Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli në Hagë. Deliu ka thënë se Thaçin dhe Veselin i ka gjetur ballëlartë e krenarë, ashtu siç kishin shkuar. Ajo ka thënë se të dy ishin shumë të lumtur me fitoren e Kosovës dhe Shqipërisë mbrëmë. “Mall, emocion dhe krenari! Ashtu siç kanë jetuar dhe siç kanë shkuar në Hagë, ashtu i gjeta edhe sot Presidentin Thaçi, Kryetarin Veseli dhe të tjerët, ballëlartë e krenarë. Biseduam gjatë për gjithçka, e kryesisht për Kosovën. Ishin shumë të lumtur me fitoren e Kosovës dhe Shqipërisë mbrëmë. Të fala keni të gjithë nga ta: Dielli do të lind përsëri!”, ...
Komentet te Deliu viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Mall, emocion dhe krenari Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Gjykata Speciale ka aprovuar e Hysni Gucatit për lirim të parakohshëm nga burgu në Hagë. Lajmin e ka bërë me dije gazetari dhe ish-ushtari i UÇK-së, Astrit Gashi. Gashi ka thënë se Gucati do të jetë në Kosovë javën e ardhshme. “Lirohet Hysni Gucati, ndërsa Gjykata Speciale bën skandalin e radhës ndaj Nasim Haradinaj të cilit nuk i aprovon kërkesën për lirim të hershëm!”, ka shkruar Gashi në “Facebook”./Demokracia ...
Komentet te Specialja liron Hysni Gucatin, javën e ardhshme vjen në Kosovë Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur që sonte t’i jap përkrahje Shqipërisë. Në vend që t’i jap përkrahje kombëtares së Kosovës që luan sonte kundër Andorrës, Kurti ka vendosur që të shkojë në Shqipëri për ta shikuar ndeshjen e Shqipërisë kundër Çekisë, shkruan Demokracia.com. Duket se Kurti nuk ka mundur pa e shfrytëzuar këtë rast që ta përdorë “patriotizmin e tastierës” për të fituar “like” dhe shkaktuar eufori te militantët e tij./Demokracia.com/ ...
Komentet te Injoron Kosovën, Albin Kurti shkon në Shqipëri për ta shikuar lojën dhe s’ju jep përkrahje ‘Dardanëve’ Janë të Mbyllura
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë me 101 vota “për” kanë miratuar Rezolutën në mbështetje të Kosovës. Kjo Rezolutë ka ardhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë. Fillimisht, Kuvendi i Shqipërisë kishte pranuar dy projektrezoluta. Një të tillë e kishte paraqitur Partia Socialiste e Edi Ramës, si dhe një tjetër deputeti Gazment Bardhi që përfaqëson një grup të deputetëve demokratë. Kërkesa që Kuvendi të kishte vetëm një projektrezolutë për të shprehur në mënyrë simbolike edhe unitetin e politikës shqiptarë karshi çështjes së Kosovës bëri që të dy grupet të ulen për të dakorduar një draft të vetëm që do të hidhet në votim. Pas një jave bisedime, vetëm disa ...
Komentet te Shqipëria me 101 vota “Pro” miraton Rezolutën në mbështetje të Kosovës Janë të Mbyllura
Në Kuvendin e Kosovës nuk janë vendosur në votim fare marrëveshjet ndërkombëtare të parapara që të vonoheshin seancën e së enjtes. Kjo sipas kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca për shkak të mungesë së kuorumit, pasi që në votim nuk po merr pjesë opozita. Marrëveshjet e ndërkombëtare të paraparë që të votoheshin në këtë seancë ishin: Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes në mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë ...
Komentet te Nuk e votuan rezolutën për policinë, opozita i ‘hakmerret’ qeverisë, s’votohen marrëveshjet ndërkombëtare Janë të Mbyllura
Politikania serbe me nënshtetësi të Kosovës, Sladjana Pantovic, para pak javëve është emëruar këshilltare e Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Politikisht është kundërshtare e Listës Serbe, por këshilltarja e ministrit Elbert Krasniqi para pak ditëve ka shkruar një koment jo fort të pëlqyeshëm për shumëkënd. Më 24 shtator, Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup i serbëve të armatosur rëndë në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit, duke e lënë të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku. Sulmi dhe grupi i armatosur u cilësua si më i madhi terrorist që nga paslufta. Në mesin e sulmuesve, u vranë katër persona. Por, këshilltarja e ministrit të Kurtit, Sladjana Pantovic, ...
Komentet te DOKUMENT| Këshilltarja e ministrit të Kurtit i thuri lavde terroristit serb të vrarë nga Policia e Kosovës në Banjskë Janë të Mbyllura
Kështu deklaroi kryeministri shqiptar Edi Rama në seancën e Kuvendit të Shqipërisë: “Dëgjoj disa që janë më të mençur se unë, që thonë s’ka problem ne mund të rrimë edhe 100 vjet pa bërë paqe me Serbinë. Që i bie edhe 100 vjet pa e forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Seriozisht? Seriozisht? Por, se duhet t’i përgjigjem pyetjes si ka mundësi? Arsyeja e braktisjes uluritëse të atyre atje në Hagë, nga të gjithë ata që i kanë braktisur, fakt, si të gjitha arsyet e zvarritjeve të shqiptarëve në historinë e tyre është një tjetër, sa banale aq edhe koherente, megjithë thelbin e qorrbelasë politike që e përndjek shqiptarinë dhe shtetin ...
Komentet te Rama: Hashim Thaçi shqiponjë që po mbahet në burg, urrejtja për të nga disa në Prishtinë po e djeg jorganin e sigurisë së Kosovës Janë të Mbyllura
Opozita sot ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar rezolutjen për mbështetje financiaare për Policinë e Kosovës. Mazhoranca nuk ishte e pranueshme në sallë, duke bojkotuar kështu seancën e sotme për Policinë, ndërsa në anën tjetër opozita kishte vënë para foltores së Kryeparlamentarit Glauk Konjufca një fletë ku shkruante “E harruan policinë”. “Nuk mund te fillojmë pa 61 deputetë, mazhoranca siç duket ka vendosur ta bojkotojë këtë seancë”, tha Konjufca Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se kjo mazhorancë i ikin përgjegjësisë që kanë. “Ky është vendi që sot duhet mu mbështet Policia e Kosovës. Nuk mjafton me foto në Facebook e me llafe të mira. ...
Komentet te “E harruat Policinë”, Tahiri: Ky degjenerim që po ndodh i thirrur nga Albin Kurti, duhet të marrë fund – s’mjaftojnë fotot në Facebook e llafet e mira për Policinë Janë të Mbyllura
Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në seanën e ftuar nga opozita për miratimin e rezolutës për mbështetje për Policinë e Kosovës. Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lila në një konferencë për media tha se rezoluta e propozuar nga PDK nuk ka të bëjë me gjendjen apo statusin e Policisë së Kosovës. “Vlerësojmë se tendenca e PDK’së dhe AAK’së, që nuk votojnë asgjë në Kuvendin e Kosovës, nuk ka të bëjë me gjendjen apo statusin e PK, por me arsyetimin dhe argumentimin e tyre se kinse qeveria nuk është e angazhuar sa duhet dhe synimi i tyre i vetëm është pushteti dhe jo interesi i shtetit”, tha ...
Komentet te Rezoluta për policinë, Kusari Lila thotë se VV s’merr pjesë në seancën e sotme Janë të Mbyllura
Edhe sot, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë dëshminë dëshmitari i 30-të (me kodin W04769) në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ky dëshmitar për të cilin Gjykata Speciale njoftoi se është ish-pjesëtar i UÇK-së, ka dëshmuar edhe në seancën e djeshme, e cila ka qenë e mbyllur për publikun, raporton “Betimi për Drejtësi”. Dëshmitari i 30-të u ftua në sallë pasi i 29-ti tha se nuk ishte i gatshëm që të dëshmonte, por ishte i gatshëm që të shkonte në burg. Po ashtu, ai kërkoi edhe nga trupi gjykues Charles Smith III që t’i japin një muaj kohë në ...
Komentet te Ish-pjesëtari i UÇK-së e vazhdon edhe dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve Janë të Mbyllura