Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Simptomat i janë paraqitur menjëherë pas kthimit nga Ulqini” – IKShPK jep detaje për pacientin e infektuar nga virusi “Ethet e Nilit”

Shëndetësi
IKSHPK ka konfirmuar rastin e parë me virusin e Nilit Perëndimore. Nga ky institut kanë thënë se bëhet fjalë për një pacient të gjinisë mashkullore, i moshës 59 vjecare, nga komuna e Fushë Kosovës. “Bëhet fjalë për një pacient të gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1965, nga komuna e Fushë Kosovës, i hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së me datën 29.07.2024, për shkak të simptomave si lodhja dhe temperatura e lartë. Këto simptoma te pacienti kanë filluar me datën 22 korrik 2024, ndërsa pas trajtimit ambulantor, ai është hospitalizuar me datën 29 korrik në Klinikën Infektive të QKUK-së për evaluim dhe trajtim të mëtejmë mjekësor.” IKSHPK ka thënë se ...
Komentet te “Simptomat i janë paraqitur menjëherë pas kthimit nga Ulqini” – IKShPK jep detaje për pacientin e infektuar nga virusi “Ethet e Nilit” Janë të Mbyllura

Vritet një person në Lipjan, një tjetër mbetet i plagosur

Lajme
  1 person i moshës 57 vjeçare ështër vrar sot në Zllakuqan të Lipjanit, ndërsa një tjetër është plagosur. Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës. Ahmeti tha se krejt kjo kishte nisur pas një mosmarrveshje mes disa personave, ku dy nga të dyshuarit edhe janë arrestuar. “Rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për një vrasje  që ka ndodhë  në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa ...
Komentet te Vritet një person në Lipjan, një tjetër mbetet i plagosur Janë të Mbyllura

Kurti pakoordinim me aleatët e me postime në Facebook, vazhdon me veprime populliste mbi hapjen e Urës së Ibrit, ka një ftesë për serbët

Lajme
Para pak kohe ka përfunduar tubimi i serbëve në Mitrovicën Veriore, ku serbët dolën për të protestuar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës mbi lumin Ibër. Për protestën ka reaguar kryeministri Albin Kurti, i cili i ka falënderuar institucionet e sigurisë që garantuan mbarëvajtjen e qetë të saj. “Protesta e mbajtur sot në Mitrovicë të Veriut përfundoi pa asnjë incident. I falënderoj institucionet e sigurisë që garantuan mbarëvajtjen e qetë të saj. Protestat janë e drejtë demokratike të cilën e gëzojnë dhe mund ta ushtrojnë të gjithë qytetarët e Republikës sonë, pa dallim”, ka shkruar Kurti në Facebook. Ndryshe, Kurti ka njoftuar se Komuna e Mitrovicës ...
Komentet te Kurti pakoordinim me aleatët e me postime në Facebook, vazhdon me veprime populliste mbi hapjen e Urës së Ibrit, ka një ftesë për serbët Janë të Mbyllura

Sveçla vazhdon filmat tek Ura e Ibrit, Qeveria e painteresuar për koordinim me ShBA-në e BE-në

Lajme
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se çështja e hapjes së Urës së Ibrit për qarkullim të veturave më nuk është çështje e dialogut.  Ai është parë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi duke bërë një inspektim të urës. Ai ka thënë se inspektimi përfshin dy faza. “Inspektimi është në dy faza, jemi në proces, po veprojmë sipas planit të cilin ne po e ndajmë me bashkëpunëtorët tanë dhe s’po shoh asgjë të jashtëzakonshme. Çështja është e mbyllur, qysh më 2016. Nuk është çështja e dialogut fare. Është çështje e të drejtës për t’u hapur dhe e një vendimi që është tashmë publik”, ka ...
Komentet te Sveçla vazhdon filmat tek Ura e Ibrit, Qeveria e painteresuar për koordinim me ShBA-në e BE-në Janë të Mbyllura

Kurti gjen kohë t’i takojë pa arsye punëtorët e kryeministrisë, por nuk pranon të shkojë te minatorët e Trepçës

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se gjatë ditës së sotme i ka kaluar disa momente në ballkonin e Qeverisë. Ai ka takuar disa nga stafin e tij, me të cilët edhe mund të shihet cdo ditë. “Ballkoni i Hapur ishte përsëri vendtakim për të gjithë stafin në kryeministri. Biseda e shkëmbime të këndshme, gjatë të cilave natyrisht nuk mungon falënderimi për angazhimin dhe inkurajimi për të vazhduar punët e mira”, thuhet në postimin që ka bërë Kurti në Facebook. Mirëpo, Kurti deri tash nuk ka gjetur kohë të takojë fare minatorët e Trepçës që tash e dy muaj s’kanë marrë paga. Qeverisë i ka mjaftuar vetëm një reagim ...
Komentet te Kurti gjen kohë t’i takojë pa arsye punëtorët e kryeministrisë, por nuk pranon të shkojë te minatorët e Trepçës Janë të Mbyllura

KQZ njofton për ndryshimin ligjor: Votimi me kusht s’do të lejohet në çdo qendër votimi, por vetëm në disa

Lajme
Në zgjedhjet e ardhshme, votimi me kusht nuk do të jetë i mundur në çdo qendër të votimit, por vetëm në disa prej tyre. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, përmes një videoje informuese. Ai ka thënë se KQZ do ta publikojë në webfaqe listën e qendrave të votimit ku do të mund të votohet më kusht. “Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme i miratuar në vitin 2023 ka bërë disa ndryshime edhe lidhur me votimin me kusht. Votimi me kusht është i mundur sërish, por ky lloj votimi nuk do të mundësohet në çdo Qendër Votimi ashtu siç ishte në proceset e kaluara zgjedhore. Në ...
Komentet te KQZ njofton për ndryshimin ligjor: Votimi me kusht s’do të lejohet në çdo qendër votimi, por vetëm në disa Janë të Mbyllura

Haradinaj numëron tri arsye pse propozoi 26 janarin për zgjedhje: T’ia shkurtojmë Kosovës gjendjen dëshpëruese

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë tre arsye pse AAK ka propozuar 26 janarin si datë të zhjedhjeve. Sipas tij, vendit i duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme të Qeverisë, të cilat ai i ka ndarë në tri grupime. Ju kam ftuar këtu për tri grupime të dështimeve të Qeverisë së vendit, të cilat janë edhe arsyeja pse AAK e ka propozuar  26 janarin si datë të zgjedhjeve Së pari, dështimet në marrëdhëniet e jashtme, me aleatët e Kosovës. Grupimi i dytë i dështimeve janë në kapjen e institucioneve të pavarura. Nuk ka mbetur asnjë institucion që nuk i është armiqësuar. ...
Komentet te Haradinaj numëron tri arsye pse propozoi 26 janarin për zgjedhje: T’ia shkurtojmë Kosovës gjendjen dëshpëruese Janë të Mbyllura

Sherifi: Asnjë qeveri nuk ka qenë më e pandjeshme, më e ftohtë, më akull, ndaj nevojave elementare të minatorëve

Lajme
Anëtari i Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se Kosova nuk ka pasur asnjëherë qeveri më të pandjeshme, më e ftohtë, më akull, ndaj nevojave elementare të minatorëve të Trepçës. Ai ka thënë se mosreagimi qeveritar është i turpshëm, teksa ka uruar që në të ardhmen të mos ketë një qeveri, si Qeveria Kurti. Reagimi i tij: Deri më sot në Kosovë asnjë qeveri nuk ka qenë më e pandjeshme, më e ftohtë, më akull, ndaj nevojave elementare të punëtorëve siç janë minatorët, të cilët përveç punës së rëndë, çdo ditë u ekspozohen rreziqeve për jetën! Dhe, krejt kjo, ndodhë me një qeveri që deklaron se është socialdemokrate! E turpshme! Uroj ...
Komentet te Sherifi: Asnjë qeveri nuk ka qenë më e pandjeshme, më e ftohtë, më akull, ndaj nevojave elementare të minatorëve Janë të Mbyllura

Sulmoi pesë zyrtarë policorë në Gjilan, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit

Lajme
Prokuroria Themelore në Gjilan ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj SH.H., i cili dyshohet se ka sulmuar një person zyrtar. Përmes një komunikate për media, Prokuroria njofton se i arrestuari dyshohet se me dashje më 31 korrik ka sulmuar pesë zyrtarë policorë, duke u shkaktuar atyre lëndime trupore. “Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Sh.H., më 31 korrik 2024, në Gjilan, me dashje i ka sulmuar pesë zyrtarë policorë, ashtu që derisa të njëjtit ishin në pikë kontroll, duke ushtruar autorizimet e tyre ligjore, afrohet i pandehuri afër tyre, ku fillon të ngacmojë kalimtarët në rrugë dhe pasi i tërhiqet vërejtja nga njëri ...
Komentet te Sulmoi pesë zyrtarë policorë në Gjilan, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit Janë të Mbyllura

Lirohet nga paraburgimi ish-ushtari i UÇK-së që u arrestua në Maqedoni të Veriut me kërkesë të Serbisë

Lajme
Sot është liruar nga paraburgimi ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani i cili ishte ndaluar në hyrje të Maqedonisë së Veriut. Ramadani, me vendim të gjykatësit të procedurës paraprake, do të duhet të qëndrojë në burg shtëpiak me masë përkujdesi, njofton Telegrafi Maqedoni. Sipas vendimit të lëshuar, Ramadani është liruar me kusht. Sipas dokumentit Ramadani deri në kryerjen e procedurave të mëtejshme nga 01.08.2024 deri më 16.08.2024 do të ketë vendqëndrim të përkohshëm në Shkup./Demokracia ...
Komentet te Lirohet nga paraburgimi ish-ushtari i UÇK-së që u arrestua në Maqedoni të Veriut me kërkesë të Serbisë Janë të Mbyllura