Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Pezullohen vizitat bilaterale, përveç atyre për dialogun me Serbinë” | Takimi Kurti – Scholz “në kuadër të sanksioneve” evropiane

Lajme
Në muajin e katërt të sanksioneve ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian, kryeministri Albin Kurti pritet të takohet në Tiranë me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Sipas sanksioneve, liderët e shtetit të Kosovës nuk do të kenë mundësi të realizojnë vizita bilaterale në shtetet anëtare të BE-së. Vizitat bilaterale janë pezulluar, përveç rasteve kur ato kanë të bëjnë me dialogun apo në margjina të forumeve multilaterale, shkruan Demokracia.com. Megjithëse disa analistë mbështetës të Kurtit po mundohen ta paraqesin këtë takim si një “thyerje” të sanksioneve, në fakt takimi Kurti – Scholz është pikëtisht në kuadër të sanksioneve evropiane për dy arsye. Së pari, takimi Kurti – Scholz nuk realizohet në kuadër të ...
Komentet te “Pezullohen vizitat bilaterale, përveç atyre për dialogun me Serbinë” | Takimi Kurti – Scholz “në kuadër të sanksioneve” evropiane Janë të Mbyllura

Mbahet për herë të parë jashtë BE-së, çfarë duhet të dimë për Samitin e 10-të të Procesit të Berlinit?

Lajme Rajoni dhe Bota
Samiti i Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Tiranë është i dhjeti në serinë e mbledhjeve të mbajtura në kuadër të tij (Berlin (2014), Vjenë (2015), Paris (2016), Trieste (2017), Londër (2018), Poznan (2019) dhe Sofie-Shkup (online për shkak të Covid-19) (2020 dhe 2021), Berlin (2022). Për herë të parë ai do të zhvillohet në një shtet jo-anëtar të Bashkimit Europian, në Shqipëri. Pak histori Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014, synon të rrisë bashkëpunimin mes shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimin ekonomik të tyre. Kjo iniciativë e udhëhequr nga Gjermania, nëpërmjet ish-kancelares Angela Merkel dhe ish-ministrit të Jashtëm Frank-Walter Steinmeier, synon lehtësimin e zhvillimit në ...
Komentet te Mbahet për herë të parë jashtë BE-së, çfarë duhet të dimë për Samitin e 10-të të Procesit të Berlinit? Janë të Mbyllura

Lirimi i parakohshëm i Gucatit: Cilat janë kushtet dhe rrethanat, sipas Rregullores së Gjykatës Speciale?

Lajme
Të premten zyrtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës e gazetarë njoftuan se Gjykata Speciale ia ka aprovuar lirimin e parakohshëm me kusht Hysni Gucatit. Lajmi nuk u konfirmua nga Specialja në Hagë, megjithatë sipas raportimeve ai mund të arrijë në Kosovë të mërkurën. Por, çfarë thotë Rregullorja e Procedurës dhe Provave e Gjykatës Speciale rreth lirimit me kusht? Vendim publik nuk ka. Gjykata Specialja nuk ka bërë ndonjë konfirmim. Megjithatë, sipas deklaratave nga Organizata e Veteranëve të Luftës dhe zyrtarë të tjerë, Dhomat e Specializuara të Hagës ia kanë aprovuar kërkesën Hysni Gucatit për lirim të parakohshëm me kusht. Në rregulloren për procedura e prova të Gjykatës Speciale, kapitulli ...
Komentet te Lirimi i parakohshëm i Gucatit: Cilat janë kushtet dhe rrethanat, sipas Rregullores së Gjykatës Speciale? Janë të Mbyllura

Haxhiu e Lushtaku në vizitë tek krerët e UÇK-së në Hagë: Çlirimtarët do të kthehen fitimtarë në Kosovë

Lajme
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu bashkë me ish-eprorin e UÇK-së, Nuredin Lushtaku, kanë bërë të ditur se ishin në një vizitë në Hagë te krerët dhe bashkëluftëtarë e UÇK-së. Haxhiu ka shtuar se ka takuar Hashimin, Kadriun, Jakupin, Hysniun, Nasimin dhe Calin. Ndërsa ka bërë të ditur se ishin vizitorët e fundit të Hysni Gucatit, pasi sipas tij “miqtë, bashkëluftëtarët dhe dashamirët e tjerë do t’i takon së shpejti në shtëpinë e tij në Kosovë”. Postimi i plotë: Bashkë me gjeneralin Nuredin Lushtaku ishim në vizitë dyditore në Hagë te krerët dhe bashkëluftëtarë e UÇK-së. Çdo takim me krerët e UÇK-së është emocionues, domethënës e shpresëdhënës se drejtësia do të ...
Komentet te Haxhiu e Lushtaku në vizitë tek krerët e UÇK-së në Hagë: Çlirimtarët do të kthehen fitimtarë në Kosovë Janë të Mbyllura

Drashkoviq: Në vend të sanksioneve, Evropa t’i kërkoj Serbisë hapjen e dosjes së UDB-së

Lajme
Bashkimi Evropian me sanksionet e mundshme ndaj Serbisë për shkak të sulmeve të fundit terroriste në fshatin Banjskë të Zveçanit në Kosovë nuk do ta mbushin mend shtetin serb, thotë Vuk Drashkoviq, shkrimtar serb, diplomat dhe lider i Lëvizjes Serbe për Rindërtim (LSR). “Nëse do të ndodhë, do të jetë shumë sipërfaqësore dhe simbolike, qeveria dhe regjimi as që do të shqetësohen”, thotë Drashkoviq për The Geopost. Në vend të çdo sanksioni ekonomik dhe politik, Drashkoviq i sugjeron Evropës si vijon: “Të kërkosh përfundimisht që Serbia të përballet me të vërtetën dhe nuk mund të përballet me të vërtetën pa hapur dosjet sekrete të UDB-së, pa lustruar shërbimet e sigurisë, ...
Komentet te Drashkoviq: Në vend të sanksioneve, Evropa t’i kërkoj Serbisë hapjen e dosjes së UDB-së Janë të Mbyllura

Të pashpresë, 57% e qytetarëve duan të ikin nga Kosova | Kurti fshehu të dhënat e frikshme të raportit që iu referua me mburrje

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për shkak të dështimeve të shumanshme në qeverisje, i ka rritur së fundmi përpjekjet e manipulimit të qytetarëve të Kosovës, qoftë përmes prezantimit apo edhe fshehjes së statistikave të organizatave të ndryshme. Ai dje i është referuar raportit “Balkan Barometer 2023” për t’u mburrur gjoja me nivelin e kënaqshmërisë së qytetarëve me qeverisjen e tij, shkruan Demokracia.com. “Dy vjet e gjysmë pas, Qeveria e 50.2% të zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit 2021, gëzon besimin e 56% të qytetarëve, më të lartin në mesin e të gjithë qeverive të Ballkanit Perëndimor, sipas matjeve të Balkan Barometer 2023”, shkroi Kurti në rrjetin e tij social, Facebook. Por, ...
Komentet te Të pashpresë, 57% e qytetarëve duan të ikin nga Kosova | Kurti fshehu të dhënat e frikshme të raportit që iu referua me mburrje Janë të Mbyllura

“Burimet ishin nga mediat dhe qeveria e Serbisë” – Avokati i Veselit kërkon që raporti i Fred Abrahams të përjashtohet nga provat

Lajme
Dëshmia e hulumtuesit të Human Rights Watch në Hagë, ishte një nga më të diskutuarat. Kjo pasi Abrahams e kishte pranuar se për një pjesë të raportit të tij, ka përdorur burime nga mediat serbe. Disa javë pas kësaj dëshmie, avokati Ben Emmerson po kërkon që raporti i Abrahams që ishte pranuar si prove në proces, të mos shfrytëzohet më. Raporti i hulumtuesit të Human Rights Watsh, Fred Abrahams, për vrasjet e pretenduara të civilëve nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte pranuar si provë në gjykimin e krerëve të UÇK-së në Hagë. Megjithatë, pas dëshmisë së Abrahams fizikisht në sallën e gjyqit, mbrojtja e krerëve të UÇK-së po kërkon që ...
Komentet te “Burimet ishin nga mediat dhe qeveria e Serbisë” – Avokati i Veselit kërkon që raporti i Fred Abrahams të përjashtohet nga provat Janë të Mbyllura

Arrestohet një person për krime lufte në Prizren

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” gjatë viteve 1998-1999 në këtë rajon. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Demokracia ...
Komentet te Arrestohet një person për krime lufte në Prizren Janë të Mbyllura

60 pjesëtarë e lanë Policinë këtë vit – “Dorëheqjet do të vazhdojnë, pas pensionimit marrin vetëm 100 euro”

Lajme
Dorëheqjet vullnetare nga Policia e Kosovës (PK) po shihen si fenomen shqetësues dhe po kërkohet që të merren hapa të menjëhershëm për parandalimin e këtij fenomene. Vetëm nga fillimi i këtij viti janë 60 dorëheqje nga ky institucion, ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovë, Imer Zeqiri. Ai ka shtuar se këto dorëheqje mund të ndalen vetëm atëherë kur pushteti merr hapa për përmirësimin e mirëqenies se PK-së dhe plotëson kërkesat e kamotshme të tyre. Zeqiri tha se PK-ja përveç kërkesës për shtesat e rrezikshmërisë ka kërkuar që të hartohet edhe Ligji për pensionimin e hershëm në të cilën parashihet rregullimin i pensionit, pasi sipas tij, policët pas ...
Komentet te 60 pjesëtarë e lanë Policinë këtë vit – “Dorëheqjet do të vazhdojnë, pas pensionimit marrin vetëm 100 euro” Janë të Mbyllura

Shkon në 125 numri i personave të helmuar në Malishevë

Lajme
Ka shkuar në 125 numri i të helmuarve nga ushqimi në një lokal në Malishevë. Këtë e ka thënë për Klan Kosova, Afrim Krasniqi, drejtor i QKMF-së së qytetit të Malishevës. Policia e Kosovës sot ka njoftuar se është arrestuar pronari i lokalit dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Demokracia ...
Komentet te Shkon në 125 numri i personave të helmuar në Malishevë Janë të Mbyllura