Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra nga lideri i “Republika Srpska”, Millorad Dodik për atë që e ka quajtur “Serbi të madhe” e ku duhet t’i bashkëngjiten Mali i Zi, Kosova e Bosnja. Rama ka thënë se kanë kaluar tri ditë nga një deklaratë e rrezikshme dhe nxitës ndaj Bosnjës, Kosovës dhe Malit të Zi, dhe thotë se është i befasuar me mos reagimin e deritanishëm të ndërkombëtarëve. Kreu i Qeverisë shqiptare ka thënë se shpreson që kjo heshtje e partnerëve të BE-së të thuhet shpejt. “Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet ...
Komentet te Kërcënimi i Dodik ndaj Bosnjës, Kosovës dhe Malit të Zi, Rama: Jam i habitur me heshtjen e partnerëve të BE-së Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Artan Behrami, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, në shtëpinë e të cilit hetuesit e Prokurorisë së Specializuar të Hagës kryen bastisje sot, tha se aksioni ishte “politik”. Ai tha para gazetarëve se me këto veprime, Specialja po përpiqet “t’i mbulojë dështimet”. “Edhe aksioni i sotëm është aksion politik. Ka qëllim politik dhe ka vetëm një qëllim të vetëm: t’i mbulojë dështimet e njëpasnjëshme të Prokurorisë së Gjykatës Speciale në Hagë”, tha ai. Behrami e quajti “spektakël” bastisjen në shtëpinë e tij, ndërsa tha se Gjykata Speciale po tenton “ta zhvendos vëmendjen nga Haga në Kosovë”. “Është duke investuar më shumë në propagandë sesa në drejtësi, për çka është krijuar kjo ...
Komentet te Behrami për bastisjet në shtëpinë e tij: Spektakël për t’i mbuluar dështimet në Hagë Janë të Mbyllura
Sindikalistët e Trepçës sot janë pritur në takim nga disa prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Derisa deputeti i VV-së, Armend Muja po fliste për shifrat, përfshirë këtu edhe siç tha ai borxhet janë akumulu 20 milionë euro për 7 vite. “10 vitet e fundit na ka ardh ky raport që Trepça prej vitit 2014 – 2021 i ka akumulu 20 milionë borxh, sepse shpenzimet kanë qenë më të vogëla se shitjet. Kjo është gjendja zyrtare që e ka sjell auditore. E këto duhet mi pagu diqysh”, tha Muja. Këtu ka ndërhyrë edhe një nga minatorët qe ishte prezent në mbledhje, duke ...
Komentet te Muja fillon u përmend shifra, minatori ia kthen: “S’kemi kohë për kilifekte, mos na lodhni me këto sene” Janë të Mbyllura
Veprimtari Uk Lushi ka kritikuar bastisjes e fundit të Gjykatës Speciale në Prishtinë. Ai ka thënë se kjo gjykatë duhet t`i bastisë edhe varrezat e familjes Jashari në Prekaz, varrezat e dëshmorëve në Gllogjan dhe shtëpitë e çdo shqiptari për t`i gjetur evidencat e turpit të saj, shkruan Nacionale. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar të huajt të lodrojnë kur shteti dhe populli heshtin ndaj abuzimit banal. “Gjykata Speciale duhet të bastisë varrezat e Jasharëve në Prekaz. Gjykata Speciale duhet të bastisë varrezat e dëshmorëve në Gllogjan. Gjykata Speciale duhet të bastisë rezidencën e KM Kurti që ka qenë punëtor i Adem Demaçit të UÇK-së. Gjykata Speciale ...
Komentet te Lushi: Gjykata Speciale t’i bastisë varrezat e familjes Jashari dhe të dëshmorëve për të gjetur evidencën e turpit të saj Janë të Mbyllura
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli nuk ka shkuar të raportojë për grevën e minatorëve të Trepçës në Komisionin për Ekonomi, nën arsyetimin se ndodhet jashtë vendit. Kjo ka shkaktuar përplasje mes opozitës dhe pozitës, me këta të fundit që kërkuan takim me përfaqësuesit e sindikatës. Shefja e grupit parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila propozoi që të mbahet një takim në një sallë më të madhe. “Kryetari aktual nuk është i shkarkuar prej sindikatës, por i suspenduar…Ai me punëdhënsin ka kontratë, është përfaqësues sindikalë, është kryetar bashkë me 8 përfaqësues tjerë. Për këtë arsye, pasi kjo është tema e sotme, propozoj që në një pauzë 10 minuta të ...
Komentet te “Kusari-Lila, zëdhënëse e Qeverisë”: Rizvanolli s’shkon të raportojë për minatorët, përplasen pushteti e opozita Janë të Mbyllura
Bastisjet e dy ditëve të fundit të Prokurorisë së Specializuar të Hagës në Kosovë kanë nxitur reagime të shumta në vend. Dje dhe sot hetuesit e kësaj prokurorie kanë bastisur shtëpitë e tre ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi. Aksionet e tilla po konsiderohet si përndjekje ndaj njerëzve të afërt të ish-presidentit. Aksionet janë dënuar ish-bashkëpunëtoret e Thaçit dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së. Më e ashpra në reagim ka qenë nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku. Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington ka thënë se këto aksione nuk kanë fare të bëjnë më drejtësi, shkruan Nacionale. Sipas saj, këto janë përndjekje politike. “Kjo nuk është drejtësi. Kjo është ...
Komentet te “Kjo nuk është drejtësi”; “Është përndjekje”: Kërkohet reagimi i shtetit ndaj bastisjeve të Gjykatës Speciale Janë të Mbyllura
Pushteti shprehet pozitivisht për draft-statutin e propozuar nga ndërkombëtarët për Asociacionin, të cilin Albin Kurti e ka pranuar. Nga kryeministri deri te deputetët e LVV-së, të gjithë thanë se e kanë parë ose e dinë përmbajtjen. Shefi i Qeverisë ka refuzuar të flasë publikisht për hollësitë e propozimit, me arsyetimin se kështu i kanë kërkuar ndërkombëtarët. Të painformuar kanë mbetur vetëm opozitarët, të cilët e kanë ftuar Kurtin të raportojë në Kuvend të premtën. Kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje e kanë parë dhe e dinë përmbajtjen e draftit të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të propozuar nga ...
Komentet te Kurti ua tregon të vetëve propozimin për Asociacionin, opozita s’di gjë Janë të Mbyllura
Bashkimi Evropian ka modifikuar kushtet për heqjen e masave ndaj Kosovës. Nga 4 kushtet e bëra publike më 10 korrik 2023 ku flitej për de-eskalim, ata tashmë e kanë shtuar edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në kombinim. Këtë e ka konfirmuar dje presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula Von Der Leyen, e cila ka vizituar Kosovën vetëm 3 ditë pas deklaratës Scholz, Macron, Meloni, ku Kosovës i kërkohet Asociacioni e Serbisë njohja de-facto. Për shkak të veprimeve të Qeverisë së Kosovës në Veri të Kosovës, Bashkimi Evropian më 28 qershor kishte njoftuar institucionet e Kosovës për masat e vendosura. Heqja e tyre ishte kushtëzuar përmes një ...
Komentet te Nga de-eskalimi tek Asociacioni, si modifikoi BE kushtin për heqjen masave ndaj Kosovës Janë të Mbyllura
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar akuzën ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe deputetëve të opozitës, të cilët në korrik të këtij viti janë përfshirë në një përleshje në Kuvend. Ai ka thënë se sipas aktakuzës ata mund të dënohen me gjobë ose me burgim deri në një vit. Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka thënë se këto raste zakonisht në fund përfundojnë me dënime me gjobë deri 200 euro. “Besnik Bislimi, Hajdar Beqa, Bekim Haxhiu dhe Mergim Lushtaku sipas aktakuzës së prokurorise akuzohen për veprën penale Sulmi, e denueshme me gjobë ose me burgim deri në një vit. Zakonisht këto raste nëse vertetohet ...
Komentet te Aktakuza për përleshje në Kuvend, Miftaraj tregon se çfarë dënimi mund të marrin deputetët dhe Bislimi Janë të Mbyllura
Një muaj i rregullt pune për një polic është 40 orë në javë dhe për këtë angazhim paguhet 525 euro. Kjo është rroga bazë për të gjithë Policët e Kosovës, edhe për ata të njësiteve elitë. Albin Kurti, në një konferencë të çuditshme për media, i pyetur për pakënaqësitë e Njësiteve Speciale dhe paralajmërimin e tyre për protesta për shkak të kushteve të punës e të ardhurave, përmes një matematike gjysmake, tha se nuk ka vend për ankesa, duke deklaruar se policët po paguhen shumë mirë. Aq mirë, tha ai, saqë e kanë zënë edhe presidenten e shtetit me pagë, e cila sipas koeficientit gëzon privilegjin e pagës më të ...
Komentet te Mashtrimi brutal i Kryenumëratores së Kosovës Janë të Mbyllura