Pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës Fatlum Xheladini, ka reaguar pas shumë diskutimeve që janë bërë nga përfaqësues të lartë të institucioneve, rreth pagave të tyre, pas protestës së FIT-it e cila është mbajtur një ditë më parë para Qeverisë së Kosovës. Xheladini ka thënë se ata po kërkojnë një pagë dinjitoze dhe se është e palogjikshme që të diskutohet kaq shumë paga e tyre. Madje ka përmendur dhe rreziku i cili u kanoset atyre sa herë ata shkojnë në veri. “ Sa herë që këmba ime shkelë në pjesën Veriore të Republikës tonë, unë e mendoj që mund të kthehem edhe i vdekur, jo pse dua t’viktimizohem ...
Komentet te “Sa herë që këmba ime shkelë në veri, e mendoj se mund të kthehem i vdekur”, reagon pjesëtari i FIT-it Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, tha se me pranimin e marrëveshjes në Bruksel e pastaj në Ohër, kryeministri Albin Kurti, e ka pranuar një rrugëtim të ri për Kosovën. ”Është me siguri e papritur për shumicën e qytetarëve të Kosovës me pa kryeministrin duke e mbrojtur Asociacionin, por gjithçka është e mundshme”, tha Krasniqi në “Click” të RTV21. Ai tutje shtoi se Kurti ka hequr dorë nga kërkesa për njohjen reciproke. ”Me pranimin e marrëveshjes në Bruksel e pastaj në Ohër, Kurti e ka pranuar një rrugëtim të ri për Kosovën, unë nuk jam i sigurt që ky rrugëtim është i duhur mendoj që ai e ka kthyer gabimisht rrugën ...
Komentet te Krasniqi: Është e papritur me pa Albin Kurtin duke e mbrojtur Asociacionin Janë të Mbyllura
Protesta e djeshme e pjesëtarëve të njësive elitë të Policisë së Kosovës ngjalli shumë reagime. Reagimet skandaloze të kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit Xhelal Svecla, të cilët provuan të manipulojnë me pagat e policëve i indinjuan qytetarët, shkruan Demokracia.com. Këto reagime u cilësuan si fyerje e dinjitetit të policëve, të cilët e mbrojtën tash e 24 vjet sovranitetin e vendit dhe u përballën me rreziqe të panumërta për jetën e tyre. Por, përderisa Kurti dhe Qeveria e tij ua kthyen shpinën atyre që i quajmë heronjtë e rinj të Republikës, ai nuk kishte bërë kështu gjatë vitit 2022 me ”Mbrojtjen Civile”, grup ky që u cilësua disa muaj më parë ...
Komentet te Qeveria Kurti i pagoi mijëra euro organizatat që i shpalli terroriste, Policinë që po përballet me terroristët e tyre i ofendon me shtesat për rrezikshmëri Janë të Mbyllura
Partitë opozitare kanë kërkuar që në rend dite të futet një Rezolutë ku Kuvendi i Kosovës, do të diskutojë për gjendjen në ndërmarrjen “Trepça”. Propozimin e ka bërë shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se gjendja e rënduar në këtë ndërmarrje duhet të kërkojë vëmendje institucionale. Me këtë propozim u pajtua edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, tha se kërkesat e tyre të plotësohen dhe t’u dalin pagat minatorëve. Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar që krahas minatorëve të diskutohet edhe për zyrtarët policor. “GP i AAK e mbështet dhe është urgjente të trajtohet çështja e minatorëve ...
Komentet te E turpshme | VV-ja nuk i përkrah mocionet për minatorët e Trepçës dhe Policinë e Kosovës, opozita lëshon sallën e Kuvendit Janë të Mbyllura
Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se Qeveria i ka bërë “të gjitha përpjekjet” për t’u ndërprerë greva e minatorëve të Trepçës. Kusari-Lila tha në seancën e sotme të Kuvendit se Trepçka “nuk ka këshill grevist” dhe se greva po bëhet në kundërshtim me ligjin. “Të gjitha përpjekjet për t’u ndërprerë greva apo qëndrimi i grevistëve poshtë në minierë janë bërë. Shto këtu faktin, që fatkeqësisht kjo është greva e parë në shoqërinë aksionare Trepça që nuk ka këshill grevist, nuk është në përputhje me ligjin për greva”, tha ajo. “Kishnica dhe Novobërda janë kthyer në punë, ndërsa një pjesë e atyre që janë në Grevë në ...
Komentet te VV sulmon minatorët: Nuk po grevoni në përputhje me ligjin, Qeveria i ka bërë të gjitha përpjekjet Janë të Mbyllura
Për nesër është paralajmëruar protestë për Astrit Deharin. Kështu njofton avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi. Ai thotë se protesta organizohet për shkak të neglizhencës së Prokurorisë në hetimin e vrasjes së aktivistit të LVV-së. Shkrimi i plotë: NESER PROTESTE ! Ne ora 12:00 Gjaku i Astritit nuk falet U bene 7 vjet nga vrasja e Astritit e Prokuroria nuk don ta shef te verteten ! Neser do te kete proteste per shkak te neglizhences se Prokurorise ne hetimin e vrasjse se aktivistit te Levizjes VETËVENDOSJE! /Demokracia ...
Komentet te Kurti dhe VV-ja në pushtet e të plotëfuqishëm, por vazhdojnë protestat që kërkojnë drejtësi për Astrit Deharin Janë të Mbyllura
“Policisë së Kosovës i duhet përkrahja nga Qeveria e Republikës së Kosovës. E ka”. Kjo është deklarata e kryeministrit, Albin Kurtit, në kulmin e tensioneve në veriun e Kosovës pas vendosjes së kryetarëve shqiptar në ndërtesat komunale, shkruan Demokracia.com. Në fakt, kjo është një tjetër gënjeshtër e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sepse Policia e Kosovës nuk e ka mbështetjen e Qeverisë së Kosovës që drejtohet nga ai dhe Lëvizja Vetëvendosje. Deklarata e Kurtit e bërë nga foltorja e Kuvendit, në fillim të muajit qershor të këtij viti, kishte për qëllim të vendoste deputetët opozitarë të Kuvendit të Kosovës në pozicionin të shpikur nga ai se sikur nuk mbështesin Policinë ...
Komentet te “Policisë i duhet përkrahja nga Qeveria! – E ka” | Një gënjeshtër tjetër e Albin Kurtit (VIDEO) Janë të Mbyllura
Ende pa nisur seanca, disa nga deputetët e “Rithemelimit” kanë shkuar në Kuvend duke krijuar kaos. Sikurse duket nga pamjet, kanë marrë karriget që duhet të ulen deputetët e PS dhe i kanë vendosur përmbysur para foltores së parlamentit./Demokracia ...
Komentet te Deputetët e Sali Berishës me sjellje vulgare, prishin karrigat e kuvendit ku ulen deputetët e PS-së – Video Janë të Mbyllura
Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës ka deklaruar se diskutimet në Bruksel mundtë vazhdojnë vetëm aty ku kanë mbetur me 26 tetor. Sipas Kryeziut, takimet e datës së 26 tetorit kanë qartësuar rrugën përpara. “Tash e sa kohë çka duhet është zbatimi i Marrëveshjesh Bazike dhe aneksit të saj. Ky ka qenë angazhimi ynë në proces të dialogut që nga 27 shkurti e 18 marsi. Takimet e datës së 26 tetorit kanë qartësuar rrugën përpara. Diskutimet mund të vazhdojnë vetëm aty ku kanë mbetur me 26 tetor. Për bindjen tonë, nënshkrimi i Marrëveshjes është garanti i pranimit përfundimtar dhe zbatimit të plot të saj. Presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë për ...
Komentet te Deklarohen nga Qeveria, insistojnë që të nënshkruhet marrëveshjen ku përfshihet “Zajednica” që të filloj zbatimi i saj Janë të Mbyllura
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një intervistë për televizionin shqiptar “Shenja”, ka komentuar sërish vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në dy komunat me shumicë shqiptare – Tetovën dhe Çairin në Shkup, duke vlerësuar se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mund të jetë ofenduar nga ajo vizitë. Pendarovski ka thënë se vizita e Kurtit me rastin e riemërtimit të një rruge me emrin Adem Demaçi është shfrytëzuar për të “luajtur kartën e “Shqipërisë së madhe”. “Kishte një hartë të ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe elementi tjetër që më ngatërroi ishte Kasami, i cili regjistroi një video ku thoshte – mirë se erdhe në kryeqytetin e shqiptarëve, duke ...
Komentet te Pendarovski: Adresimi i Kurtit si “kryeministri i shqiptarëve” është fyerje për Ramën Janë të Mbyllura