Para 24 vjetësh, më 10 tetor të vitit 1999, është formuar Partia Demokratike e Kosovës. Kjo parti që nga themelimi dhe deri në vitin 2016 e ka pasur kryetar Hashim Thaçin. Para themelimit të PDK-së, Hashim Thaçi kishte kontakte të vazhdueshme me Madeleine Albright, Sekretare Amerikane të Shtetit. Kjo e fundit e kishte konfirmuar edhe në librin e saj se vazhdimisht e kishte nxitur Hashim Thaçin për t’u kyçur në politikë dhe për të formuar një subjekt politik, shkruan Demokracia.com. Detaje të hollësishme rreth kësaj teme kishin dhënë edhe dy gazetarët: Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu në librin e tij “Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi“. Albright i kishte thënë ...
Komentet te “Shpresoj që ju të bëheni Gerry Adams i Kosovës”, si Albright e kishte nxitur Thaçin që nga UÇK-ja ta themelonte PDK-në Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Zhvillime interesante ka edhe sot në Gjykatën Speciale, në gjykimin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një dëshmitar shqiptar po refuzon të dëshmojë, shkruan lajmi.net. I njëjti, teksa është pyetur nga Prokuroria e Speciales për një provë, deklaratë të cilën ky organ pretendon se ai e ka dhënë në vitin 2004, ka mohuar që të gjitha. Ka thënë se nënshkrimi që është në fund të deklaratës, nuk është i tij. Avokati i caktuar nga Specialja ndërkaq për dëshmitarin, ka thënë se klienti i tij nuk është i gatshëm të dëshmojë, por do që të shkojë në burg. Biseda: Prokuroria: A është e vërtetë se keni thënë deklaratë në vitin ...
Komentet te Dëshmitari refuzon të dëshmojë kundër krerëve, ia qet poshtë provën Speciales: M’u falsifikua nënshkrimi Janë të Mbyllura
Pak ditë pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, këshilltari i Qeverisë Kurti, Veton Surroi, e barazoi sulmin e bërë nga terroristët serbë ndaj shtetit të Kosovës me rastin Kumanova, në të cilin është i dënuar edhe kunati i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Por, kë barazvlerësim i dy rasteve e ka heshtur ministren Haxhiu, e cila nuk ka marrë guximin as të reagojë ndaj Surroit, i cili bëri krahasimin skandaloz me rastin Kumanova, ku bënë pjesë edhe kunati i saj Muhamet Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva, shkruan Demokracia.com. Ndonëse ka pasur shumë paraqitje publike pas deklaratës skandaloze të këshilltarit të Qeverisë Kurti, ministrja Haxhiu nuk e ka thënë ...
Komentet te Ministrja Albulena Haxhiu hesht pasi këshilltari i Qeverisë Kurti, Veton Surroi, barazoi kunatin e saj të Grupit të Kumanovës me Grupin e Radojçiqit Janë të Mbyllura
Sot në Bruksel do të fillojë takimi dyditor i ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, ku një nga temat do të jetë situata në Kosovë pas ngjarjeve në Banjskë më 24 shtator. Në takimin, i cili do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, 30 ministra të mbrojtjes të vendeve anëtare do të diskutojnë sfidat e shumta me të cilat përballet Aleanca e Atlantikut të Veriut. Temat në rendin e ditës pritet të jenë lufta në Ukrainë dhe si të ndihmohet Kievi që t’i rezistojë sulmeve ruse dhe të bëjë përparim në kundërofensivë, veçanërisht në dritën e dimrit që po vjen dhe sulmeve gjithnjë e ...
Komentet te Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO’s mblidhen sot në Bruksel, pritet të diskutohet edhe për Kosovën Janë të Mbyllura
Me shumë reagime, ndërprerje e përplasje është përcjellur nisja e dëshmisë nga dëshmitari 29 në Dhomat e Specializuara të Hagës. Zanafilla është nga dje kur avokati i Kadri Veselit deklaroi se ky dëshmitar ka negociuar pako përfitimi në këmbim të dëshmisë. Menjëherë pas betimit se do ta thotë të vërtetën, dëshmitari 29 në rastin e krerëve të UÇK-së kërkoi diçka nga trupi gjykues. Tha se i ka dy kërkesa, por kur filloi t’i tregonte ato, ai u ndërpre nga gjyqtari Charles Smith, i cili tha se deklarimet e tilla bëhen në fund, shkruan Nacionale. “Unë i kam dy kërkesa, e parë është se…”, ishte duke deklaruar dëshmitari kur u ndërpre nga ...
Komentet te “I kam dy kërkesa”, “Duhet me u konsultu me avokat” – Pse dëshmitari 29 shkaktoi kaq shumë dilema në Hagë? Janë të Mbyllura
Duket se idenë e opozitarit të dikurshëm, Albin Kurtit, për mbylljen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, po e bënë realitet pikërisht e emëruara e tij, Donika Gërvalla – Shwarz, duke e drejtuar këtë ministri të rëndësishme për Republikën e Kosovës. Prej kohësh, kjo ministri është inekzistente, pasi mungojnë rezultatet konkrete të saj. Më shumë sesa sukseset e kryediplomates kosovare bëjnë lajm gabimet dhe huqjet e saj me përdorimin në rrjete sociale të flamujve të shteteve të ndryshme, shkruan Demokracia.com. “MPJ duhet të mbyllet dhe të rihapet kur të kemi politikë të brendshme gjë që do ta rikuptimësonte drejt politikën e jashtme. Deri atëherë, kritikat për MPJ janë shpenzim kohe ...
Komentet te Donika Gërvalla po e bën “realitet” kërkesën e kamotshme të Albin Kurtit, po e “mbyllë” Ministrinë e Jashtme Janë të Mbyllura
Ish-reporteri i Tanjugut, Nebojsha Radosheviq, tha se për ish-Presidentin Hashim Thaçi, ka dëgjuar pas lirimit të tij nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe ishte njoftuar nga Policia. “Për Thaçin mbase për herë të parë kam dëgjuar kur policia në mënyrë publike tha se Thaçi ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, kur Policia lëshoi arrest për të. Kam dëgjuar më vonë, pasi jam liruar”, tha Radosheviq. Po ashtu, dëshmitari serb e pranoi se në asnjë deklaratë të tij të mëhershme të dhënë për hetuesi, nuk e ka përmendur që kushëriri i tij, gjenerali Dushan Samargjiq, e ka njoftuar për një përgjim që i është bërë gjatë luftës në Kosovë, të ...
Komentet te Ish-reporteri i Tanjugut: Për Hashim Thaçin kam dëgjuar kur policia lëshoi urdhërarrest për të Janë të Mbyllura
Zyrtarët e lartë të Qeverisë Kurti nuk po e deklarojnë pasurinë, ashtu siç është e përcaktuar nga legjislacioni që rrjedh nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit. Zëvendëskryeministri parë i Kurtit, Besnik Bislimi, në deklarimin e pasurisë që e ka bërë këtë vit, mars 2022- mars 2023, nuk e ka deklaruar pozitën e lartë që po e mban në një biznes privat. Ky mosdeklarim përbën vepër penale, sipas legjislacionit të Kosovës, shkruan Demokracia.com LAJME DOKUMENTE: Zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, nuk e ka deklaruar në Kundërkorrupsion pozitën në një biznes Demokracia 14:23 | 10 Tetor 2023 SHARE: Zyrtarët e lartë të Qeverisë Kurti nuk po e deklarojnë pasurinë, ashtu ...
Komentet te DOKUMENTE: Zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, nuk e ka deklaruar në Kundërkorrupsion pozitën në një biznes Janë të Mbyllura
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut i ka quajtur raciste Dhomat e Specializuara, duke thënë se arrestimet, gjykimet dhe dënimet po bëhen në baza etnike. KMDLNJ-ja ka thënë se ky institucion po vazhdon në rrethana të mungesës së transparencës dhe të redaktimeve të shumta “që efektivisht shkaktojnë huti dhe mosbesim në opinion”. Sipas Këshillit, Gjykata Speciale ua ka pakësuar mundësinë për mbrojtje të akuzuarve, e dënimet ndaj Nasim Haradinajt, Hysni Gucatit dhe Salih Mustafës “ishin kapitale, drakonike dhe të pashembullta”. “Risi e kësaj Gjykate, nga aspekti i të drejtave të njeriut pa asnjë dyshim raciste (sepse të gjitha arrestimet, gjykimet dhe dënimet janë në baza ...
Komentet te KMDLNJ-ja e quan Gjykatën Speciale raciste Janë të Mbyllura
Aq mirë duhet ta ketë vozitur veturën Drilon Zyba, saqë ministrja Rozeta Hajdari e pa të arsyeshme që nga pozita e shoferit të saj personal ta gradojë në pozitën e këshilltarit politik. Ky drift ministror u bë me 18 gusht të këtij viti. Se çfarë ndërlidhje ka mes aftësive në vozitje me atë të këshillimit për politika këtë e di ministrja Hajdari. Për kapërcimin në pozita të Drilonit mund të ketë ndihmuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Sali Zyba, meqë Drilonin e ka nip. Nuk mbaron me kaq. Këshilltare politike është emëruar edhe Zyrafete Shala, që dikur ishte asistente administrative e Hajdarit e angazhuar për të kontrolluar agjendën e ministres. ...
Komentet te “Askush nuk dëshiron të punojë me të” – Pasi ia lanë punën 12 këshilltarë e 2 shefa kabineti, Rozeta Hajdari emëron shoferin këshilltar politik Janë të Mbyllura