Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar diplomacinë kosovare. Ajo është habitur se pse BE-ja nuk po ia hequr masat ndëshkuese Kosovës, ndërsa Serbinë nuk po e sanksionuar edhe pas sulmit në Banjskë. Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se diplomacia e Kosovës është në gjumë. “Çfarë po ndodh? Kosovës nuk iu hoqën ndëshkimet ndërkombëtare ndërsa Serbia ende e pandëshkuar! diplomacia jonë në gjumë!”, ka shkruar Tahiri./Demokracia ...
Komentet te “Kosovës nuk iu hoqën masat, Serbia nuk u ndëshkua”, Tahiri: Diplomacia jonë në gjumë Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
“Ne nuk duam territoret e të tjerëve, siç disa duan”. Ishte kjo përgjigjja e ambasadorit të përhershëm të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Ferit Hoxha, referuar asaj te cilës ai e cilësoi një “fantazi” të kolegut rus. Në seancën që po mbahej për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, ambasadori rus, Vasily Nebenzya, hodhi akuza për atë që ai e quajti “Shqipëri e Madhe”. Por kjo nuk kaloi pa një replikë nga Hoxha, i cili theksoi se pavarësisht se sa shumë mund të përpiqemi, nuk mund ta zhbëjmë të kaluarën dhe mjerimet e saj, por se Shqipëria ka kërkuar vetëm të ecet përpara. “Por, pavarësisht gjithçkaje, duhet të ecim përpara dhe ...
Komentet te “Shqipëri e Madhe”, Hoxha gozhdon sërish ambasadorin rus: Ne nuk duam territoret e të tjerëve, si disa këtu Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Leposaviq, pasi i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia. Rasti ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 14:15. “Njësiti policor ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin mashkull kosovar i cili me motoçikletë në mënyrë të kundërligjshme jashtë vendkalimeve kufitare përmes rrugëve dytësore nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar policia. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Demokracia ...
Komentet te Ndalohet një person në Leposaviq, kishte hyrë ilegalisht nga Serbia Janë të Mbyllura
Të shtunën e 21 tetorit, pesë emisarët perëndimorë sollën një plan të ri për dialogun Kosovë-Serbi. Pas takimit Lajçak dhe Kurti dolën me deklarimet e tyre. Lajçak tha se ”çfarëdo kushti, apo çfarëdo vonese për normalizimin e marrëdhënieve është e papranueshme”, duke theksuar pritjet e bllokut evropian nga Kosova e Serbia që “t’i plotësojnë tërësisht detyrimet e tyre brenda dialogut”. Zyra e Kryeministrit Albin Kurti njoftoi se Kurti u kishte thënë diplomatëve se prioriteti kryesor është siguria e shtetit. “Prioritet kryesor dhe çështje urgjente për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve, e kufijve dhe e territorit”, duke kërkuar “reflektim cilësor” dhe “qasje të re, dhe se ...
Komentet te Visar Ymeri – Albin Kurtit: I ndryshove qëndrimet Janë të Mbyllura
Driton Hetemi është emëruar Drejtor Menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) pa qenë fare në listën e “kandidatëve të emërueshëm” të Ambasadës Britanike. Ekspertët britanikë kishin rekomanduar dy kandidatë tjerë për këtë pozitë, por Komisioni Përzgjedhës, në krye më Alban Nevzatin, në fund vendosi për Hetemin. Buletini Ekonomik ka gjetur se Nevzati, i cili aktualisht mban pozitën e anëtarit të Bordit në FKEE, ka qenë punëdhënësi i Hetemit në një kompani private për vite me radhë. Ata kanë miqësi edhe para “vendtakimit” të punës në FKEE. Të dy së bashku kanë pasur pozita të larta në kompaninë SWINTO, kompani private kjo e cila merret kryesisht me ...
Komentet te Kandidati që u refuzua nga ekspertët britanikë emërohet Drejtor i Fondit për Efiçiencë Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha metoda e sulmit të 24 shtatorit ndaj Kosovës, ka qenë terroriste. “Metoda e sulmeve ka qenë terroriste dhe agresion ndaj rendit kushtetues të Kosovës. Kemi parë persona të armatosur rëndë. Si është e mundur mbi 30 të armatosur deri në dhëmbë të largohen pa asnjë therrë në këmbë, janë shumë pyetje që duhet të japin përgjigje”, tha ajo në një intervistë për Radio Kosovën. Sipas saj, PDK-ja është opozitë e qeverisë, por jo opozitë e shtetit./Demokracia ...
Komentet te PDK: Jemi opozitë e qeverisë, por jo opozitë e shtetit Janë të Mbyllura
Një kompani pretendon që u dëmtua buxheti për 20 mijë euro, e një tjetër për afro 700 mijë. Deri tash MPB-ja e ka klasifikuar si të suksesshme vetëm një firmë me 2.3 milionë euro ofertë. 4 ankesa i janë kthyer kundër. Edhe tri së paku presin të marrin përgjigje. As pas më shumë se 10 muajsh MPB-ja nën drejtimin e Xhelal Sveçlës nuk ka nënshkruar kontratë për furnizim me targat e automjeteve. Ankuesit denoncojnë publikisht edhe për veprime penale në zyrën e tenderëve. A do ta kenë fatin e njëjtë edhe targat, sikurse tenderi për furnizim me material për pasaporta e dokumente tjera brenda po kësaj ministrie. Ishte fillimi i ...
Komentet te 10 muaj zvarritje, 7 ankesa e akuza për dëmtim buxheti- çfarë po ndodh me tenderin milionësh për targat? Janë të Mbyllura
Nikolla Radomiroviq, ish-pjestar i Ushtrisë Serbe në Rashkë të Serbisë, ka qenë më fat kur i është përmendur emri nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në foltoren e Kuvendit të Kosovës, më 2 qershor 2023. “Personat e maskuar që ishin pjesë e protestës së dhunshme në Zveçan janë: Nikolla Agjiq, ka hedhur koktej molotovi në Zveçan dhe është pjesëtar i organizatës kriminale serbe “Severna Brigada”. Millan Zhivkoviq po ashtu pjesëtar i të njëjtës organizatë. Danillo Krivokapiq, Jovica llazoviq, Nikolla Radomiroviq. Vëllezërit Stefan dhe Dejan Nedelkoviq”, deklaronte Kurti më 2 qershor 2023. Ani pse emri i tij po përmendej në kontekst negativ, si pjesë e grupeve kriminale që shkaktuan trazirat në ...
Komentet te Kurti tregon nofkat e ekstremistëve në veri, herën e kaluar kur lexoi emrat në Kuvend e bëri njërin drejtor komune në Leposaviq Janë të Mbyllura
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka thënë se Konsulli i Shqipërisë në Ukrainë, Omarov Shakhin, e ka njoftuar për lajmin e hidhur të vdekjes së dy ushtarëve me prejardhje shqiptare në Ukrainë, e cila është në luftë me Rusinë. “Ukraina, nga sot, ka edhe dy djem, nga radhët e diasporës shqiptare të cilët kanë rënë në luftë. Ata ishin ushtarë në ushtrinë e Ukrainës, të cilët luftuan dhe dhanë jetën në krye të detyrës si heronj. Ata ishin: Dermentli Anatoly ishte nga fshati shqiptar i Karakurtit (në rajonin e Odesës). Ai kishte lindur më 3 shtator 1980. U mobilizua në Brigadën e mekanizuar Nr.118 në rajonin e Zaporozhias. Në 15 ...
Komentet te Vriten dy ushtarë të Ukrainës me prejardhje shqiptare – varrosen me flamurin kuq e zi Janë të Mbyllura
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Gjykata Kushtetuese është bërë aleat i partive opozitare. “Mendoj që Gjykata Kushtetuese është bërë aleat i opozitës. Një përpjekje shumë e vështirë por do të jetë e suksesshme”, tha Haxhiu në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje. Për këtë reagoi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi. “Kjo fjalë e konfirmoi tendencën që shteti demokratik të kthehet në shtet autokrat”, tha ajo. Kryesuesi i këtij Komisioni, Alban Bajrami, tha se Kosova është vendi i parë që e ka votuar Konventën e Stambollit dhe se po e trajtojnë me prioritet parandalimin e dhunës në ...
Komentet te Pushteti vazhdon sulmet ndaj gjyqësorit, Haxhiu: Gjykata Kushtetuese është bërë aleat i partive opozitare Janë të Mbyllura