Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Haliti parashikon dorëheqjen e Kurtit: Do ta përdorë Zajednicën si zar për zgjedhje

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, janë ftuar në Bruksel sot për takime me liderët e Bashkimit Evropian. Është raportuar se Kurti e ka pranuar themelimin e Asociacionit në fillim të muajit nëntor dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri tani. Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë për Gazetën Blic se Kurtit nuk i është dhënë statuti i asociacionit, por nga ai është kërkuar që të fillojë me procedurat për themelimin e asociacionit, si dhe iu është dhënë agjenda kohore me datat përkatëse për fillimin e zbatimit të planit franko-gjerman dhe zotimeve të bëra në Ohër. “Unë nuk merrem me spekulimet e ...
Komentet te Haliti parashikon dorëheqjen e Kurtit: Do ta përdorë Zajednicën si zar për zgjedhje Janë të Mbyllura

Shteti blen tabletët gjysmë milionë euro, zero shanse të nis më 1 nëntor regjistrimi i popullsisë me ta

Lajme
Kosova ka blerë më në fund tabletët e paraparë për regjistrimin e popullsisë së saj. Front e ka parë kontratën, e cila kap vlerën e gjysmë milionë eurove. Tenderin e inicoi Agjencia Qendrore e Prokurimit. U përdor procedura e negociuar, ku u ftuan për ofertim dy kompani të ndryshme. Njera aplikoi me një çmim total prej tri loteve në vlerë rreth 1.1 milionë euro. Kjo i kushtoi meqë ofertuesi tjetër Aritech ofertoi për gjysmë më lirë, me rreth 580 mijë euro, duke u shpall edhe fitues në fund. Një tabletë 165 euro, 3500 sosh mbi gjysmë milioni euro Loti i parë, shtetit, do t`i kushtojë 248 mijë euro. Parasheh furnizimin ...
Komentet te Shteti blen tabletët gjysmë milionë euro, zero shanse të nis më 1 nëntor regjistrimi i popullsisë me ta Janë të Mbyllura

Të gjithë minatorët në Stantërg vazhdojnë grevën, refuzojnë të hanë dhe të pinë

Lajme
Minatorët në minierën e Stantërgut edhe sot po e vazhdojnë grevën brenda minierës. Kjo për Lajmi.net është konfirmuar nga ana e kryetari të Sindikatës së Punëtoreve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi. Ai tha se të gjithë minatorët janë në grevë. ’Të gjithë minatorët janë në grevë, ata nuk po pranojnë të hajnë as të pijnë asgjë, gjendja shëndetësore e tyre nuk është e mirë’’, ka thënë Januzi. Minatorët grevistë kanë parashtruar tre kërkesa për Qeverinë e Kosovës. “Realizimi pagës mujore me kohë nga data: 06–10 [në fillim të çdo muaji]. Shkarkimi i menaxhmentit (kryeshefit) dhe sigurimi shëndetësor dhe kushtet e punës” – thuhet në kërkesën e e minatorëve. Ndërkohë, mbrëmë, njërit ...
Komentet te Të gjithë minatorët në Stantërg vazhdojnë grevën, refuzojnë të hanë dhe të pinë Janë të Mbyllura

Gazi lotsjellës në Kuvend| Konjufca e Grabovci në gjykatë, njëri i akuzuar, tjetri dëshmitar

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka dalë sot para Gjykatës së Prishtinës në cilësinë e të akuzuarit për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2016, raporton kallxo.com. Hera e fundit, kur Konjufca do duhej të paraqitej para Gjykatës ka qenë të premten, më 19 maj, por kjo seancë ishte shtyrë. Mbrojtja e kryeparlamentarit kishte kërkuar që seanca të shtyhej për një ditë tjetër, me arsyen se Konjufca gjendej jashtë vendit në një udhëtim zyrtar. Gjithashtu seanca e cila ishte paraparë të mbahej më 13 prill, përsëri e njëjta nuk ishte mbajtur me arsyen se ka angazhime në funksionin që e ushtron. Sipas aktakuzës të tre shkurtit të ...
Komentet te Gazi lotsjellës në Kuvend| Konjufca e Grabovci në gjykatë, njëri i akuzuar, tjetri dëshmitar Janë të Mbyllura

Dialogu në pikën më të nxehtë, ‘sy e vesh’ kah Brukseli: Cili është propozimi për Asociacionin?

Lajme
Sy e vesh do të jenë të enjten në Bruksel, ku do të qëndrojnë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Për herë të parë pas 42 ditësh, ata do të jenë sërish në kryeqendrën evropiane me ftesë të Bashkimit Evropian. Dy udhëheqësit pritet të takojnë veç e veç edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Takimet do të zhvillohen në margjinat e një samiti të BE-së dhe kureshtjen për to e shton një njoftim i bllokut të martën. Kemi bërë një “propozim modern evropian” për ...
Komentet te Dialogu në pikën më të nxehtë, ‘sy e vesh’ kah Brukseli: Cili është propozimi për Asociacionin? Janë të Mbyllura

Kurti pasi iu tha “PO” për Asociacion ndërkombëtarëve, tash thotë se “s’ka dialog pa u dënuar Serbia”

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nëse Serbia nuk dënohet apo nuk i vihen sanksione për sulmin terrorist të Banjskës më 24 shtator, “definitivisht nuk do të ketë dialog”. “Nëse nuk ka dënime dhe sanksione ndaj Serbisë pas asaj që ka bërë, definitivisht nuk do të ketë dialog”, ka thënë Kurti në një intervistë për “Financial Times”. “Do të përfundojmë në menaxhim të dështuar të krizave dhe do të harrojmë fare për normalizim”./Demokracia ...
Komentet te Kurti pasi iu tha “PO” për Asociacion ndërkombëtarëve, tash thotë se “s’ka dialog pa u dënuar Serbia” Janë të Mbyllura

Grenell, Kurtit e Osmanit: Caktoni datën e zgjedhjeve në veri, formoni Asociacionin

Lajme
Ish-emisari amerikan për dialogun, Richard Grenell, ka thënë se nga ajo që ka dëgjuar nga autoritetet serbe, ata mirëpresin shtimin e pranisë së KFOR-it në Kosovë. Në një postim në X, ai thotë se Serbia e ka ulur numrin e forcave të saja në kufi me Kosovën. Grenell thotë se ky është një lajm i mirë dhe se kryeministri Kurti e presidentja Vjosa Osmani duhet ta caktojnë një datë për zgjedhjet në veri e të nisin procedurat për krijimin e Asociacionit. Postimi i plotë: Sot në mëngjes kam dëgjuar drejtpërdrejt nga ministri i Mbrojtjes në Serbi se ata e mirëpresin praninë e shtuar të KFOR-it si dhe kanë ulur në ...
Komentet te Grenell, Kurtit e Osmanit: Caktoni datën e zgjedhjeve në veri, formoni Asociacionin Janë të Mbyllura

James Blunt kujton luftën në Kosovë: Politikanët ndajnë, të pafajshmit vriten

Lajme
“Nuk jam një politikan, por një ish-ushtar dhe një qenie njerëzore. Dhe, nga eksperienca ime, që limitohet me luftën në Kosovë, kaq e ngjashme me atë që ndodh sot në Ukrainë dhe Izrael, mund të them që në çdo konflikt ata që vuajnë, janë gjithmonë civilët dhe të pafajshmit dhe kjo është realisht e frikshme”. Kështu ështës hprehur James Blunt (kantautor, këngëtar, muzikant) në Milano ku ndodhet për të prezantuar “Who we used to be”, albumin e parë në studio nga “Once Upon a mind”, në 2019-ën. Në qershor të vitit 1999, Blunt, asokohe kapiten i ushtrisë angleze, ishte i pari oficer që hyri në Prishtinë në krye të një reparti zbulimi, ...
Komentet te James Blunt kujton luftën në Kosovë: Politikanët ndajnë, të pafajshmit vriten Janë të Mbyllura

Aksident në Pejë, të përfshirë pjesëtarë të KFOR-it

Lajme
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Leshan të Pejës, ku janë përfshirë një automjet i KFOR-it dhe një kamion. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Për momentin kemi informacion vetëm për aksidentin. Nuk kemi informata për gjendjen e të aksidentuarve”. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi Në fotot e publikuara shihen pjesëtarë të KFOR-it të lënduar rëndë. Sipas zëdhënësit të policisë, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:18 minuta./Demokracia ...
Komentet te Aksident në Pejë, të përfshirë pjesëtarë të KFOR-it Janë të Mbyllura

Rozeta Hajdari shpallet fajtore për aksidentin që shkaktoi në Prishtinë

Lajme
Rozeta Hajdari është shpallur fajtore për aksidentin që e ka shkaktuar në Prishtinë, si pasojë e të cilit ishte lënduar një fëmijë. Postimi i plotë i Themelores: Gjykata Themelore në Prishtinë  ka marr  aktgjykim  në rastin e të pandehurës R.H Prishtinë, 24 tetor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni i Kundërvajtjes në procedurën kundërvajtëse, ka vendosur lidhur me çështjen kundër të pandehurës R.H, për shkak të aksidentit në komunikacion  të kundërvajtjes nga neni 53 paragrafi 1 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor e ndërlidhur me nenin 255 paragrafi 2 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, në bazë të nenit 55 paragrafi 2 dhe ...
Komentet te Rozeta Hajdari shpallet fajtore për aksidentin që shkaktoi në Prishtinë Janë të Mbyllura