Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Emisarët i kërkuan Asociacionin që Kurti e quante “ide serbe”, kryeministri tash thotë se e vlerëson planin e tyre

Lajme
Sot pesëshja diplomatike e emisarëve takuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në zyrën e tij. Pas takimit, në emër të pesëshes diplomatike, u deklarua ndërmjetësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, shkruan Demokracia.com Lajçak tha se themelimi i Asociacionit është e vetmja rrugë e Kosovës për të ecur drejt BE-së. “Si kryeministër i Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka përgjegjësi për të bërë progres në normalizim të raporteve nëse Kosova dëshiron të bëjë progres drejt BE-së dhe këtu kemi theksuar nevojën për të lëvizur në themelimin e Asociacionit pa vonesë. Pa këtë s’do të ketë progres në rrugën evropiane të Kosovës”, tha Lajçak sot. Pas takimit me emisarët diplomatik, Kurti në rrjetin social ...
Komentet te Emisarët i kërkuan Asociacionin që Kurti e quante “ide serbe”, kryeministri tash thotë se e vlerëson planin e tyre Janë të Mbyllura

Mesazhi i 5-shës: Kosova dhe Serbia janë në marrëveshje normalizimi, 24 shtatori nuk e ndryshon këtë

Lajme
Kryeministri Albin Kurti sot priti në zyrën e tij pesë diplomatët perëndimorë që erdhën me qëllimin për të shtyrë përpara procesin e nisur të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, i cili pauzoi për shkak të sulmit terrorist në Banjskë ku u vra polici Afrim Bunjaku. Për këtë, Kosova ka akuzuar direkt Serbinë si përgjegjëse, derisa ka ofruar edhe prova për këtë. Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë deklaruar shpesh se procesi i pajtimit nuk mund të rinisë sikur s’ka ndodhur asgjë më 24 shtator. Mesazhi që sollën sot dy emisarët e dërguar nga BE-ja, SHBA-ja, si dhe këshilltarët e dërguar nga kancelari Scholz, presidenti Macron dhe kryeministrja Meloni ishte se ...
Komentet te Mesazhi i 5-shës: Kosova dhe Serbia janë në marrëveshje normalizimi, 24 shtatori nuk e ndryshon këtë Janë të Mbyllura

Mikpritja e akulltë: Publikohen pamjet kur Kurti shtrëngon duart me Lajçakun -Video

Lajme
Zyra e Kryeministri ka publikuar momentin e pritjes së emisarëve të dialogut nga kryeministri Albin Kurti. Pamjet tregojnë një shtrëngim duarsh të ftohtë në mes të emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe kryeministrit Kurti. Ky është takimi i parë i Kurtit me diplomatin evropian pasi takimit të 14 shtatorit në Bruksel. Pas këtij takimi shefi i ekzekutivit kosovar kishe drejtuar kritika të ashpra ndaj ndërmjetësuesit. Kurti kishte thënë se Lajçak është pozicionuar në anën e Serbisë./ Demokracia ...
Komentet te Mikpritja e akulltë: Publikohen pamjet kur Kurti shtrëngon duart me Lajçakun -Video Janë të Mbyllura

Konjufca takohet me Kearns, flasin për sulmin në Banjskë: U konfirmua mbështetja e fuqishme e Britanisë

Lajme
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka takuar deputeten dhe kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns. Gjatë takimit, Konjufca tha se ritheksoi se prania e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe rajon është e nje peshe të pazëvendësueshme për sigurinë, stabilitetin dhe përbën garanci ekuilibruese në dinamikat e aktualitetit të brishtë. “Raportet mes dy vendeve tona janë shembullore dhe ne u pajtuam se forcimi i këtij bashkëpunimi në çdo fushë mbetet prioritet, ndërsa angazhimi ynë për këtë vazhdon të jetë i palëkundur”. “Me znj. Alicia Kearns biseduam edhe për ngjarjet e fundit të Banjskës, ku mora konfirmimin se mbështetja e Mbretërisë së ...
Komentet te Konjufca takohet me Kearns, flasin për sulmin në Banjskë: U konfirmua mbështetja e fuqishme e Britanisë Janë të Mbyllura

Kusari – Lila flet sërish për sulmin terrorist, por nuk e përmend emrin e terroristit Milan Radojçiq, me të cilin koordinonte punët e Vetëvendosjes në Kuvend

Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë se s’mund të ketë dialog pa u ofruar garanci për sigurinë e Kosovës dhe sanksione ndaj Serbisë. Në ditën kur do të vijnë në Kosovë, emisarët evropianë dhe amerikanë, Kusari-Lila, përmend nevojën e barazisë në dialog dhe kërkon që Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese, ndërsa Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist të 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku. Kusari-Lila në një intervistë për KosovaPress, thotë se pa pasur një epilog për ndëshkimin e Serbisë dhe garancive për mospërsëritje të ngjarjeve të 24 shtatorit, është e pamundur që të ulet në tavolinë dhe të diskutohet për ...
Komentet te Kusari – Lila flet sërish për sulmin terrorist, por nuk e përmend emrin e terroristit Milan Radojçiq, me të cilin koordinonte punët e Vetëvendosjes në Kuvend Janë të Mbyllura

Komisioni Evropian i shuan debatet: Liberalizimi i vizave për Kosovën hy në fuqi me 1 janar 2024

Lajme
Ditë më parë Emmanuel Macron, president i Francës, i “shastisi” qytetarët e Kosovës në lidhje me liberalizimine vizave. Madje, Franca lëshoi një deklaratë ku theksohej se çështja e liberalizimit të vizave është “çështja e hapur”. Por duket se liberalizimi është çështje e kryer. Pse? Por në lidhje me këtë temë ka folur edhe zëdhënësja e Komisionit Evropianpër Punët e Brendshme, Anitta Hipper, e cila e pyet nëse Franca ka propozuar pezullimin e liberalizmit të vizave për Kosovën. Ndonëse nuk e komentoi deklaratën e Macronit, Hipper ishte e qartë, duke deklaruar se liberalizimi i vizave për Kosovën do të hy më 1 janar të vitit 2024. “Ne jemi në kontakt me ...
Komentet te Komisioni Evropian i shuan debatet: Liberalizimi i vizave për Kosovën hy në fuqi me 1 janar 2024 Janë të Mbyllura

Dështimi i ri i Qeverisë Kurti | Bëhet realitet kërkesa e vitit 2011 e LVV-së, shtyhet regjistrimi i popullsisë

Lajme
Kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje për të shtyrë regjistrimin e popullsisë nuk ishte marrë parasysh në vitin 2011, kur për herë të parë Kosova regjistroi në mënyrë të pavarur banorët e saj rezidentë. Duket ironike, por kjo kërkesë e Vetëvendosjes po bëhet realitet 12 vite më vonë pikërisht nga kjo parti dhe nga kryetari i saj që është kryeministër, Albin Kurti, shkruan Demokracia.com. Në vitin e largët 2011, partia e Kurtit, e cila kundërshtonte gjithçka dhe çdo gjë, kishte dalë edhe kundër zhvillimit të procesit të regjistrimit të popullsisë, i cili për herë të parë po realizohej nga institucionet kosovare. Regjistrimet e mëhershme, të paraluftës, ishin zhvilluar nën pushtimin serb dhe ...
Komentet te Dështimi i ri i Qeverisë Kurti | Bëhet realitet kërkesa e vitit 2011 e LVV-së, shtyhet regjistrimi i popullsisë Janë të Mbyllura

Gratë llapjane i nervozon tiketa, rrahin policët dhe më pas arrestohen

Lajme
Dy gra janë arrestuar në fshatin Penuh të Podujevës, pasi të njëjtat kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Sulmi fizik ndaj zyrtarëve policorë ka ndodhur si shenjë pakënaqësie nga të dyshuarat pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik. “Si pasojë e sulmit njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv. Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarat janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Demokracia ...
Komentet te Gratë llapjane i nervozon tiketa, rrahin policët dhe më pas arrestohen Janë të Mbyllura

Komisioni Evropian për deklaratën e Macronit: Një shtet i vetëm nuk pezullon dot vizat

Lajme
Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të hyjë  në fuqi më 1 janar të vitit 2024 dhe do t’i lejojë ata që të udhëtojnë brenda hapësirës së Bashkimit Evropian për 90 ditë. Është kjo e përgjigja e dhënë nga zëdhënësja e Komisionit Europian për Punët e Brendshme, Anitta Hiper pasi u pyet nga A2 CNN, nëse Franca ka propozuar pezullimin e liberalizimit të vizave të Kosovës. Përpos kësaj, Komisioni Europian sqaron se shtete të veçanta nuk mund të vendosin që të pezullojnë një regjim të lëvizjes pa viza pasi ky i fundit është vendosur. Vendime të tilla, siç sqaron KE për A2 CNN, mund të merren vetëm nëse ...
Komentet te Komisioni Evropian për deklaratën e Macronit: Një shtet i vetëm nuk pezullon dot vizat Janë të Mbyllura

“Për sigurinë e Kosovës po punojmë ditë e natë” | Nga një ndeshje futbolli në një shtet, në fushata politike në shtetin tjetër

Lajme
“Siguria e Kosovës duhet të jetë prioritet edhe për institucionet e shtetit, edhe për popullin, edhe shoqërinë. Për këtë punojmë ditë e natë, me krejt çfarë mundemi e dimë”. Kështu, siç tha kryeministri Kurti sot, do të duhej të ishte edhe në realitet. Por, e vërteta është krejt tjetër. As kryeministri Kurti, as presidentja Osmani dhe as kryeparlamentari Konjufca, nuk po sillen konform situatës së sigurisë dhe paralajmërimeve që kanë ardhur pikërisht prej tyre për rrezikun që Republikës së Kosovës i kanoset nga Serbia, shkruan Demokracia.com. E vërteta është krejtësisht ndryshe nga deklaratat politike ditore të kryeministrit Kurti. Në momentet kritike me të cilat përballet Kosova, Kurti i pashqetësuar ka ...
Komentet te “Për sigurinë e Kosovës po punojmë ditë e natë” | Nga një ndeshje futbolli në një shtet, në fushata politike në shtetin tjetër Janë të Mbyllura