrëfyer tmerrin përjetuar. Kështu, Vukotiq është bërë personi i parë i dënuar për ...
Komentet te Dosja Vukotiq, tjetër aktakuzë për kriminelin që terrorizoi Vushtrrinë Janë të Mbyllura
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka gënjyer publikisht të enjtën mbrëma në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini, kur ka folur lidhur me komunikimin e shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, me kriminelin e veriut, Milan Radojçiq. Haxhiu ka pasur guximin që të mohojë bashkëbisedimin me telefon Kusari – Radojçiq përmes deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq, edhe pse ky bashkëbisedim është konfirmuar nga vetë protagonistja e audioincizimit, Mimoza Kusari – Lila, por edhe nga kryeministri Albin Kurti, shkruan Demokracia.com. “Mimoza nuk është takuar me Radojçiqin, as nuk ka biseduar me të. Ka pasur me të tjerë që e kanë takuar, e kanë pritur në zyre ndoshta ...
Komentet te Kusari dhe Kurti e kanë pranuar bisedën, por ministrja Haxhiu nuk ka turp të gënjejë publikisht: Mimoza nuk ka biseduar me Radojçiqin Janë të Mbyllura
Turqia do të marrë komandën e forcës së udhëhequr nga NATO në Kosovë. Kjo pas situatës së tensionuar të krijuar që nga 24 shtatori, pas sulmit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit, raporton Bloomberg. Turqia, e cila ka ushtrinë më të madhe në NATO pas SHBA-së, do të marrë drejtimin e misionit nga Italia më 10 tetor, tha të enjten kundëradmirali Zeki Akturk, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë. Vendi ka marrëdhënie me të dyja palët, pasi ka zhvilluar lidhje tregtare me Serbinë, ndërkohë që ka furnizuar me drone luftarake për aleatin, Kosovën./Demokracia ...
Komentet te Turqia merr përsipër misionin e NATO-së në Kosovë Janë të Mbyllura