Shkeljet e ligjit në tenderët publikë bëhen kryesisht me arsye të caktuara për të favorizuar kompani të ndryshme. Një shkelje të rëndë për ”hava” e ka bërë edhe udhëheqësi i zyrës së prokurimit të Komunës së Shtimes, Muhedin Halili. Kryetari Qemajl Aliu që e quante vetën edhe si “Çlirimtari i Shtimes”, për një vit do të mbesë pa udhëheqës të zyrës së prokurimit. Kjo, sepse atij i është pezulluar certifikata e prokurimit për dallavere në një tender. Por, çuditërisht edhe përkundër këtij fakti, emri i tij është pjesëmarrës përsëri nëpër procedurat tenderuese, shkruan Demokracia.com. Para pak javëve, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik – KRPP ia ka revokuar certifikatën profesionale të ...
Komentet te DOKUMENTE: Për dallavere me tender, shefit të prokurimit të “Çlirimtarit” të Shtimes iu pezullua certifikata e prokurimit, por ai vazhdon të sillet kah tenderët Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Xhafer Bardhit, duke e dënuar me burgim të përjetshëm lidhur me akuzën se si rezultat i një mosmarrëveshjeje pronësore kishin privuar nga jeta 15-vjeçarin A.M., dhe prindin e tij B.M. Kurse, djali i tij Amir Bardhi, u lirua nga akuza Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve u shpall të hënën, nga kryetari i trupit gjykues Agim Kuçi, raporton “Betimi për Drejtësi“. Sipas aktgjykimit, i akuzuari Amir lirohet në mungesë të provave dhe të njëjtit i ndërpritet masa e paraburgimit. Po ashtu, konfiskohet arma me të cilën është kryer vepra penale. Sipas aktakuzës së përpiluar më 28 shkurt 2022, nga Prokuroria Themelore në ...
Komentet te Vrau babë e bir për mal në Drenas: Burg i përjetshëm për Xhafer Bardhin, djali i tij lirohet nga akuza Janë të Mbyllura
200 ushtarë të ushtrisë britanike po vijnë në Kosovë si përforëcim i KFOR-it. Kështu ka bërë të ditur Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë përmes një postimi në “X”. “Dyqind ushtarë të Ushtrisë Britanike po mbërrijnë në Kosovë për të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë “, thuhet në njoftim. Britania e Madhe vendosi të dërgojë trupa shtesë në kontingjentin e saj në Kosovë, i cili ka tashmë 400 ushtarë britanikë, me kërkesë të komandantit suprem të Aleancës për Evropën, SACEUR, gjeneralit amerikan Chris Cavoli. Ndërsa, mbrëmë Rumania ka sjellë trupa shtesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR pas sulmit terrorist të ndodhur më 24 shtator ...
Komentet te 200 ushtarë britanik po vijnë në Kosovë si përforcim i KFOR-it Janë të Mbyllura
Debat interesant është duke u zhvilluar në Speciale në gjyqin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aty po dëshmon reporteri i Tanjugut, Nebojsha Radosheviq që pretendon të jetë arrestuar në Kosovë gjatë kohës së luftës nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, shkruan lajmi.net. Avokati i Thaçit, Gregory Keohhe gjatë marrjes në pyetje, u çudit me disa nga detajet që nxori nga dëshmitari në fjalë. I njëjti, nuk kishte kryer fakultetin e gazetarisë. Madje as nuk kishte studiuar për të. Kishte studiuar për histori e bujqësi dhe nuk kishte përfunduar studimet. I ishte bashkuar ushtrisë në vitin 1986 për të kryer shërbimin. Kjo e çuditi avokatin Keohe i cili vuri në ...
Komentet te “Gazetari” i Tanjugut që po dëshmon në Speciale kishte studiuar bujqësinë, ishte punësuar nga pushteti i Millosheviqit Janë të Mbyllura
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është paraqitur ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari për aksidentin ku kishte goditur të miturën I.B. Në seancën e fundit të mbajtur me 8 dhjetor 2022 ishte caktuar super-ekspertiza e komunikacionit rrugor nga gjykatësja e rastit Valbona Gjonbalaj. Në seancën e 12 tetorit 2022, ministrja Hajdari kishte thënë se nuk ndjehet fajtore për aksidentin ku ishte goditur një fëmijë. Ajo kishte deklaruar se ka qenë në shpejtësinë brenda rregullave të komunikacionit dhe se papritmas vajza është goditur nga vetura pasi e njëjta ka qenë duke vrapuar. Ndryshe, kërkesa ndaj të pandehurës Hajdari për inicim të procedurës së kundërvajtjes është bërë nga stacioni policor, ...
Komentet te Rozeta Hajdari paraqitet në Gjykatë për aksidentin ku kishte goditur një të mitur Janë të Mbyllura
Dëshmi të reja janë zbuluar nga sulmi terrorist në Banjskë. Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi është gjetur vetura dhe dokumenti i identifikimit të Milorad Jevtic, shkruan Demokracia.com Jevtic del të jetë shoku i Danilo Vuçiqit, djalit të presdentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Në 5-vizitat e fundit të Danilo Vuçiqit në Kosovë, 4 herë ishte bashkë me Milorad Jevtic. Jevtic po ashtu ishte njëri nga personat që kishin sulmuar KFOR-in me 29-maj në Zveçan./Demokracia.com/ ...
Komentet te Dëshmi të reja: Shoku i djalit të Vuçiqit pjesë e sulmit terrorist në Banjskë Janë të Mbyllura
69 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro themelimit të Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore. Deputetët e Kuvendit të Kosovës përmes Komisionit Hetimor Parlamentar do të hetojnë mënyrën sesi janë blerë rezervat shtetërore. Mirëpo, në dy tentativa për shkak të mungesës së deputetëve të Vetëvendosjes nuk është arritur të konstituohet ky komision hetimor. Në lidhje me këtë, hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Nahim Jakaj, ka thënë për Indeksonline se është e pakuptimë, jo etike dhe jodemokratike, që ata të mos marrin pjesë në konstituimin e komisionit. “Komisioni Hetimor në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore është themeluar detyrimisht nga Kuvendi si rezultat i ...
Komentet te Afera me ‘Rezerva Shtetërore’| Deputetët e VV-së po mundohen ta shuajnë në mënyrë të heshtur Komisionin Hetimor Parlamentar Janë të Mbyllura
Një kallëzim penal është ngritur ndaj ministres së Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci, katër zyrtarëve tjerë në këtë ministri, dy mësimdhenësve të lëndës së matematikës dhe Anëtarëve të Komisionit të Ankesave të nëpunësve publikë dhe ankesave tjera në këtë ministri. Sipas kallëzimit penal ata dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar. Kallëzimi penal është ngritur nga Shtëpia Botuese “Luarasi”, duke pretenduar se të akuzuarit kanë tejkaluar kompetencat e tyre duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëlim të përfitimit të dobisë pasurore tjetrit dhe duke i shkaktuar dëm Shtëpisë Botuese në fjalë. Fillimisht Shtëpia Botuese “Luarasi” kishte ngritur kallëzim penal ndaj Fatos Osmanit, këshilltar politik në Kabinetin e Ministres ...
Komentet te Kallëzim penal ndaj ministres Nagavci dhe 10 zyrtarëve të MASHT-it Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të miturin B.M. nga Peja, që u arrestua dje. Në njoftimin e Themelores bëhet e ditur se i mituri po dyshohet për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”. “Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit B.M, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, ...
Komentet te Dyshohet se planifikoi vrasjen e shokëve të klasës, gjykata merr vendim për të miturin nga Peja Janë të Mbyllura
Anton Cena, zyrtar policor, së fundi ka fituar medalje në nëntë garat policore në Spanjë. Atë medalje, Cena ka vendosur t’ia dhurojë si kujtim familjes së rreshterit të vrarë në sulmin terrorist të 2 shtatorit, Afrim Bunjakut. Fillimisht Cena u përgëzua nga Policia e Kosovës, e më pas ka thënë se ka shkuar në familjen e Afrim Bunjakut. “Me të arritur në aeroport përgëzimet e para erdhën nga Policia e Kosovës me një torte. Më pas Brigada 138 ‘Agim Ramadani’ ma dhuruan flamurin e Brigadës që ta kam si kujtim për rezultatet e arritura që nga paslufta”. “Dhe më pas drejtë e te familja e heroit të kombit, Afrim Bunjakut. ...
Komentet te Zyrtari policor ia dhuron familjes së rreshterit Afrim Bunjakut medaljen që e fitoi në Spanjë Janë të Mbyllura