Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Intelektualët shqiptarë në Belgjikë protestë para Komisionit Evropian pas sulmit terrorist të 24 shtatorit

Lajme
Forumi i shoqatave dhe intelektualëve Shqiptarë në Belgjikë me partnerë të tjerë në Evropë organizojnë një protestë paqësore përpara Komisionit evropian në Bruksel më datën 25 tetor në orën 14:30. Ata do të  kërkojnë që Evropa të mos vazhdojë sikur s’ka ndodhur sulmi terrorist i 24 shtatorit as genocidi i 99-tës. “Që Evropa të mos vazhdojë sikur s’ka ndodhur sulmi terrorist i 24 shtatorit as genocidi i 99-tës dhe të vazhdojë të promovojë vetëm interesat e Serbisë pa arritur të imponojë njohjen reciproke, Forumi u bën apel të gjithë Shqiptarëve në Belgjikë e Evropë që të marrin pjesë masovikisht në këtë protestë.”, thuhet në njoftimin e tyre. Komunikatë për shtyp ...
Komentet te Intelektualët shqiptarë në Belgjikë protestë para Komisionit Evropian pas sulmit terrorist të 24 shtatorit Janë të Mbyllura

“5 emisarët ofruan planin e ri…” | Heshtja e Kurtit për dokumentin që s’pranon kushtëzime, por pa vonesë kërkon themelim të Zajednicës

Lajme
“Si kryeministër i Kosovës, Kurti ka përgjegjësi të bëjë përparim në normalizimin e marrëdhënieve, nëse Kosova dëshiron të bëjë përparim drejt Bashkimit Evropian. Dhe këtu duhet të theksojmë nevojën që pa vonesa të vazhdohet me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Pa këtë nuk do të ketë përparim në rrugën evropiane të Kosovës”. Ky duket se është thelbi i planit të ri të prezantuar nga emisari evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili bashkë katër të dërguarit tjerë të ShBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë takuan më 21 tetor kryeministrin Albin Kurti, shkruan Demokracia.com. Pra, në thelb të progresit të rrugës evropiane të Kosovës, ...
Komentet te “5 emisarët ofruan planin e ri…” | Heshtja e Kurtit për dokumentin që s’pranon kushtëzime, por pa vonesë kërkon themelim të Zajednicës Janë të Mbyllura

Deputetja britanike: Është duke u bërë një hetim ndërkombëtar për rastin e Banjskës – Video

Lajme
Deputetja britanike, Alicia Kearns e cila po qëndron në Kosovë, në një intervistë për “Kallxo Përnime”, ka folur rreth sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, duke shtuar se një shtet i jashtëm është duke kryer hetime për sulmin. E pyetur se cili shtet është ai, Kearns ka thënë se nuk mund të japë më shumë detaje. “Me sa kam kuptuar njëra prej shteteve të jashtme është duke bërë vetë hetim dhe kjo do të bëhet publike, dhe natyrisht Qeveria e Kosovës është duke e zhvilluar hetimin e vet po ashtu. Qeveria e Kosovës do të shohë drejtësi, do t’i shohë njerëzit në gjyq, si dhe ata që e kanë mbijetuar ...
Komentet te Deputetja britanike: Është duke u bërë një hetim ndërkombëtar për rastin e Banjskës – Video Janë të Mbyllura

Kurti e Vuçiçi e kanë mbi tavolinë një “plan të rifreskuar” për vazhdimin e dialogut, vlerëson Selimi

Lajme
Në tryezën e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ekziston një lloj “plani i rifreskuar” për të shtyrë përpara zbatimin e Marrëveshjes Bazë (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksin e Implementim (Ohër, 18 mars), posaçërisht pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjë të Zveçanit – komunë  e banuar me shumicë serbe – në veri të Kosovës. Kështu të paktën ka vlerësuar ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, i cili, duke iu referuar vizitës së “pesëshes së madhe” në Prishtinë dhe Beograd të premten, ka shtuar se kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, diplomatët perëndimorë u kanë kërkuar të ...
Komentet te Kurti e Vuçiçi e kanë mbi tavolinë një “plan të rifreskuar” për vazhdimin e dialogut, vlerëson Selimi Janë të Mbyllura

“U sulmuam nga 5 drejtime”, “E rrëzuam dronin” – Rrëfimet e policëve që ishin pjesë e aksionit kundër terroristëve në Banjskë

Lajme
Kur po bëhet një muaj nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, detaje të reja po vazhdojnë të dalin në pah. Pamje të reja janë publikuar, e rrëfimet e tyre i kanë dhënë edhe dy nga policët që ishin pjesë e aksionit. Kur ekipi i parë i Njësisë Speciale arriti në Banjskë në orët e para të mëngjesit më 24 shtator, ata u ballafaquan me sulme nga 4 deri në 5 drejtime të ndryshme. U sulmuan me armë, mortaja e minahedhës. Kështu e fillon rrëfimin e tij për “Gjurmë Shqiptare” në Top Channel, polici 1 që ishte pjesë e ekipit të parë të ...
Komentet te “U sulmuam nga 5 drejtime”, “E rrëzuam dronin” – Rrëfimet e policëve që ishin pjesë e aksionit kundër terroristëve në Banjskë Janë të Mbyllura

Plani i ri për dialogun, nga AAK i thonë Kurtit të ketë kujdes

Lajme
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj thotë se kryeministri i Kosovës duhet ta analizojë me kujdes planin e ri që iu dorëzua Kurtit nga Lajçaku dhe emisarët e tjerë. Dreshaj në një prononcim për GazetaBlic thekson se çdo ofertë që vjen më vonë, do të jetë më e keqe për të ardhmen e Kosovës. “Përmbajtjen e dokumentit ende nuk e di. Mendoj se kryeministri Kurti duhet ta analizojë me kujdes, sepse çdo ofertë e më vonshme do te jetë më e keqe për Kosovën”, tha Dreshaj. Kujtojmë se, pesë emisarët perëndimorë dje kanë zhvilluar vizita në Prishtinë dhe Beograd, në përpjekje për të rinisur procesin e dialogut që të zbatohen marrëveshjet ...
Komentet te Plani i ri për dialogun, nga AAK i thonë Kurtit të ketë kujdes Janë të Mbyllura

Vizita e pesëshes diplomatike në Beograd, qëllimi i tyre njohja e Kosovës nga Serbia

Lajme Rajoni dhe Bota
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha sot se ngjarja në Banjskë ishte “taktikisht e tmerrshme” për Serbinë. Pas takimit me pesë emisarët euro-amerikanë të cilët i shkuan në Beograd, Vuçiq tha se “qëllimi i tyre i vetëm është njohja e Kosovës së pavarur”. “Banjska ishte taktikisht e tmerrshme për ne, solli shumë javë dhe muaj me pasoja, por në kuptimin strategjik, qëllimi i tyre i vetëm është njohja e Kosovës së pavarur. Qoftë arsyeja Banjska apo diçka tjetër, ajo politikë e marrëdhënieve ndaj Serbisë në të cilën Prishtina gjithmonë ka përparësi mbetet”, tha ai në TV Pink. “Për ta Kosova është shtet i pavarur, në bazë të vendimit të tyre. Kujt i intereson për aktet ...
Komentet te Vizita e pesëshes diplomatike në Beograd, qëllimi i tyre njohja e Kosovës nga Serbia Janë të Mbyllura

Policia vendosen tek vendbanimi i Sali Berishës, zhvillime dramatike

Lajme
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është arrestuar nga policia mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Rinasit, ndërsa gjykata ka urdhëruar edhe sekuestrimin e parave të tij tanimë. Prokuror i çështjes për të cilën është ndalur Malltezi është ish-kreu i SPAK, Arben Kraja. Dhëndri i ish-kryedemokratit është vënë në pranga në kuadër të hetimeve mbi privatizimin e kompleksit “Partizani”. Pas dhëndrit Berishës është arrestuar edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, bashkëpronar me Malltezin te kompleksi “Partizani”, ndërsa për ish-kryeministrin Berisha është lënë masa “detyrim paraqitje”. Një ditë pas këtyre zhvillimeve, brenda pallatit ku banon ish-kryeministri Sali Berisha, janë parë forca policie. /Demokracia ...
Komentet te Policia vendosen tek vendbanimi i Sali Berishës, zhvillime dramatike Janë të Mbyllura

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, pozoi para flamujve të Serbisë në veriun e Kosovës

Lajme
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka pozuar këtë fundjavë para flamujve të Serbisë në veriun e Kosovës dhe i është dukur realitet krejtësisht ndryshe. Propaganda e Vetëvendosjes për gjendjen në veriun e Kosovës po vazhdon, përkundër dezintegrimit të asaj pjese në qeverisjen e tyre, duke u larguar pjesëtarët e komunitetit serb krejtësisht edhe prej institucioneve të Kosovës, duke i hequr uniformat e Policisë së Kosovës dhe duke u bërë ajo pjesë e vendit krejtësisht e pamenaxhueshme, pa rend e ligj, saqë terroristët serbë arritën të fusin edhe autoblinda serbe pa i parë askush, bashkë me mbi 5 milionë euro armatim të llojllojshëm, shkruan Demokracia.com. ‘’Një vizitë në fundjavë, siç shihet ...
Komentet te Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, pozoi para flamujve të Serbisë në veriun e Kosovës Janë të Mbyllura

Lajçak: Nuk ka të ardhme europiane as për Serbinë, as për Kosovën, pa normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe zbatimin e marrëveshjeve të miratuara

Lajme
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd bashkë me katër kolegët e tjerë të tij, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë në agjendën e takimit të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së të hënën, si dhe njoftoi se për këtë do të diskutohet edhe nga liderët e BE-së më vonë gjatë javës së ardhshme në Këshillin Europian. “Kjo vizitë do të ndikojë drejtpërdrejt në ato bisedime. Siç e kemi thënë shumë herë, nuk ka të ardhme europiane as për Serbinë, as për Kosovën, pa normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe zbatimin ...
Komentet te Lajçak: Nuk ka të ardhme europiane as për Serbinë, as për Kosovën, pa normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe zbatimin e marrëveshjeve të miratuara Janë të Mbyllura