Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Përputhja e Asociacionit: A i tha Osmani dje Konjufcës që ‘të mos ngutet’

Lajme
Janë vetëm tre-katër persona në Kosovë, që e kanë dhe e dinë draftin e Asociacionit, të cilin, Peshëshja diplomatike nga BE dhe ShBA, e solli të shtunën e kaluar. Kjo katërshe janë: Presidentja Osmani, kryeministri Kurti, kryeparlamentari Konjufca dhe mund të jetë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. E meqë ky draft ekziston në sirtarët e kësaj katërshe në Kosovë, a ishte mesazhi i djeshëm i Vjosa Osmanit për Glauk Konjufcën, që ky i fundit të mos ngutet në vlerësime, duke qenë që draftin, dikush tjetër nuk e di dhe as nuk e ka… “Nuk e kam shqyrtuar me kujdes, vetëm kështu një shikim sipërfaqësor, po është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e ...
Komentet te Përputhja e Asociacionit: A i tha Osmani dje Konjufcës që ‘të mos ngutet’ Janë të Mbyllura

Agim Çeku dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për rastin “Veteranët”

Lajme
Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin e njohur si “Veteranët”, ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, janë deklaruar të pafajshëm për veprat që iu vihen në barrë. Deklarimin rreth fajësisë, të akuzuarit e bënë pasi aktakuza u konsideruar e lexuar, raporton “Betimi për Drejtësi“. Në këtë rast për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj ...
Komentet te Agim Çeku dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për rastin “Veteranët” Janë të Mbyllura

Vuçiq: Jam nën presion për Kosovën, ata e dinë se sa të rëndësishme janë për ne investimet e tyre

Lajme
“Ne e dimë se çfarë mund të bëjmë, deri ku guxojmë, e dimë se çfarë nuk guxojmë të bëjmë dhe është e rëndësishme që vendi të ecë përpara”, kështu ka folur për Kosovën Aleksandar Vuçiq  në televizionin-shërbëtor i regjimit aktual serb, “TV Happy”. “Gjithmonë do të jemi nën presion për shkak të Kosovës”, ka thënë ai, duke pretenduar se “vazhdimisht po akuzohet se do ta njohë e Kosovës”, por se “njerëzit harrojnë se këto nuk janë kushtet si para vitit 2008”. “Po të kishim duruar vetëm 8 muaj, do ta kishim marrë çmimin Nobel për qëndrueshmëri, e jo 11 vjet apo më shumë se 11 vjet”, lavdërohet presidenti serb. Kur ...
Komentet te Vuçiq: Jam nën presion për Kosovën, ata e dinë se sa të rëndësishme janë për ne investimet e tyre Janë të Mbyllura

Dita e tetë e grevës së minatorëve të Trepçës dhe mbështetja e dikurshme e VV-së për Bulqizën

Lajme
Janë bërë tetë ditë që minatorët e Trepçës janë futur në grevë. Atyre jo që nuk po i plotësohen kërkesat, por menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça po vazhdon me “luftimin” e tyre, të cilët kanë suspenduar nga puna kryetarin e Sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë të tjerë dhe një minator. Ndërkohë, VV-ja në opozitë shqetësohej edhe për minatorët e Bulqizës në Shqipëri. Edhe tetë ditë pas futjes në grevë, minatorëve të Trepçës ende nuk i janë plotësuar kushtet e kërkuar nga ta. Teksa po ndodh greva e po vazhdon mosplotësimi i kërkesave të tyre, minatorët janë në hall edhe nga udhëheqësisa e ndërmarrjes Trepça. Menaxhmenti i ...
Komentet te Dita e tetë e grevës së minatorëve të Trepçës dhe mbështetja e dikurshme e VV-së për Bulqizën Janë të Mbyllura

Gjykata Speciale bastis shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, Artan Behrami

Lajme
Gjykata Speciale ka nisur bastisjen e shtëpisë së ish-këshilltarit të presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, mëson Gazeta Express. Kjo bastisje po ndodh një ditë pasi Behrami përmes një statusi në Facebook ka kritikuar Gjykatën Speciale se po dënon vetëm shqiptarët, duke e quajtur atë fashiste. Po ashtu, Behrami kritikoi edhe për bastisjen gjatë ditës së djeshme të shtëpive të Blerim Shalës, ish-këshilltar i Thaçit dhe Bashkim Smakajt, ish-këshilltar i Thaçit që ka shërbyer edhe si shef i AKI-së. Postimi i plotë i Behramit: Gjykata Speciale është fashiste, sepse përndjek, arreston dhe dënon vetëm shqiptarët. Prokuroria është në panik! Po humb çdo betejë juridike! Ndërsa, gjykata në përpjekje për të ndihmuar ...
Komentet te Gjykata Speciale bastis shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, Artan Behrami Janë të Mbyllura

Von der Leyen thotë se Kosova do të jetë pa viza nga 1 janari

Lajme
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka dhënë “fund çdo dyshimi” nëse qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza nga një janari i vitit 2024. Ajo ka thënë se qysh tash mund ta festojmë liberalizimin e vizave. “BE-ja është e përkushtuar për një të ardhme ku të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Unionit tonë. Kjo është një rrugë që BE-ja dhe Kosova do të ecin së bashku. Tashmë mund të festojmë faktin që Kosova do të jetë pa viza nga 1 janari”, shkroi von der Leyen.   Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, komisionerja evropiane la edhe të tjera mesazhe. Pas takimit me ...
Komentet te Von der Leyen thotë se Kosova do të jetë pa viza nga 1 janari Janë të Mbyllura

Hipokrizia e Vetëvendosjes: Kur alarmohej për minatorët e Bulqizës në Tiranë

Lajme
Është bërë një javë që prej kur minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë urie. Kërkesat e minatorëve janë që pagat t’u dalin me kohë, të ketë përmirësim të kushteve të punës, sigurime shëndetësore dhe shkarkim të menaxhmentit.Gjatë kësaj kohe shumë prej tyre iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe janë detyruar që të marrin edhe trajtim mjekësor, shkruan Periskopi. Pas krejt kësaj situate, kryeministri I Kosovës Albin Kurti dhe partia e tij nuk po bëjnë zë siç u alarmonin në vitin 2020 për minatorët e Bilqizës në Tiranë. VV në vitin 2020 përkrahte minatorët e Bulqizës, në vitin 2023 injoron minatorët e Trepçës Tre vite më parë në Shqipëri, minatorët ...
Komentet te Hipokrizia e Vetëvendosjes: Kur alarmohej për minatorët e Bulqizës në Tiranë Janë të Mbyllura

Haradinaj: Shkarkimi nga puna i sindikalistëve dëshmon qartë se deri ku shkon kjo qeveri

Lajme
Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka ftuar deputetët e Kuvendit që të thërrasin seancë të jashtëzakonshme për gjetjen e një zgjidhje për minatorët. Haradinaj ka thënë se shkarkimi nga puna i sindikalistëve dëshmon qartë se deri ku shkon kjo qeveri. “Meqenëse qeveria po i injoron kërkesat e drejta të minatorëve, ftoj deputetët e Kuvendit të Kosovës që të thërrasin një seancë të jashtëzakoshme për të gjetur një zgjidhje për këtë kategori tepër të rëndësishme të shoqërisë sonë. Janë minatorët që e nisën fundin e Jugosllavisë. Shkarkimi nga puna i sindikalistëve dëshmon qartë se deri ku shkon kjo qeveri”, ka thënë Daut Haradinaj./Demokracia ...
Komentet te Haradinaj: Shkarkimi nga puna i sindikalistëve dëshmon qartë se deri ku shkon kjo qeveri Janë të Mbyllura

Disa serbë mblidhen para stacionit të policisë në Zubin Potok, po kundërshtojnë vendosjen e policisë aty

Lajme
Para stacionit të ri policor të improvizuar në Zubin Potok, janë mbledhur disa qytetarë, raporton portali KoSSev. Kontejnerët janë vendosur të dielën në parcelën që është pastruar nga makineritë e rënda të shtunën dhe policët e Kosovës nga ai rajon do të hyjnë në to nga shtëpia private ku kanë qenë deri më tani. Parcela gjendet në afërsi të shkollës fillore “Jovan Cvijiq”, e cila ka bërë që banorët e Zubin Potokut të mblidhen në të njëjtën ditë. Në të njëjtën ditë, ata shprehën shqetësimin e tyre se stacioni i ri do të jetë aq afër shkollës për zëvendëskomandantin e Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut. Ata janë ankuar ...
Komentet te Disa serbë mblidhen para stacionit të policisë në Zubin Potok, po kundërshtojnë vendosjen e policisë aty Janë të Mbyllura

Tahiri, AAK: Kurti nuk guxon të sillet si monark, është e pahijshme sjellja e tillë

Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk guxon të sillet si monark. Tutje Tahiri foli edhe për mungesën e zhvillimit ekonomik dhe Ligjin e pagës minimale dhe atë të Ligjit të Pagave. “Sot diskutuam tri çështje dhe si GP e shohim të rëndësishëm raportimin e Kurtit në Bruksel dhe është e pahijshme një sjellje prej një monarku. Është e pafalshme nëse veprimet dhe qasja ta dëmtojë vendin dhe kjo të mos diskutohet në Kuvendin e Kosovës”. Ne nuk kemi par asnjë draft dhe nuk e dimë se çfarë ka aty. Kushtetuesja ka paraparë vijat e kuqe dhe pas ...
Komentet te Tahiri, AAK: Kurti nuk guxon të sillet si monark, është e pahijshme sjellja e tillë Janë të Mbyllura