Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Aksion i policisë në veri, po basitsen disa lokacione në lidhje me sulmin terrorist të 24-shtatorit në Banjskë

Lajme
Policia e Kosovës është duke kryer sërish bastisje në veri të vendit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani. Sipas tij, operacioni ka të bëjë me agresionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Nga aksioni i sotëm i policisë, deri tani nuk ka persona të arrestuar./Demokracia ...
Komentet te Aksion i policisë në veri, po basitsen disa lokacione në lidhje me sulmin terrorist të 24-shtatorit në Banjskë Janë të Mbyllura

VIDEO: “E bllokon kufirin me Serbinë dhe i thua…” | Kurti nuk i bllokon mallrat serbe pas sulmit terrorist, por i kërkon SHBA-së dhe BE-së ta sanksionojnë Serbinë

Lajme
“Si do ta kushtëzoni Serbinë?” – e pyeste drejtuesi i emisionit Opinion, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, nga i cili kishte marrë një përgjigje të shpejtë dhe të prerë. “Me pushtetin e Vetëvendosjes, një gjë e tillë do të bëhej e mundur shumë kollaj. Serbia duhet të kushtëzohet. Gjithkund në botë shtetet kushtëzojnë njëra-tjetrën. E bllokon kufirin me Serbinë dhe i thua nuk ta lejojë tregun e Kosovës përderisa sillesh në mënyrë kriminale ndaj meje”, ishte përgjigjja e Kurtit, shkruan Demokracia.com. Por, ky ishte vetëm një premtim i opozitarit Albin Kurti që mirëpritej nga prodhuesit vendorë, pasi i njëjti u la në harresë si shumë të tjera, kur ai ...
Komentet te VIDEO: “E bllokon kufirin me Serbinë dhe i thua…” | Kurti nuk i bllokon mallrat serbe pas sulmit terrorist, por i kërkon SHBA-së dhe BE-së ta sanksionojnë Serbinë Janë të Mbyllura

Rritet numri i personave që janë helmuar në Malishevë

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shkuar në 63 numri i personave që dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë në një lokal në rrugën “Abdyl Mazreku”, në Malishevë. Në raport bëhet me dije se është arrestuar pronari i lokalit dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje. “PRODHIMI, VËNIA NË QARKULLIM E ARTIKUJVE TË DËMSHËM USHQIMOR – Rr. Abdyl Mazreku-Malishevë,13.10.2023-16:48. Nga QKMF –Malishevë është raportuar se nga ora 16:48 e datës së lartcekur e deri në mesnatë ndihmë mjekësor kanë kërkuar rreth 63 persona nën dyshimin se janë infektuar nga ushqimi nga një lokal ushqimor në Malishevë, ndërsa tre prej  tyre janë dërguar në QKUK-ë për ...
Komentet te Rritet numri i personave që janë helmuar në Malishevë Janë të Mbyllura

Klinaku: Nuk ka gjykatë që të mposhtë ty shoku Nasim Haradinaj

Lajme
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, e ka konsideruar të padrejtë vendimin e Gjykatës Speciale për të refuzuar kërkesën e Nasim Haradinaj për lirim të parakohshëm. Në profilin e tij në “Facebook”, Klinaku ka shkruar se nuk ka gjykatë që e mposht nëkryetarin e OVL-UÇK-së. Sipas tij, të mposhturit janë të tjerë. “Nuk ka gjykatë që të mposhtë ty shoku Nasim Haradinaj. Të mposhturit janë të tjerë, sidomos ata të Institucioneve të Kosovës”, ka shkruar Klinaku. /Demokracia ...
Komentet te Klinaku: Nuk ka gjykatë që të mposhtë ty shoku Nasim Haradinaj Janë të Mbyllura

Gjendja në veri dhe masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, ekonomistët thonë se po i “trembin” invesitorët

Lajme
Janë bërë më shumë se tre muaj kur Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të mos reagimit për uljen e tensioneve në veri. Këto masa po ndikojnë edhe në zhvillimin ekonomik, duke shënuar rënie të investimeve të huaja në vend. Por edhe sulmi fundit nga agresioni i Serbisë ndaj Kosovës, më 24 shtator në Banjskë, ka ndikuar te investimet e huaja në Kosovë. Kryetari i Odës Ekonomike, Lulëzim Rafuna thotë për KosovaPress, se të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në veri të vendit, kanë shkaktuar te ardhja e investimeve të reja në Kosovë. Rafuna derisa thotë se duhet që të dërgohen sa më shumë mesazhe që Kosova ...
Komentet te Gjendja në veri dhe masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, ekonomistët thonë se po i “trembin” invesitorët Janë të Mbyllura

PDK akuzon pushtetin se e shkeli përsëri Kushtetutën

Lajme
Koordinatori për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se tendencat e këtij pushteti që përmes shkeljeve kushtetuese të vë nën kontroll institucione të ndryshme shtetërore – nuk kanë të ndalur. “Dje, shumica parlamentare ka miratuar Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Edhe ky ligj, sikur shumë të tjerë paraprakisht, është anti-Kushtetues. Në ditët në vijim, PDK do t’i drejtohet edhe zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji”, ka thënë Gruda. Sipas tij, përveç se paaftësi, tashmë realizimi i qëllimeve politike të pushtetit në mënyrë anti-kushtetutese, është shndërruar edhe në normë. “PDK ...
Komentet te PDK akuzon pushtetin se e shkeli përsëri Kushtetutën Janë të Mbyllura

“Ekziston potenciali për një sulm tjetër në veri, institucionet të rrisin vigjilencën”

Lajme
Ekziston potenciali dhe mbështetja nga shteti i Serbisë për grupet paramilitare për të organizuar një sulm tjetër në veri, ka thënë Skender Perteshi nga Qendra Kosova për Studime të Sigurisë, duke shtuar se institucionet e Kosovës duhet të rrisin vigjilencën në atë pjesë të vendit. Më 24 shtator, në Banjskë të Zveçanit, Policia e Kosovës parandaloi një sulm që u vlerësua masiv në bazë të arsenalit të armëve të kapura. Gjatë të shtënave, vdiq rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. U arrestuan disa anëtarë të grupit paramilitar serb që morën pjesë në sulm. Në një intervistë në “60 Minuta” të KTV-së, Perteshi ka thënë se përveç institucioneve të Kosovës, ...
Komentet te “Ekziston potenciali për një sulm tjetër në veri, institucionet të rrisin vigjilencën” Janë të Mbyllura

Rozeta Hajdari ndryshon deklaratën e saj për aksidentin ku kishte goditur një të mitur

Lajme
Është dhënë fjala përfundimtare në rastin ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, lidhur me aksidentin e shkaktuar në prill 2021 ku ishte lënduar lehtë një fëmijë. Avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti tha se ministrja Hajdari ka ndryshuar deklaratën e saj. “Ne vlerësojmë që në këtë rast janë përmbushur në tërësi elementet e kundërvajtjes. Ajo çka është e rëndësishme është që e pandehura ka bërë ndërrimin e deklaratës në tërësi nga fakti që fillimisht ka deklaruar që ka parë dy fëmijë duke dalë nga marketi, tanimë e ka ndryshuar duke thënë se jo nuk e kam parë dhe që e ka parë vetëm momentin e goditjes ...
Komentet te Rozeta Hajdari ndryshon deklaratën e saj për aksidentin ku kishte goditur një të mitur Janë të Mbyllura

Kurti ua prezanton senatorëve amerikan formulën kushtëzuese “që dialogu të ketë edhe një shans për sukses”

Lajme
Gati tri javë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zgjedhur dy senatorët amerikanë që të prezantojë formulën e tij kushtëzuese që dialogu i lehtësuar nga BE-ja të ketë edhe një shans për të pasur sukses. Në mënyrë që të arrihet kjo, Kurti u ka thënë dy amerikanëve se janë një varg hapash që duhet të ndërmerren, e në mesin e tyre duhet të përfshihet edhe dënimi për shkeljen e planit franko-gjerman apo Marrëveshjes Bazë të Brukselit (27 shkurt 2023) dhe pjesës integrale të saj, Aneksi i Ohrit (18 mars 2023), shkruan Demokracia.com. “Njoftova po ashtu senatorët se dialogu i ...
Komentet te Kurti ua prezanton senatorëve amerikan formulën kushtëzuese “që dialogu të ketë edhe një shans për sukses” Janë të Mbyllura

Dyshohet se janë helmuar katër fëmijë në Istog, kishin humbur vetëdijen në klasë

Lajme
Dyshohet se katër fëmijë në një institucion parashkollor të jenë helmuar gjatë ditës së djeshme (e enjte, 13 tetor). Siç raporton Telegrafi, fëmijët derisa ishin në klasë papritmas e kishin humbur vetëdijën. “Fëmijët e helmuar janë dërguar urgjent në Spitalin e Pjës, ku edhe po vazhdojnë trajtimin.” – thotë raportimi. Më tej shtohet se inspektorët sanitarë do të bëjnë gjatë ditës së sotme (e premte) inspektimin e vendit./Demokracia ...
Komentet te Dyshohet se janë helmuar katër fëmijë në Istog, kishin humbur vetëdijen në klasë Janë të Mbyllura