Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

AP: Njësia Speciale Intervenuese (NjSI/FIT) po shqyrton largimin nga radhët e policisë, pakënaqësi me Qeverinë e Kosovës

Lajme
Njësia Speciale Intervenuese (NjSI), e njohur ndryshe edhe si FIT, pjesëtarët e së cilës zmbrapsen paramilitarët me 24 shtator në Banjë të Zveçanit po shqyrton largimin e përkohshëm nga Policia e Kosovës për shkak të pakënaqësive me Qeverinë në raport me kërkesat e tyre. Por, siç kupton Albanian Post nga burime brenda kësaj njësie, një arsye tjetër e largimit potencial nga policia ka të bëjë edhe me ditën e aksionit në Banjë, kur nga Serbia u futën një grup terroristësh të armatosur rëndë, të cilët vranë edhe rreshterin e policisë, Afrim Bunjakun. Informatat brenda NjSI-së thonë se anëtarët e kësaj grupe elitare e referuar shpesh edhe si “krenaria e policisë” ...
Komentet te AP: Njësia Speciale Intervenuese (NjSI/FIT) po shqyrton largimin nga radhët e policisë, pakënaqësi me Qeverinë e Kosovës Janë të Mbyllura

“Ka zotime nga Kosova për ta shtyrë përpara Asociacionin” | Për kënd e kishte fjalën Ambasadori i ShBA-së?

Lajme
“Ka zotime edhe në anën e Kosovës lidhur me shtyrjen përpara të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si një mjet për të adresuar shqetësimet e komunitetit etnik serb këtu”. Zotime nga Osmani apo Kurti? Ky është informacioni më i fundit, i bërë i ditur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes ambasadorit Jeffrey Hovenier, mbrëmjen e 18 tetorit 2023, shkruan Demokracia.com. Megjithëkëtë, Hovenier nuk sqaroi më shumë se nga kush janë dhënë këto zotime. Ambasadori amerikan nuk ka treguar nëse këto zotime i ka marrë nga kryeministri Albin Kurti, i cili me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, ka arritur Marrëveshjen e Brukselit (27 shkurt 2023) dhe Aneksin e Ohrit (18 ...
Komentet te “Ka zotime nga Kosova për ta shtyrë përpara Asociacionin” | Për kënd e kishte fjalën Ambasadori i ShBA-së? Janë të Mbyllura

Rama publikon pamje nga dreka e Samitit, Kurtin, Scholzin dhe tjerët i befasoi me pakot e pizzave- por aty kishte diçka tjetër – Video

Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje të një prapaskene nga Samiti i Procesit të Berlinit që u mbajt të hënën në Tiranë. Pasi ishin ulur me krerët e BE-së dhe liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama u solli dhurata pjesëmarrësve me në krye kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. Erdhën disa pako të pizzave me portretin e Ramës, por brenda kishte nga një pjatë me vizatimet e kryeministrit shqiptar, piktor me profesion. “MIRËMËNGJES 😊dhe me një prapaskenë nga Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë😍”, shkroi Rama në Facebook, duke publikuar videon. Pjesëmarrësit këmbyen pak batuta dhe e falënderuan Ramën, duke e duartrokitur për ...
Komentet te Rama publikon pamje nga dreka e Samitit, Kurtin, Scholzin dhe tjerët i befasoi me pakot e pizzave- por aty kishte diçka tjetër – Video Janë të Mbyllura

Kurti lavdërohet me punën e Policisë së Kosovës në Facebook, por qeveria e tij s’po ua rritë pagat dhe i ka lënë pa jelek antiplumb e këpucë

Lajme
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka publikuar disa shifra që kanë të bëjnë me luftimin e krimit të organizuar dhe sundimin e ligjit. Kurti në postimin e tij tha se për dy vjet e gjysmë, u arrestuan mbi 3 mijë e 800 persona, në mesin e të cilëve 300 zyrtarë publikë. Po ashtu ai tregoi se gjatë kësaj kohe u kapën 2,2 tonë kokainë. Shefi i qeverisë njoftoi se u organizuan mbi 1 mijë operacione kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës Albin Kurti, tha se për këtë periudhë kohore janë shtuar 850 policë të rinj, nga të gjitha komunitetet. Kryeministri Kurti duket se është merak të mburret me policinë ...
Komentet te Kurti lavdërohet me punën e Policisë së Kosovës në Facebook, por qeveria e tij s’po ua rritë pagat dhe i ka lënë pa jelek antiplumb e këpucë Janë të Mbyllura

‘E kam shtetin n’dorë, ta bi këtu Vuçiqin’: Audio-inçizimi që tregon se si u kërcënua aktorja preshevare nga drejtori Kujtim Sadriu

Lajme
Para dy muajve aktorja e vetme shqiptare në Luginën e Preshevës, Egzona Salihu u largua nga puna. Aktorja e njohur, kishte hedhur akuza në drejtim të drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Preshevë, Kujtim Sadriut. Periskopi ka siguruar një audio-inçizim mes z.Sadriu dhe znj.Salihu, ku ai i thotë aktores se ‘e ka shtetin (serb v.j.) në dorë”, ‘ta bi Vuçiqin këtu”. Aktorja shqiptare, Egzona Salihu, kishte pranuar të punësohet formalisht si ndriçuese në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë, e të marrë rrogë të ndriçueses, vetëm që t’i mundësohet aktrimi atje, meqë Serbia nuk ia njihte diplomën e Universitetit të Prishtinës. Ajo ishte e vetmja aktore grua në këtë shtëpi kulture, por, ...
Komentet te ‘E kam shtetin n’dorë, ta bi këtu Vuçiqin’: Audio-inçizimi që tregon se si u kërcënua aktorja preshevare nga drejtori Kujtim Sadriu Janë të Mbyllura

Presidentja Osmani mundohet ta zbus deklaratën e Macronit: Besoj në mirëkuptim për tejkalimin e sfidave

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ka diskutuar për të gjitha çështjet në vend gjatë vizitës në Granada. Këto komente ajo i bëri, kur u pyet rreth deklaratës së djeshme të Macron për çështjen e vizave për kosovarët. Madje e para e shtetit tha se beson në mirëkuptim për tejkalimin e sfidave. “I kam diskutuar të gjitha këto me presidentin Macron gjatë takimit tonë në Grandë dhe besoj që do të kemi mirëkuptim në tejkalimin e sfidave”. Përderisa kur u pyet për vizitën muajin e ardhshëm në ShBA, Osmani tha se për këtë çështje do të deklarohet në një moment tjetër. “Ndoshta në ...
Komentet te Presidentja Osmani mundohet ta zbus deklaratën e Macronit: Besoj në mirëkuptim për tejkalimin e sfidave Janë të Mbyllura

“Kryeprokurori” | Si ia “shkruajti” Kurti vendimin presidentes Osmani gjashtë muaj më herët? – Video

Lajme
“Pikërisht ky prokuror [Blerim Isufaj] dëshiron të bëhet kryeprokuror përkundër vullnetit të Presidentes së Republikës, të kryeparlamentarit të Kosovës dhe të kryeministrit të Qeverisë. Është siklet i madh dhe është mbështetje e madhe për një njeri, i cili përkundër tre krerëve shtetërorë, përkundër përvojës së hidhur që ka i gjithë vendi me të, dëshiron të bëhet kryeprokuror”. Kjo është deklarata e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, vetëm pak ditë pas arrestimit nën dyshime për korrupsion të njeriut të tij që drejtonte Bordin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, shkruan Demokracia.com. Zemërimin e madh me Prokurorinë, Kurti e kishte nxjerrë hapur më 20 prill 2023 në Kuvendin e Kosovës. I zënë ngushtë pas ...
Komentet te “Kryeprokurori” | Si ia “shkruajti” Kurti vendimin presidentes Osmani gjashtë muaj më herët? – Video Janë të Mbyllura

Tërmet në Tetovë

Maqedoni
Është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut. Sipas Qendrës Sizmologjike tërmeti ka qenë me fuqi 3.2 shkallë, ndërsa është ndjerë në Shkup dhe Tetovë. Tërmeti ka qenë me epiqendër 39 kilometra në jug-perëndim të Shkupit me thellësi 0 kilometra. Për momentin nuk është raportuar për dëme materiale./Periskopi ...
Komentet te Tërmet në Tetovë Janë të Mbyllura

Shtyhet seanca e sotme ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Lajme
Seanca e së mërkurës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, është shtyrë 30 minuta pasi filloi. Kjo seancë nga fillimi deri në përfundim ka qenë e mbyllur, ndërsa kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III deklaratën e vetme që e dha në fund të seancës, ishte se seanca e radhës është më 30 tetor. Edhe në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, thuhet se kjo seancë është shtyrë për 30 tetor. Ndryshe, dëshmitari i 29-të ka qenë i caktuar që të dëshmojë në ditën e sotme. Ky dëshmitar ishte ftuar që të dëshmojë në seancën e 11 tetorit, ku kishte deklaruar se nuk është i ...
Komentet te Shtyhet seanca e sotme ndaj Thaçit dhe të tjerëve Janë të Mbyllura

Qeveria vendos për fillimin e procedurave për blerjen e ambasadës në Berlin dhe objektit rezidencial në Washington

Lajme
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike. ZKM ka njoftuar se në këtë mbledhje është miratuar vendimi për fillimin e procedurave për blerjen e objektit për nevoja të ambasadës së Kosovës në Berlin dhe blerjen e objektit rezidencial në Washington. “Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën është miratuar vendimi për fillimin e procedurave për blerjen e objektit për nevoja të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, Republika Federale e Gjermanisë, si dhe blerjen e objektit rezidencial, në Washington D. C., në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim./Demokracia ...
Komentet te Qeveria vendos për fillimin e procedurave për blerjen e ambasadës në Berlin dhe objektit rezidencial në Washington Janë të Mbyllura