Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Mos e ngrit zërin; s’jam i shurdhër, as budalla”: Vuçiqi nervozohet me pyetjen e gazetarit kosovar – Video

Lajme
Gazetari Xhemajl Rexha ka pasur një përplasje me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi gazetari kosovar e pyeti se pse ai nuk po e nënshkruante marrëveshjen e propozuar nga BE-ja. Kjo pyetje, i pengoi Vuçiqit, i cili u pa i norvozuar. Madje, Vuçiqi i tha gazetarit Rexha se nuk është i shurdhër dhe as budalla. “Vetëm mos e ngrit zërin, vetëm sillu mirë, unë ju dëgjoj mirë” – deklaroi Vuçiqi, ndërsa Rexhaj i pyeti nëse mundet t’i përgjigjej pyetjes. “Pse je kaq nervoz? Unë mund të imagjinoj pse je nervoz. Nuk jam i shurdhër, as budalla. Do të prononcojë çfarëdo që më duhet të them” – deklaroi ai./Demokracia   ...
Komentet te “Mos e ngrit zërin; s’jam i shurdhër, as budalla”: Vuçiqi nervozohet me pyetjen e gazetarit kosovar – Video Janë të Mbyllura

Nuk mblidhet komisioni intervistues, konkursi për Sekretar të MINT pranë dështimit për herën e katërt

Lajme
Për disa muaj askush nuk dëshiroi të jetë Sekretar në ministrinë që drejtohet nga Rozeta Hajdari.  Edhe tani kur kanë garuar disa kandidatë, nuk u mblodh komisioni intervistues për të përzgjedhur njërin nga ta, shkruan Demokracia.com. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) që drejtohet nga Hajdari më shumë se 2 vjet është pa sekretar. Deri tani kanë dështuar tre konkurse për këtë, sepse  askush nuk kishte shfaqur askush interesim për të aplikuar. Nëpër kohë kanë ndërruar disa sekretarë të kësaj ministrie, ndërsa aktualisht pozitën e zëvendësuesit të sekretarit e mban Daut Latifaj. Para tij këtë pozitë e kishin mbajtur Rexhep Bllaca, Arber Gegaj dhe Irfan Lipovica. Pranë dështimit është ...
Komentet te Nuk mblidhet komisioni intervistues, konkursi për Sekretar të MINT pranë dështimit për herën e katërt Janë të Mbyllura

“Një moment fatkeqësie për Kosovën”, Abazi: Kurti tradhtoi premtimin me të cilin erdhi në pushtet

Lajme
Ish-zëvendës kryeministri i Kosovës, Haki Abazi foli për maratonën e takimeve në Bruksel të zhvilluara dje me krerët evropian kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e presidenti serb, Vuçiq. Ai u shpreh se Kurti dhe Vuçiç janë pajtuar në parim për asosacionin, pas takimit të zhvilluar në Bruksel. “Serbia ka detyrë të transformojë strukturën e vet politike, por tek ne Kurti ka ardhur në pushtet me kauzën kundër asosacionit. Ky është hapi i dytë pas asaj që është thënë se nuk do të ketë negociata dhe se nuk do të bisedojnë kurrë me Serbinë. Këtu pika vetëvrasëse politike për Kurtin, pasi mendon që pranimi i marrëveshjes në Bruksel dhe plani i ...
Komentet te “Një moment fatkeqësie për Kosovën”, Abazi: Kurti tradhtoi premtimin me të cilin erdhi në pushtet Janë të Mbyllura

Dosja: Ish-shefi i Specialëve të Policisë së Kosovës për veriun, i përfshirë në grupin e Banjskës

Lajme
Ish-shefi i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në regjionin e veriut, Uglesha Jarediq, është identifikuar në mesin e personave që ishte i përfshirë në rastin e Banjskës. Në një dokument që Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka dorëzuar tek institucionet e Kosovës, emri i Jarediqit përmendet si i përfshirë në këtë rast. Për të dokumentuar përfshirjen e tij Ministria ka përdorur një fotografi ku Jarediq shihet në një makinë bashkë me dy persona të tjerë. Jarediq kishte udhëhequr njësinë speciale në Mitrovicën Veriore deri pak javësh, para se policët të ofronin dorëheqje masive. Ai ishte suspenduar nga detyra edhe në shkurt të vitit të kaluar nën ...
Komentet te Dosja: Ish-shefi i Specialëve të Policisë së Kosovës për veriun, i përfshirë në grupin e Banjskës Janë të Mbyllura

Sot, mot i vranët e me shi

Lajme
Intervale me diell parashihen të premtën në mëngjes. Gjatë ditës vranësirat shtohen, e në pjesë perëndimore të vendit paraqiten kushte për të reshura shiu. Me afrimin e sistemit frontal mbi rajon, të reshurat shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit deri në mbrëmje. Gjatë natës të reshurat pushojnë. Temperaturat minimale zbresin në 10C e 15C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 19C e 22C, njofton Prishtina Weather. Ditën e shtunë vranësirat shpërndahen. Nga mesdita do të ketë më shumë intervale me diell. Ditëve të fundit të tetorit do të mbretëroj mot stabil, me kthjellime e diell./Demokracia ...
Komentet te Sot, mot i vranët e me shi Janë të Mbyllura

E quajti njeri që punon për Serbinë, Kurti tani e falënderon Lajçakun për kontributin për paqe

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  ditë me parë ka akuzuar ndërmjetësin evropian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, se është “pozicionuar” kundër Kosovës. Kurti pati thënë se Lajçak punon për Serbinë. Mirëpo, sot shefi i Qeverisë së Kosovës ka ndryshuar mendim, ai ka falënderuar Lajçakun për kontributin për paqe. “Në takimin e sotëm, me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, si dhe emisarin e tij, Miroslav Lajcak, Kryeministri Kurti i falënderoi të gjithë ata ...
Komentet te E quajti njeri që punon për Serbinë, Kurti tani e falënderon Lajçakun për kontributin për paqe Janë të Mbyllura

Zyrtare: Kurti e pranon krijimin e Zajednicës dhe vetëmenaxhimin e serbëve, Serbia sërish e pakënaqur

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit, por edhe draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të prezantuar nga diplomatët euroatlantikë javën e shkuar. Qeveria e Kosovës përmes një komunikate të enjten ka treguar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar Marrëveshjen Bazike të Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe Aneksin Zbatues të Ohrit të 18 marsit 2023. Kurti të enjten gjatë gjithë ditës ka zhvilluar takime me funksionarë të lartë evropian. ”Këto dokumente të dakorduara janë një sukses i përbashkët me Bashkimin Evropian. Marrëveshja duhet zbatuar në tërësi, pa kushte, pa vonesa”, thuhet në njoftim Siç ...
Komentet te Zyrtare: Kurti e pranon krijimin e Zajednicës dhe vetëmenaxhimin e serbëve, Serbia sërish e pakënaqur Janë të Mbyllura

Kica-Xhelili: Shteti as nuk bëhet as mbahet me eufori e drama politike

Lajme
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se shteti as nuk bëhet as mbahet me eufori e drama politike. Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka folur lidhur me largimin e paraburgimit automatik nga Ministria e Drejtëisë. “A ju kujtohet, në dhjetor 2022, kur Ministrja Haxhiu më pat thënë “po i mbështet dhunuesit”, sepse pata argumentuar LIGJËRISHT që paraburgimi NUK GUXON të jetë automatik, me që është kundër Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut? Eh, e paskan hequr paraburgimin automatik. Atë që sipas Ministres asokohe ishte “mbrojtje e dhunuesve”, i paska ‘dalur’ sikurse i thoja unë”. “E paskan shkruar në arsyetim: është hequr sepse është ...
Komentet te Kica-Xhelili: Shteti as nuk bëhet as mbahet me eufori e drama politike Janë të Mbyllura

Haradinaj: Kurti me eksperimentet ndaj aleatëve ia humbi 3 vjet Kosovës

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Komunën e Mitrovicës me që rast ka takuar të parin e kësaj komune, Bedri Hamza. Haradinaj ka thënë se kanë biseduar për zhvillimet në rajonin e Mitrovicës me theks të veçantë për situatën e krijuar në Trepçë. “Së bashku me kryetarin e degës së Aleancës në Mitrovicë z. Qazim Nimani, sot kam takuar ish kolegun, tani kryetar i Komunës së Mitrovicës z. Bedri Hamza. Kemi disktuar për zhvillimet e fundit në rajonin e Mitrovicës dhe për problemet me të cilat po përballet aktualisht kjo trevë. Shpreha shqetësimin për situatën e krijuar në Trepçë që ka shtyrë minatorët të hynë ...
Komentet te Haradinaj: Kurti me eksperimentet ndaj aleatëve ia humbi 3 vjet Kosovës Janë të Mbyllura

Askush, asgjë, askujt: ‘Dita D’ e takimeve në Bruksel kalon nëpërmjet ‘muzgut informativ’

Lajme
“Dita D” e takimeve të rëndësishme të nivelit të lartë të liderëve të Kosovës dhe Serbisë, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq me liderët e shteteve kryesore evropiane po kalon nëpër një ‘muzg informativ’, me krejt pak informacione që kanë dalë nga korridoret e sallave të mëdha të takimeve. Ajo që është marrë vesh deri më tani, nga gazetarët dhe mediat vendore e të huaja që po qëndrojnë në Bruksel ka të bëjë me faktin se Kurti dhe Vuçiq kanë zhvilluar takime të ndara me liderët perëndimorë dhe pastaj me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian, por për mbarëvajtjen e këtyre takimeve, askush nuk tha asgjë, shkruan Paparaci.com. Kurti ...
Komentet te Askush, asgjë, askujt: ‘Dita D’ e takimeve në Bruksel kalon nëpërmjet ‘muzgut informativ’ Janë të Mbyllura