Ish-ambasadori jugosllav në Ankara, Darko Tanaskoviq, thotë se Serbia “nuk mund të jetë e kënaqur” që komandanti në ardhje i KFOR-it është turk, ndonëse shprehet i sigurt se ai urdhërat nuk i merr Turqia. “Ka tituj të mëdhenj në gazetat turke se ‘ushtarët turkë janë kthyer në Kosovë’ dhe ne e dimë historikisht se çfarë do të thotë dhe cilat janë konotacionet. Nga pikëpamja praktike, fakti është se Turqia ka qenë prej kohësh një nga furnizues të privilegjuar jo vetëm me armë dhe pajisje ushtarake, por edhe një vend që trajnon oficerë nga këto vende, dhe kjo vlen plotësisht edhe për Kosovën. Në këtë kuptim, Serbisë nuk mund t’i përshtatet ...
Komentet te “Komandanti turk i KFOR-it s’i përshtatet Serbisë”: Në Beograd të pakënaqur me ardhjen me ardhjen e gjeneralit turk Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj tha se komuniteti ndërkombëtar po reflekton pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Selmanaj tha se ky “është rasti që tregon urgjencë për përmbylljen e procesit”, duke iu referuar dialogut. Ai thotë se kjo është në interes të Kosovës. “Rasti i tillë ka treguar se ata kanë interes që Kosovën ta mbajnë edhe më tutje si konflikt i ngrirë. Andaj është në interes jetik të Kosovës që ky proces të mbyllet”, tha ai për Arbresh.info. Ky rast, siç thotë Selmanaj, duhet të shërbejë edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që të reflektojë që të bashkëpunojë më shumë me aleatët ...
Komentet te Selmanaj: Dialogu të mbyllet sa më shpejt, Serbia s’ka ndryshuar dhe BE-ja e kuptoi më 24 shtator Janë të Mbyllura
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka kërkuar të premten nga Bashkimi Evropian (BE) t’ia ngrijë Serbisë statusin e vendit kandidat, pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup i armatosur serbësh në veri të vendit. Gërvalla i bëri këto komente në Ministerialin e Punëve të Jashtme të Procesit të Berlinit në Tiranë, ku mori pjesë dhe Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, si dhe Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerboc. Disa muaj më parë, Gërvalla e kishte quajtur “Tigër prej letre” BE-në, shkruan Demokracia.com. Gjatë një fjalimi në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, Gërvalla kishte thënë se çështja thelbësore për sigurinë në ...
Komentet te Gërvalla i kërkon “Tigrit të letrës” t’ia ngrijë Serbisë statusin e vendit kandidat Janë të Mbyllura
Luftimet po vazhdojnë në rrugët e Izraelit jugor, pasi luftëtarët e Hamasit nisën sulmin mëngjesin e sotëm. Sipas burimeve nga policia izraelite, luftimet po zhvillohen aktualisht në 14 lokacione, ndërsa rreth 60 “terroristë të Hamasit” kanë “pushtuar” territorin izraelit. Më herët, banorët e qyteteve në jug të Izraelit folën për luftëtarë të armatosur që shëtisin rrugëve të qyteteve dhe qëllonin në të gjitha drejtimet, madje edhe mbi kalimtarët apo muret e shtëpive. Për të konfirmuar këtë, në rrjetet sociale është publikuar një video tronditëse, ku shihet se një civil që drejton makinën e tij është qëlluar papritur nga luftëtarët e Hamasit. Më pas, automjeti ka dalë nga rruga, e ndërsa ...
Komentet te Video tronditëse në Izrael, luftëtarët e armatosur qëllojnë civilin në mes të rrugës Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se pret nga Brukseli të emërtojë dhe dënojë çdo shkelje që Serbia ka bërë, duke u bazuar në traktatin që Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord në shkurt të këtij viti në mënyrë që të kthehet rruga e zbatimit të njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kurti gjatë një interviste për Sky News, është pyetur për situatën pas sulmit të 24 shtatorit nga terroristët serbë në veri të vendit, si dhe dialogun në Bruksel, ku ka thënë se nuk pas asaj që ndodhi në veri, asgjë nuk është si më parë. “Ne nuk mund të kthehemi si zakonisht. Pas 24 shtatorit asgjë nuk ...
Komentet te Nuk po ua dëgjon këshillat, Kurti del me një kërkesë për aleatët e Kosovës Janë të Mbyllura
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se është alarmante se si 70.6% e nxënësve edhe një muaj pas fillimit të vitit shkollor 2022/23, vijojnë procesin mësimor pa pasur në dispozicion të gjitha tekstet shkollore. Për këtë statistikë, ajo i është referuar një studimi të publikuar këto ditë nga OJQ ETEA. Bajrami ka thënë se përgjegjësi kryesor është kryeministri Albin Kurti. “Dorëheqja e ministres nuk mjafton, përgjegjësi kryesor këtu është Kryeministri Kurti i cili deri me tani asnjë fjalë të vetme nuk e ka thënë për dështimet në arsim”, ka shkruar Bajrami. /Demokracia ...
Komentet te Bajrami: 70.6% e nxënësve vijojnë mësimin pa i pasur në dispozicion të gjitha librat – përgjegjësi kryesor është Kurti Janë të Mbyllura
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i ka reaguar tejet ashpër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, pas deklaratës se tij të dhënë mbrëmë ku tha se “këta të PDK-së prej Drenicës kanë dalë në Prishtinë, e nuk e votojnë marrëveshjen për ngrohtoren e kryeqytetit”. Ajo tha se partia në pushtet, në mungesë të suksesit për ta prezantuar te qytetarët kur është futur në vitin e fundit qeverisës, po servon propagandë përqase e destabilizuese. “Deklaratat dhe veprimet qe përdori pushteti në javën që e lamë pas tregojnë më se miri se ku është katandisur një pushtet që është futur në vitin e fundit të mandatit pa pasë asnjë ...
Komentet te Musliu: Dimal Basha me guxu drenicakëve ua vendos rampën në Komoran e Nadakvc qysh e patë qitë policia e Serbisë Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka bërë me dije se në mesin e 30 personave që dyshohet se u helmuan nga ushqimi në një lokal në Mitrovicë, 10 janë nxënës. Nxënësit janë liruar nga spitali, derisa lokali është mbyllur nga inspektorët komunal. “Raportohet se 10 nxënës kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës pasi që, janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë në një lokal. Të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët komunal”, thuhet në raport. Për këtë rast, ka reaguar mbrëmë edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës. Sipas AUV, në qytetin e Mitrovicës 30 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se ...
Komentet te Policia jep detaje nga rasti në Mitrovicë, dhjetë nga të helmuarit janë nxënës Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje në formë elektronike, në të cilën ka marrë dy vendime. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndarë 3 milionë euro shtesë për projektin “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale”. Vite më parë, në fushata zgjedhore, kryeministri Kurti thoshte se “asfalti nuk hahet” dhe se “duhet të investohet në fabrika”, shkruan Demokracia.com “Qytetarëve mund të ju shkaktojnë probleme gropat në asfalt, por gropat në stomak nga varfëria i kanë problem më të madh – asfalti nuk hahet”, u thoshte Kurti qytetarëve të Malishevës në zgjedhjet e vitit 2017./Demokracia.com/ ...
Komentet te Kurti në fushata thoshte “asfalti nuk hahet, duhet të investohet në fabrika “, tash asnjë investim për fabrika Janë të Mbyllura
Në mungesë të fuqisë punëtore në vend, kompanitë kosovare po mundohen të bëjnë zgjidhje me punëtorë të huaj. Konsiderohet që së fundmi janë rreth 500 punëtorë nga vendet si Bangladeshi, Pakistani dhe India, të cilët kanë gjetur vetën në Kosovë. Ata po punojnë në kompanitë e sektorit privat, pavarësisht që nuk njohin gjuhën, kulturën e as natyrën e punës. Sipas njohësve të ekonomisë, kjo situatë është për shkak të politikave të dobëta të Qeverisë. Ata vlerësojnë se është mjerim shkëputja e dialogut publiko-privat. Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu thotë për KosovaPress, se qytetarët kanë humbur shpresën për punësim. Gërxhaliu thotë se kompanitë në këtë drejtim do të detyrohen të marrin ...
Komentet te Mungesa e punëtorëve, rreth 500 punëtorë të ardhur nga Banglladeshi, Pakistani, India dhe vendet e tjera Janë të Mbyllura